Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 28:
|-
| Kreu 3: '''[[/6|Mejetet rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre]]'''|| ...[[/6|Faqe 6]]
|-
| Kreu 4: '''[[/7|Qarkullimi në rrugë i makinave bujqësore dhe teknologjike]]'''|| ...[[/7|Faqe 7]]
|-
|Kapitulli IV : '''[[/8|Drejitimi i mjeteve dhe kafshëve]]''' || ...[[/8|Faqe 8]]
|-
|colspan="3"|Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij.
Line 40 ⟶ 44:
 
<!----
 
KREU 4
 
QARKULLIMI NE RRUGE I MAKINAVE BUJQESORE DHE TEKNOLOGJIKE
 
NENI 103
 
PERMASA GABARITE DHE NGARKESA KUFITARE TE MAKINAVE BUJQESORE
 
1. Për makinat bujqësore vetëlëvizëse dhe për ato të
tërhequra që qarkullojnë në rrugë, zbatohen përmasat gabaritë
kufitare të përcaktuara me normat e nenit 61, përkatësisht për
makinat bujqësore vetëlëvizëse dhe rimorkiot.
2. Duke përjashtuar rastet, për të cilat është vendosur
ndryshe në nenin 57, pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë
e makinave bujqësore me rrota nuk mund të jetë më e madhe se 5
tonë kur janë me një aks, 8 tonë kur janë me dy akse dhe 10 tonë
kur janë me tri a më shumë akse.
3. Për makinat bujqësore vetëlëvizëse dhe për ato të
tërhequra që janë të pajisura me rrota pneumatike, që ushtrojnë
një ngarkesë mesatare njësi mbi rrugë jo më të madhe se 8 daN/cm2
dhe që kur kanë tri a më shumë akse largësia ndërmjet dy akseve
njëri pas tjetrit nuk është më e vogël se 1.20 m, peshat e
përgjithshme me ngarkesë të plotë, duke iu referuar pikës 2, nuk
mund të jenë më të mëdha se përkatësisht 6 tonë, 14 tonë dhe 20
tonë.
4. Pesha maksimale mbi aksin më të ngarkuar nuk mund të jetë
më e madhe se 10 tonë; ajo mbi dy akse njëri pas tjetrit në
largësi më të vogël se 1.20 m nuk mund t'i kalojë 11 tonët dhe
kur largësia është më e madhe se 1.20 m, kjo peshë e shpërndarë
mbi të dy akset mund të shkojë deri në 14 tonë.
5. Në të gjitha kushtet e ngarkesës së makinës bujqësore
vetëlëvizëse, pesha që ushtrohet në rrugë nga aksi udhëzues në
gjendje statike nuk duhet të jetë më e vogël se 20% e peshës
vetjake të makinës në lëvizje. Kjo vlerë nuk duhet të jetë më e
vogël se 15% për makinat që lëvizin me shpejtësi më të vogël se
15 km/orë dhe 13% për makinat bujqësore me gjysmë zinxhiri.
6. Pesha e përgjithshme e makinave bujqësore me zinxhirë nuk
mund të jetë më e madhe se 16 tonë.
7. Traktorët bujqësore, për të qarkulluar në rrugë me
mekanizma të mbartur ose gjysmë të mbartur, duhet të plotësojnë
këto kushte:
a) e dala e përparme (e llogaritur nga aksi i përparmë) e
kompleksit bujqësor nuk duhet të jetë më e madhe se 60% e
gjatësisë së traktorit pa kundërpesha;
b) e dala e pasme (e llogaritur nga aksi i pasmë) e
kompleksit bujqësor (traktor dhe mekanizëm i mbartur) nuk duhet
