Gjuha jonë/Paranjohuri/6: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: {{Gjuha jonë}} {|Width=600px | ==Sa është ora?== Dita ka 24 (njëzet e katër) orë. Ora ka 60 (gjashtëdhjetë) minuta. Minuta ka 60 sekonda. {|width=600px style="" |- |[[Figura:li...
 
No edit summary
Rreshti 42:
|Ora është katër e mëngjesit.
|}
 
<center>'''Vaktet e ditës'''</center>
 
Vaktet e ditës janë: '''mëngjesi, dreka, darka'''.
 
Në mëngjes (ora gjashtë deri në orën dhjetë) përshëndetja është: '''mirëmëngjes'''
 
Nga ora dhjetë deri në orn gjashtë pas dreke përshëndetja është: '''mirëdita''' ose '''tungjatjeta''' (kur takohemi) dhe '''ditën e mirë!''' (kur largohemi).
 
Nga ora 12 deri në orën 14 ose 15 (kur largohemi) përshëndetja është: '''drekën e mirë!'''
 
Në mbrëmje përshëndetja është: '''mirëmbrëma!''' (kur takohemi) dhe '''natën e mirë!''' (kur largohemi).
 
<center>'''Ora e Elionit'''</center>
 
Elioni bleu një orë dore të re. Ora e Elionit është e rrumbullakët. Ajo ka një fushë të bardhë dhe tre akrepa: akrepin e vogël që tregon orët, akrepin e madh që tregon minutat dhe një akrep shumë të vogël, i cili tregon sekondat.
 
<center>[[Figura:libri.jpg|120px|gjf.94]][[Figura:libri.jpg|120px|gjf.95]][[Figura:libri.jpg|120px|gjf.96]]</center>
 
Ka disa lloje orësh: orë muri, orë tryeze, orë dore. Orët e dorës për burra janë më të mëdha se orët e dorës për gra. Ora e qytetit. Orë me zile. Pra, ka orë muri, orë tryeze, orë dore për burra, orë dore për gra. Kur ora nuk shkonë mirë, shpiem tek orëndreqësi.
 
{|align=center width=600px
|colspan=2|<center>'''Vini re:'''
|-
|
:orë > orar
:
:Ora '''është në rregull'''.
:Ora '''''nuk'' është në rregull'''.
:Ora '''shkon përpara'''.
|
:orari i punës, orari zyrtar.
:
:Ora '''shkon mirë'''.
:Ora '''''nuk'' shkon mirë'''.
:Ora '''mbetet prapa'''.
|-
|colspan=2|<center>'''Modele përdorimi:'''<br>
Pas një ore. Pas disa orësh. Orë e çast. Orë e pa orë. Ora e mësimit. Orë për orë. Një orë e më parë. Tetë orë pune.</center>
|}
 
<center>'''Dialog'''</center>
 
:Nëna : Kur fillon mësimi?
:Djali: Mësimi fillon në orën tetë të mëngjesit.
:Nëna : Kur niset treni? ''ose'' Në ç'orë niset treni?
:Djali: Treni niset në orën shtatë e pesë.
:Nëna : Në ç'orë arrin në Durrës?
:Djali: Treni arrin në Durrës në orën tetë e pesë.
:Nëna : Për sa orë arrin treni në Pogradec?
:Djali: Në pogradec treni arrn pas pesë orësh.
:Nëna : Sa orë zgjatë puna?
:Djali: Puna zgjatë tetë orë.
:Nëna : Në ç'orë hapen zyret? ''ose'' Në ç'orë fillon puna?
:Djali: Zyrat hapen në orën tetë. ''ose'' Puna fillon në orën tetë.
:Nëna : Dhe në ç'orë mbylln?
:Djali: Zyrat mbyllen në orën tre pas dreke (ose në orën pesëmbëdhjetë)
 
[[Gjuha jonë/Paranjohuri 5]] [[Gjuha jonë/Paranjohuri/7]]