Vitviteja/Shqiptarët: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 253:
 
== 1989 ==
* ''1 Gusht'', Nënë Tereza, me origjinë shqiptare viziton Shqipërinë. <ref name=ForVirtual/>
<!--HAPAT E PARA TE NJE SHOQERIE DEMOKRATIKE NE SHQIPERI-->
 
== 1990 ==
 
* ''Maj'', ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cueller, Kongresmeni Amerikan, Tom Lantosh mbërrijnë në Shqipëri për një vizitë treditore. Takim me Ramiz Alinë. <ref name=ForVirtual/>
* ''Korrik'', Demonstratat në Tiranë arrin kulmin kur një numër njerëzish hyjnë në ambasadat e huaja dhe kërkojnë azil. Tragetet me emigrantë shqiptarë mbërrijnë në Brindisi, Itali. <ref name=ForVirtual/>
* '''Korrik''', Rivendosen marrëdhëniet diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik. <ref name=ForVirtual/>
* ''Dhjetor'', Nënë Tereza bën vizitën e saj të dytë në Shqipëri. <ref name=ForVirtual/>
* ''Dhjetor'', Protesta në Kampusin e Universitetit të Tiranës lidhur me kushtet e jetesës. Më vonë studentët kërkuan ndryshime politike. Policia ndërhyn për shpërndarjen e demonstruesve. <ref name=ForVirtual/>
* ''Dhjetor'', Formimi i Partisë Demokratike legalizohet më 18 Dhjetor. Sistemi shumë partiak lejohet zyrtarisht dhe ai çon në formimin e dymbëdhjetë partive. <ref name=ForVirtual/>
== 1991 ==
* ''20 Shkurt'', Me mijëra demonstrues protestuan në kryeqytet, Tiranë. Ata rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Feja legalizohet, hapen institucionet fetare dhe ish priftërinjtë dhe hoxhallarët e persekutuar lejohen që të ushtrojnë lirisht profesionin e tyre. <ref name=ForVirtual/>
* ''Mars'', Afërsisht 20.000 Shqiptarë grabisin anijet në portet e vëndit dhe nisen për në brigjet Italiane. Eksodi biblik hyn në historinë e popullit, i cili nuk kishte përjetuar një situatë të tillë që nga shekulli i 15-të. Qeveria shqiptare i deklaron portet të një rendësie të vaçantë dhe i ruan ato me trupa ushtarake. <ref name=ForVirtual/>
* ''31 Mars'', në të gjithë Shqipërinë organizohen zgjedhjet. Partia e Punës (e reformuar si Partia Socialiste) fiton zgjedhjet. Ramiz Alia bën betimin si President i Shqipërisë. <ref name=ForVirtual/>
* ''Qershor'', Formohet Qeveria e Koalicionit. <ref name=ForVirtual/>
* ''Dhjetor'', rrëzohet Qeveria e koalicionit e detyruar nga Partia Demokratike, sepse Socialistët kishin mbetur mbrapa me programin e reformave. <ref name=ForVirtual/>
== 1992 ==
* ''Mars'', Partia Demokratike korr një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e përgjithshme me më tepër se 65% të votës popullore. <ref name=ForVirtual/>
* ''Prill'', Dorëheqja e Ramiz Alisë (President i Shqipërisë). Dr. Sali Berisha bën betimin si President i ri. Qeveria e re betohet se do të zbatojë një program të gjerë reformash. <ref name=ForVirtual/>
== 1993 ==
* ''Prill'', Papa Gjon Pali and Nënë Tereza vizitojnë Shqipërinë. <ref name=ForVirtual/>
* Hapja e Shqipërisë, garancitë e saj të plota dhe legjislacioni kanë lehtësuar veprimtaritë e investitorëve të huaj tashmë të pranishëm në Shqipëri, shumica e tyre nga Italia (53%) dhe Greqia (20%), por gjithashtu nga Gjermania, SHBA, Mbretëria e Bashkuara, Austria, Franca, Kuvajti dhe kështu me radhë. <ref name=ForVirtual/>
* Kompani të ndryshme sikurse është Hamilton, OXY, Agip, Chevron, Coca-Cola, Rogner, OMV, fillojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri. <ref name=ForVirtual/>
== 1994 ==
