Vitviteja/Shqiptarët: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 312:
* ''19 Shtator'', Një delegacion Europian mbërriti në Tiranë për të kërkuar rrugët e dhënies fund të dhunës në Shqipëri. OSBE deklaron: “Qëllimi i vizitës është dhënia e një mesazhi qeverisë dhe opozitës me qëllim që të rivendosin stabilitetin, bashkëpunimin politik dhe qeverisjen e mire. Është gjithashtu e domosdoshme që të çohen përpara drejtësisë fajtorët për vrasjen e Z. Hajdari dhe truprojes së tij. <ref name=ForVirtual/>
* ''28 Shtator'', Kryeministri Fatos Nano i paraqiti në mbrëmje presidentit të Shqipërisë, Z.Meidani, dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit. <ref name=ForVirtual/>
* ''29 Shtator'', Pandeli Majko, ish- Sekretar i Përgjithshëm i PS caktohet kryeministër i Shqipërisë. <ref name=ForVirtual/>
* ''3 Tetor'', Serbët hapin zjarr kundër postës kufitare shqiptare në rajonin Pogaj të Hasit. Zjarri dëmtoi lehtë disa shtëpi dhe bagëti të fshatit. Gjatë Maj-Shtatorit 1998, u regjistruan dyzetë e një incidente nga forcat ushtarake Serbe. Gjatë së njëjtës periudhë 10 qytetarë shqiptarë u vranë, 3 u plagosën dhe hapsira ajrore shqiptare u shkel 8 herë. <ref name=ForVirtual/>
== 1999 ==
* ''27 Shkurt'', Trupat serbe dislokojnë forca në të gjithë Kosovën: në veri njoftohen luftime sporadike. Trupat serbe bombardojnë kufinjtë veriorë (Rajonin e Tropojës) të Shqipërisë. Disa njësi serbe hyjnë në territorin Shqiptar dhe hapin zjarr kundër forcave ushtarake Shqiptare. Qeveria shqiptare merr masa për mbrojtjen e territorit të saj. <ref name=ForVirtual/>
* ''26 Mars'', Shqiptarët etnikë të arratisur, ose të dëbuar nga Kosova fillojnë të vërshojnë në Shqipëri dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Qeveria shqiptare merr masa për akomodimin e Shqiptarëve që vijnë nga Kosova. Prill, Rreth 600 000 Shqiptarë etnikë që erdhën nga Kosova jetojnë në kampet e refugjatëve dhe familjet shqiptare. Në të gjithë Shqipërinë familjet marrin kosovarë duke ndarë me ta ato pak ushqime. Kosovarët tregojnë histori të hidhura për masakra të tmerrshme në Kosovë nga serbët. <ref name=ForVirtual/>
* ''10 Qershor'', Forcat serbe fillojnë të tërhiqen nga Kosova. NATO ndalon luftën. Këshilli i Sigurimit të OKB-së nënshkruan kushtet e paqes. <ref name=ForVirtual/>
* ''14 Qershor'', Me mijëra shqiptarë etnik nga Kosova fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë, pavarësisht nga një paralajmërim i trupave të NATO-s se kthimi duhet të fillojë në 10 Korrik. <ref name=ForVirtual/>
* Bruksel Një studim i Komisionit Europian i bën një autopsi të plotë shoqërive të pesë vëndeve të Europës Juglindore: Shqipëria, Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnja dhe Jugosllavia. Brukseli ka projektuar një metodë të re integrimi për këtë rajon në Europë, duke shpallur “sistemin e Europës Juglindore të pas luftës” dhe deklaroi se Brukseli do të shpenzojë 5 miliard euro në vit për 10 vjetë për arritjen e integrimit të pesë vëndeve në Bashkimin Europian. Shtetet diktatoriale, anarshiste me shoqëri dhe ekonomi delikate do të kenë mbështetjen e Bashkimit Europian për rendin dhe sigurinë. “Veprimtaritë ilegale sjellin fitimet më të mëdha”. “Korrupsioni, droga dhe trafikimi klandestin janë veprimtaritë më të mëdha ekonomike” Objektivat e Bashkimit Europian synojnë në shndërrimin e rajonit në një zonë tërheqëse për kapitalin e huaj. Një zonë e lirë pa taska doganore dhe mbi të gjitha nën kontrollin e Bashkimit Europian do të tërheqë shumë biznesmenë që të investojnë.
