Content deleted Content added
Faqe e re: Gaston Salvatore<br>(lindur më 1941)<br>{{Në|Gaston Salvatore}}<hr> Biri i një kimisti dhe fabrikanti italian, i lindur në Valparasio në Kilë, Gaston Salvatore ka lidhje familjare ...
 
No edit summary
 
Rreshti 1:
{{vrlexo}}
'''Gaston Salvatore'''<br>(lindur më 1941)<br>{{Në|Gaston Salvatore}}<hr>
 
Biri i një kimisti dhe fabrikanti italian, i lindur në Valparasio në Kilë, Gaston Salvatore ka lidhje familjare nga ana e nënës me ish presidentin e frontit popullor socialist të Kilit, Salvador Allende, ndërsa këtë të fundit vetë Salvatore e merr si babë që e rriti. Pas përfundimit të studimeve të drejtësisë filloj punën si avokat në një provincë të Kilit. Më 1965 merr pjesë në një studim sociologjik pranë Universitetit të Lirë të Berlinit. Këtu ai bie në kontakt me opozitën jashtë parlamentare dhe miqësohet dhe fillo bashkëpunimin me Rudi Duçken (Rudi Dutschke); Më 1969 për shkak të prishjes së rëndë të paqes së vendit u dënua me burgim me kohëzgjatje prej 9 muajsh. Në fillim, Salvatore përpilonte tekste me kritika shoqërore, më 1971 dolën pjesët e veprës ''Udha E Mërzitshme Për Në Shtëpinë E Natashës Së Tmerrshme'' të cilat i përgatiti në një operë ''liberto'' për kompozitorin Hans Verner Henc (Hans Werner Henze). Në vitin 1972 u krijua ''Vdekja e Byçes'' si pjesë e programit të teatrit shtetërorë të Darmshtadit me rastin e hapjes së ndërtesës së re ''Shtëpia e Salvatores''. Pjesa krijon një pasqyrë të orëve të fundit të Revolucion të dështuar. Kjo vepër është kuptuar si kundërshtim për çdo lloj revolucioni. Salvatore së bashku me Hans Magnus Encenbergun (Hans Magnus Enzenberg) më 179 themeluan gazetën ''transAtlantik''. Shpërthimin si dramaturgë Salvatore e arriti më 1985 me ''Stalini''. Ngritjen e tij në një dramaturgë të vërtet e bëjnë pjesët më të reja të tij ''Leksioni i Territ'' (1990), e cila mbështet në një novelë të Gjozef Konradit (Joseph Conrad) që shtjellon përndjekjen e një ish fashisti në xhunglën e Amerikës jugore dhe pjesa ''King Kongo'' (1991) e cila atakon politiken kolonialiste të mbretit belg Leopoldit II.