Content deleted Content added
Faqe e re: =-5000= * Pellazgët migrojnë në Ballkan, fillimi i Epokës së Bronxit.<ref name=ForVirtual>[http://www.forumivirtual.com/historia-shqiptare-dhe-kosovare/4254-kronologjia-historike-e-s...
 
Rreshti 99:
== 1831 ==
* Rënia e pashallëqeve shqiptare shënoi fillimin e një periudhe të re, e cila në historinë e popullit shqiptar njihet si “Rezistenca Kombëtare Shqiptare”.<ref name=ForVirtual/>
 
== 1840 ==
* (1840-1912), një lëvizje që synonte çlirimin e vëndit nga pushtuesit osman, duke bashkuar të gjitha territoret shqiptare në një Shtet të vetëm autonom, ose të pavarur dhe duke përparuar gjuhën dhe kulturën shqiptare. Krahas luftës së armatosur u zhvillua një lëvizje kulturore. Idetë e saj të reja u mishiruan në veprimtaritë e K.Kristoforidhit, N.Veqilharxhit, J.Vretos, P.Vasës, Th.Mitkos, Z.Jubanit, H.Tahsinit, J.De Radës, A.Frasherit, S.Frashërit, N.Frashërit. Ata i përballuan mosmarrëveshjet fetare përmes parrullës “Feja e Shqiptarëve është Shqiptaria ”..<ref name=ForVirtual/>
 
== 1878 ==
* Lidhja e Re Shqiptare (Lidhja e Prizrenit) u krijua në një Kongres të zhvilluar në Prizren (Kosovë) dhe në të gjithë Shqipërinë u krijuan degë. Vetëm fal Lidhjes së Prizrenit çështja e kombit të ndarë shqiptar u paraqit për herë të parë në qarqet diplomatike botërore.<ref name=ForVirtual/>
 
== 1887 ==
* 8 Mars, u krijua Shkolla e parë shqipe. Ajo ishte shkolla e parë kombëtare laike në Shqipëri. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1908 ==
* Zhvillohet Kongresi i Manastirit për të marrë një vendim lidhur me alfabetin unik. Në vend të një, u miratuan dy alfabete, alfabeti i Stambollit dhe ai Latin. Ky i fundit ishte më i lehtë për t’u përdorur për shtypjen e librave dhe kohë më parë ai u bë alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1911 ==
* Qershor Liderët Shqiptarë mblidhen në Mal të Zi, miratojnë një memorandum prej 12 pikash, ku kërkojnë njohjen e kombit shqiptar, vetëqeverisje, zgjedhje të lira, arsimimin në gjuhën shqipe në shkolla etj. dhe ua dërguan mesazhin e tyre të gjitha fuqive europiane. Megjithëse shërbimet fetare kryhen në tre gjuhë- arabisht për myslimanët, greqisht për ortodoksët, latinisht për katolikët- parrulla e ditës është” “ feja e popullit shqiptar është shqiptaria”. <ref name=ForVirtual/>
 
 
<!--PAVARESIA E SHQIPERISE (SHQIPERIA GJATE 1912-1939)-->
 
== 1912 ==
* 28 Nëntor 1912. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me qeverinë e parë shqiptare ( liberal –demokrate) të kryesuar nga Ismail Qemali (1844-1919). <ref name=ForVirtual/>
 
== 1913 ==
* 29 Korrik. Konferenca e Ambasadorëve në Londër konfirmon pavarësinë e Shqipërisë nën mbikqyrjen e një Komisioni Qëndror Ndërkombëtar. Vendosen kufinj të rinj. Fuqitë e mëdha caktuan kufinjtë e shtetit të ri të Shqipërisë. Kosova i jepet Serbisë dhe pjesët jugore Greqisë. Shqipëria shpallet nga Konferenca si Protektorat. Gjysma e popullit shqiptar i dorëzohet shteteve të tjera. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1913 ==
* 23 Shtator. Serbia dërgon trupa në Shqipëri, pas sulmeve shqiptare kundër zonave të cilat Traktati i Londrës ia kishte dhënë Serbisë. <ref name=ForVirtual/>
 