* ''26 Tetor'', Presidenti Shqiptar Rexhep Meidani pranoi dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko. Majko u bë Kryeministri më i ri i Europës kur mori postin më 2 Tetor 1988 në moshën 30 vjeçare. <ref name=ForVirtual/>
* ''28 Tetor'', Presidenti Meidani dekretoi Kryeministrin e ri Ilir Meta. <ref name=ForVirtual/>
* ''11 Dhjetor'', Në Shqipëri hiqet dënimi me vdekje. Gjykata Kushtetuese vendosi të hiqte dënimin me vdekje në Shqipëri. Vendimi u mor i mbështetur në parimet e paraqitura nga Këshilli i Europës si dhe në bazë të kushtetutës Shqiptare, e cila sanksionon dënimin capital, i cili ekzistonte më parë në gjykatat kushtetuese. Dënimi kapital mund të zbatohet vetëm për krimet e kryera kur vendi ndodhet në gjëndje lufte, ose ndodhet shumë pranë luftës. Dënimi kapital do të jetë 25 vjetë burgim ose denim i përjetshëm. Partia republikane kundërshton dënimin me vdekje. <ref name=ForVirtual/>
== 2000 ==
* ''24 Mars'' , Parlamenti Shqiptar miraton projekt rezolutën për Paktin e Stabilitetit. <ref name=ForVirtual/>
* ''1 Prill'', Në Bruksel hapet Konferenca e Donatorëve. Shqipëria përfiton për fazën e parë afërsisht 112 milionë Euro për 7 projekte, kryesisht për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. <ref name=ForVirtual/>
* ''1 Gusht'', Presidenti Shqiptar Rexhep Meidani i kërkoi Greqisë fqinje heqjen e një ligji që datonte që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili shpall gjëndjen e Luftës midis dy vëndeve. Ligji, i miratuar në vitin 1940, kur Greqia u pushtua nga trupat Italiane përmes Shqipërisë u shfuqizua nga qeveria greke në vitin 1987, por nuk është anulluar asnjëherë nga parlamenti i Greqisë.Zyrtarët shqiptarë thonë se ligji i pengon shqiptarët që të ngrejnë pretendime për pronat që kanë në Greqi përpara Luftës së Dytë Botërore. Afërsisht 400.000 Shqiptarë punojnë në Greqi si emigrantë. <ref name=ForVirtual/>
* ''11 Shtator'', Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). <ref name=ForVirtual/>
* ''1 Tetor'', Në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet qeveritare lokale. 2001 24 Qershor, Zgjedhjet parlamentare. Sipas ligjit, këtu përfshihen 100 deputetë(anëtarë parlamenti) të zgjedhur mbi bazën e sistemit maxhoritar dhe 40 deputetë (parlamentarë) të zgjedhur në bazë të sistemit proporcional. <ref name=ForVirtual/>
* ''21 Gusht'', Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njofton rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në 24 Qershor. Socialistët fitojnë 73 vënde në parlament; opozita e cila përfshin “Partinë Demokratike + Bashkimin për Fitore” fitoi 25 vënde. Nga ana tjetër, koalicioni i opozitës përfiton nga sistemi proporcional 21 vënde, Partia Demokrate 6 vënde, SDP (Partia Social Demokrate) 4 vënde, Partia e Aleancës Demokratike 3 vënde, AP (Partia Agrare) 3 vënde dhe Partia e të Drejtave të Njeriut 3 vënde, si dhe dy deputetë të pavarur. Partia Demokratike + Bashkimi për fitoren (46 deputetë) deklaroi se do të bojkotojnë parlamentin për shkak të manipulimeve të rezultateve. <ref name=ForVirtual/>
* ''12 Shtator'', Ilir Meta rizgjidhet kryeministër i Shqipërisë. <ref name=ForVirtual/>
 
== 2002 ==
* ''29 Janar'', Kryeministri Ilir Meta jep dorëheqjen. <ref name=ForVirtual/>
* ''7 Shkurt'', Presidenti i Republikës dekreton kryeministrin e ri Pandeli Majko. <ref name=ForVirtual/>
* ''22 Shkurt'', Parlamenti Shqiptar i jep votëbesimin Qeverisë së re të kryesuar nga Pandeli Majko. <ref name=ForVirtual/>
__________________
 
----
<references />