* ''Prill-Gusht'', Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë acarohen shumë, të dyja vëndet tërhoqën disa diplomatë dhe me mijëra emigrantë shqiptarë dëbohen nga policia dhe ushtria greke. Një grup ushtarësh nga Greqia hynë në territorin Shqiptar dhe vranë një ushtar dhe plagosën disa të tjerë në një repart ushtarak pranë pikës kufitare të Kakavijës (Shqipëri). Ndërkohë, 5 qytetarë shqiptarë me origjin greke u akuzuan për spiunazh dhe u dënuan nga një gjykatë e Tiranës. <ref name=ForVirtual/>
* ''Nëntor'', Kushtetua nuk u miratua me Referendum. <ref name=ForVirtual/>
== 1995 ==
* ''29 qershor'', SHQIPERIA BEHET ANETARE E KESHILLIT TE EUROPES. <ref name=ForVirtual/>
* ''13 Korrik'', Në Strasburg organizohet ceremonia e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe ngrihet flamuri Shqiptar. <ref name=ForVirtual/>
* ''11 Shtator'', Presidenti i Shqipërisë, Z. Sali Berisha viziton SHBA. Ai takohet me Presidentin e SHBA-ve, Z. Bill Klinton. <ref name=ForVirtual/>
== 1996 ==
* ''26 Maj'', Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare. Partitë e opozitës (Partia Socialiste, Partia Social Demokrate dhe Partia e Aleancës) u tërhoqën nga zgjedhjet në orën 17.00, duke pretenduar për parregullsi. Partia Demokratik pretendoi për një fitore të rëndësishme. <ref name=ForVirtual/>
* ''26 Maj'', Socialistët kërkojnë zgjedhje krejtësisht të reja. Ndërsa Presidenti Berisha dekretoi një rikandidim të pjesshëm në 17 zona elektorale për 16 Qershorin. Kandidatët e PD fituan në 17 zona elektorale. <ref name=ForVirtual/>
* ''Shtator'', Në Shqipëri organizohet “Miss Europa” për herë të parë në historinë Shqiptare. Vajzat më të bukura nga 37 vënde të Europës morën pjesë në këtë garë. Miss Anglia merr çmimin e parë, duke u bërë fituesja e çmimit të parë të Miss Europës për vitin 1996. <ref name=ForVirtual/>
== 1997 ==
* ''Janar'', Protesta masive nga njerëzit, të cilët kishin humbur kursimet e tyre në firmat piramidale. <ref name=ForVirtual/>
* ''30 Janar'', Dhjetë parti të opozitës nga i gjithë spektri politik formojnë Forumin për Demokraci, duke u betuar që të zhvillojnë protesta në mbarë vëndin. Ata i kërkojnë Berishës (President i Shqipërisë) që të shpërndaj qeveritë dhe të krijoj një qeveri teknokrate për zgjidhjen e krizës. <ref name=ForVirtual/>
* ''9 Mars'', Berisha nënshkruan marrëveshjen me liderët e të gjithë partive politike duke bërë thirrje për një qeveri koalicioni me bazë të gjerë (Qeveria e Pajtimit Kombëtar) dhe zgjedhjet në Qershor. <ref name=ForVirtual/>
* ''11 Mars'', Presedenti i Republikës Sali Berisha dekretoi caktimin e Kryeministrit. Z. Bashkim Fino është Kryeministër i qeverisë së koalicionit me bazë të gjerë. Z. Fino u propozua nga Partia Socialiste me konsesusin e të gjitha partive të tjera në tryezën e rrumbullakët. <ref name=ForVirtual/>
* ''12 – 14 Mars'', Tirana përfshihet nga pasiguria. Presidenti i Republikës dhe Kryeministri kërkojnë praninë e forcave ushtarake shumëkombëshe në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Z. Safet Zhulali arratiset në Itali. <ref name=ForVirtual/>
* ''13 Mars'', Të gjithë të bugosurit (1209) arratisen nga burgu të ndihmuar nga persona të armatosur. Shqipëria është i vetmi vend në botë pa të burgosur në këtë moment.( Midis të burgosurve ishin 23 persona, të cilët ishin dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda). Berisha fal Fatos Nanon dhe e nxjerr nga burgu si dhe 50 të burgosur të tjerë. (Të 50 të burgosurit ishin dënuar me një deri në dy vjetë burg). Lideri socialist i burgosur i opozitës së Shqipërisë, Fatos Nano, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si Kryeministër në vitin 1991 u arrestua në vitin 1993 dhe u burgos një vit më vonë i akuzuar për korrupsion. Grupi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut i kishte kërkuar qeverisë Shqiptare lirimin e Nanos, i dënuar pa të drejtë sipas atyre. <ref name=ForVirtual/>
