Content deleted Content added
Rreshti 134:
 
Do të ishte e udhës që tani të kompiloshë [[C++/Shembuj/Kapitulli/1#Shembulli 3 Dalja e zakonshme 'cout'|këtë shembull]] para se të kalosh në tjetrin. Ke parasyshë që sistemi kërkon futjen e të dhënës si numër i plotë, i cili do të shpaloset prapë në ekran me ndryshim që kjo shpalosje do të jetë në formë heksadecimale.
 
===Hyrje-Dalje e Regjistrave===
*[[C++/Shembuj/Kapitulli/1#Shembulli 4 Hyrje-Dalje e Regjistrave|Shembulli 04 Hyrje-Dalje e Regjistrave]]
 
Programi RRYM.CPP, është shembull i rrymimit të të dhënave nga regjistrat e ndryshë. Në këtë proram përdoren disa objekte të C++ të cilat deri më tani nuk i kemi përdorur dhe ndoshta duhet të kënaqemi me kuptimin e kufizuar të tyre.
 
Në këtë program hapim një regjistër dhe e lexojmë. Të dhënat e marruna nga regjistri në daljen e parë i kopjojmë në një regjistër që e krijojmë dhe e ruajmë ndërsa në një dalje tjetër e pregatisim makinen shtypse për pranimin dhe shtypjen e të dhënave të lexuara nga regjistri i hapur. Në gjuhën C, regjistrat kanë pasur si për hyrje dhe për dalje tipin <code>FILE</code>, mirëpo <code>ifstream<code> përdoret për leximin nga egjistrat e përdorur dhe <code>ofstream</code> për shkrim të të dhënave. Kjo demostrohet në rreshtat 7 deri 9 të shembullit tonë. Si do të shohim më vonë, <code>ifstream</code> është një klasë e C++ dhe <code>RegjistriIm</code> një objekt i kësaj klase.