Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC): Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
akoma duke u redaktuar
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 19:
| '''[[/4|III. PARIME TË PËRGJITHSHME]]''' || ...[[/4|Faqe 4]]
|-
| '''[[/5|IV. TË DREJTAT DHE LIRITË CIVILE]]''' || ...[[/5|Faqe 5]]
|
|-
|
:
:
:Kreu 2: '''[[/5|Mejetet e tërhequra me kafshë, slitat dhe biçikletat]]'''
:Kreu 3: '''[[/6|Mejetet rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre]]'''
:Kreu 4: '''[[/7|Qarkullimi në rrugë i makinave bujqësore dhe teknologjike]]'''
Line 48 ⟶ 50:
 
<!----
 
''' II. KUPTIMI I FËMIJËS '''
 
''' III. PARIME TË PËRGJITHSHME '''
 
A. Mos-diskriminimi (neni 2) 16
 
B. Interesi më i lartë i fëmijës (neni 3) 19
 
C. E drejta e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit (neni 6) 20
 
D. Respektimi i mendimit të fëmijës (neni 12) 21
 
IV. TË DREJTAT DHE LIRITË CIVILE 23
 
A. Emri dhe kombësia (neni 7) 23
 
B. Ruajtja e identitetit (neni 8) 27
 
C. E drejta e shprehjes (neni 13) 28
 
D. E drejta për informacion të përshtatshëm (neni 17) 29
 
E. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 14) 34
 
F. Liria e organizimit dhe mbledhjes paqësore (neni 15) 36
 
G. Mbrojtja e jetës private (neni 16) 36
 
H. E drejta për t’iu mos nënshtruar torturës, trajtimeve, apo
 
dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese (neni 37 (a)) 37
 
V. MJEDISI FAMILJAR DHE KUJDESI ALTERNATIV 38
 
Line 161 ⟶ 130:
--------------------------------------
 
 
II. KUPTIMI I FËMIJËS (neni 1)
*42. Sipas Legjislacionit Shqiptar fëmijë konsiderohet qënia njerëzore e lindur
gjallë deri në moshën 18 vjeç, moment kur ai fiton zotësi të plotë juridike për të
vepruar.
*43. Me lindjen fëmija automatikisht ka zotësi juridike, e cila e shoqëron atë
gjatë gjithë jetës. Persa i perket mbrojtjes te te drejtave te femijeve para lindjes se
tyre, ne Kodin Civil (neni 2) parashikohet se zotesia juridike fillon me lindjen e
personit gjalle dhe mbaron me vdekjen e tij. Femija kur lind i gjalle gezon zotesi
juridike qe nga koha e zenies.
*44. Gjithashtu ne Kodin Civil (neni 320) parashikohet mbrojtja e te drejtave
pasurore te femijes, te fituara nepermjet trashegimise qe ne momentin e
konceptimit te tij. Konkretisht, ne kete dispozite thuhet se ka zotesi per te
trasheguar personi qe ne kohen e çeljes se trashegimise eshte gjalle, ose eshte zene
para vdekjes se trashegimlenesit dhe ka lindur i gjalle. Nga lindja deri në 14 vjeç
fëmija ka vetëm zotësi juridike. Nga mosha 14-18 vjeç ai ka zotësi të pjesshme
juridike për të vepruar.
*45. Numri i fëmijëve në Shqipëri është 1.396.000 nga 3.320.000 banorë që ka
Shqipëria, 33% janë nën 15-vjeç dhe 40% janë nën 18-vjeç. Në bazë të
Kushtetutës së Shqipërisë, fëmija si të gjithë qytetarët gëzon të drejta të barabarta
me ligj. Fëmijës i njihen të gjitha të drejtat e pranuara nga Konventa për Mbrojtjen
e të Drejtave të Fëmijës së Kombeve të Bashkuara.
*46. Zotesine per te vepruar e fiton me ane te marteses dhe gruaja qe nuk ka
mbushur moshen 18 vjec. Ajo nuk e humb kete zotesi edhe kur martesa eshte
deklaruar e pavlefshme dhe eshte zgjidhur para se te mbushe 18 vjec. I mituri qe
ka mbushur moshen 14 vjec, mund te kryeje veprime juridike vetem me pelqimin
e meparshem te perfaqesuesit ligjor. Megjithate ai mund te beje pjese ne
organizata shoqerore, te disponoje ate qe fiton me punen e tij, te depozitoje
kursimet dhe t’i disponoje vete keto depozita. Kodi Civil trajton dhe proceduren e
krijimit te shoqatave kur nuk percaktohet mosha, gje qe te le te kuptosh qe edhe
femijet kane te drejten e tyre te organizohen ne shoqata qe i pershtaten interesave
te tyre.
 
*47. I mituri qe nuk ka mbushur moshen 14 vjec, eshte i pazoti per te vepruar.
Ai mund te kryeje veprime juridike qe i pershtaten moshes se tij dhe qe
permbushen aty per aty si dhe veprime juridike qe i sjellin dobi pa asnje
kundershperblim. Veprimet e tjera i kryen ne emer te tij perfaqesuesi i tij ligjor. Ne
fushen e se drejtes familjare ka te drejte per t’u martuar cdo femer qe ka mbushur
moshen 16 vjec dhe cdo mashkull qe ka mbushur moshen 18 vjec.
Femija perfundon shkollen e detyrueshme ne moshen 14, ose 15 vjec ne varesi te
moshes ne te cilen femija ka filluar frekuentimin e shkolles fillore.
*48. Sipas Kodit te Punes (nenet 98, 99) mosha minimale per pune e femijeve
eshte 16 vjec. Femijet nga 14-18 vjec mund te punojne ne pune te lehta gjate
pushimeve shkollore. Punet e lehta dhe oraret e tyre percaktohen nga Keshilli i
Ministrave.
*49. Neni 100 i Kodit te Punes parashikon se vetem personat madhore mund te
punesohen ne pune te veshtira, ose qe paraqesin rrezik per shendetin, ose
personalitetin e tyre. Keshilli i Ministrave percakton punet e veshtira, ose te
rrezikshme.
*50. Femijet nuk mund te rregjistrohen vullnetarisht per kryerjen e sherbimit
ushtarak. Ligji “Për shërbimin ushtarak” Nr. 7527, date 2.11.1991 parashikon se
me mbushjen e moshes 18 vjec shtetasit mund te rekrutohen per kryerjen e
sherbimit ushtarak.
*51. Sipas Kodit të Procedurës Civile (neni 356), femijet mund te deshmojne
para gjykates me mbushjen e moshes 10 vjec.
*52. Femija ka pergjegjesi penale me mbushjen e moshes 14 vjec per veprat
penale dhe 16 vjec per kundravajtjet penale. Te miturit nen 18 vjec te denuar me
burgim nuk mund te marrin me shume se gjysma e denimit te parashikuar per te
rriturit (neni 51 i Kodit Penal).
PARIME TE PERGJITHSHME (nenet 2, 3, 6 paragrafi 1 dhe neni 12).
A. Mos-diskriminimi (neni 2)
*53. Ne Kushtetuten shqiptare te vitit 1998 (neni 18) thuhet se askush nuk
mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia,
gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose
perkatesia prinderore.
*54. Kushtetuta dhe dispozitat e tjera ligjore ne fuqi ne Republiken e Shqiperise
i garantojne cdo femije, jo vetem atyre rezidente ne juridiksionin e shtetit perkates,
me qendrim te perhershem ne Shqiperi, por edhe femijeve me qendrim te
17
perkohshem si dhe vizitoreve, ose per cdo arsye tjeter qofte, te drejtat e
meposhtme:
 
- E drejta për të mos u diskriminuar- Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë, Neni 18.
- E drejta e jetës - Kushtetuta neni 21.
- Mbrojtja e veçantë nga shteti - Neni 54 i Kushtetutës.
- Mosdiskriminimi i fëmijës - paragrafi 2 i nenit 54 te Kushtetutes. Në
paragrafin 2 të nenit 54 parashikohet edhe një element tjetër i
mosdiskriminimit të fëmijës dhe këtu bëhet fjalë për të drejta të
barabarta që gëzojnë fëmijët e lindur jashtë martese me ata të lindur nga
martesa.
- Mbrojtja nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë -
Paragrafi 3 i Nenit 54 të Kushtetutës.
- E drejta pasurore e fituar nëpërmjet trashëgimisë- Neni 320 Kodi Civil.
“Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së
trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit
dhe ka lindur i gjallë".
- E drejta e emrit- Neni 5 i Kodit Civil.
- Te drejten e vendbanimit- Kodi Civil, neni 13: Fëmijët kanë për
vendbanim atë të prindit.
- Fitimi i shtetësisë- Ligji nr. 8442 datë 21.01.1999 "Për Shtetësinë”.
- E drejta për t'u pyetur para organeve administrative dhe gjyqësore-
Kodi i Procedures Civile.
- E drejta e mbrojtjes ne punë – Kodi i Punes.
- Lirine e mendimit, te ndërgjegjes dhe besimit fetar – Neni 24 i
Kushtetutes.
- E drejta e informimit - Neni 22 i Kushtetutës.
- E drejta e organizimit – Neni 46 i Kushtetutes.
- E drejta për të patur kujdes shëndetësor - Neni 55 i Kushtetutes.
- Te Drejtat dhe lehtesite ne fushen penale te parashikuara me dispozitat
e Kodit Penal, te Kodit te Procedures Penale etj.
 
