10.849
edits
(Faqe e re: {{dygishta}} Çka ka në brendi të tokës? {{dygishta}} Tokën tonë e formojnë gurët dhe shtrasat e metaleve. Në anë e jashtëme të sferës së ndrydhur, ndodhet shtesa e hollë e ...) |
No edit summary |
||
{{dygishta}} '''Çka ka në brendi të tokës?'''
{{dygishta}} Tokën tonë e formojnë gurët dhe shtrasat e metaleve. Në
{{dygishta}} '''A është toka e ngurt?'''
{{dygishta}} Shtresa-shtresa. Korja e sajë është e ngurtë dhe përbëhet nga gurët. Duke u thelluar në shtresen pasuese fillon të rritet temperatura, çka d.m.th edhe substanca që gjendet aty është në gjendje agregate të shkrirë pjesërishtë. Kjo gjendje e substancave fillon të kalojë në gjendje të lëngët plotësisht me fillimin e shtresës së membranës së bërthamës, e në të cilën sundojnë temperaturat nga 2200 deri 5000 gradë. Nxehtë. Krejtë në brendi të bërthamës gjendet një ''top i zjarrtë''. Ky top është i ndrydhur aq shumë sa që edhe përkundër nxehtësis aq të madhe ai ka një strukturë të fortë.
{{dygishta}} '''A bënë të hapet një tunel anë e përtej?'''
{{dygishta}} Gjithçka bënë, kur është e mundshme të arrihet. Sot për sot, për ne, zhbirimi i bërthamës së tokës është i pamundëshem edhe po të kishte mjete zhbiruese aq të gjata - ato duhej të ishin mbi 5500 kilometra. Bira më e thellë e zhbiruar deri më tani është bërë nën mbikqyrjen e shencëtarëve rusë, në siujdhesën Kola. Që nga viti 1970, kur kanë filluar të punojnë e deri më tani, punëtorët kanë arritur në një thellësi deri në 12 km. Është paraparë që të vazhdohet deri në kilometrin e pesëmbëdhjetë.
{{dygishta}} '''E po, uji?'''
{{dygishta}} Uji mbulon sipërfaqen e tokës dhe atë 71% të sipërfaqes. Pjesa më e madhe e ujit shtrihet në oqeane, në formë të akullndejeve si dhe avull në atmosferë. Gjithë hapsira që zë uji në planet ekspertët dhe shkencëtarë e quajnë ''Hidrosferë''.
{{dygishta}} '''Po çka është atëherë biosfera?'''
{{dygishta}} Me ''Biosferë'' shlencëtarët kuptojnë hapësirën që bota e gjallesave, gjegjësisht ajo hapësirë e planetit të cilën e zë ajri, uji dhe dheu. Në këtë hapësirë jetojnë kafshët, bimët dhe gjitha llojet e gjallesave si për shembull mikro-organizmat. Hapësirë të tillë me jetë ka vetëm toka jonë - së paku ndër planetet e sistemit diellorë.
{{dygishta}} '''Ku është korja më e trashë?'''
{{dygishta}} Përfundi kontinenteve. Në këtë pjesë mund të hasen trashësira mesatare nga 30 deri në 40 kilometra. Përfundi oqeaneve është shumë më e hollë nga 6 deri në 8 kilometra. Korja e tokës dhe shtresa përfundi saj nga ekspertet dhe shkencëtarët quhet ''Litosferë'' - shtresë e ngurtë.
{{dygishta}} '''Ku janë gjetur gurët më të vjetër?'''
{{dygishta}} Në Kanadë. Më 1984, në pjesën veriore të Kanadës është gjetur sasi e ngurosur shumë e jetër. Shkencëtarët janë të mendimit që ajo është diku 3,9 miliard vite e vjetër. Sasi tjetër e ngurosur edhe më e vjetër se kjo, është gjetur më 1991 në shkretirën kineze. Kjo sasi e ngurosur para 3,5 miliard viteve është pjesë e një meteoriti të rënë në tokë. Si duket meteroidi ishte pjesë e një asteroidi, i cili është krijuar në kohë të njëjtë me tokën. Më këtë copat e tij duhet të ishin 4,5 miliard vite të vjetra dhe sasia më e vjetër e ngurosur e gjetur në tokë.
|
edits