* ''14 Mars'', Ambasada Amerikane dhe Ambasada të tjera Perendimore evakuojnë qytetarët e tyre nga Shqipëria në vendet e tyre. <ref name=ForVirtual/>
* ''20 Mars'', Situata përmirësohet pak. Situata e institucioneve shtetërore në Tiranë është nën kontrollin e qeverisë së koalicionit me bazë të gjerë. <ref name=ForVirtual/>
* ''14 Prill'', Mbrrijnë në Shqipëri Forcat Ushtarake Shumëkombëshe. Forcat ushtarake mbërrijnë në Shqipëri për të filluar operacionin “Alba”. Franca, Greqia, Turqia, Spanja, Rumania, Danimarka dhe Austria marrin pjesë në këtë mision.Një nga përfaqësuesit e këtij misioni tha: “Misioni i tyre në Shqipëri është të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të ndihmave, në kontekstin e operacionit “Alba” dhe se ata nuk kanë ndonjë mision ushtarak. <ref name=ForVirtual/>
* ''29 Qershor'',Zgjedhjet parlamentare si dhe Referendumi për Republikën ose Monarkinë. Korrik, Komisioni i Zgjedhjeve shpall rezultatet e fundit të zgjedhjeve. Komiteti Qëndror i Zgjedhjeve (CEC) pas një heshtje treditore mundi të njoftonte rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 29 Qershorit. Socialistët fituan 100 vende në asamblenë prej 155 vëndesh dhe Partia Demokratike 27 vënde. Gjashtë parti të tjera do të marrin disa vënde të tjera në Parlament. Partia Mbretërore, e cila humbi referendumin do të ketë dy vënde. <ref name=ForVirtual/>
* ''24 Korrik'', Parlamenti Shqiptar zgjodhi Presidentin e ri të Shqipërisë, pas dorëheqjes së pakthyeshme të Berishës. President i ri do të jetë Rexhep Meidani, 52 vjeç, deri tani Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ai fitoi me 110 vota pro, tre kundër, dy abstenime dhe shtatë vota ishin të pavlefshme. Deputetët e partisë më të madhe të opozitës, Partia Demokratike, nuk morrën pjesë në seancë. <ref name=ForVirtual/>
* ''25 Korrik'', Presidenti Shqiptar, Z. Meidani dekretoi caktimin e Kryeministrit të ri, Z. Fatos Nano. <ref name=ForVirtual/>
* ''6 Shtator'', Gruaja Shqiptare që kishte fituar çmimin Nobël, Agnes Gonxhe Bojaxhi e njohur si “Nënë Tereza” vdes. Gjatë 50 vjetëve të diktaturës, asaj nuk iu dha mundësia të vinte në Shqipëri. Pas vitit 1990, ajo e vizitoi dy herë Shqipërinë. Qeveria shqiptare vendosi:<br>- Të deklaronte datat 11, 12, 13 Shtator 1997 si ditë zie shtetërore.<br>- Të ngrinte flamurin shqiptar në gjysëm shtize në të gjitha institucionet nga 6 deri në 12 Shtatori.<br>Presidenti i Shqipërisë, Z. Meidani tha: “Nënë Tereza ishte një qytetare e madhe e botës. Humbja e saj do të dëshpërojë të gjithë Shqiptarët. Emri dhe vepra e Nënë Terezës ishin një simbol për popullin shqiptar, ku gjenin shprehje vlerat e larta të tolerances dhe solidariteti njerëzor. Këto vlera do të shërbejnë si referencë për ne”. Presidenti i SHBA, Z. Klinton tha: “Shtëpia që ajo hapi në Kalkuta për njerëzit që vdesin për pothuajse gjysëm shekulli quhet Nirmal Hriday, që do të thotë “zemër e pastër” dhe nëse ka ekzistuar ndonjëherë një zemër e pastër, kjo do të ishte e Nënë Terezës”. <ref name=ForVirtual/>
* ''10 Shtator'', kryeministri, Z. Nano merr pjesë në një mision të rëndësishëm në Perëndim të Europës, Hong-Kong, Uashington, përpara Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë në Romë dhe Bruksel. BE dhe FMN garantojnë rimëkëmbjen e Shqipërisë. <ref name=ForVirtual/>