*55. Shtresa të veçanta fëmijësh ne praktike kanë disa kufizime te cilat jane
karakteristike per te gjithe vendet e Evropes Lindore dhe me gjere. Keto kufizime
nuk e kane burimin e tyre ne diskriminimin nga ana e shtetit dhe in stitucioneve te
tij, por lidhen me shume me mentalitetin e ketyre shtresave.
*56. Fëmijët romë, përgjithësisht rrojnë në varfëri dhe kushte të vështira sociale.
Pjesa më e madhe e tyre jeton në rrugë duke lypur, ndërsa në sezonin e verës një
pjesë e tyre sidomos ata që banojnë në qytetet dhe zonat pranë kufirit, shkojnë në
Greqi për të punuar. Në këto kushte, një pjesë e tyre, bien viktimë e prostitucionit,
dhunimit fizik e moral, keqtrajtohet dhe shfrytëzohet nga rrjetet e aktiviteteve të
paligjshme.
*57. Në përgjithësi fëmijët romë nuk frekuentojnë rregullisht shkollën, nuk
zbatojnë kushtet e detyrimit shkollor dhe për rrjedhojë, karakterizohen nga një
nivel i lartë analfabetizmi. Pervec kesaj problemet ndaj të cilave janë të ekspozuar
fëmijët romë jane varfëria, të punuarit në moshë të mitur, abuzimi dhe shfrytëzimi
për prostitucion, lypësi, vjedhje etj.
Ne kete kuader jane ndermarre masa edhe ne bashkepunim me OJQ-te, ne drejtim
te kthimit te kesaj kategorie femijesh ne procesin mesimor dhe integrimit te tyre.
*58. Gjate periudhes se rregjimit komunist femijet diskriminoheshin per shkak te
bindjeve ose opinioneve te shprehura nga prinderit e tyre ose te aferm te tjere te
familjes. Format e diskriminimit ishin nga me te ndryshmet duke filluar nga
internimet deri tek mohimi i te drejtes per t’u arsimuar.
*59. Legjislacioni shqiptar nuk parashikon ndonje dispozite te vecante lidhur me
mosdiskriminimin e femijeve per shkak te pozites, veprimtarive, opinioneve te
shprehura ose bindjeve te prinderve te tij, etj. Gjate periudhes 1992-2000 nuk jane
konstatuar diskriminime te femijeve per shkaqet e mesiperme.
*60. Procesi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri u shoqërua me kriza të
mëdha politike, institucionale, ekonomike dhe psikologjike. Ne kete kuader u
shfaq nje forme e re diskriminimi per shkak te pozites se prinderve. U rishfaqën
vrasjet në seri për shkak te gjakmarrjes dhe hakmarrjes dhe si pasojë, përveç të
tjerash ngujimin e shumë fëmijëve në "burgun shtëpiak" dhe braktisjen e shkollës.
Gjendja paraqitet veçanërisht e vështirë në rrethet e veriut të vendit.
*61. Në këtë drejtim është punuar intensivisht nga institucionet perkatese për
përcaktimin e gjendjes, strukturën dhe shpërndarjen gjeografike të vrasjeve për
hakmarrje e gjakmarrje, me qëllim hartimin e strategjisë për zonat më të prekura
dhe përparësitë e punës. Përveç evidentimit të rasteve të gjakmarrjes dhe
hakmarrjes rëndësi ka patur edhe përcaktimi i tyre si raste të vjetra dhe të reja, pasi
këto të fundit paraqesin një rrezikshmëri më të madhe dhe çojnë në një numër më
të madh ngujimesh, ndërkohë që vrasjet e vjetra për gjakmarrje paraqesin më
shumë mundësi për pajtim.
*62. Ne kete kuader jane perfshire edhe misione me përfaqësues të pleqësive të
fshatrave, që merren me pajtimin e gjaqeve në zona të ndryshme si dhe
përfaqësues të ligjit, pa përjashtuar shoqatat, që merren me këto probleme, por
sidomos shkollën.
*63. Keto misione synojnë gjetjen e shkaqeve që çuan në gjallërimin e kësaj
dukurie, në këto kohë, disa prej të cilave janë: mosrespektimi i ligjit;
mosfunksionimi si duhet i aparatit shtetëror; migrimi i popullsisë në përmasa të
mëdha dhe tërësisht të pakontrolluar, madje jo vetëm në shkallë vendi, por edhe
në shkallë krahine duke pasur parasysh rrethanat historike, politike, shoqërore,
kulturore, psikologjike të popullsisë.
 
B. Interesi më i lartë i fëmijës (neni 3)
*64. Neni 54 te Kushtetutes garanton te drejten e femijeve te kene nje mbrojtje
te vecante nga shteti. Ne kete kuader institucionet publike dhe private te mbrojtjes
sociale, gjykatat dhe autoriteteve administrative ne vendimet e tyre kane parasysh
interesin me te larte te femijes.
*65. Parimi i interesit me te larte te femijes gjen pasqyrim te plote ne Kodin e
Familjes (neni 48 ), ku thuhet se biresimi behet ne interes te te biresuarit, dhe ne
Ligjin Nr. 7650, dt. 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe
per disa ndryshime ne Kodin e Familjes“ (neni 1) ku thuhet se biresimi lejohet
vetem ne rast se eshte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e
te drejtave te tij themelore. Gjithashtu, ne Kodin e Familjes (neni 64) ku behet
fjale per marredheniet ndermjet prinderve dhe femijeve thuhet se e drejta
prinderore ushtrohet vetem ne interes te femijes se mitur dhe me marreveshje
ndermjet dy prinderve.
*66. Pas viteve 90-te vihet re nje praktike gjyqesore qe deri diku nuk i pergjigjet
maksimalisht interesit me te larte te te miturit. Kjo sidomos ne rastet e divorceve
kur femija ose femijet i lihen per rritje dhe edukim nje ose te dy prinderve, ku disa
here shihen me teper interesat e prinderve se sa te femijeve, ose ne rastet e
detyrimit ushqimor, ku shpesh here femijet nuk marrin shumen e nevojshme per
edukimin, arsimimin, dhe mirerritjen e tyre. Me Kodin e Procedures Civile (neni
354 pragrafi 2, dhe neni 357) parashikohet qe gjykata e merr vendimin e saj per
emerimin e kujdestarit te te miturit ose zevendesimin e tij, duke patur parasysh
interesin e te miturit.
*67. Projekti i Kodit te Familjes, ne pjesen e dispozitave te pergjithshme,
parashikon edhe parimin e interesit me te larte te femijes. Sipas Projektit,
prinderit, organet kompetente dhe gjykatat ne vendimet dhe aktivitetin e tyre,
duhet te kene si konsiderate paresore interesin me te larte te femijes. Gjithashtu,
ne kreun per biresimin eshte theksuar se biresimi lejohet vetem ne rast se eshte ne
interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij
themelore. Projekti i Kodit te Familjes, per raste te caktuara, parashikon detyrimin
e gjykates qe per marredhenie te vecanta, te kete ne konsiderate interesin e te
miturit. Keshtu, ne kreun mbi autoritetin prinderor, ne rastet kur femija largohet
nga prinderit dhe mbahet padrejtesisht nga persona te tjere, prinderit mund te
kerkojne nga gjykata dorezimin e femijes se mitur. Sipas Projektit, gjykata mund te
mos vendose kthimin, neqoftese kjo vjen ne kundershtim me interesat e te miturit.
Gjykata merr edhe mendimin e femijes, kur ka mbushur moshen 10 vjec.
*68. Ne rastin e administrimit te pasurise te te miturit, Projekti parashikon
tjetersimin e pasurise se tij vetem kur e kerkon interesi i te miturit. Per here te pare
Projekti parashikon rastin kur te dy prinderit nuk bien dakord per ate qe kerkon
interesi i femijes, ata mund ti drejtohen gjykates, e cila vendos, pasi eshte
perpjekur te zgjidhe ceshtjen me pajtim.
 
