Interneti allashqiptarçe/405: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Përkufizimi i tekstit dhe sipër tekstit të quajtur ''Hypertext'''''
 
Kur dëgjojmë fjalën tekst, parafytyrojmë një varg të shkronjave që formojnë radhë të fjalëve dhe që së bashku janë shkruar në një hapësirë lineare (rrafshë) dhe si përmbajtje e till ka kuptim. Kjo mënyrë e të shkruarit si duket ka filluar që në rrolat e papirusit e deri në format më të reja të mbledhjes së fletëve (rrafshëve) në një libër.
 
Edhe me zhvillimin e teknologjisë deri më tani, njerëzit edhe më tej kanë nevojë për paraqitjen e tekstit si një zinxhir i radhëve të fjalëve dhe fjalive. Mirëpo kësaj forme lineare të paraqitjes së tekstit, teknologjia e re i ka shtuar edhe një mundësi të re. Kjo teknologji bënë të mundshme që në mes të "hallkave" të tekstit të futen lidhje me copa tjera të teksteve. Me këtë humb varsia nga paraqitja e radhëve të fjalëve në një rrafshë. Për tekstet e shkruara në një rrafshë deri tek të cilat mund të arrihet nëpërmjet një lidhje të krijuar brenda një teksti të një rrafshi tjetër zhvilluesit thonë shprehjen hypa-tekst, hipa tekst, apo sipër tekst ndërsa në literatur e shkruajnë ''Hypertext''.