Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
Faqe e re: {|border="1" alignt="left" width=100% cellpadding="1" cellspacing="0" style="background: #f9f9f9; border: 1px #aaa solid; border-collapse: collapse; font-size:100%" |- !colspan="2"|<br><...
 
(Pa ndryshime)

Versioni aktual i datës 2 dhjetor 2008 14:29


PARASHKRIMI I PADISË DHE DEKADENCA E TE DREJTAVE
DISPOZITA TE PËRGJITHSHME

(nenet 92 - 11)


Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7

Neni 112 - E drejta e padisë që nuk është ushtruar brenda afatit të caktuar në ligj, shuhet dhe nuk mund të realizohet më me anë të gjykatës ose të organit tjetër kompetent.


Paditë që nuk parashkruhen

Neni 113 - Nuk parashkruhen:

a) padia për rivendosjen ose mbrojtjen e një të drejte vetjake jopasurore, përveç përjashtimeve të caktuara në ligj;
b) paditë e njohjes;
c) padia e pjestimit midis bashkëpronarëve;
ç) padia për kthimin e shumave të depozituara në bankë;
d) paditë e tjera të parashikuara në dispozita ligjore të veçanta.

Nuk parashkruhen edhe kërkesat për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve që janë të lidhura me padi, për të cilat nuk zbatohet parashkrimi.


Afatet e parashkrimit

Neni 114 - Kur në ligj nuk është parashikuar ndryshe, parashkruhen brenda dhjetë vjetëve të gjitha paditë midis personave juridikë, midis këtyre dhe personave fizikë, si dhe midis vetë personave fizikë.

Neni 115 - Parashkruhen brenda afateve prej:

a) gjashtë muaj paditë për pagimin e kushteve penale vlerësuese;
b) një viti paditë e rrjedhura nga kontratat e shpedicionit;
c) gjashtë muaj paditë që rrjedhin nga transportimet e drejtpërdrejta të mallrave dhe të udhëtarëve me anë të hekurudhës, automjeteve ose avionëve dhe një viti për të njëjtat padi që rrjedhin nga transportimet detare ose të përziera;
ç) dy vjetëve paditë për pagimin e shpërblimit sipas kontratës së sigurimit dhe risigurimit, si edhe të shumës përkatëse të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm;
d) tre vjetëve paditë për pagimin e qirave të banesave, dyqaneve, lokaleve dhe pasurive të tjera të paluajtshme;
dh) tre vjetëve paditë për shpërblimin e dëmit jo kontraktor dhe paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë.

Paditë e tjera parashkruhen brenda afateve të posaçme të caktuara në këtë Kod ose në ligje të tjera.

Neni 116 - Është e pavlefshme marrëveshja e palëve për ndryshimin e afateve të parashkrimit dhe e çdo dispozite të këtij kreu.

Neni 117 - Afati i parashkrimit fillon nga dita kur subjektit i ka lindur e drejta e padisë.

Neni 118 - Në detyrimet kontraktore të lidhura me afat ekzekutimi, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur është plotësuar ky afat.

Kur detyrimi është i përbërë nga pagesa periodike, për secilën prej tyre afati i parashkrimit fillon në mënyrë të veçantë.

Për detyrimet kontraktore të lidhura pa afat dhe për detyrimet që ekzekutohen me kërkesën e kreditorit, afati i parashkrimit fillon nga dita kur ka lindur detyrimi.

Neni 119 - Për kërkimin e sendit, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur pronari ka marrë ose duhej të merrte dijeni për cenimin dhe cenuesin e së drejtës së tij.

Neni 120 - Për kërkimin e shpërblimit të dëmit ç'kontraktor, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar.

Neni 121 - Për kthimin e shumës së parave ose të sendit që është fituar ose kursyer pa shkak, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për fitimin ose kursimin pa shkak që ka realizuar personi përkatës.

Neni 122 - Për kërkimin e trashëgimit, parashkrimi i padisë fillon nga dita e çeljes së trashëgimisë.


Neni 123 - Për paditë e kthimit, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur paditësi ka paguar vullnetarisht, në bazë të një detyrimi ligjor ose kontraktor, personit të tretë, për fajin e të paditurit, shumën e parave apo sendin që kërkohet me anë të kësaj padie, ose nga dita kur është dhënë vendimi i gjykatës ose arbitrazhit përkatës nga i cili ka lindur padia e regresit.

Neni 124 - Parashkrimi i padisë për kërkesën kryesore shkakton që të parashkruhen edhe paditë për kërkesat e rrjedhura prej saj, pavarësisht se për këto nuk është plotësuar ende afati përkatës.


Kërkesa e palës së interesuar

Neni 125 - Parashkrimi i plotësuar nuk mund të merret parasysh nga gjykata ose organi tjetër kompetent me nismën e vet, por vetëm me kërkesën e palës së interesuar.


Heqia dorë nga parashkrimi

Neni 126 - Heqja dorë nga parashkrimi lejohet vetëm pasi të jetë plotësuar afati i tij.

Neni 127 - Pretendimi se afati i parashkrimit është plotësuar mund të ushtrohet edhe nga kreditorët dhe nga kushdo që ka interes, në rastet kur pala përkatëse e ka ushtruar vetë.

Përmbushja e detyrimit pas plotësimit të afatit

Neni 128 - Debitori që ka përmbushur detyrimin e tij pas plotësimit të parashkrimit, nuk mund të kërkojë kthimin e shumës së parave ose të sendit, që ka dhënë vullnetarisht, edhe sikur të mos dinte se ishte plotësuar afati i parashkrimit.


Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7