C. E drejta e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit (neni 6)
 
*69. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise në nenin 21 të saj shprehet se jeta e
personit, (ku perfshihen edhe femijet) mbrohet me ligj.
*70. Republika e Shqiperise ka ratifikuar Konventen Europiane per te Drejtat e
Njeriut dhe Paktin Nderkombetar lidhur me te Drejtat Civile dhe Politike ku
respektivisht ne nenin 2 dhe 6 eshte parashikuar e drejta per jeten.
*71. Një e drejtë tjetër e lidhur me jeten eshtë dhe ajo e zhvillimit të fëmijës. Per
shembull ne ligjin Nr. 8528 te vitit 1999 "Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit
me gji". Prodhuesit detyrohen që etiketat e prodhimit të ushqimeve per femije te
përmbajnë formulimin "ushqimi i gjirit është ideal për ushqimin e fëmijës"
*72. Nje problem i diskutueshem lidhur me te drejten e pamohueshme per te
jetuar te femijes eshte dhe aborti. Deri ne vitin 1995 aborti vullnetar nuk ishte
lejuar ligjerisht ne Shqiperi. Me 7 dhjetor 1995, u miratua nga Kuvendi Popullor
Ligji Nr. 8045, “Per nderprerjen e shtatzanise”. Megjithese ne nenin 1 te tij
parashikohet se Ligji garanton respektimin e çdo qenie njerezore qe ne fillim te
jetes, jepen perjashtimet se ky parim mund te shkelet kur eshte e domosdoshme
dhe ne kushtet e percaktuara ne kete Ligj. Ligji “Per nderprerjen e shtatezanise”,
garanton respektimin e cdo qenie njerezore qe ne fillim te jetes se tyre, pra qe ne
fazen e konceptimit te tyre. Nderprerja e e shtatzanise lejohet vetem per arsye
shendetesore (nena dhe femija) dhe per arsye psikosociale. Ne rastin e nje
shtatzanie jashte martesore te te miturave deri ne 16 vjec, nderprerja e shtatzanise
behet me miratimin e prindit ose kujdestarit ligjor. Perveç rasteve te nderprerjeve
te shtatzanise per arsye shendetesore, lejohet dhe nderprerja vullnetare me
kerkesen e nenes.
LINDJET DHE ABORTET
BIRTHS AND ABORTIONS
Vitet – Years 1994-2000
Vitet
Years
Abortet
Abortions
1994 31622
1995 31874
1996 32538
1997 22103
1998 18944
1999 19930
2000 21004
Burimi: INSTAT
 
*73. Seksioni V i Kodit Penal "Vepra Penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin
nga ndërprerja e shtatëzanisë ose mosdhënia e ndihmës" neni 93 "Ndërprerja e
shtatëzanisë së gruas pa pëlqimin e gruas", parashikon se duke përjashtuar këtu
rastet e justifikuara të mbrojtjes së shëndetit të gruas, kjo veper dënohet me gjobë
ose me burgim deri në pesë vjet.
*74. Kodi Penal parashikon dispozita te posacme qe synojne te mbrojne te
drejten e femijes per te jetuar. Neni 81 i Kodit Penal "Vrasja e Foshnjës" bën fjalë
për vrasjen me dashje të foshnjës nga nëna, menjëhërë pas lindjes. Në këtë rast
kemi të bëjmë me kundërvajtje penale dhe kundërvajtësja-nëna dënohet me gjobë
ose me burgim deri në dy vjet.
*75. Kodi Penal në kreun II “Vepra penale kundër personit”, “Krime kundër
jetës”, në Nenin 79 "Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës"
gërma a), parashikon një masë dënimi për vrasjen e të miturit nën 16 vjeç me
burgim të përjetshëm.
*76. Ne Shqiperi ka nje dallim ne trajtimin e femijes me ushqim ndermjet
zonave urbane dhe atyre rurale. Por, diferenca ndihet sidomos midis zonave
malore dhe atyre fushore. Ne zonat malore kushtet ekonomike te familjeve jane
shume me te veshtira dhe per shkak te terrenit te veshtire, keshtu qe femijet te
cilet jetojne ne keto zona kane nje trajtim jo te mire te te ushqyerit, gje qe sjell si
pasoje dhe nje vdekshmeri me te larte te femijes ne raport me zonat e tjera.
D. Respektimi i mendimit të fëmijës (neni 12)
*77. Legjislacioni shqiptar, institucionet e shtetit dhe komuniteti e konsiderojne
femijen si nje qenie qe merr pjese aktive, progresivisht ne perputhje me intelektin
e tij, ne organizimin dhe rrjedhen e jetes se tij dhe te ambjentit qe e rrethon.
Keshtu, sipas Kodit të Procedurës Civile (neni 356), femija mund te pyetet, ose te
merret ne konsiderate mendimi i tij, kur ka mbushur moshen 10 vjeç. Por, aftesia
per te pasur mendimin e tij konsiderohet se ndryshon ne funksion te zhvillimit te
femijes, te aftesise se tij per te kuptuar ngjarjet qe e prekin ate, natyren dhe
shkallen e rendesise se çeshtjes konkrete.
*78. Ne Kodin e Familjes (neni 66 dhe 70), ne rastin kur prinderit per arsye te
ndryshme nuk jetojne bashke, por nuk jane te divorcuar, vendos Keshilli i
Kujdestarise se me cilin prind do te jetoje femija, dhe ne qoftese femija ka
mbushur moshen 10 vjeç, duhet te marre dhe mendimin e tij. Ne rastin e
zgjidhjes se marteses, gjykata zgjidh edhe çeshtjen se cilit prind do t’i besohen
femijet per rritje dhe edukim. Kur femija ka mbushur moshen 10 vjeç Keshilli i
Kujdestarise merr ne konsiderate edhe mendimin e tij (neni 97).
*79. Ne Ligjin Nr. 7650, date 17.12.1992 “ Per biresimin e te miturve nga
shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes parashikohet e drejta e
te miturit qe te jape mendimin e tij per biresimin, ne qoftese ka mbushur moshen
10 vjeç. Pra, ne rastin e biresimit merret mendimi i te miturit qe ne fazen e
proçedures administrative (neni 7). Gjithashtu, edhe gjate procedures gjyqesore,
nese femija ka mbushur moshen 10 vjeç, merret edhe pelqimi i tij (neni 54). Sipas
Kodit te Familjes, ne rastin kur Keshilli i Kujdestarise emeron kujdestarin duhet te
marre edhe mendimin e te miturit qe ka mbushur moshen 10 vjeç (neni 105).
*80. Kodi i Procedures Civile, konform nenit 12 te Konventes, parashikon te
drejten e te miturit qe ka mbushur moshen 16 vjec t’i drejtohet vete gjykates per
vendosjen e kujdestarise. Jo vetem me çeshtjet qe kane te bejne me marredheniet
ne familje te femijes, por edhe ne rastin e fitimit ose heqjes dore nga shtetesia,
merret mendimi i tij.
*81. Ne Ligjin Nr. 8389, date 5.08.1998 “Per shtetesine shqiptare” thuhet se
çdo ndryshim ne shtetesine e te miturve te moshes 14-18 vjeç behet duke marre
edhe pelqimin e femijes (neni 5). Gjithashtu, ligji parashikon rastin kur te dy
prinderit fitojne shtetesine shqiptare me natyralizem, femija i tyre, nen moshen 18
vjeç, kur jeton me prinderit, behet shtetas shqiptar me kerkesen e prinderve dhe
me pelqimin e femijes, nese ai eshte ne moshen 14 -18 vjeç.
*82. Projekti i Kodit te Familjes, ne kete fushe ka bere nje hap te rendesishem
ne percaktimin e te drejtes se femijes per tu degjuar nga gjykata dhe per tu
perfaqesuar vete, me avokat ose nga perfaqesuesi ligjor i tij. Keshtu, ne pjesen e
pare mbi dispozitat e pergjithshme eshte paraqitur me dy variante e drejta e te
miturit per t’iu drejtuar gjykates dhe per tu degjuar prej saj ne rastet kur merren
vendime qe kane te bejne me interesat e te miturit.
*83. Ne variantin e pare, nuk eshte percaktuar mosha, por lidhet me aftesi ne e
te miturit per te kuptuar dhe me zhvillimin e tij intelektual, duke mos prekur
dispozitat e Kodit, qe parashikojne te drejten e femijes dhe detyrimin e gjykates te
degjoje dhe te marre pelqimin e femijes, sipas ceshtjes ne gjykim. Ne variantin e
dyte eshte percaktuar mosha 12 vjec si kufi per femijen qe te degjohet, te marre
pjese aktive ne proces dhe te mbrohet sipas mjeteve ligjore te mbrojtjes te
parashikuara ne kete Kod dhe ne Kodin e Procedures Civile. Ky percaktim ne
Projektin e Kodit te Familjes merr rendesi, sidomos kur procedurat kryesore qe i
interesojne femijes para gjykates jane procedurat familjare, ne vecanti ato qe lidhen
me ushtrimin e te drejtes prinderore, si vendbanimi, marredheniet me prinderit, e
drejta e vizites, vendosja e kujdestarise, cenimi i jetes private dhe i
korespondences, mbrojtja e te drejtave pasurore, etj.
*84. Shqiperia ka ratifikuar Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe
ka pranuar juridiksionin e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut, e cila
pergjithesisht ka arritur ne konkluzionin se asnje vendim nuk duhet te merret
kunder vullnetit te nje femije te moshes 12 vjec ne raste te vendosjes se tij ne nje
familje ushqyese, te ndryshimit te emrit, te kerkeses per shtetesi, te besimit fetar,
etj.
 