==1914==
* 1914-1918 Lufta e Parë Botërore. Trupat malazeze, austriake, italiane, franceze, greke, bullgare dhe serbe pushtojnë Shqipërinë. <ref name=ForVirtual/>
* 15 Janar. Qeveria e Ismail Qemalit i hap rrugën Komisionit të Kontrollit Ndërkombëtar, me Essad Pash Toptanin (dikur një oficer xhandarmërie turko- shqiptar) si figura më e fuqishme politike. <ref name=ForVirtual/>
* 21 Shkurt. Princi Gjerman Wilhelm von Wied, oficer i ushtrisë gjermane dhe njeri i afërt i Mbretëreshës Elisabet të Rumanisë, pranon fronin e Shqipërisë ( pasi u propozua nga Austro – Hungaria). <ref name=ForVirtual/>
* 7 Mars. Në Durrës caktohet një Administratë shqiptare nën autoritetin e mbretit Vid. Esat Pash Toptani është Kryeministër. <ref name=ForVirtual/>
* Qershor. Në Shqipërinë qëndrore shpërthen Lufta Civile drejtuar kundër Mbretit Vid.
* Gusht. Fillon Lufta e I Botërore. <ref name=ForVirtual/>
* 4 Shtator. Vidi arratiset për shkak të kryengritjes popullore, pasi kontrolloi në mënyrë të efektshme vetëm Durrësin, ndërsa grupet e armatosura lokale të ndihmuara nga Serbia, Greqia dhe Italia dominojnë pjesën tjetër të Shqipërisë. Fuqitë që e zgjodhën e braktisin, për shkak se ai nuk kishte dëshirë të angazhonte Shqipërinë, ose të mbante ndonjë anë në Luftë. Ai as nuk abdikoi, as nuk hoqi dorë nga pretendimi i tij për fronin. <ref name=ForVirtual/>
* 13 Shtator. Italianët zbarkojnë në Vlorë dhe gradualisht pushtojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë jugore, ndërsa serbët dhe malazezët pushtojnë veriun derisa dëbohen nga austriakët. <ref name=ForVirtual/>
==1915==
* 1915-1917 E gjithë Shqipëria është e pushtuar dhe e ndarë: Austro- Hungaria merr veriun; Italia jugperëndimin; Greqia jugun; Franca merr Korçën. <ref name=ForVirtual/>
* Prill, Greqia shpall ankesimin e plotë të Shqipërisë jugore si “Epirin e Veriut”. <ref name=ForVirtual/>
* 26 Prill, mblidhet Traktati i fshehtë i Londrës, në të cilin Fuqitë Aleate bien dakort ta ndajnë Shqipërinë pas Luftës në favor të Italisë. Italia anekson Vlorën, ishullin e Sazanit dhe rajonin e Vlorës deri në Himarë në jug. Në veri dhe verilindje ajo kishte lumin e Vjosës si kufi. Në Shqipërinë Qëndrore u krijua një shtet i cunguar nën protektoratin e Italisë, ndërsa rajonet veriore dhe jugore të Shqipërisë u ndanë midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. <ref name=ForVirtual/>
* 29 Maj, Italia pushton zyrtarisht Vlorën dhe Shqipëria ndodhet në një gjëndje anarkie. <ref name=ForVirtual/>
* 27 Qershor, Mali i Zi pasi pushtoi plotësisht Shqipërinë veriore më 11 Qershor, pushton edhe Shkodrën. Britania, Italia dhe Rusia protestojnë. <ref name=ForVirtual/>
* 4 Korrik, Serbia pushton Durrësin, por e evakuon atë më 17 Korrik nën presionin italian. <ref name=ForVirtual/>
* Tetor, Serbia tërhiqet nga Shqipëria. <ref name=ForVirtual/>
 
 
== 1916 ==
* 23 Janar, Austriakët marrin Shkodrën nga Mali i Zi, pastaj Beratin (17 Shkurt). <ref name=ForVirtual/>
 
