Content deleted Content added
No edit summary
Faqja u zëvendësua me '{{Gjuha jonë}} * /Paranjohuri en:Albanian'
Rreshti 1:
{{Gjuha jonë}}
* [[/Paranjohuri]]
 
<center>Alfabeti i gjuhës shqipe</center>
 
Gjuha shqipe shkruhet me alfabetin latin. Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja latine të thjeshta ose të kombinuara për të paraqitur vlerat fonetike të 36 fonemave.
 
Alfabeti i shqipes ka shkronja të mëdha e të vogla, shtypi dhe dore:
 
[[Figura:Albanian alphabet.ogg]]Tabela 1.
 
Gjuha letrare shqipe ka 7 fonema zanore, që përfaqësohen nga 7 shkronja të thjeshta ('''a, o, u, y, i, e, ë''') dhe 29 fonema bashkëtingëllore, që përfaqësohen nga po aq shkronja latine të thjeshta ose dyshe (bigrame), si më poshtë : '''b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr,s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh'''
 
{|align="center"
|-
|SHENJAT E PIKËSIMIT
|-
|Tabela 2
|}
 
<center>Zanoret dhe bashkëtingëlloret</center>
<center>Zanoret</center>
Shqipja letrare a vetëm zanore gojore. Nuk ka anore hundore dhe nuk dallohen në të shkruar zanore të gjata e të shkruar.
: '''a''' [a]: ''ai, ajo.''
: '''o''' [o]: ''kos, po, jo.''
: '''u''' [u]: ''burrë, ju, bukë.''
: '''y''' [y]: ''yll, ky, aty.''
: '''i''' [i]: ''im, ime, mirë.''
: '''e''' [e]: ''erë, atdhe, emër.''
: '''ë''' []: ''është, hënë, asgjë.''
 
'''Shënim''':
Fonema '''ë''' e shqipes letrare i përjegjet tingullit '''ë'''t toskërishtes {është, zë, nëna, mëzi} dhe zanores '''a''' hundore të gegërishtes (asht, za, nana, mazi).
 
<center>Bashkëtingëlloret</center>
Shumica e bashkëtingëlloreve janë shkronja latine të thjeshta, ose dyshe (bigrame) të përshtatura për disa fonema të shqipes që mungojnë në gjuhët neolatine.
 