TE DREJTAT DHE LIRITE CIVILE (nenet 7, 8, 13, 17, 14, 15, 16, dhe
37/a)
A. Emri dhe kombësia (neni 7)
*85. Mbrojtja e te drejtes se emrit eshte parashikuar edhe ne Kodin Civil (neni
5), sipas te cilit çdo person fizik (ku perfshihen edhe femijet) ka te drejten dhe
detyrimin te kete emrin dhe mbiemrin e tij qe i vihet sipas ligjit. Personit, te cilit i
mohohet e drejta e perdorimit te tyre ose cenohet nga perdorimi qe te tjeret i
bejne padrejtesisht, mund te kerkoje ne gjykate perdorimin e emrit ose te mbiemrit
te vet, pushimin e cenimit, si dhe shperblimin e demit perkates.
*86. Ne rastet kur gjykata pranon padine, urdheron botimin e vendimit ne
Fletoren Zyrtare. Ne rast se kerkohet nga paditesi, gjykata mund te urdheroje
botimin e vendimit te saj edhe ne gazeta te tjera.
*87. Ligji nr. 5840, date 20.2.1979 “Per gjendjen civile” rregullon menyren e
rregjistrimit te femijes se sapolindur. Rregjistrimi i femijes behet ne zyrat e
gjendjes civile te vendbanimit te prinderve ose ne vendin ku ka ndodhur lindja.
*88. Deklarimi i lindjes duhet te behet brenda 30 diteve nga data e lindjes, dhe
kur femija lind i vdekur brenda 3 diteve. Kur kane kaluar afatet perkatese
rregjistrimi behet me urdher me shkrim te kryetarit te njesise administrative te
vendbanimit te prinderve ose te vendit ku ka ndodhur lindja pasi te kete vertetuar
daten e lindjes. Deklarimi per lindjen e femijes behet nga prinderit e femijes te
cilet i caktojne nje emer. Kur kete nuk kane mundesi ta bejne prinderit e femijes,
ne mungese te tyre, te afermit caktojne emrin e femijes. Deklarimi behet nga
anetaret e tjere madhore te familjes ose nga mamia kur eshte ndodhur ne lindje,
ose nga institucioni shendetesor ku ka lindur femija. Lindja e femijes rregjistrohet
ne rregjistrin e lindjeve.
*89. Regjistrat e gjendjes civile jane: rregjistrat e lindjes, marteses, vdekjes dhe
regjistri themeltar i shtetasve. Femija merr mbiemrin e perbashket te prinderve.
Kur prinderit kane mbiemra te ndryshem, te gjithe femijet mbajne nje mbiemer,
ate qe do te vendosin prinderit me marreveshje. Kur marreveshja nuk arrihet,
femijet mbajne mbiemrin e atit. Kur ne kohen e regjistrimit femija nuk eshte i
gjalle, me pelqimin e prinderve i caktohet emri, regjistrohet me emer lindja dhe
behet shenimi se ka vdekur. Kur femija ka lindur i vdekur regjistrohet pa emer dhe
behet shenimi perkates ne shtyllen e verejtjeve te regjistrit. Femija i lindur jashte
martese regjistrohet me emrin e tij, emrin e nenes dhe me emrin e paqene te atit,
kurse mbiemer merr kurdohere ate te vajzerise se nenes. Ne rast se njihet ose
vertetohet atesia, femijes i rregjistrohet emri dhe mbiemri i te atit. Femija i lindur
jashte martese ne shtepine e lindjes regjistrohet ne zyrat e gjendjes civile me te
afert, brenda tri diteve, nga drejtuesi i ketij institucioni, pasi ka marre pelqimin e
nenes per emrin e femijes.
 
*90. Femija i gjetur regjistrohet brenda tri diteve nga organi shteteror, ose
administrata e shtepise se femijes mbi bazen e nje procesverbali te mbajtur ne
kohen e gjetjes. Ne kete rast nepunesi i gjendjes civile i ve femijes, emrin dhe e
regjistron me emer ati, nene dhe mbiemer te paqene.
*91. Ne kete kuader situata e krijuar ne Shqiperi mbas viteve 90-te, kerkon nje
rregullim me te hollesishem ligjor, pasi jane konstatuar mjaft raste ku shume nena
mbasi lindin femijet e tyre largohen pa u identifikuar ose japin emer te rreme, dhe
kjo per shkak te parregullsive qe ndodhin ne maternitete si dhe ndryshimet e tjera
ligjore qe kane krijuar mundesine e vendosjes se femijes edhe ne institucione jo
shteterore, vendase apo te huaja.
*92. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise (neni 19) thuhet se kushdo qe
lind, duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare e fiton
vetiu shtetesine shqiptare. Shtetesia shqiptare fitohet edhe per shkaqe te tjera te
parashikuara me ligj. Shtetasi shqiptar nuk mund te humbase shtetesine, perveç se
ne rastin kur ai heq dore prej saj.
*93. Ne Ligjin Nr. 8389 date 5.08.1998 “Per Shtetesine Shqiptare” parashikohen
edhe rastet e fitimit dhe heqjes se shtetesise se femijes. Sipas Ligjit (neni 5), fitimi
dhe rifitimi i shtetesise shqiptare, si dhe heqja dore prej saj, nga te miturit, behet
me miratimin e prinderve dhe se çdo ndryshim ne shtetesine e tyre, kur jane ne
moshen 14-18 vjeç behet duke marre edhe pelqimin e femijes. Sipas Ligjit te
siperpermendur mbi shtetesine, shtetesia shqiptare fitohet me lindje, natyralizim
dhe biresim.
*94. Fitimi i shtetesise shqiptare me lindje ndryshoi me Ligjin Nr. 8442, date
21.01.1999, sipas te cilit kushdo qe lind, duke pasur qofte edhe njerin prej
prinderve me shtetesi shqiptare, e fiton vetiu shtetesine shqiptare. Ligji per
shtetesine, ne perputhje me paragrafin e dyte te nenit 7 te Konventes, parashikon
edhe rastet kur femija rrezikon te mbetet pa shtetesi. Sipas tij, nje femije i lindur
ose i gjetur brenda territorit te Republikes se Shqiperise merr shtetesine shqiptare
ne rast se ai eshte lindur nga prinder te panjohur dhe si pasoje femija do te mbetej
pa shtetesi (neni 8). Ne rast se prinderit e femijes behen te njohur para se femija te
kete arritur moshen 14 vjeç (pasi ne kete moshe duhet te merret edhe pelqimi i
femijes), dhe ata jane me shtetesi te huaj, shtetesia shqiptare mund te hiqet me
kerkese te prinderve te njohur ligjerisht me kusht qe femija te mos mbetet pa
shtetesi me pas si pasoje e ketij veprimi.
*95. Gjithashtu, ligji ka parashikuar edhe rastet kur nje femije lind nga prinder te
huaj (me shtetesi tjeter). Ne kete rast femija mund te marre shtetesine shqiptare
me pelqimin e te dy prinderve ne qofte se ploteson dy kushte:
? Se pari, te kete lindur brenda territorit te Republikes se Shqiperise dhe
 