të jetë më e madhe se 90% e gjatësisë së traktorit pa
kundërpesha;
c) gjatësia e përgjithshme, që përbëhet nga shuma e daljes
së përparme me daljen e pasme dhe me hapin (largësia ndërmjet
aksit të parë dhe atij të pasmë) e traktorit, nuk duhet të jetë
më e madhe se dyfishi i gjatësisë së traktorit pa kundërpesha;
d) dalja anësore nuk duhet të kalojë 1.60 m nga plani
gjatësor vertikal i mesit të traktorit;
e) pesha e kompleksit (traktor dhe mekanizëm i mbartur nuk
duhet të kalojë peshën e lejuar të përcaktuar nga normat e akteve
në zbatim të këtij Kodi, në bazë të pikave të mëparshme të këtij
neni;
f) lidhja b-r trepërmasore e mbështetseve mbërthyese të
mekanizmave duhet të mos lejojë gjatë transportit asnjë lloj
lëkundjeje të mekanizmave ndaj traktorit, me përjashtim të
rasteve kur mekanizmi është i pajisur me një ose më shumë rrota
lirisht të rrotullueshme ndaj aksit vertikal mbështetës;
g) mjetet bujqësore me rimorkio, plug ose makineri
teknologjike, të dalin në rrugë shtetërore, kur koha është e
keqe, pasi të jetë bërë pastrimi nga balta për të mos ndotur
rrugën.
8. Makinat bujqësore që për nevoja funksionale kanë përmasa
gabaritë dhe peshë më të madhe se ato të përcaktuara në pikat 1
deri në 6, si dhe traktorët e pajisur me mekanizma të mbartura
ose gjysmë të mbartura, që nuk plotësojnë kërkesat e pikës 7,
konsiderohen makina bujqësore jashtë norme dhe për të qarkulluar
në rrugë duhet të kenë autorizim të vlefshëm për një vit dhe të
përsëritshëm, të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve,
kur rrugët janë shtetërore dhe nga rrethi për rrugët e tjera.
9. Në aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktohen vendosjet,
karakteristikat fotometrike, ngjyrat dhe mënyrat e përdorimit të
pajisjeve a sistemeve të sinjalizimit pamor, që paralajmërojnë
pengesat që sjellin në qarkullim makinat bujqësore, për të cilat
flitet në pikat 7 dhe 8; në aktet në zbatim jepen udhëzimet dhe
kushtet që duhen respektuar gjatë lëvizjes në rrugë.
10. Cilido që qarkullon në rrugë me makina bujqësore, të
cilat i tejkalojnë përmasat gabaritë kufitare dhe peshat e
lejuara, pa autorizimin përkatës ose që nuk respekton udhëzimet
dhe kushtet e përcaktuara në këtë autorizim, i nënshtrohet masës
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
11. Cilido që qarkullon në rrugë me një makinë bujqësore
jashtë norme dhe nuk e ka me vete autorizimin përkatës, i
nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind
deri në dhjetë mijë lekë. Udhëtimi mund të vazhdojë vetëm pas
paraqitjes së autorizimit, kjo nuk e përjashton pagesën e gjobës
së masës administrative.
12. Për shkeljet sipas pikës 10, zbatohen edhe masat
plotësuese administrative të parashikuara nga pika 23 e nenit 10.
 
