Interneti allashqiptarçe/510: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 50:
 
==Parlament.al==
Parlament.al-i ka lëvizur nga e majta në qendër, është më i qetë dhe le përshtypje të një amze më serioze, pa ngatërrim të gjuhëve, zyrtare edhe pse ndoshta njësimi i amzave të instituteve të shtetit shqiptar do të ishte i mirëseardhur. Nuk ka nevojë shumë, dy vija simbolike por që respektohen nga gjithë përpiluesit e amzave të shtetit. I urrejë sepse po luajnë bisht, burimet interesante që kanë qenë, ju kanë ndërruar adresat. Kjo me fjalë tjera d.m.th kujdes mos ''shkel në dërrasa të kalbura'' - nuk dihet a të mbajnë. Si do qoftë organizimi i një amëze me aq shumë regjistra kërkon me të vërtet ekspert. Do të ishte mirë që të fillohet me shmangien e përsëritjeve.
Kuvendi i Shqipërisë anon nga e majta, nuk ka port në të djathëtën dhe amza e tij në internet quhet parlament ashtu që e përzien shqipen me anglishte mu në fleten e parë. I gjori lexues shqiptar, i duhet një fjalorë për të përkthyer fjalët HOME, KONTAKT (cila gjuhë?) dhe ENGLISH. Si do të jetë, lexuesi nuk ka komplekse të reja siç ka Kuvendi i Shqipërisë.
----
:'''Amza : http://www.parlament.al/'''
http://www.parlament.al/ lë përshtypje e një teatri ku artistët dalin jashtë skenës në publikë. si do që të jetë nuk ka skenë të njësuar për gjitha regjistrat. Në ballin ka shtyllën horizontale në të cilën gjendet një port dhe një foto e kuvendit, bukurin apo më mirë të themi simetria ja prishin shtyllat e rubrikave të cilat janë përsëritje të panevojshme të portës me dyer shpallosëse (portë dinamike me DHTML). Siç duket organizimi i amzës është në udhë të drejtë.
 
Në port ka të paraqitura titujt për lidhje me fletat. Këta tituj janë : Kryetarja e Kuvendit me nën fletat me titujt Funksionet, Veprimptaria brenda dhe jashë vendit, fjalimet e mbajtura, Mirësevini, Albumi fotografik dhe Jetëshkrimi; Organet e Kuvendit me nën fletat me titujt Byroja e Kuvendit, Grupet Parlamentare (herë kuvend e her parlament), Sekretariatet e Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve (të kujt), Kuvendi në Seancë Plenare, Komisionet e përhershme të Kuvendit, Këshillat Parlamentare, Komisionet Hetimore të Kuvendit dhe fleta me titullin Komisionet e Posaçme të Kuvendit; Deputetët me nën fletat me titujt Jetëshkrime dhe Statistika; Shërbmet për publikun me nën fletat me titujt Hyrja në Kuvend, Biblioteka, Arkivi historik, Vizitoni Kuvendin e Shqipërisë dhe titullin Të njohim Kuvendin e Shqipërisë; Aktet normative me nn fletat e titulluara Kushtetuta, Kuvendi dhe funksionet e tij, Rregullorja e Organizimit të Kuvendit si dhe titulli Kodi zgjedhor; Administrata me nën fletat e titulluara Struktura e administratës, Akte ligjore për administratën, Vende të lira pune, Njoftime për prokurime publike, Kontakte të nevojshme si dhe titulli Shërbimi i monitorimit të institucioneve; Dokumente parlamentare me nën fletat e titulluara Projektligje, Ligje të miratuara, Rendi i ditës dhe dokumente të lidhura me të, Seancat, Procesverbale të Këshillave, Procesverbale ë Konferencës së Kryetarëve, Procesverbalet e Komisioneve të Përhershme, Procesverbalet e Seancave Plenare të Kuvendit, Procesverbale të Byrose së Kuvendit, Banka e të dhënave dhe titulli Vendime të Kuvendit; Kompleksi i ri parlamentar me nën fletat e titulluara Kontaktoni, Njoftimi për shpalljen e konkursit ndërkombëtar, Vendim i Komisionit për shpalljen e short-list, Vendim i Kryetarës për krijimin e komisionit, Vendim Krijimi dhe përbërja e jurisë qendrore, Vendim Zëvendsimi i një anëtari të jurisë dhe titulli Shpallja e rezulltateve të Konkursit.
 
Do të ti kisha paraqitur edhe adresat e nën fletave mirëpo shpejtësia e makinave të qendrës shërbyese ku gjendet amza nuk është e njënjtë me shpejtësin e makinave të kuvendarëve. Punë e mirë e majtësit të amzës, por mangësi në kategorizim të temave.
 
Ka disa burime interesante
* Ligjvënësit Shqiptarë: 1920-2005.-Tiranë, 2005 [http://parlamenti.albaniaonline.net/menu/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf PDF]
* Manual:Legjislatura XVI:2001-2005.-Tiranë, 2004 [http://parlamenti.albaniaonline.net/menu/foto/Legjislatura.pdf PDF]
* Gratë në Kuvend.-Tiranë, 2003 [http://parlamenti.albaniaonline.net/menu/foto/Grat%EB%20n%EB%20Kuvend.pdf PDF]
* Legjislacioni Shqiptar Tregues Bibliografik Tematik 1991-2000 [http://parlamenti.albaniaonline.net/menu/foto/treg-tem%2091-2000.pdf PDF]
 
==Kuvendikosoves.org==