? Se dyti, prinderit te jene rezidente te ligjshem ne territorin e Republikes se
Shqiperise.
*96. Si kusht i pare per te fituar shtetesine shqiptare me natyralizim eshte
paraqitja e kerkeses se personit, qe ka mbushur moshen 18 vjeç. Pra, ne kete
kategori nuk hyjne te miturit. Por, Ligji ka bere perjashtim per personat qe jane pa
shtetesi, duke favorizuar ne kete rast te miturit nen moshen 18 vjeç, te cilet ne
keto raste mund te fitojne shtetesine shqiptare dhe pa plotesuar kushtin e moshes
dhe disa kushte te tjera te kerkuara nga ligji (neni 9).
*97. Gjithashtu, femija mund te fitoje shtetesine shqiptare, me kerkesen e
prinderve dhe me pelqimin e tij, kur eshte ne moshen 14-18 vjeç, ne rast se te dy
prinderit fitojne shtetesine shqiptare me natyralizim.
*98. Kerkesa per fitimin e shtetesise shqiptare i drejtohet Ministrise se Rendit
Publik dhe ne rast te banimit te personit jashte shtetit, ne perfaqesite diplomatike
ose konsullore te Republikes se Shqiperise jashte shtetit e shoqeruar nga
dokumentat e kerkuara nga ky ligj. Mbas shqyrtimit te dokumentacionit perkates,
organet e siperpermendura ne qofte se vleresojne se dokumentacioni i paraqitur
ploteson kerkesat e ligjit ia percjellin ate Presidentit te Republikes, i cili nxjerr
dekretin perkates.
*99. Ne Kushtetute (neni 23) eshte parashikuar e drejta e informacionit ne
pergjithesi, ndersa ne nenin 35 i jepet e drejta kujtdo te njihet me te dhenat e
mbledhura rreth tij, me perjashtim te rasteve te parashikuara me ligj.
*100. Ne kuader te dy dispozitave kushtetuese te permendura me siper perfshihet
dhe e drejta e femijes te marre informacion dhe te njihet me te dhenat qe
disponojne organet perkatese per prinderit e tij.
*101. Ceshtja e informacionit ne te drejten shqiptare shfaqet ne dy aspekte, ne
ate te biresimit te te miturit dhe ne rastin kur femijet jane vendosur ne shtepite e
femijes.
*102. Kodi i Familjes, ndryshuar me Ligjin Nr. 7650, date 17.12.1992 “Per
biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e
Familjes", njeh vetem biresimin e plote. Pra, ne rast se nje femije eshte biresuar,
midis tij dhe biresuesve krijohen marredhenie te njejta si ato ndermjet prindit dhe
femijes. Te drejtat dhe detyrat ndermjet te biresuarit dhe te paslindurve te tij, nga
njera ane, dhe gjinise se tij nga ana tjater pushojne (neni 57). Sipas Ligjit “Per
Regjistrimin e Akteve te Gjendjes Civile” ne regjistrat e gjendjes civile ruhet dhe
regjistrimi i bere para biresimit. Per te ruajtur prejardhjen e vertete te femijes se
biresuar, nepunesi i gjendjes civile nuk ben asnje shuarje ne gjeneralitetet e
meparshme, qe ka femija i biresuar ne aktin e lindjes. Ai, ne baze te vendimit te
gjykates per biresimin ben shenimet perkatese ne shtyllen e veçante te shenimeve
te aktit te regjistruar te lindjes se te biresuarit. Nepunesi i gjendjes civile, te dhenat
lidhur me origjinen e femijes mund t’i jape vetem kur keto kerkohen nga gjykata
ose nga organi i prokurorise sipas kerkesave te ligjit ne keto raste.
*103. Praktika ka treguar se eshte akoma me e veshtire per femijet e strehuar ne
shtepite e femijes dhe qe nuk i njohin prinderit e tyre. Presupozohet qe nena dihet
se kush eshte, me perjashtim te femijes se gjetur, megjithate eshte teper e veshtire
te sigurohet ky informacion ne shtepite e femijes. Praktika qe ndiqet ne disa raste
ne matenitete, lidhur me regjistrimin e identitetit real te nenes, perben shpesh here
cenim te te drejtes se femijes per te njohur njerin nga prinderit, sepse parregullsite
ne regjistrim i mohojne shpesh here femijes mundesine per te njohur te pakten
nenen e tij.
*104. Projektligji i ri per Gjendjen Civile, i cili eshte ne fazen perfundimtare te
diskutimit, parashikon gjendjen civile te shtetasve shqiptare me banim te
perhershem jashte vendit, si dhe te shtetasve te huaj dhe te personave pa shtetesi.
Ne kuptim te projektligjit, familja perbehet nga persona te cilet vullnetarisht
figurojne bashkerisht ne dokumentat e sherbimit te gjendjes civile.
*105. Marredhenie familjare, sipas projektit, prezumohen ato midis prindit dhe
familjes se tij, me lindjen e personit, martesen dhe biresimin dhe mund te
ndryshojne vetem ne formen e vecimit, me kerkese te personit madhor e me
miratim te organit kompetent ose te gjykates. Sipas projektit, femijet e mitur
ndjekin prinderit. Kur prinderit vecohen dhe nuk merren vesh per te miturit,
veprohet sipas vendimit te gjykates, mbi kerkesen e secilit prind. Per efekte te
rregjistrimit dhe te kuptimit te familjes, projekti parashikon se si veprohet kur
femija jeton me prinderit.
*106. Projektligji parashikon regjistrimin e femijes me emrin qe duan prinderit
dhe ne rast se prinderit nuk bien dakord duhet t’i drejtohen gjykates, ne baze te
vendimit te te ciles behet edhe rregjistrimi. Mbiemri, sipas projektit, eshte ai i
prinderve dhe kur secili ka mbiemer te vecante vendosen te dy mbiemrat. Kur nuk
ka baba vendoset vetem mbiemri i nenes. Ndryshimi i emrit dhe mbiemrit, sipas
projektligjit, mund te behet vetem per shkaqe te arsyeshme.
*107. Nje tendence tjeter, mjaft e diskutueshme ne ditet e sotme eshte dhe futja e
metodave te riprodhimit artificial. Projektligji per shendetin riprodhues
parashikon, ndermjet te tjerash dhe futjen, per here te pare ne Shqiperi te
teknikave te reja te riprodhimit artificial. Projektligji parashikon adoptimin
surrogativ, inseminimin artificial dhe lindjen eksperimentale “In vitro”. Me kete
projektligj merren ne konsiderate deshirat e prinderve per te zgjedhur metodat e
riprodhimit. Sidoqofte nje pjese e specialisteve mendojne se zbatimi ne Shqiperi i
metodes se adoptimit surrogativ eshte i parakohshem, per vete mentalitetin e
shoqerise shqiptare. Projektligji parashikon pervec te tjerash qe detajet dhe
procedurat per realizimin e ketyre sherbimeve te percaktohen me akte te nxjerra
nga Ministri i Shendetesise.
 
