Content deleted Content added
Rreshti 343:
 
===Qarkorja 'for'===
Shiko qarkoren <code>for</code>, të definuar në rreshtin 20. Kjo formë e krijimit të qarkut me shprehjen <code>for</code> është më e pastërt se secila më parë, kjo vije pasi që indeksi i qarkullimit vetë definohet në qarkoren <code>for</code>. Kohëzgjatja e qënjes së qarkores varret nga rinia e kompiluesit (i ri apo i vjetër).
 
Nëse ke kompilues pak sa të vjetër, kohëzgjatja e qenjës së indeksit fillon nga pika e definimit deri në fund të mbylljes së bllokut. Në këtë rastë ka vleftë deri në rreshtin 32, pasi që klapa gjarpërore mbyllëse në rreshtin 32 është edhe mbyllës e bllokut. Po pasi që variabla gjendet në gadishmëri ajo mund të përdoret për qarkore tjera apo ndënjë qëllim tjetër e për të cilin qëllim mund të vendoset variabla e tipit <code>int</code>.
 
Po nëse kompiluesi yt është i moshës së re, fundi i qenjës së indeksit vije me fundin e qarkores. Në këtë rastë ka vleftë deri në rreshtin 25, ku mbyllet qarkorja.
 
Pa marr parasysh se sa i vjetër është kompiluesi, variabla me emrin <code>Numruesi2</code> pas çdo qarkullim të qarkut do të definohet dhe inicializohet pasi që është definuar para bllokut të kontrolluar nga qarkorja <code>for</code>. ekzistenca e saj shtrihet vetem brenda kësaj qarkore, kjo d.m.th rreshtat 23 deri 25, ashtu që pas çdo qarkullimi vendi i zënë në memorie automatikisht lëshohet.
 
Do të bie në sy që variablës <code>Numruesi2</code> në rreshtin 23 i jepet një numër, mirëpo për dalje një shkronjë. Ky është rasti ku tregohet se C++ i jep rëndësi saktësisë dë tipit që e dërgonë në dalje. Ndodhë që me kompilues të vjetër si rezulltat të marrësh një numër.
 
Së fundi, në rreshtin 27 definohet variabla statike <code>Luki</code> dhe inicializohet vetëvetiu me vleren o, siç e kemi theksuar edhe më parë. Kohëzgjatja e qënjes së kësaj variable fillon nga pika e definimit deri në fund të bllokut, ku ndodhë edhe inicializimi. Në rastin tonë rreshti 32.
 
Kompilo [[këtë shembull]] dhe nxito programin.