NENI 104
 
TERHEQJA E MAKINAVE BUJQESORE
 
1. Komplekset lëvizëse në rrugë, të formuara nga makinat
bujqësore vetëlëvizëse dhe makinat bujqësore të tërhequra, nuk
mund të kalojnë gjatësinë 15.50 m.
2. Sipas kufizimit të pikës 1, traktorët bujqësorë mund të
tërheqin deri në dy rimorkio bujqësore brenda rrugëve të
brendshme të fshatrave në sezon prodhimi ose jo më shumë se dy
makina bujqësore teknologjike, me kusht që të jenë të pajisura
me sisteme frenimi që komandohen që nga traktori.
3. Për traktorët bujqësorë me mekanizma të mbartur në pjesën
e përparme ndalohet tërheqja e makinave bujqësore të rimorkueshme
që nuk kanë sisteme frenimi, edhe nëse këto makina konsiderohen
pjesë përbërëse e traktorit.
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë
lekë.
 
NENI 105
 
NORMA KONSTRUKTIVE DHE SISTEMET E PAJIMIT TE MAKINAVE
BUJQESORE
 
 
1. Makinat bujqësore të përcaktuara në nenin 57, pika 2, për
të qarkulluar në rrugë, duhet të garantojnë qëndrueshmëri të
mjaftueshme edhe kur qarkullojnë vetë, edhe kur qarkullojnë duke
tërhequr makina bujqësore të rimorkiueshme, ose duke mbartur a
gjysmëmbartur mekanizma, për të cilët duhet të jetë garantuar
lidhja trepërmasore. Makinat bujqësore vetëlëvizëse duhet të jenë
konstruktuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë një fushëpamje
të përshtatshme edhe kur kanë kabinë drejtimi të mbyllur, kur
kanë sisteme mbrojtëse për drejtuesin e mjetit dhe kur mbartin
a gjysmëmbartin mekanizma. Ndenjësja e drejtuesit të mjetit duhet
të jetë e arritshme me lehtësi dhe e rehatshme, si dhe me komanda
që përdoren lehtësisht.
2. Makinat bujqësore vetëlëvizëse të përcaktuara në nenin
57, pika 2, shkronja "a", duke përjashtuar ato të numrit 3, duhet
të jenë të pajisura me:
a) sisteme sinjalizimi pamor dhe ndriçimi;
b) sisteme frenimi;
c) sistem drejtimi;
d) sisteme për shuarjen e zhurmës së motorit;
e) sisteme sinjalizimi zanor;
f) sistem shikimi prapa;
g) rrota ose zinxhirë të përshtatshëm për të lëvizur në
rrugë;
h) sisteme të heqshme për mbrojtjen nga pjesët e rrezikshme;
i) sisteme ganxhimi të heqshme apo të paheqshme, kur janë
makina të parashikuara për tërheqje;
j) sipërfaqe të tejdukshme (xhama) të sigurta dhe sisteme
për fshirjen e xhamit.
3. Makinat bujqësore vetëlëvizëse të përcaktuara në nenin
57, pika 2, shkronja "a", numri 3, duhet të pajisen me sistemet
e shkronjave të mësipërme "b", "c", "d", "g" dhe "h"; duhet ,
gjithashtu, të jenë të pajisur me sistemet sipas shkronjës "a",
që mund të jenë edhe të heqshme; kur kanë peshë deri 0,3 tonë
mund të mos kenë sistemet e shkronjës "b".
4. Makinat bujqësore të tërhequra të përcaktuara në nenin
57, pika 2, shkronja "b", duhet të pajisen me sistemet e
shkronjave "a", "b", "g", "h" dhe "i" të pikës 2; makinat
bujqësore të tërhequra të përcaktuara në nenin 57, pika 2,
shkronja "b", numri 1, kur kanë peshë të përgjithshme më të vogël
ose të barabartë me peshën e lejuar për rimorkim të makinave
bujqësore që tërheqin makinat bujqësore teknologjike pa frena,
mund të mos i kenë sistemet e parashikuara në pikën 2, shkronja
"b". Lejohet që, për makinat bujqësore të tërhequra, duke
përjashtuar rimorkiot bujqësore, sistemet e shkronjës "a", pika
2, të jenë të heqshme.
5. Kushtet teknike përkatëse të karakteristikave
konstruktive të makinave bujqësore dhe të sistemeve, me të cilat
ato duhet të pajisen, kur nuk parashikohen në aktet në zbatim të
këtij Kodi, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Punëve Publike
dhe Transportit, në marrëveshje me ministrin e Bujqësisë dhe
Ushqimit, duke përjashtuar problemet e zhurmave e të ndotjes së
mjedisit që janë në kompetencë të ministrit të Shëndetësisë. Me
të njëjtën procedurë mund të përcaktohen karakteristika, numri
dhe mënyra përdorimi të sistemeve, për të cilat flitet në këtë
nen.
6. Makinat bujqësore të përcaktuara në nenin 57, pika 2,
duhet gjithashtu, t'u përgjigjen dispozitave për mjetet dhe
sistemet e mbrojtjes, të parashikuara në normativat për sigurinë
dhe higjienën. Për këto shkelje merret edhe masa administrative
plotësuese e tërheqjes së lejes së qarkullimit deri në kryerjen
e kontrollit teknik në punë, si edhe për mbrojtjen e mjedisit nga
çdo lloj ndotjeje.
7. Kur udhëzimet sipas pikës 5 janë objekt i marrëveshjeve
ndërkombëtare, ku aderon vendi ynë, kushtet teknike janë ato që
bëjnë pjesë në këto marrëveshje; për homologimin bën përjashtim
e drejta e të interesuarve, për të kërkuar zbatimin e kushteve
teknike të rregulloreve ose të rekomandimeve të shpallura nga
Zyra Europiane e Kombeve të Bashkuara - Komisioni Ekonomik për
Europën, të pranuara nga ministria kompetente përkatëse.
8. Me të njëjtat udhëzime mund të bëhet i detyrueshëm
respektimi i normave të unifikimit që kanë lidhje me dispozitat
e pikave 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
 
