Interneti allashqiptarçe/405: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 52:
 
Shumica e këtyre produkteve nuk qarkullojnë më në treg dhe kanë mbetur emra në histori. Mirëpo me rëndësi është që gjitha këto produkte pagëzimet i kanë bërë në atë mënyrë që lenë të kuptohet se bëhet fjalë për njësi informacioni. Vetëm '''Word Wide Web''' i shmanget kësaj rregulle, por edhe në '''HTML''' nuk ka diçka të tillë, këtu bëhet përkufizimi i njësisë së informacionit. Për këtë vetëpërmbajtje ka arsye. Përkufizimi i njësive të informacionit shumë lehtë me vete mund të sjellë kufizime sa i përket përmbajtjes. Një "card" apo një "messege" në thelb nuk është mbajtës boshë, por një mbajtës që nëpërmjet emrit dhe teknikave tjera të ftesës së tij, vije në shprehje. Në rrjetë duhet shmangur para dhënieve të tilla. Zakonisht një regjistër HTML është një njësi informacioni përmbajtjesorë. Por nganjëherë edhe në copa të regjistrit HTML në të cilat vendoset nga një çangën mund të kalohet/kërcehet. Po ashtu edhe një projekti mbyllur në vete i përpiluar nga disa regjistra HTML mund të merret si njësi e informacionit. Te përmbajtjet e krijuara në mënyrë dinamike, puna qëndron pakë më ndryshe. Në rrjetë mundësohet paraqitja e teksti i cili nuk sillet si ''Hypertext'' tipik. Po edhe teksti që jeni duke lexuar tani në vete ka diçka nga tekstet klasike që lexohen si radhë të vazhdueshme. Mirëpo në rrjetë paraqiten edhe përmbledhje të ashtuquajtura ''topics''.
 
'''Relacioni n:m, njësia e mbyllur koherente'''
 
Një njësi e sipër tekstit pa marr parasysh këndvështrimin, pa dyshim duhet të plotësojë kushtin që të jetë një sugjerim me kuptim. Njësia e informacionit duhet të jetë përpiluar ashtu që kur përdoruesi të prekë një lidhje për tek njësia, ai aty të gjejë një vazhdimësi të mendimit (të kuptimit të përmbajtjes) ashtu që kërcimi mendorë i tij tek njësia të shpërblehet me përmbajtjen përkatëse. Këtu duhet pasur parasysh që përdoruesi vije nga pjesë të ndryshme të tekstit. Kur të plotësohet ky kusht atëherë flitet për ''njësinë e mbyllur koherente''. Relacioni ku disa njësi të tekstit mund të sugjerojnë në të njëjtën njësi të tekstit quhet ''Relacion n:m'' (n=shumë, m=një cakë i çfarëdoshëm, por me qëllim të caktuar).
 
Në lidhje me ''njësi e informacionit'' në ''Hypertext'' janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen diskutime shkencore.
 
Këto diskutime janë duke shkuar në drejtim të formimit të mendimit që ''njësia e informacionit'' duhet të jetë e mbyllur dhe në të njëjtën kohë do me thënës (kuptimplote) për të dhënat e sipër saj apo sugjerimeve për të, ashtu që lexuesit/përdoruesit të i tregojë përmbajtjen e informacionit. Kjo mund të arrihet nëpërmjet sugjerimeve të zbatueshme ndërlidhëse, lidhjeve të paraqitura në rrafshe më të larta apo nëpërmjet lidhjeve të paraqitura në ndonjë këndë orientues për ''lundrim''.