Romani i Radios/1: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 11:
|}
|-[[Romani]]
|Luli doli atë mëngjes nga shtëpia, pa e ditur që do humbiste çelësin, mbylli derën dhe u nis. Atë ditë binte shi. Luli nuk ja mban të dali nga shkallët e pallatit. Kur ç’të shikonte? Këpucët i fusnin ujë... ishte i shqetësuar. [[Luli]] mendoi se kjo mund të ishte një ditë si gjithë të tjerat, e zbehtë dhe pa ngjyrë. Por, dita do merrte shumë shpejt ngjyrë. Të zezë. Te këmbët e Lulit kalon një mace e zezë. Ishte Kiti, macja e Emanuelës. Luli di shumë pak gjëra për Emanuelën. Është brune, me kaçurrela, sy jeshilë, është seksi, e martuar prej vitesh me Rrahimin, për të cilin e ëma i ka treguar Lulit që shpesh e zhdëp në dru Emanuelën. Emanuela mund të mos jetë femra më e bukur në botë, por ajo është gruaja më e bukur e pallatit, dhe bota e Lulit nuk është edhe aq më e madhe se pallati. Atij dhe ecja e saj e çalë i duket shumë seksi. Kiti zhduket pas derës së apartamentit të vet që hapet shumë pak, sa për të hyrë një mace e sa për të nxjerrë një sy. Mbase derën maces ja hapi Emanuela.. Si mundet të godasësh një topalle aq të ëmbël si Emanuela? Shiu duket sikur vazhdon të bjerë për inat të Lulit. Por vetëm më vonë, Luli do të kuptonte që fati po i jepte një dorë. Fati po i sillte Rrahimin. Ndërsa Luli rrinte te shkallët dhe mendon për Emanuelën dhe celularin që e kishte harruar brenda në shtëpi, te shkallët e pallatit duket Rahimi.
 
“Mirëmëngjes”, zëri i Rrahimit është i ngjirur, si zëri i Joe Cocker-it në fund të një koncerti. Luli do të donte shumë të mos e kishte parë, por kur dëgjoi zërin e Rrahimit, ashtu i përhumbur sip ishte në mendimet e veta për macen e zezë, për Emanuelën, për jetën e vet gri, nga goja i doli një “Mirëmëngjes” i vakët. Por sytë e Rrahimit shndrisnin, dukej sikur në to digjej një sekret i madh. “Ke pak kohë”, pyeti Rrahimi. Koha është ajo që Luli i trembet më shumë se çdo gjëje tjetër. Por Rrahimi në sytë e tij përfaqëson Emanuelën. Dhe Luli Emanuelës nuk i thotë dot jo. “Kam pak kohë”, i thotë ai Rrahimit. Rahimi, e kap nga krahu, e afron te vetja, dhe në frymën e tij që mban erë hudhrash i pëshpërit në vesh. “Më duhen para.., Besa fiton sot.., e di me siguri, do të ti kthej nesër, sa të ndahen fitimet” “Do vësh bast?” “Shshhhht” pëshpërit Rrahimi me zë të ulët, duke parë me ankth sipër. “Mund të na dëgjojë ajo!” Sa dëgjoi të flitej për “atë” një rrënqethje ia përshkoi trupin Lulit. Në atë çast dera haper me gërvimë, por jo për të dalë që andej Kiti, macja e zezë. Në hyrje të shkallëve shfaqet Emanuela, më e bukur se shumë herë të tjera, me një këmishë nate. Rrahimit i ikën truri dhe pa patur Luli kohë as të marrë frymë, i shoqi e godet gruan me celular kokës. Lulit i bie të fikët. Në çastet e kllapisë Luli sheh një ëndërr me metrazh të shkurtër sikur Emanuela i vinte përballë e veshur me të kuqe, me një karafil të bardhë në dorë... pastaj karafilin e mbante në gojë.. Luli ngrihet ta përqafojë... karafili në gojën e Emanuelës mban era hudhër... Luli hap sytë dhe sheh sipër fytyrës së vet fytyrën e Rrahimit. Rrahimi, pak i shqetësuar, e ndihmon të ngrihet dhe e fut në shtëpinë e tij ndërsa Emanuela futet në kuzhinë për t’i përgatitur një çaj... Në atë shtëpi çaji nuk ishte përdorur prej kohësh.