Interneti allashqiptarçe/405: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 60:
 
Këto diskutime janë duke shkuar në drejtim të formimit të mendimit që ''njësia e informacionit'' duhet të jetë e mbyllur dhe në të njëjtën kohë do me thënës (kuptimplote) për të dhënat e sipër saj apo sugjerimeve për të, ashtu që lexuesit/përdoruesit të i tregojë përmbajtjen e informacionit. Kjo mund të arrihet nëpërmjet sugjerimeve të zbatueshme ndërlidhëse, lidhjeve të paraqitura në rrafshe më të larta apo nëpërmjet lidhjeve të paraqitura në ndonjë këndë orientues për ''lundrim''.
 
'''Web-Views'''
 
Për dallim nga libri të cilin mund ta shohim se ç'farë përmasa ka teksti i tij, teksti i regjistruar në mënyrë elektronike nuk mund të shikohet ashtu thjeshtë. Mirëpo me ndihmën e këndeve të ''lundrimit'' lexuesi/përdoruesi e ka lehtë të krijojë një përshtypje të vrazhdë se çfarë përmase kanë informacionet e ofruara. Nganjëherë ka edhe ''hapësira të caktuara të informacioneve'' nëpërmjet të cilave përmasat apo madhësia e matur me këtë apo atë njësi mund të bëhet e kapshme për mendjen e përdoruesit. Këto hapësira e zvogëlojnë gjasën për ndjenjën si në ''xhungël'' ('''"Lost in Hyperpace"''').
 
Këto "Web-Views" (Shikues rrjete) janë pasqyra të përmbajtjes së sipër tekstit me qëllim që hapësira e informacioneve të ofruara të vizualizohet. Këta ''shikues rrjeti'' për përdoruesin shërbejnë si harta qyteti dhe plasimi i tyre bëhet në gjitha këndet sipas dëshirës "Ju gjendeni këtu!". Mirëpo plasimi i shumtë i tyre, ka edhe anën tjetër.