Interneti allashqiptarçe/405: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 12:
 
Dallimi kryesor nuk është "Hypertekst" dhe "Hypermedia" por dallimi në mes të "Hyper" dhe "Multi". Përderisa mjediset e fushave të ndryshme të informimit (''Multimedia''), kanë qëllim paraqitjen e njoftimeve nga disa fusha të informimt, sipër mjediset (''Hypermedia'') kanë për qëllim paraqitjen e përmbajtjes nga një fushë dhe lexuesi (përdoruesi) zgjedhë në cilën pjesë të përmbajtjes dëshiron të përqendrohet. Vetë parashtresa ''Hyper'' që në shqipe ka kuptimin ''hipa'', ''mbi'', ''sipër'', tregon që paraqitja është e organizuar sipas një rendi të caktuar. Ky organizim veçohet për ''fragmentimin'' (copëzimin) e njësive në njërën anë dhe në anën tjetër lidhjen e tyre në një rrjetë.
 
'''Sipër teksti, kapitulli, pasqyra e përmbajtjes dhe ndërlidhjet'''
 
Librat me strukturë (skelet) të fort, zakonisht kanë gjitha ato çka ka edhe sipër teksti. Këto kanë hierarki (Kapituj, tituj), elementet lidhëse (Ndërlidhjet) si dhe mënyra të ndryshme për të marrë të dhënat (Pasqyra ose tabela të përmbajtjeve, të fjalëve të veçuara etj.). Dallimi në mes të librave me strukturë të fortë dhe sipër teksteve nuk qëndron në përmbajtje por në mënyrën e paraqitjes së përmbajtjes. Për deri sa libri, edhe përkundër "paraqitjes sipërfaqësore" të mundësisë jolineare për të ardhur deri tek e dhëna, zbatimi i kësaj mundësie është linearë - "faqe për faqe". Me anë të sipër tekstit, të paraqitur në ekran, në heshtje na paraqitet kjo mundësi e propozimit të librave.
 
Me fjalë të tjera, fjalët në librat e mirëfilltë njerëzit i lexojnë, ndërsa në sipër tekstet njerëzit "lundrojnë".
 
Ka libra, përmbajtja e të cilave nuk d.m.th se duhet lexuar nga fillimi. Bije fjala, fjalorët apo librat me tekste mësimore. Për këto lloje të librave, sipër teksti duket të jetë zgjidhje ideale. Në anën tjetër, përdorimi i sipër tekstit për përmbledhjen e një romani, apo një libri me përmbajtje treguese të ndodhive, veprimeve dhe dukurive të ngjashme nuk ka kuptim. Por si duket edhe romanet e ditëve tona nuk kanë strukturë rrjedhëse vetëm të një ngjarje. Literatura po thuaj se 100 vitet e fundit vetvetiu i ka ikur formës lineare të përmbajtjes së librit. Me këtë dukuri, duket që edhe në këto vepra letrare, sipër teksti do të gjejë zbatim.