Content deleted Content added
Rreshti 328:
 
Nëse përdoret referenca si në shembullin tonë, kjo do të shpije deri tek një kod me dukje 'labirinthi'. Mirëpo referenca mund të përdoret edhe ndryshe, ashtu që të ndihmojë për një pasqyrë të pastër të kodit. Kësaj teme do ti kushtojmë pak më shumë kohë më vonë.
===Përkufizimet mund të aplikohen===
Edhe për fillestarët e C-së, rreshti 16 duket pak sa i çuditëshem, mirëpo në C++ është i lejushëm. Në atë zonë ku është i lejushëm futja e urdhërit nxitues, është i lejueshëm deklarimi i variablave. Deri tek ky pohim vijem duke pas parasyshë që deklarimi i variablave në C++ merret si urdhër. Në rastin tonë, përkufizojmë variablen e re <code>PerseriDickaTjeter</code> duke e inicializuar me vlerën. Kohëzgjatja e qënjes së kësaj variable fillon nga pika e përkufizimi deri te fundi i blokut/zonës në të cilën është përkufizuar. Në rastin e <code>PerseriDickaTjeter</code> deri në fund të programit <code>main()</code>. Variabla <code>Luki</code>, përkufizohet më vonë, në rreshtin 27.
 
Është me rëndësi qenësore përkufizimi i variablave pranë pikës së përdorimit të tyre. Me këtë lidhëshmëri lehtësohet rishikimi se për çfarë përdoret variabla, pasi që veprimi i sajë është kufizuar brenda një zone. Gjatë gjetjes së kapgabimit është më lehtë të vije deri tek ai kur të jetë përfilluar kjo shprehi.