NENI 106
 
VERIFIKIMI I MAKINAVE BUJQSORE PER PERSHTATSHMERINE
NDAJ KERKESAVE TE QARKULLIMIT
 
1. Makinat bujqësore të përcaktuara në nenin 57, pika 2,
janë subjekt i verifikimit të të dhënave të identifikimit, të
fuqisë së motorit, kur është e nevojshme, dhe i përputhjes me
kushtet teknike dhe karakteristikat e përcaktuara me norma
ligjore. Aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktojnë kategoritë e
makinave bujqësore të tërhequra që përjashtohen nga ky verifikim.
2. Verifikimi sipas pikës 1 kryhet gjatë kontrollit dhe
provave nga ana e organeve të Drejtorisë së Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas mënyrave të përcaktuara
me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, i cili
merr mendimin paraprak të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit
duke përajshtuar çështjet që lidhen me zhurmat dhe ndotjen e
mjedisit që janë kompetencë e ministrit të Shëndetësisë.
3. Për makinat bujqësore të përmendura në pikën 1 që
prodhohen në seri, verifikimi kryhet mbi një prototip nëpërmjet
homologimit të tipit, sipas mënyrave të përcaktuara me udhëzim
të ministrit të Punëve Publike dhe të Transportit, i cili merr
mendimin paraprak të ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, duke
përjashtuar çështjet që lidhen me zhurmat dhe ndotjen e mjedisit
e që janë në kompetencë të ministrit të Shëndetësisë. Duke
përjashtuar marrëveshjet ndërkombëtare, homologimi i përgjithshëm
ose i pjesshëm i lëshuar nga një shtet i huaj mund të njihet
vetëm mbi bazën e reciprocitetit.
 
NENI 107
 
LESHIMI I CERTIFIKATES SE PERSHTATSHMERISE TEKNIKE NDAJ
QARKULLIMIT DHE I LEJES SE QARKULLIMIT TE MAKINES BUJQESORE
 
1. Për t'u futur në qarkullim makinat bujqësore, me
përjashtimet e parashikuara në pikën 1 të nenit 106, duhet të
jenë të pajisura me një certifikatë përshtatshmërie teknike ndaj
qarkullimit ose me leje qarkullimi.
2. Certifikata e përshtatshmërisë teknike ndaj qarkullimit
ose leja e qarkullimit lëshohet pas përfundimit pozitivisht të
verifikimit të parashikuar në nenin 106, pika 1, në bazë të një
dokumentacioni që është në gjendje të përcaktojë origjinën e
makinës bujqësore. Në aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktohen
përmbajtja dhe karakteristikat teknike të certifikatës së
përshtatshmërisë teknike dhe lejes së qarkullimit.
3. Për makinat bujqësore që nuk prodhohen në seri, duke
përfshirë edhe prototipet e prodhimeve në seri, dokumentacioni
i origjinës përbëhet nga certifikata e origjinës së ekzemplarit
që lëshohet nga fabrika konstruktuese ose prodhuese. Kur bëhet
fjalë për makina bujqësore të konstruktuara me pjesë të veçanta,
duhet të paraqitet dokumentacioni i origjinës për secilën pjesë.
4. Për makinat bujqësore të tipit të homologuar të prodhuar
në seri konstruktori ose përfaqësuesi ligjor i tij, i lëshon
blerësit një deklaratë tip, sipas modelit të miratuar nga
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, e cila vërteton që
makina bujqësore me të gjitha pjesët e saj është në përputhje me
tipin e homologuar. Me këtë deklaratë konstruktori mban
përgjegjësi të plotë ligjore. Kjo deklaratë, kur lejohet lëshimi
i saj, ka edhe vlerën e certifikatës së origjinës.
5. Për makinat bujqësore të tipit të homologuar dokumentet
e qarkullimit, për të cilat flitet në pikën 2, lëshohen duke u
mbështetur në deklaratën e përputhjes me tipin e homologuar, pa
kryer verifikime të mëtejshme.
6. Cilido që lëshon deklaratën e përputhjes për makinat
bujqësore që nuk përputhen me tipin e homologuar, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në
njëqind mijë lekë.
7. Lëshimi i certifikatës së përshtatshmërisë teknike ndaj
qarkullimit, ose i lejes së qarkullimit, pezullohet kur shfaqen
elemente që tregojnë mundësinë e një krimi që ndiqet penalisht.
 