*108. Megjithate problemet, ne rastet e fekondimit artificial jane te shumta ne
raport me fekondimin natyral, duke krijuar situata te ndryshme ne disfavor te
interesave te femijeve, si p.sh lindja e femijes ne mungese te prindit ligjor, i cili
ekziston fizikisht ne momentin e lindjes se femijes, por qe ligji nuk i njeh as titullin
dhe as te drejtat dhe detyrimet e nje babai, ekzistenca e dy nenave, ne rastin kur dy
gra kane kontribuar ne lindjen e femijes. Njera eshte nena gjenetike, ndersa tjetra
nena mbajtese. Projektligji ne kete rast parashikon hartimin e nje kontrate
noteriale midis ciftit dhe nenes mbajtese, e cila me lindjen gjalle te femijes duhet
t’ia dorezoje ciftit.
B. Ruajtja e identitetit (neni 8)
*109. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise si dhe ne ligje te veçanta
parashikohet e drejta e personit (ku ben pjese edhe i mituri) per te ruajtur
identitetin ne elemente te veçante te tij, siç jane shtetesia, lidhjet familjare, gjuha,
kultura etj. Ne Kushtetute (neni 3) jepet detyrimi i shtetit per te respektuar dhe
mbrojtur identitetin kombetar, i cili ka nje kuptim me te gjere se identiteti i
personit.
*110. Gjithashtu, ne Kushtetute, kur behet fjale per parimet e pergjithshme te te
drejtave dhe lirive themelore te njeriut, parashikohet detyrimi i organeve te
pushtetit publik te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te
kontribuojne ne realizimin e tyre. Kufizime te ketyre te drejtave mund te vendosen
vetem me ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve.
Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate (neni 17).
*111. Kushtetuta, gjithashtu respekton dhe ruajtjen e identitetit nga pakicat
kombetare, te cilet kane te drejte te shprehin dhe te ruajne perkatesine e tyre
etnike, kulturore, fetare e gjuhesore.
*112. Ne kodin Civil, qe ne kapitullin e pare te tij percaktohet e drejta e personit
per te ruajtur emrin dhe mbiemrin si dhe vendbanimin e tij (neni 5 dhe 12). Ne
kete Kod parashikohet gjithashtu e drejta e personit fizik per te gezuar te drejtat
civile perveç perjashtimeve te caktuara me ligj.
*113. Persa i perket ruajtjes se shtetesise, si ne Kushtetute dhe ne Ligjin Nr.
8389, date 05.08.1998 “Per Shtetesine Shqiptare” garantohet ruajtja e shtetesise
shqiptare e fituar sipas ligjit. Sipas Kushtetutes, shtetasi shqiptar nuk mund ta
humbase shtetesine, perveç se kur ai heq dore prej saj. Per te miturit deri ne 14
vjeç, jane prinderit ata qe vendosin per shtetesine e femijes brenda kritereve te
percaktuara me ligj. Ndersa, per femijet e moshes 14 deri 18 vjeç duhet te merret
edhe pelqimi i tyre.
*114. Persa i perket ruajtjes se emrit ose mbiemrit te personit, Ligji “Per
rregjistrimin e akteve te gjendjes civile” nr. 5840, date 20.02.1979 ka pesuar nje
ndryshim me Ligjin Nr. 7682, date 9.03.1993 “Per disa ndryshime ne ligje”.
*115. Sipas tij, çdo shtetas ka te drejte te kerkoje nderrimin e emrit ose te
mbiemrit, duke treguar dhe shkaqet per kete nderrim, si dhe emrin ose mbiemrin
qe ka zgjedhur. Vendimi per nderimin e emrit ose mbiemrit merret nga Keshilli i
Komunes ose Bashkise dhe i dergohet zyres se gjendjes civile perkatese, e cila ben
ndryshimet e nevojshme ne regjistrin themeltar te shtetasve.
*116. Per sa i perket ruajtjes se lidhjeve familjare ne rastin e biresimit, sipas Kodit
te Familjes, pushojne te gjitha lidhjet qe femija kishte me familjen e tij te origjines
mbas realizimit te biresimit.
*117. Projektligji per gjendjen civile percakton se per cdo pjesetar, perfshire dhe
femijet, fleta familjare permban emrin, mbiemrin, numrin e identifikimit, seksin,
datelindjen, vendlindjen, atesine, amesine, kombesine dhe gjendjen e raportet
familjare. Sipas projektit, femija merr kombesine e prinderve me kombesi te njejte,
e cila nuk mund te ndryshohet as me vendim gjyqesor, pervec kur vertetohet
pasaktesia e kombesise se prinderve ose behet ndryshimi ne rruge gjyqesore i
atesise ose amesise. Kur prinderit me kombesi te ndryshme nuk merren vesh,
sherbimi i gjendjes civile i cakton perkohesisht ate te atit dhe perfundimisht sipas
vullnetit te femijes kur behet madhor. Gjithashtu, projekti percakton kombesine e
femijes se lindur jashte martese, te te biresuarit, te femijes pa prinder dhe te
femijes se lindur me metodat e fekondimit artificial. Per kete te fundit, projektligji
kufizohet vetem tek femijet e lindur nga nje grua e martuar.
C. E drejta e shprehjes (neni 13)
*118. Legjislacioni shqiptar i lejon femijes te marre pjese aktive ne jeten socialkulturore
duke shprehur mendimet e tij, duke marre dhe shkembyer informacione
dhe ide.
*119. Neni 22 i Kushtetutës garanton lirinë e informacionit, të shprehjes dhe
lirinë e shtypit, gjithashtu garanton lirinë e radiotelevizionit.
*120. Nenet 56,57,58 të Kushtetutës të cilat flasin për të drejtat social-kulturore,
sanksionojnë të drejtën e kujtdo për tu informuar për gjendjen e mjedisit dhe
mbrojtjen e tij, të drejtën e arsimit, lirinë e krijimit artistik dhe kërkimit shkencor.
*121. Ligji 8410 datë 30,09.1998 "Për radio televizionin publik e privat" shprehet
në mënyrë të përgjithshme për respektimin e të drejtave të të miturve.
*122. Edhe ligji nr. 8503 i vitit 1999, "Për të drejtat e informimit për dokumentat
zyrtare" edhe pse nuk ka dispozitë të veçantë ku të flitet për fëmijët në nenin 2 të
tij bën fjalë se të drejtën për këtë informim e kanë personat fizikë dhe juridikë,
vendas ose të huaj. Duke qënë se fëmijët futen në kategorinë e personave fizikë
rrjedh se ata kanë të drejtën e informimit. Sidoqofte, ndihet nje mungese e akteve
ligjore te cilat parashikojne menyrat dhe rruget se si mund te realizohet kjo e drejte
per femijet, qe eshte shume me teper specifike se te rriturit.
29
*123. Sigurisht, femijet marrin informacion dhe shprehin mendimet e tyre
nepermjet procesit mesimor, i cili parashikon se arsimi ka per mision emancipimin
shpirteror, progresin material dhe zhvillimin social te individit (neni 2). Ajo ç’ka
eshte e rendesishme ne kete Ligj ka te beje me pjesemarrjen e femijeve ne
komunitet, duke i krijuar mundesi te shprehe mendimet e tij dhe te kerkoje e te
marre informacion per kete fushe (neni 12/2).
*124. Nje rendesi te madhe ne kete drejtim ka edhe miratimi i Ligjit Nr 8503,
date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”. Ligji nuk ka
dispozita te vecanta per femijet, por nuk shprehet as edhe per perjashtime.
*125. Ne nenin 2 te Ligjit percaktohet se me person, ne kuptim te ketij Ligji,
kuptohet cdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj. Gjithashtu, Ligji
parashikon edhe te drejten e ankimit ne rruge administrative dhe gjyqesore, ne rast
te shkeljes te te drejtes se informimit per dokumentet zyrtare.
*126. Ne Kushtetute thuhet se kufizime te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne
te, mund te vendosen vetem me ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te
drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me gjendjen qe e ka
diktuar ate (neni 17).
*127. Ligji 8096 “Për kinematografinë" parashikon shfaqjen e filmave në mënyrë
të diferencuar sipas moshave të fëmijëve, dhe ndalimin e shfaqjes së filmave për
fëmijët nga 14-18 vjec apo nën 14 vjec në orë të caktuara. Ligji ndalon shfaqjen e
reklamave të cilat mund të ndikojnë në dëmtimin e shëndetit të fëmijëve, shfaqjen
e reklameve me pije alkoolike në duart e fëmijëve apo që të përdoren nga fëmijët.
*128. Programet e TV lidhur me femijet kanë si synim të transmetojnë emisione
me karakter edukativ, arsimor, kulturor, argëtues, për forcimin e traditës
kombëtare, mbrojtjes së gjuhës etnike që respekton edhe të drejtat e fëmijëve të
minoriteteve. Pervec sa siper, me Ligjin Nr 8525, date 09.09.1999, Shqiperia ka
ratifikuar Konventen Europiane per Televizionin Nderkufitar. Sipas Konventes,
liria e shprehjes dhe e informimit, e parashikuar dhe ne nenin 10 te Konvente s per
Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, perben nje nga parimet
themelore te nje shoqerie demokratike dhe nje nga kushtet baze per perparimin e
saj dhe per zhvillimin e cdo qenieje njerezore.
*129. Konventa shprehet ne menyre te vecante per ta, per kufijte e transmetimit
te programeve dhe te reklamave duke parashikuar dispozita kufizuese ne mbrojtje
te te drejtave te femijeve. Keshtu, sipas Konventes (neni 7), te gjitha sherbimet
programore, te cilat kane gjasa te demtojne zhvillimin fizik, mendor ose moral te
femijeve dhe adoleshenteve, nuk do te vihen ne program kur per shkak te kohes
se transmetimit dhe te marrjes, ka gjasa qe ata t’i shohin ato.
D. E drejta për informacion të përshtatshëm (neni 17)
 
*130. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise garanton lirine e informacionit, te
shprehjes dhe lirine e shtypit. Gjithashtu, Kushtetuta garanton lirine e radios dhe
te televizionit dhe ndalimin e çensures paraprake te mjeteve te komunikimit (neni
22). Ne kreun, qe ben fjale per lirite dhe te drejtat social-kulturore, megjithese nuk
shprehet direkt per femijet, Kushtetuta sanksionon per cilindo te drejten te
informohet per gjendjen e mjedisit dhe per mbrojtjen e tij (neni 56), te drejten e
arsimimit, lirine e krijimit artistik dhe kerkimit shkencor, etj (neni 57,58).
*131. Ligji nr. 8410, date 30.09.1998 “Per radion dhe televizionin publik e privat
ne Republiken e Shqiperise” nuk shprehet per nevojat e veçanta te femijeve ne
fushen e mas-medias, por shprehet ne menyre te pergjithshme per respektimin e te
drejtave dhe interesave te te miturve. Ligji, ne ate pjese te veprimtarise radiotelevizive
respekton paaneshmerisht te drejten per informacion, bindjet politike e
besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jeten private te njeriut, si dhe te drejtat
dhe lirite themelore te tij, perfshin edhe respektimin ne menyre te veçante te te
drejtave, interesave dhe kerkesave morale e ligjore per mbrojtjen e te miturve (neni
4,36). Sipas Ligjit, radio dhe televizioni publik transmetojne emisione me karakter
informativ, edukativ, kulturor, artistik e argetues, programe keto qe midis te
tjerave respektojne dhe te drejtat e femijeve dhe te adoleshenteve, gjuhen dhe
kulturen shqiptare, te drejtat e pakicave kombetare, etj (neni 35,36).
*132. Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit ne kuader te kompetencave te
dhena ka licensuar vetem nje televizion privat per femije, JUNIOR TV, i cili
transmeton vetem filma per femije dhe adoleshente, ne bashkepunim me
transmetues satelitore. Ne programet e transmetuesve lokale dhe kombetare
(gjithsej 40), nje vend te rendesishem zene programet e ndryshme per femije.
*133. Me poshte paraqitet nje tabele mbi transmetuesit e licensuar televizive ne
territorin e Republikes se Shqiperise, numrin e programeve per femije ne nje jave
ne keto televizione si dhe ndarja e tyre sipas tematikes.
 
