Interneti allashqiptarçe/510: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 8:
Prapashtesa e amzave '''.al''' është shenjë për fleta të amzave nën domenin e Shqipërisë.
----
http://www.president.al/ dukeduket e bukur me një foto të presidentit dhe disa foto kombinimeve tjera dhe poshtë tyre gjenden dy pulla me etiketat ''shqip'' dhe ''english'' që lirisht mund të shkruheshin mirësevini si ftesë përshëndetëse në gjuhët përkatëse. Si do që të jetë hyrja krijon një përshtypje të qetë dhe nuk është amzë shkel e shko.
 
Skena e amzës ka formën e shkronjës Pi, dhe i ikën vertikaleve të shfletuesit. Për paraqitje të përmbajtjeve të regjistrave shfrytëzohet hapësira në mes të shtyllave. Bien në sy arkivi nën disa dyer. Porta horizontale e plasuar në shtyllën e lartë, nën një shiriti të fotografive ka këto dyer që pasi të hapen paraqite një meny me tituj të regjistrave dhe sipër menysë paraqitet arkiva e tyre. Dyert e kësaj porte janë: [http://www.president.al/shqip/rubrika.asp?r=Njoftime Njoftime], (Arkiva për presidentet e më parshëm është e zbrazët!), [http://www.president.al/shqip/rubrika.asp?r=Fjalime Fjalime] (Arkiva për presidentet e më parshëm është e zbrazët!), [http://www.president.al/shqip/rubrika.asp?r=Mesazhe Mesazhe] (Arkiva për presidentet e më parshëm është e zbrazët!), [http://www.president.al/shqip/rubrika.asp?r=Intervista Intervista] (Arkiva për presidentet e më parshëm është e zbrazët!) dhe në fund gjendet dera [http://www.president.al/shqip/kontakt.asp Kontakt] - për të i drejtuar E-mail në këtë amzë. Porta vertikale është plasuar në shtyllën e majtë dhe ka një derë që hapë dy dyer tjera dhe me anë të fushave të vogla e të ngjyrosura para etiketimit paralajmërohet lexuesi për kategorizimin e përmbajtjeve prapa tyre. Dyert e kësaj porte janë: [http://www.president.al/shqip/stema.asp Stema] e cila në fushë paraqet stemën e Republikës pa ndonjë përshkrim apo informim të tejshëm, [http://www.president.al/shqip/himni.asp Himni] që paraqet tekstin e himnit dhe një lidhje nga ku mund të shkarkohet regjistri tonik i himnit.[http://www.president.al/shqip/presidenti.asp Presidenti] Informacione personale për Presidentin aktual dhe Zojën e Parë, [http://www.president.al/shqip/kushtetuta.asp Kushtetuta] - teksti i Kushtetutës aktuale të Republikës së Shqipërisë i cili edhe mund të shkarkohet në formatin PDF ose DOC, tekstet e ish-kushtetutave nuk gjenden aty apo diku tjetër në këtë amzë, [http://www.president.al/shqip/kabineti.asp Kabineti] - të dhëna për Kabinetin aktual të Presidentit, secili anëtarë ka regjistrin me të dhëna përkatëse për anëtarin, [http://www.president.al/shqip/album.asp Fotografi] - fotografitë përcjellëse të aktiviteteve të presidentit aktual, nuk ka arkiv, [http://www.president.al/shqip/dekretime.asp Dekrete] - Dekrete të ndryshme si Falje, Dhënie shtetësie dhe të tjera, të gjitha veç e veç si dhe të shkarkueshme në formë fletore elektronike, [http://www.president.al/shqip/dekretime.asp Dekorime] - dekorimet e bëra nga presidentët e Shqipërisë si dhe të dhëna të sakta por pa foto të "dekorimeve" dhe të personave të dekoruar, [http://www.president.al/shqip/presidentet.asp Presidentet] - biografit e presidentëve (nga Ramiz Alia), të përcëlluara me fotografi të presidentit aktual, [http://www.president.al/shqip/rubrika.asp?r=Botime Botime] - Botime, ka arkiv që lë përshtypje se prapa ka përmbajtje por është e zbrazët, [http://www.president.al/shqip/links.asp Links] - lidhje me amzat tjera të agjencive të lajmeve në gjuhën shqipe dhe dera [http://www.president.al/shqip/arkiv.asp Arkiva] - arkiva e plotë nga janari i vitit 2002, mbahet rregullisht. Në shtyllën e djathtë e cila nuk është e përbashkët për të gjitha regjistrat janë të plasuar foto të nxierura nga dera Fotografi.