Tokajon/Gur e pluhur/5: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 23:
{{dygishta}} Varri i Andreut ndodhet në njësin federale të ShBA-së të quajtur Kaliforni. Është një gropë e madhe gjeologjike, me gjatësi mbi 1200 kilometra. Në këtë grop, takohen dy pllaka të korës së tokës - pllaka e pacifikut me atë të amerikës veriore. Këto dy plaka lëvizin pranë njëra tjetrës në afërsi - 5-10 centimetra brenda vitit. Në disa pika ngatërrohen ndërmjet veti dhe krijohet një fuqi e madhe e shtypjes. Kur lirohen, godetë tërmeti. Si bie fjala në vitet 1906 dhe 1989 në San Fancisko.
 
=====Pse u popullarizu San Fancisko më 1906?=====
{{dygishta}} Ora pesë sahati, e mëngjesit të tetëmbëdhjetë prillit të vitit 1900 e gjashtë, për 3000 banorë të San Franciskos ka qenë ora e fundit. San Fanciskoja ndodhet në pjesën perëndimore të ShBA-së dhe në këtë orë ka qenë e goditur nga tërmeti dhe zjarre shkatërrues pas tij. Anë e mbanë qytetit kanë shpërthyer përquesit e gazit i cili eksplodonte kur biente ndeshë me përquesit elektrikë. Tërmeti kishte shkatërruar edhe përquesit e ujit, pa të cilët luftimi i kaosit ishte i pamundëshëm. Para kësaj ore, qyteti kishte diku 350 000 banorë, po thuja që gjithë këta banorë mbeten pa kulm mbi kokë. Pas shuarjes së zjarreve, zjarrëfikësit nën këmbët e tyre kishin ruinen e 28 000 ndërtesave të qytetit. Ndoshta tërmeti nuk ishte i vogël mirëpo rrjeta e qytetit e ka ndihmuar shumë fuqin e tërmetit dhe popullarizimin e qytetit San Francisko të viti 1906.
 
=====Çka është Geysir?=====
{{dygishta}}[[Tokajon/Fjalorthi|Ekspert Gjeografi na shkruan]]: '''''Gejzer!!!''' Gejzerët janë fenomene të veçanta dhe të rralla natyrore në botë, të cilët paraqesin burime të ujit të nxehtë të cilët shpërthejnë në sipërfaqen e tokës nga brendësia e tokës shpesh edhe në lartësi deri 100 m. Gejzerët kryesisht paraqiten në regjionet vullkanike dhe zakonisht si manifestim postvullkanik. Parqiten edhe në ato vise ku dikur ka pasur vullkane. Gejzerët krijohen me veprimin e avullit të nxehtë me prejardhje magmatike nga uji i cili gjendet në kanalin e vullkanit. Nxehtësia e brendshme e tokës që ushqen vulkanet, nxe edhe ujrat e burimeve të nxehta. Uji i ftohtë i nëntokës arrin në gurët e nxehtë të zonës vullkanike, nxehet dhe fillon të valojë. Presioni i avullit e shtynë ujin jashtë dhe kështu gejzeri qetësohet derisa vjen një sasi tjetër uji. Pamja e gejzerëve është më të vertetë interesante.''