* ''5 Nëntor'', Kretë: Liderët Ballkanikë diskutojnë për problemet e sigurisë në Ballkan dhe aspekte të tjera që lidhen me të. <ref name=ForVirtual/>
* Takimi Nano – Millosheviç ka tërhequr vëmëndjen si takimi i parë i nivelit të lartë pas 50 vjetësh. <ref name=ForVirtual/>
== 1998 ==
* ''23 Janar'' , Delegacioni i Këshillit të Europës u bën thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të përgatisin Kushtetutën Shqiptare sa më shpejtë që të jetë e mundur. <ref name=ForVirtual/>
* 6 Mars, çështja e Kosovës bashkon të gjitha partite politike shqiptare. Gjashtëdhjetë mijë (60.000) qytetarë të Tiranës protestojnë për Kosovën në sheshin Skënderbej nën parrullën “Një komb- një qëndrim”. <ref name=ForVirtual/>
* ''1 Korrik'', Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana mbërriti për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij ai u takua me autoritetet më të larta shqiptare, Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Mbrojtjes etj. duke diskutuar me ta lidhur me situatën e tanishme në Shqipëri dhe Kosovë dhe fluksin e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. <ref name=ForVirtual/>
* ''12 Shtator'', Azem Hajdari, lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe lideri i lëvizjes së studentëve demokrat të vitit 1990 qëllohet për vdekje në orën 21:10 (p.m.) përballë selisë së PD. Një nga dy truprojat e Hajdarit vritet gjithashtu. <ref name=ForVirtual/>
* ''Shtator'', Kundër Azem Hajdarit u kryen katër tentativa për vrasje brënda një viti, përfshirë një orvajtje për vrasje me pesë plumba nga një parlamentar socialist në sallën e Parlamentit më 18 Shtator, 1998. <ref name=ForVirtual/>
* ''14 Shtator'', Me mijëra qytetarë të Tiranës varrosin një nga liderët kryesorë të PD dhe liderin e opozitës shqiptare Azem Hajdari. Pas ceremonisë turma mbajti arkivolët me trupat e pa jetë të Z. Azem Hajdari dhe truprojës së tij drejt rrugës kryesore të qytetit dhe ndërtesës së Kryeministrisë. Kur turma e vendosi arkivolin në hyrje të ndërtesës u hap zjarr mesadukej nga rojat brënda ndërtesës. Varrimi i tij u shndërrua në një akt të dhunshëm, ku turmat pushtuan ndërtesën e kryeministrisë dhe televizionin shtetëror. Rreth 50 vetë u plagosën dhe disa zyra u vodhën. <ref name=ForVirtual/>
* ''19 Shtator'', Një delegacion Europian mbërriti në Tiranë për të kërkuar rrugët e dhënies fund të dhunës në Shqipëri. OSBE deklaron: “Qëllimi i vizitës është dhënia e një mesazhi qeverisë dhe opozitës me qëllim që të rivendosin stabilitetin, bashkëpunimin politik dhe qeverisjen e mire. Është gjithashtu e domosdoshme që të çohen përpara drejtësisë fajtorët për vrasjen e Z. Hajdari dhe truprojes së tij. <ref name=ForVirtual/>
* ''28 Shtator'', Kryeministri Fatos Nano i paraqiti në mbrëmje presidentit të Shqipërisë, Z.Meidani, dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit. <ref name=ForVirtual/>
* 29 Shtator Pandeli Majko, ish- Sekretar i Përgjithshëm i PS caktohet kryeministër i Shqipërisë. <ref name=ForVirtual/>
* ''3 Tetor'', Serbët hapin zjarr kundër postës kufitare shqiptare në rajonin Pogaj të Hasit. Zjarri dëmtoi lehtë disa shtëpi dhe bagëti të fshatit. Gjatë Maj-Shtatorit 1998, u regjistruan dyzetë e një incidente nga forcat ushtarake Serbe. Gjatë së njëjtës periudhë 10 qytetarë shqiptarë u vranë, 3 u plagosën dhe hapsira ajrore shqiptare u shkel 8 herë. <ref name=ForVirtual/>
----
<references />