''Nr. Emri i
Televizionit
Numri i
programeve
per femije
Programe
per femije
ne %
Programe
informative
per femije
ne %
Programe
argetuese
per femije
ne %
Filma
vizatimore''
ne %''
 
1. TV Shqiptar 3 12 2 7 3
2. TV Klan 2 8 - 4 4
3. TV Arberia 2 10 1 5 4
4. Vizion + 2 9 - 4 5
5. Gjeli Tv 1 3 - - 3
6. TV Egnatia 2 4 - 2 2
31
7. Teuta TV 2 10 8 2
8. Tv Dardan 2 10 2 6 2
9. Tv 2000 2 10 2 2 6
10. Calvin Tv 1 15 - - 15
11. BBF Tv 1 6 - 2 4
12. Junior Tv Satelitor 100 - - -
13. Shkodra Tv 2 6 - 4 2
14. TV ARV 2 12 2 5 5
15. Gramsh Tv 1 3 - - 3
16. Johaniter Tv 2 15 - 8 7
17. Tv "4+" 2 7 - 5 2
18. Onufri Tv 2 18 - 10 8
19. Tv "6+1" 2 10 2 4 4
20. Tv Kombi 2 7 1 4 2
21. Tv Skampa 2 7 - 2 5
22. Tv Puka 1 10 2 3 5
23. Tv SOT 7 1 2 - - 2
24. Tv Mati 2 14 2 6 6
25. Tv Kruja 2 7 - 4 3
26. Tv Bulqiza 1 7 - 7 -
27. Tv Kucova 2 10 - 5 5
28. Tv "A.Jug" 2 7 - 4 3
29. ERA Tv 1 8 - 8 -
30. Real Tv 2 10 - 5 3
31. Kukes Tv 2 8 - 4 4
32. Alba Tv 2 11 - 4 7
33. ATN 1 2 5 - 2 3
32
34. Shijak Tv 2 5 - 3 2
35. TNSH 2 9 - 4 5
36. Tv Koha 1 6 - - 6
37. Tv Lobivizion 2 7 - 3 4
38. Top Channel 1 5 - - 5
39. Tv Mirdita 2 6 - 3 3
40. Tv Beslidhja 2 6 - 3 3
41. Tv Kristal 2 6 - 2 4
 
 
*134. Bibliotekat e shkollave vlerësohen si pjesë e rëndësishme e procesit
mësimor edukativ dhe informimit në shkollë, sepse ato ndihmojnë për zgjerimin
dhe konsolidimin e njohurive të programeve të lëndëve të ndryshme, si dhe për
formimin e edukatës dhe të shprehive të të lexuarit, përgjithësisht për formimin
kulturor të fëmijëve, në tërësi të brezit të ri.
*135. Për këto arsye janë bërë përpjekje për ngritjen e bibliotekave pranë
shkollave, për pasurimin e vazhdueshëm të tyre, si dhe për funksionimin normal të
tyre.
*136. Aktualisht pranë pothuaj të gjitha shkollave 8 -vjeçare ka biblioteka. Nje
numer i vogel bibliotekash kanë hapësira dhe fonde modeste librash, sidomos në
disa zona rurale. Shkollat 8-vjeçare, që funksionojne bashkë me shkollat e mesme
në qytete kanë biblioteka më të plota, të rregullta dhe funksionale, të sistemuara në
mjedise të përshtatshme.
*137. Sipas statistikave ne vitin 2000 jane 210 shkollat 8-vjeçare dhe të mesme të
bashkuara. Këto dy grupe shkollash kanë rregjistruar në vitin 2000 gjithsej 296
biblioteka, me një fond mesatar titujsh prej 833 dhe me një fond të përgjithshëm
prej 819.672 ekzemlarë (copë) librash.
*138. Deri në vitin 1991 ka patur një fond financiar nga buxheti i shtetit për
blerjen e librave të reja dhe furnizimin me to të bibliotekave të shkollave. Ky fond
u riaktivizua perseri në vitin 1997 nga Ministria e Arsimit kur miratoi udhëzimin
“Për trajtimin e blerjes së librit artistik për bibliotekat si mjet shkollor”.
*139. Një masë tjetër favorizuese për bibliotekat është caktimi i mësuesëve të
gjuhës e të letërsisë si përgjegjës për administrimin e tyre, kundrejt kompensimit
me ulje të normës mësimore në klasë. Kjo parashikohet në “Dispozitat Normative
për Shkollat Publike” të datës 31 Korrik 1996 të Ministrise se Arsimit dhe
Shkences.
*140. Persa i perket transmetimit te emisioneve ose programeve per femijet, qe i
perkasin nje grupi etnik, Ligji parashikon shfaqjen e programeve ne gjuhen e
pakicave kombetare qe ndodhen ne Shqiperi, respektimin e gjuhes dhe kultures se
tyre dhe dhenien e informacioneve te veçanta per ta (neni 36,37,68).
*141. Ligji per Radio-Televizionin dhe Ligji Nr. 8096, date 29.04.1996 “Per
kinematografine” parashikojne transmetimin e filmave ne menyre te diferencuar,
sipas moshave, dhe ndalimin e shfaqjes se filmave per femijet nen moshen 14 vjeç
dhe 14-18 vjeç ne orare te caktuara (neni 43,11). Ligji kryesisht ka parashikuar
ndalimin e shfaqjes se programeve te caktuara per femije, por jo llojin e
programeve qe duhet te transmetoje per ti siguruar femijes informacionin dhe
materialet e nevojshme qe synojne te rrisin mireqenien e tij shoqerore, shpirterore
e morale, si dhe shendetin e tij fizik dhe mendor.
 
*142. Ne vazhdim te kesaj ideje, ligji parashikon nje dispozite te veçante per
mbrojtjen e te miturve, sipas se ciles nuk lejohet te jepen ne radio e televizion
reklama qe nxisin sjellje, te cilat rrezikojne shendetin dhe zhvillimin normal psiqik
te femijeve. Reklamat e destinuara per femijet ose kur realizohen me femije, te
jene te tilla qe te shmangin çdo gje qe demton interesat dhe veçantine e moshes se
tyre (neni 56).
*143. Ligji ndalon, gjithashtu, shfaqjen e reklamave te pijeve alkolike per femijet
si dhe paraqitjen ne reklame me pije alkolike ne duar te femijeve (neni 57).
*144. Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit krahas monitorimit te
vazhdueshem dhe te panderprere te te gjithe programeve si ne radio dhe ne
televizion, ka vene ne dispozicion te publikut te gjere nje linje telefoni, faksi dhe email,
ku personat fizike mund te denoncojne shperdorimin e dhunes,
pornografine, ose cenimin e dinjitetit ne mediat e ndryshme elektronike.
E. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 14)
*145. Ne Kushtetute parashikohet se shteti eshte asnjanes ne çeshtjet e besimit
dhe te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike (neni
10). Gjithashtu, ne Kushtetute parashikohet se liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e
garantuar. Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet, si dhe t’i
shfaqe ato individualisht ose kolektivisht ne publik ose ne jeten private, nepermjet
kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve.
*146. Askush nuk mund te detyrohet ose te ndalohet te marre pjese ne nje
bashkesi fetare ose ne praktikat e saj, si dhe te beje publike bindjet ose besimin e
tij (neni 24). Pra Kushtetuta kete te drejte ia njeh gjithesecilit, duke mos
perjashtuar dhe kategorine e femijeve.
*147. Ligji nr. 7952, date 21.06.1995 “Per sistemin arsimor parauniversitar”,
meqenese arsimi publik eshte laik, nuk lejon propaganden fetare te cilitdo besim
qofte. Ne Shqiperi çeshtja e besimi fetar nuk ka paraqitur probleme edhe per
faktin se per me shume se 20 vjet me radhe besimi fetar ishte i ndaluar.
*148. Me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 248, date 28.05.1999, jane
percaktuar kriteret dhe procedurat e dhenies se lejes per funksionimin e
institucioneve arsimore jopublike dhe te institucioneve arsimore plotesuese
jopublike, ne te cilat zhvillohen lende fetare. Vendimi parashikon se subjekti
privat, qe do te funksionoje si institucion arsimor jopublik, ku do te zhvillohen
lende fetare, midis te tjerave duhet te paraqese edhe nje deklarate, me ane te se
ciles merr persiper te respektoje Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut
dhe Konventen per te Drejtat e Femijes. Vendimi nuk shprehet nese duhet te
merret pelqimi i femijes qe rregjistrohet ne kete shkolle, ndersa shprehet per
pjesmarrjen fakultative te femijeve ne veprimtarite jashte procesit mesimor, ku
miratimi i prindit, kujdestarit apo i vete nxenesit eshte percaktues. Vendimi nuk
parashikon se per cilen moshe eshte percaktues mendimi i prindit.
 