== 1917 ==
* 3 Qershor, komandanti ushtarak Italian në Shqipëri, Gjenerali Ferrero, shpall Shqipërinë e bashkuar dhe të Pavarur nën pushtimin Italian. Franca përgjigjet duke shpallur një Republikë Autonome të Korçës, e cila zgjat tre muaj. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1920 ==
* 21 – 23 Janar, Kongresi i Lushnjes, në të cilin hartohet Kushtetuta Shqiptare, formohet qeveria e re, Tirana shpallet kryeqytet dhe kërkohet tërheqje e trupave Italiane. Prill, Durrësi çlirohet nga Italia dhe Tirana bëhet kryeqyteti i ri, ku vendoset dhe selia e qeverisë.
* 20 Nëntor, Kongresi i Ambasadorëve në Londër pranon Pavarësinë Shqiptare. <ref name=ForVirtual/>
* 10 Dhjetor, Iliaz Bey Vrioni, një Liberal i moderuar formon një Kabinet. <ref name=ForVirtual/>
* 17 Dhjetor, Lidhja e Kombeve njeh Shqipërinë ( në kufijtë e saj të 1913) duke i dhënë Italisë disa kopetenca mandatore. Trupat italiane tërhiqen. Shqipëria pranohet në Lidhje, pavarësisht nga kundërshtimet e Jugosllavisë dhe Greqisë se vendi nuk është një entitet politik specifik. Britania mbështet anëtarësimin e Lidhjes. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1921 ==
* 21 Prill, krijohet Parlamenti i Parë. Në Parlamentin shqiptar fillon jeta pluraliste me grupet kryesore politike . <ref name=ForVirtual/>
* 9 Nëntor, Konferenca e Ambasadorëve njeh pavarësinë e Shqipërisë, por Italia ka “interesa të veçanta” në Shqipëri. <ref name=ForVirtual/>
* 28 Dhjetor, Zhvillohen zgjedhjet për në Asamblenë Nacionale dhe lindin parti politike të stilit perendimor; Partia Demokratike, Partia Popullore, Partia Progresive. Ahmet Zogu bëhet Ministër i Brendshëm. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1922 ==
* 1 Gusht, në Kongresin e Beratit, kisha Ortodokse Shqiptare vetëshpallet e pavarur nga Patriakana e Konstandinopojës. <ref name=ForVirtual/>
* 2 Dhjetor, Ahmet Bej Zogu, kryetar fisnor, formon një qeveri. Zogu është si Kryeministër ashtu dhe Ministër i Brendshëm. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1923 ==
* Pakënaqësi popullore me Zogun. Grupet zhvillojnë protesta kundër tij. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1924 ==
* 16 Janar, zgjidhet Qeveria Liberal-Demokratike e Fan Nolit, duke e zhveshur nga pushteti Partinë Progresive të Ahmet Zogut. Zogu arratiset në ish- Yugosllavi. Noli bën të ditur reformat agrare për të zhdukur feudalizmin dhe i bën Kushtetutës disa ndryshime, megjithëse nuk pati kohë për ta zbatuar. <ref name=ForVirtual/>
* 19 Shkurt, Zogu nënshkruan një traktat tregtar me Italinë. <ref name=ForVirtual/>
* 1 Shtator, trupat jugosllave hyjnë në Shqipëri. <ref name=ForVirtual/>
* Qeveria e Fan Nolit përmbyset në 23 Dhjetor. <ref name=ForVirtual/>
* Zogu hyn në Tiranë më 24 Dhjetor dhe kthehet në pushtet si Kryeministër. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1925 ==
* 15 Janar, Ahmet Zogu merr pushtetin suprem si krye-komandant dhe formon një kabinet të ri. <ref name=ForVirtual/>
* 31 Janar, Zogu zgjidhet President i parë i Republikës Shqiptare. <ref name=ForVirtual/>
* 18 Tetor, Lindi Ramiz Alia, udhëheqës i Partisë së Punës pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe presidenti i parë Shqiptar lindi nga një familje e varfër myslimane në Shkodër. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1926 ==
* 11 Nëntor, Zogu nënshkruan Traktatin e Tiranës “Pakti i Miqësisë dhe Sigurisë” me Italinë. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1928 ==
* 1 Shtator, Asambleja Kushtetuese e shpall Shqipërinë Mbretëri. Zogu deklarohet Zogu I, Mbret i Shqipërisë. <ref name=ForVirtual/>
 
== 1938 ==
* Mbreti Zogu I martohet me Geraldine Appony, arisokratja hungareze, djali i tyre Leka lind në Mars 1939. <ref name=ForVirtual/>
 
 
 
----
<references />