Suretu En Nisaë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
akoma pa perfundu
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 275:
[[/110|Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.]]
=====111.=====
[[/111|Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu idi hollësitë, është gjykatës i drejtë.]]
=====112.=====
[[/112|Kush bën ndonjë gabim ose mëkat,e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.]]
=====113.=====
[[/113|E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, poos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojë asgjë . All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.]]
=====114.=====
[[/114|Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. e kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërbllim të madh.]]
=====115.=====
[[/115|Kush ikundërvihet të dërguarit, pasi që iështë bërë eqatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dynja) e e fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është ai.]]
=====116.=====
[[/116|Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).]]
=====117.=====
[[/117|Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk tjetër pos djallit plot sherr.]]
=====118.=====
[[/118|Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: “Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të tu”.]]
=====119.=====
[[/119|Do t’i (shmang nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.]]
=====120.=====
[[/120|Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.]]
=====121.=====
[[/121|Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në Xhehennem dh e prej tij nuk kanë për të ikur (shpëtim).]]
=====122.=====
[[/122|E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i vendosim në Xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më saktë në fjalë se All-llahu?]]
=====123.=====
[[/123|Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.]]
=====124.=====
[[/124|Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qrnë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.]]
=====125.=====
[[/125|Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.]]
=====126.=====
[[/126|Vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.]]
=====127.=====
[[/127|Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: “All-llahu ju sqaron nga libri (Kur’ ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jep atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve! Dhe, çfarëdo të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.]]
=====128.=====
[[/128|Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit pse ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithëkëtë, koprracia është epranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s’ka dyshim se All-llahu hollësisht me gjithçka veproni.]]
=====129.=====
[[/129|Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju dhe ju mëshiron.]]
=====130.=====
[[/130|Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.]]
=====131.=====
[[/131|Vetëm e All-llahut është ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Ne patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç‘ka në qiej e ç’ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.]]
=====132.=====
[[/132|Të All-llahut janë gjithë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Mjafton që All-llahu është i përkujdesshëm.]]
=====133.=====
[[/133|Nëse Aëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.]]
=====134.=====
[[/134|Kush (me punënë e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblimi i kësaj dhe i botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.]]
=====135.=====
[[/135|O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për horë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mmirë për ta. mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di
ç’ka punoni.]]
=====136.=====
[[/136|O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahun, të dërguarit të Tij, librit që gradualsht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.]]
=====137.=====
[[/137|Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuane pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.]]
=====138.=====
[[/138|Ti (Muhammed) lëjmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.]]
=====139.=====
[[/139|Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.]]
=====140.=====
[[/140|Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që tq gjithë në Xhehennem.]]
=====141.=====
[[/141|Ata janë që presin se ç’po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhim0 dhe penguam prej jush besimtarët!” All-llahu do të gjykojë mes jufsh ditën e gjykimit. All-llahu krrsesi nuk iu mëndëson jbesimtarëve mbizotërim të pltë mbi besimtarët.]]
=====142.=====
[[/142|Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.]]
=====143.=====
[[43143|Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë asme ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.]]
=====144.=====
[[/144|O ju që besuat, mos zini miq jobesimtarët e t’i lini manash besimtarët! A doni t’i sillni allahut argument të qartë kundër vetës!]]
=====145.=====
[[/145|S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund0 të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,]]
=====146.=====
[[/146|Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhepraktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.]]
=====147.=====
[[/147|çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk ishton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.]]
=====148.=====
[[/148|All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.]]
=====149.=====
[[/149|Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.]]
=====150.=====
[[/150|S’ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin rrugë.]]
=====151.=====
[[/151|Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.]]
=====152.=====
[[/152|E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t’u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.]]
=====153.=====
[[/153|Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t’u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: “Dëtfona Zotin shesheas” (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta.]]
=====154.=====
[[/154|Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur’in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin)’ u patëm thënë: “Hyni në derë (të bejtul mukadesit) të përulur, dhe u patëm thënë: “Mos e thyeni të shtnën” (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besëtë fortë.]]
=====155.=====
[[/155|Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.]]
=====156.=====
[[/156|Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes]]
=====157.=====
[[/157|madje për shkak të thëhies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.]]
=====158.=====
[[/158|Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.]]
=====159.=====
[[/159|Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.]]
=====160.=====
[[/160|Dhe për shkak të mizorisë së tyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.]]
=====161.=====
[[/161|Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.]]
=====162.=====
[[/162|Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpallty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t’u japim shpërblim të madh.]]
=====163.=====
[[/163|Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.]]
 
=====164.=====
[[/164|Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta,dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.]]
=====165.=====
[[/165|të dërguar që ihin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) pars All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.]]
=====166.=====
[[/166|(Jehuditë i thanë se nuk të besojnë në shpallje Muhammedit) Por allahu dëshmon për atë që t’u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.]]
=====167.=====
[[/167|Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.]]
=====168.=====
[[/168|Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t’i falur as nuk ka për t’i drejtuar në rrugë,]]
=====169.=====
[[/169|Përpos rrugës së Xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.]]
=====170.=====
[[/170|o ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra të i besoni se është më e dobishme për ju. por nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç’ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahudi (gjendjen e robëve), është më urti.]]
=====171.=====
[[/171|O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.]]
=====172.=====
[[/172|Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai so t’i ringjallë dhe do t’i tubojë të gjithë pranë Tij.]]
=====173.=====
[[/173|E përsa i përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, Atyre do t’ju përmbushet shpërblimi i e merituar, por edhe do t’iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tëhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t’i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t’i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.]]
=====174.=====
[[/174|O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.]]
=====175.=====
[[/175|Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Aido t’i fusë në mëshirën (Xhennetin) e Tij dhe do t’i gradojë e do t’i udhëzojë për në rrugë të drejtë.]]
=====176.=====
[[/176|Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “All-llahu ju përgjigjet për çështjen e “kelale-s” (ai që nuk prindër as fëmij që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëlezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë
mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.]]