NENI 108
 
KONTROLLI I PERPUTHJES SE MAKINES BUJQESORE ME TIPIN
HOMOLOGUAR
 
 
1. Makinat bujqësore dhe sistemet përkatëse të tipit të
homologuar identifikohen për qëllimet e nenit 74.
2. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse ka të drejtë
të marrë dhe të bëjë në çdo moment verifikimin e përputhjes me
tipin e homologuar të makinave bujqësore që ende nuk janë
regjistruar dhe të sistemeve të tyre përkatëse, të destinuara për
tregun e brendshëm dhe që janë identifikuar sipas normave të
pikës 1. Me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe të
Transportit, i cili merr mendimin paraprak të ministrit të
Bujqësisë dhe të Ushqimit, duke përjashtuar çështjet që lidhen
me zhurmat dhe ndotjen e mjedisit që janë në kompetencë të
ministrit të Shëndetësisë, përcaktohen kriteret dhe mënyrat e
marrjes dhe verifikimit të makinës bujqësore, si edhe pagesat
përkatëse në ngarkim të titullarit, për të cilin kryhet
homologimi.
3. Me të njëjtin udhëzim janë përcaktuar procedurat që duhen
ndjekur për pezullimin ose anulimin e homologimit, për rastet kur
gjatë kontrolleve, sipas pikës 2, rezulton që nuk është
respektuar përputhja e serisë me tipin e homologuar.
4. Cilido që prodhon ose shet një makinë bujqësore ose
sisteme makinash bujqësore që nuk përputhen me tipin e
homologuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet
e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
5. Cilido që prodhon ose shet një makinë bujqësore të
homologuar dhe që lëshon një deklaratë përputhjeje me tipin e
homologuar, të papajisur me të dhënat e identifikimit sipas
normave të pikës 1, ndëshkohet me masë administrative me gjobë
nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
 
NENI 109
 
REGJISTRIMI LEJA E QARKULLIMIT DHE CERTIFIKATA E
PERSHTATSHMERISE TEKNIKE PER QARKULLIMIN E MAKINAVE BUJQESORE
 
1. Makinat bujqësore të treguara në nenin 57, pika 2,
shkronja "a", numrat 1 dhe 2, shkronja "b", numri 2, duke
përjashtuar rimorkiot bujqësore me peshë të përgjithshme jo më
të madhe se 1.50 tonë, për të qarkulluar në rrugë duhet të
regjistrohen dhe të pajisen me lejen e qarkullimit. Ndërsa
makinat bujqësore të treguara në nenin 57, pika 2, shkronja "a",
numri 3, dhe shkronja "b", numri 1, me përjashtimet e
parashikuara në nenin 106, pika 1, dhe rimorkiot bujqësore me
peshë të përgjithshme jo më të madhe se 1.50 tonë, për të
qarkulluar në rrugë duhet të pajisen me certifikatën e
përshtatshmërisë teknike për qarkullim.
2. Leja e qarkullimit ose certifikata e përshtatshmërisë
teknike për qarkullim lëshohet nga degët e Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Këto zyra
marrin masa për regjistrimin e makinave bujqësore të treguara në
nenin 57, pika 2, shkronja "a", numrat 1 dhe 2, shkronja "b",
numri 2, duke përjashtuar rimorkiot bujqësore me peshë të
përgjithshme jo më të madhe se 1.50 tonë, në emër të pronarit të
mjetit ose të atij që kryen punime agromekanike apo dhënie me
qira makinash bujqësore, si dhe në emër të enteve a shoqërive
publike.
3. Ndryshimi i pronësisë i makinave bujqësore që i
nënshtrohen regjistrimit, si dhe ndryshimi i vendqëndrimit ose
vendbanimit të pronarit të tyre, duhet t'u njoftohet brenda 10
ditëve zyrave të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor, së bashku me dokumentacionin përkatës dhe
lejen e qarkullimit nga pronari i ri dhe nga zotëruesi i lejes
së qarkullimit. Këto zyra shënojnë ndryshimet përkatëse në lejen
e qarkullimit. Kur kërkesa e paraqitur për ndryshimin e
pronësisës është veprim i njëanshëm, këto zyra duhet të sigurojnë
edhe një deklaratë për marrje përgjegjësie dhe të marrin masa për
njoftimin e pronarit të ri sipas procedurës së përcaktuar në
nenin 94, pika 4, kur kjo është e zbatueshme.
4. Regjistrimi i ndryshimit të pronësisë është i mundur
vetëm kur pronari i ri plotëson kërkesat e pikës 2.
5. Aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktojnë përmbajtjen dhe
karakteristikat e lejes së qarkullimit dhe të certifikatës së
përshtatshmërisë teknike me tipin e homologuar, si dhe procedurat
për kryerjen e ndryshimeve të parashikuara në pikat 2, 3 dhe 4.
6. Cilido që qarkullon në rrugë me një makinë bujqësore, për
të cilën nuk është lëshuar leja e qarkullimit ose certifikata e
përshtatshmërisë teknike për qarkullim, ose që nuk respekton
kushtet e përcaktuara në lejen e qarkullimit ose në certifikatën
e përshtatshmërisë teknike për qarkullim, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
Për rastet kur nuk bën njoftimin e ndryshimit të pronësisë ose
vendqëndrimit a vendbanimit në kohën e caktuar, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në
dhjetë mijë lekë. Pasojë e kësaj shkeljeje është edhe masa
plotësuese administrative e tërheqjes së lejes së qarkullimit ose
të certifikatës së përshtatshmërisë teknike për qarkullim.
 
