Koha e rojtarit të margaritarëve: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 10:
* [[/A vriten pëllumbat bre ?!!]]
* [[/Qetniku Drashkoviq në OKB !!!]]
 
Qetniku Drashkoviq në OKB !!!
 
Shkruan:Dr.Besnik Bardhi
 
Lëvizjet diplomatike kohëve të fundit, tregojnë qartë
se bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijesuar për
faktin se e vetmja zgjidhje për ardhmërinë e Kosovës
është pavarësia e saj.
Opsionet destruktive të cilat i plason Beogradi
zyrtar lidhur me statusin final të Kosovës dhe
ardhmërinë e sajë janë në një vijë me platformën
Qubrilloviqo – Millosheviqiane, ose më mirë me thenë,
me ëndrrat shekullore të ekspanzionizmit sërbomadh,
të bazuara në platformën famkeqe memorandumiane të
ASSH-së.
 
Një zë i ngjizur këto ditë, në këtë frymë, u degjua
edhe nga Ministri sërb i Punëve të Jashtme,
Drashkoviq, i cili në selinë e OKB-së në New York,
belbëzoj thënjet dhe tezat tani më shumë bajate dhe
të stërnjohura lidhur me fatin e bashkëkombasve të tij
minoritar në Kosovë. Ishin lotë krokodili të derdhura
para bashkësisë ndërkombëtare, që u shkaktuan nga
gënjeshtrat e një shovenisti,racisti dhe
antishqiptari të verifikuar.
 
Sërbia, e cila shkaktoj gjakderdhjën më të madhe në
Ballkan, pas luftës së dytë botërore, në vend se të
mendoj seriozisht për antarësimin e saj në botën e
civilizuar dhe të qytetëruar, akoma vazhdon të veproj
në frymën mesjetare . Nuk ka shenja të këndelljës dhe
çdo qeveritar sërb, i cili vie në pushtet mundohet të
forcoj pozitën, në kurriz të Kosovës. Kjo tregon se
një pjesë e madhe e popullit sërb ende jeton në
iluzione për Kosovën sërbe.
 
Kosova pagoj shumë shtrejtë shkëputjen nga kthetrat e
kolonizatorve sërb, u deshtë me shumë se një qind vite
rezistencë aktive që të arrihet kjo shkëputje, e cila
ishte mbrojtë me të gjitha mjetet nga shovenistet
serbë. Ne rrethana tjera gjeografike, me popuj më të
civilizuar, pa dyshim, deri me tash do të kishte
ndodhur shumë e pritura falja publike nga pala sërbe,
për krimet dhe plaçkitjet e bëra në Kosovë, sidomos
gjatë luftës së fundit. Një gjë e tillë nuk besohet
të ndodhe as gjatë këtij shekulli, për aq sa do të
jetë edhe ëndrra e tyre që serish të gllabërojnë
tokat shqiptare. Kësaj radhe nuk do të përsëritet
fati i Nishit, Prokupljës, Kurshumlisë dhe trojeve
tjera shqiptare që u okupuan definivisht nga sërbët.
 
Është fakt i pa mohueshëm, se në prolongimin e
definimit të statusit definitive të Kosovës , rrol të
madh ka Beogradi .Janë ende aktive lidhjet dhe
koalicionet e vjetra diplomatike pro sërbe të cilat
frenuan dhe sabotuan çdo lëvizje pozitive në Kosovë.
Inskenimet që bëhen në Kosovë lidhur me presionet e
shqiptarve ndaj pakicës sërbe, janë pjellë dhe
rezultat i këtyre lidhjeve. Ata do të vazhdojnë me
këtë lojë intrigante edhe në të ardhmën. Në këtë formë
të luftës speciale, blehej koha e cila është aq me
vlerë për Beogradin.
Edhe pas pavarësisë së Kosovës, do të aktivizohen
demonët, të cilët do të luajn rrolin e viktimës,
ashtu si Drashkoviq, i cili në OKB, ditë më parë,
sërbet i cilësoj si populli më i shtypur në botë !!!
 
Autori i romanit “ Thika ” , ministri aktual i
Punëve të Jashtme të Sërbisë , Drashkoviq është shumë
i njohur për fjalët e mëdha dhe patetike, vlenë të
kujtojmë thënjet e tijë nga filozofia çetnike në
mitingun (anti) popullor në Novi Pazar, më 9.09.1990,
të organizuar nga partia e tij, i cili ndër të tjera
tha: “ Kur të vijë në pushtet partia ime, secili që në
tokë të Rashkës ngre flamurin turk, ustash, shqiptar
ose cilindo flamur tjetër pos atij sërb, do të mbetet
pa flamur, pa duar dhe pa kokë ”. Ky mendim “
demokratik ” u përsërit dhe në Fushë Kosovë, më
29.9.1990.
 
Është sukses i diplomacisë sërbe, mashtrimi perfid që
i bënë disa qarqeve ndërkombëtare miope dhe proserbe,
të cilët me qëllim apo pa qëllim perceptojnë
genjeshtrat sërbe si të vërteta. Shifet qartë në çdo
hap rezultati i shkollës së babait të kombit sërb
Dobrica Qosiq.
 
Rrjedha llogjike dhe dialektike e gjithë asaj çka
ndodhi në dekadat e fundit në Kosovë dhe rajon,
është pavarësia e plotë dhe pa kushte. Populli i
Kosovës është i lodhur së tepërmi nga intrigat dhe
shantazhimet e llojllojshme. Edhe përkundrejt këtyre
problemeve tejet serioze, sidomos në rrafshin social,
për hirë të aspiratave shekullore për pavarësi,
populli shqiptar tregon dëgjueshmeri qytetare dhe
urtësi..Cdo shtyerje e qëllimt e zgjidhjës së drejtë
të qështjës së Kosovës është tendencioze dhe ka për
qëllim destabilizimin e rajonit dhe shuarjen e
aspiratës së këtij populli për vetëvendosje.
 
Është koha e fundit që qendrat vendim marrëse të
reagojnë në mënyrë preventive dhe racionale. Lajkat
sërbe qe iu bëhen disa nga diplomatëve të dërguar si
misionar për vlerësime të standardeve në Kosovë,
duhet të demaskohen publikisht. Të ju ipet shansa
perfaqesuesve legjitim shqiptarë, që faktet relevante
dhe të pa mohueshme e të arriturave në Kosovë ti
prezentojnë në forumet përkatëse ndërkombëtare, aty ku
pikërisht gënjeshtrat sërbe bëhen publike dhe marrin
trajtë institucionale.
 
Shpresojmë që rasti i Kosovës të mos bëhet presedan në
historinë e vendeve të ish kolonizuara në botë, ashtu
që sërish t’i lejohet ish kolonizatorit të vendos për
fatin e viktimes së vetë.