*149. Me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 459, date 23.09.1999 eshte
krijuar Komiteti Shteteror per Kultet, i cili i paraqet Ministrise se Arsimit dhe
Shkences mendimin e tij lidhur me planin mesimor, programet lendore dhe tekstet
e pjeses jolaike per kerkesat e paraqitura per hapjen e institucioneve arsimore
jopublike ku zhvillohen lende fetare.
*150. Ne Kodin e Familjes jane parashikuar te drejtat dhe detyrimet qe kane
prinderit ose kujdestari i tij ne drejtimin dhe edukimin e femijes. Ne kete Kod nuk
parashikohet asgje e veçante per ta drejtuar femijen ne ushtrimin e te drejtes se
besimit fetar, pra mund te konkludohet se femija eshte i lire ne zgjedhjen e besimit
fetar, ndergjegjes etj.
*151. Ne Kodin Penal parashikohet rasti kur personave qe duan te marrin pjese
ne ceremonite fetare, ose qe duan te shprehin lirisht bindjet fetare, u krijohen
pengesa ose u ndalohet aktiviteti. Kjo veper perben kundravajtje penale dhe
denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit.
*152. Duhet te theksohet se besimet fetare ne Shqiperi, gjithmone i ka
karakterizuar nje ndjenje e forte dhe e sinqerte harmonie e cila reflektohet dhe ne
marredheniet ndermjet personave me besime te ndryshme fetare dhe ndermjet
fetareve dhe ateisteve. Nuk disponohen statistika te sakta per numrin dhe
perqindjen e besimtareve te cdo besimi, por sipas nje statistike te shume dekadave
me pare, 50% e besimtareve rezultuan te ishin myslimane, 20% e tyre ortodokse,
20% bektashinj dhe 10% katolike.
*153. Mbi bazen e lirise se ndergjegjjes dhe besimit fetar, sot ne Shqiperi, krahas
kater komuniteteve fetare kryesore, veprojne edhe rreth 62 shoqata te krishtere
Protestante, Evangjeliste, Adventiste, Bahai, Mormone, te ardhura kryesisht nga
Evropa Perendimore dhe SHBA, si dhe shoqata bamirese fetare islamike.
*154. Ne Republiken e Shqiperise, ndonese nuk ka fe zyrtare dhe ne çeshtjet e
besimit e te ndergjegjes shteti eshte asnjanes, ai njeh barazine e bashkesive fetare
dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike (neni 10 i Kushtetutes se
Republikes se Shqiperise).
*155. Diskriminimi per shkak te fese apo bindjeve fetare eshte antikushtetues
(neni 18 i Kushtetutes, neni 253 i Kodit Penal). Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve
fetare perben veper penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete
vjet (Kodi Penal, neni 265).
*156. Gjithashtu, ne Seksionin X te Kodit Penal, ne nenet 131,132 dhe 133,
shkaterrimi ose demtimi i objekteve te kultit dhe pengimi i ceremonive fetare,
parashikohen si vepra penale te denueshme.
 
*157. Shteti shqiptar, brenda mundesive te tij, krahas fondeve qe i akordon nga
buxheti i shtetit Institutit te Monumenteve te Kultures per restaurimin dhe
mirembajtjen e objekteve te ndryshme te kultit, jep kontributin e vet nepermjet
krijimit te lehtesive doganore e fiskale, kthimit te pronave (aty ku ka qene e
mundur), apo nepermjet dhenies falas ose me çmime simbolike te trojeve ne
pronesi publike per ndertimin e objekteve fetare te kultit, shkollave, spitaleve,
azileve etj.
F. Liria e organizimit dhe mbledhjes paqësore (neni 15)
158. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise parashikohet e drejta e kujtdo
te organizohet kolektivisht per çfaredo qellimi te ligjshem (neni 46).
*159. Gjithashtu, Kushtetuta garanton lirine e tubimeve paqesore dhe pa arme
sipas procedurave te parashikuara me ligj (neni 47).
*160. Ne Kodin Civil parashikohet e drejta e femijeve, qe kane mbushur moshen
14 vjeç, te bejne pjese ne organizata shoqerore (neni 7). Edhe projektligji "Për
organizatat jofitimprurëse" në nenin 3 kur flet për subjektet e ligjit shprehet se
cdokush ka të drejtën e organizmit kolektiv dhe në nenin 4 shprehet se cdo person
fizik ose juridik vendas apo i huaj ka të drejtën e themelimit dhe të pjesëmarrjes në
organizatat jofitimprurëse.
*161. Gjithashtu, Kodi Civil trajton dhe proceduren e krijimit te shoqatave ku
nuk percaktohet mosha, gje qe te le te kuptosh qe edhe femijet kane te drejten e
tyre te organizohen ne shoqata qe i pershtaten interesave te tyre. Pra nuk ka asnje
kufizim ne kete te drejte.
G. Mbrojtja e jetës private (neni 16)
*162. Kushtetuta ka percaktuar fshehtesine e korrespondences dhe
paprekshmerine e baneses per cilindo, pa percaktuar ne menyre te veçante
kategorine e femijeve, por dhe pa e perjashtuar ate. Pra, percaktimet kushtetuese
vlejne edhe per te miturit. Sipas Kushtetutes, jane te garantuara liria dhe fshehtesia
e korrespondences (neni 36).
*163. Gjithashtu, Kushtetuta garanton paprekshmerine e baneses. Kontrollet e
baneses mund te behen vetem ne rastet e parashikuara me ligj. Dhunimi i baneses,
nderhyrja e padrejte ne jeten private, ose shkelja e fshehtesise se korespondences
perbejne veper penale dhe denohen sipas dispozitave te Kodit Penal. Konkretisht
sipas Kodit Penal dhunimi i baneses denohet me gjobe ose me burgim deri ne 3
muaj, nderhyrja e padrejte ne jeten private perben kudravajtje penale dhe denohet
me gjobe ose me burgim deri ne 2 vjet, pengimi ose shkelja e fshehtesise se
korespondences perben kudravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim
deri ne dy vjet.
37
*164. Po keshtu sipas ligjit Nr.8092, datë 21.3.1996 “Per shendetin mendor”,
korrespondenca e personave ne institucionet e rehabilitimit dhe ato psikiatrike nuk
kontrollohet.
H. E drejta për t’iu mos nënshtruar torturës, trajtimeve, apo dënimeve të tjera
mizore, çnjerëzore ose degraduese (neni 37 (a))
*165. Te drejtat e parashikuara ne Konvente, gjejne pasqyrim ne legjislacionin
shqiptar ne kuadrin e pergjithshem te te drejtave te njeriut, duke mos e
konsideruar te nevojshme pasqyrimin ne menyre te veçante te te drejtave te
femijeve ne disa prej tyre. Sipas Kushtetutes Shqiptare parashikohet se askush nuk
mund t’i nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit mizor, ç’njerezor ose
poshterues (neni 25).
166. Ne Kodin e Procedures Penale, ne pjesen e dispozitave te pergjithshme
eshte parashikuar se askush nuk mund t’i nenshtrohet tortures, denimit apo
trajtimit poshterues. Me ligjin nr. 7727, date 30.06.1993, Republika e Shqiperise ka
aderuar ne Konventen kunder tortures dhe vuajtjeve te tjera ose trajtimit mizor,
ç’njerezor e degradues. Denimi me vdekje nuk parashikohet nga legjislacioni
shqiptar. Persa i perket denimit me burgim te perjetshem, legjislacioni penal
shqiptar e ndalon dhenien e kesaj mase denimi per femijet nen moshen 18 vjeç.
Per me teper, ne Kodin Penal parashikohet qe edhe denimi me burgim per te
miturit, qe nuk kane mbushur moshen 18 vjeç, nuk mund te jete me shume se
gjysma e denimit, qe parashikon ligji per vepren penale te kryer (neni 51). Ne
rastet kur vepra penale eshte e nje rendesie te paket dhe sjellja e meparshme e te
miturit eshte e mire, gjykata mund ta perjashtoje ate nga denimi dhe mund te
vendose dergimin e tij ne nje institucion edukimi.
*167. Ne Kodin e Procedures Penale eshte parashikuar sigurimi i trajtimit
njerezor dhe rehabilitimi moral i te denuarve me burgim (neni 5/3).
*168. Ne pjesen e legjislacionit shqiptar qe parashikon trajtimin e personave te
denuar me heqje lirie, nje vemendje i eshte kushtuar ruajtjes, permiresimit ose
rivendosjes te lidhjeve te te miturit me familjen, duke pergatitur nje program
favorizues.
*169. Si subjekt i veprave penale Kodi Penal përcakton si moshë minimale për
përgjegjësi penale moshën 14 vjeç kur kryen një vepër penale dhe 16 vjeç kur
kryen një kundërvajtje penale. Persa i perket marrjes se mases se sigurimit, Kodi i
Procedures Penale parashikon kriteret dhe rrethanat qe duhet te kete parasysh
gjykata, sidomos kur behet fjale per vepra penale te kryera nga te miturit.
*170. Kur i pandehuri eshte i mitur gjykata mban parasysh dhe kerkesen per te
mos nderprere proceset edukative konkrete. Ne qofte se i mituri ka kryer
kundervajtje penale, nuk zbatohet masa e arrestit per te.
38
MJEDISI FAMILJAR DHE KUJDESI ALTERNATIV (nenet 5, 18
paragrafi 1 dhe 2, neni 9, 10, 27 paragrafi 4, neni 20, 21, 11, 19, 39 dhe 25)