Interneti allashqiptarçe/510: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
Gjendja në dhjetorë të 2008-ës. Nuk mund të flitet për një paraqitje serioze të asnjërit, as të amzave të Republikës së Shqipërisë, as të amzave të Republikës së Kosovës. Bile disa amza janë paraqitur në skenë si të ishin tabllo në të cilat me një gozhdë plasohen shpallje të ndryshme edhe vizuale. Tentohet me çdo kusht të tërhiqet vëmendja e lexuesit në çdo këndë të skenës sa që e iritojnë lexuesin dhe i lënë përshtypjen e një skene në kinemae të mëdha ku shikuesi është afër ekranit dhe nuk mund të shohë tërë shfaqjen - dhe shikimi atje, shikimi këtu dhe mbaronë filmi dhe durimi. Dyzengjitë duhet të njohin së paku themelet e drejtëpeshimit të skenës, efektin e elementeve siç është ngjyra, elementet e krijimit të simetrisë. Nga mungesa e këtyre njohurive amzat paraqiten ''nervoze'', ''agresive'' dhe ''çaluese'' që për lexuesin duken amza të dallaverxhive që mundohen me trullu blerësin.
 
Si do që të jetë do të ishte mirë që të mos pritet që çdo gjë të vije prej së larti (ka kalu ajo kohë), por vetë të merren iniciativa nga ''webmasterat'' siç kanë qefë me qujtë vetën dizajnuesit dhe organizuaesitorganizuesit e amzave. Të mblidhen siç mblidhen grupet në sistemet demokratike dhe të vendosin kornizat e paraqitjes së skenave të amzave shtetrore ashtu që lexuesi ta ndiejë ''erën e shtetit'' nëpërmjet ngjyrës, simboleve dhe elementeve tjera shtetrore që janë njëherit element i përbashkët i shtetit. Nuk është fjala për dritare të ftuara (''famer'' apo si i thonë} por për përdorim të njehësuar të elementeve shtetrore si dhe të shprehjeve si kërko, ballina etj. Nuk është e lezeqme për një lexues që p.sh. te kryetarit të ketë ballinë e te qeveitari fillim - a flet kryetari e qeveritari të njëjten gjuhë apo unë nuk jamë në rregull. Ky do të ishte njëherit edhe hapi i parë serioz i njësimit (standartizimit) të gjuhës shqipe të përdorur në internet. Nëse nuk ja nis shteti, badihava ja nisin tipat si Hipi Zhdripi.
==President.al==
Prapashtesa e amzave '''.al''' është shenjë për fleta të amzave nën domenin e Shqipërisë.