: '''b''' [b]: ''baba, bori i bukur.''
: '''c''' [ts]: ''ca, copë, mace.''
: '''ç''' []: ''çifteli, çantë, çelës.''
: '''d''' [d]: ''dardhë, dash, det.''
: '''dh''' []: ''dhe, dhjetë, i bardhë.''
: '''f''' []: ''familje, faqe, fëmijë.''
: '''g''' []: ''gisht, gojë, gotë.''
: '''gj''' []: ''gjashtë, i gjatë, gjel.''
: '''h''' []: ''ha, hundë, hyj.''
: '''j''' []: ''jam, javë, jo.''
: '''k''' []: ''ka, kalë, kosovar.''
: '''l''' []: ''laj, lek, lexoj.''
: '''ll''' []: (shqiptohet si anglisht hill): ''llafazan, llambë, llullë.''
: '''m''' []: ''mace, maçok, mal.''
: '''n''' []: ''natë, nesër, nisem.''
: '''nj''' []: ''një, njeri, njoh.''
: '''p''' []: ''pallat, peshk, po.''
: '''q''' []: ''qafë, qen, qofte.''
: '''r''' []: ''radio, raki, e re.''
: '''rr''' []: ''rresht, rreth, rrush.''
: '''s''' []: ''sa, student, sy.''
: '''sh''' []: ''shqip, shat, shami.''
: '''t''' []: ''taksi, tetëdhjetë, top.''
: '''th''' []: ''thanë, thembër, thes.''
: '''v''' []: ''valle, vonë, vajzë.''
: '''x''' []: ''xixë, nxënës, i nxirë.''
: '''xh''' []: ''xhaketë, xham, vaixhe.''
: '''z''' []: ''zakon, zemër, zero.''
: '''zh''' []: ''zhavorr, zhurmë, zharpinë.''
<center>Drejtshqiptimi dhe drejtshktimi</center>
{{dygishta}}Gjuha shqipe ka si parim theelor të drejtshkrimit parimin fonetik, sipas të cilit fjalët shkruhen ashtu si shqiptohen dhe anasjelltas. Ky parim zbatohet në pjesën më të madhe të fjalëve, si edhe emrat e përveçëm të njerzëve e të vendeve, qofshin shqiptarë, qofshin të huaj. e vetmja zanore që shkruhet edhe në disa raste ku, në fakt, nuk shqiptohet është '''ë''' fundore, si :''punë, pjesë, fjalë, shkollë, shkallë, rrugë, kam dalë, kam vjelë, kam sjellë, kam mbjellë,'', si dhe në disa pozicione në gji të fjalës: ''pjes'''ë'''marrës, ark'''ë'''tar, këmb'''ë'''shpejtë, arg'''ë'''tim, an'''ë'''tar'''ë'''si, mir'''ë'''si'' etj.
{{dygishta}}Mbi këtë bazë shkruhet sipas shqiptimit që kanë në gjuhën prej nga merren edhe fjalët e huazuara nga gjuhët tjera, si edhe emrat e venderve e të njerzëve, si: ''Diana, Ilada, Beriloz, Diogjen, Etiopi, Hesiodi, Violetë, Jemen, Jalta, Jerusalem, Jordani, Azerbaixhan, Bajron, Bajkal, Hajne, Kajro, Lajpcig, Tajlandë, Versajë, Xhamajkë, Bejrut, Cejlon, Marsej, Rio de Zhanejro, Gëte, Bethoven, Zhan Zhak Ruso, Shiler, Shopen, Shtajnbek, Vagner, Shekspir, Nju-Jork, Uashington, Uollstrit, Uilson, Sharl dë Gol, Çarli Çaplin''' etj. .
 
<center>Theksi</center>
{{dygishta}}Në gjuhën shqipe të shkruar nuk përdoret asnjë lloj theksi. Si rregull, shumica e fjalëve të shqipes e kanë theksin në rrokjen e parafundit (paroksitone): ''arë, urë, erë, orë, dorë, derë, darë, punë, fjalë, shkollë, shkallë, hënë, nënë, të holla, të gjata, të lashta, të kuqe, ishull, faqe, sipërfaqe, këmbë, këngë, shkop, dardhë, mollë''.
{{dygishta}}Një numrë fjalësh janë me theks fundor (oksitone), por ato janë të pakta dhe theksimi i tyre fundor del nga konteksti, pa qenë nevoja për ndonjë shenjë të veçantë: ''fe, rrufe, be, shtëpi, çati, parti, rini, liri, lmturi, bukuri, dashuri, dituri, egërsi, trimëri'', si dhe disa fjalë me origjinë nga turqishtja, si: ''baba, kala, hata, bela, bakllava, penxhere, tenxhere, xhami, minare'' etj.
{{dygishta}}Ka edhe sasi fjalësh me theksinnë rrokjen e dytë para fundit (proparoksitone), si: ''flutura, petulla, vetulla, shpatulla, kumbullam, vjedhurazi, fshehurazi, rishtazi.
{{dygishta}}'''Shënim:'''
{{dygishta}}Një numër i kufizuar fjalësh kanë formë fonetike të njëjtë (identike) dhe dallohen vetëm nga theksi. Në këto raste, për të mos shkaktuar keqkuptime, mund të përdoret edhe shenja e theksit, si p.sh.: b'''''á'''''ri dhe bar'''''í''''', drejt'''''ó'''''ri dhe drejtor'''''í''''', min'''''í'''''stri dhe ministr'''''í''''', st'''''ó'''''li dhe stol'''''í''''', k'''''á'''''lli dhe kall'''''í'''''.
[[Gjuha jonë/Paranjohuri 1]]
[[en:Albanian]]