NENI 110
 
KONTROLLI I MAKINAVE BUJQESORE NE QARKULLIM
 
1. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, në
marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, urdhërojnë
kontrollin e përgjithshëm a të pjesshëm të makinave bujqësore të
regjistruara sipas normave të nenit 109, me synim verifikimin e
kërkesave minimale të sigurisë së qarkullimit, si dhe të gjendjes
së tyre teknike.
2. Organet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore, kur lindin dyshime për
respektimin e kërkesave sipas pikës 1, mund të urdhërojnë në çdo
moment kontrollin e përgjithshëm për makina bujqësore të veçanta.
3. Aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktojnë procedurat,
afatet dhe mënyrat e kryerjes së kontrollit, për të cilin flitet
në këtë nen, dhe, kur është e nevojshme, kriteret për
verifikimin e kërkesave minimale të përshtatshmërisë për
qarkullim që duhet të plotësojnë makinat bujqësore në qarkullim,
si dhe të gjendjes teknike të tyre.
4. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, në
marrëveshje me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit, mund të
urdhërojë modifikimin e normativave të parashikuara nga ky nen,
për t'i përshtatur me dispozitat përkatëse të marrëveshjes
ndërkombëtare.
5. Për makinat bujqësore, për të cilat flitet në pikën 1,
zbatohen normat e nenit 79, pika 7.
6. Cilido që qarkullon në rrugë me një makinë bujqësore që
nuk është paraqitur për kontroll, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
Pasojë e kësaj shkeljeje është edhe masa plotësuese
administrative e tërheqjes së lejes së qarkullimit ose
certifikatës së përshtatshërisë teknike për qarkullim.
 
NENI 111
 
MODIFIKIMI I KARAKTERISTIKAVE TEKNIKE TE QARKULLIMIT TE
MAKINAVE BUJQESORE DHE AZHURNIMI I LEJES SE QARKULLIMIT
 
1. Makinat bujqësore që janë subjekt i verifikimit të
kërkesave sipas nenit 106, nuk duhet të paraqesin deformime në
krahasim me karakteristikat e treguara në lejen e qarkullimit,
ose në certifikatën e përshtatshmërisë teknike për qarkullim, dhe
as ndryshime a dëmtime të sistemeve të përcaktuara.
2. Organet përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor, me kërkesë të të interesuarit,
kryejnë provat e verifikimit të parashikuara në nenin 106, pika
2, për makinën bujqësore, së cilës i janë bërë modifikime të një
a disa karakteristikave ose të një a disa sistemeve që tregohen
në dokumentet e qarkullimit; kur kontrolli rezulton pozitivisht,
organet e sipërpërmendura kryejnë azhurnimin e këtyre
dokumenteve.
3. Për makinat bujqësore që duhet të regjistrohen dhe të
pajisen me leje qarkullimi, zbatohen dispozitat përkatëse të
neneve 92, 93, 94, 97 dhe 102.
4. Cilido që qarkullon në rrugë me një makinë bujqësore që
ka karakteristika të ndryshme nga ato të treguara në pikën 1 dhe
që ka sistemet e përcaktuara me norma ligjore, të ndryshuar, të
dëmtuar ose të mangët, ndëshkohet me masë administrative me gjobë
nga pesë mijë deri dhjetë mijë lekë, me përjashtim të rasteve që
përbëjnë krim.
 
NENI 112
 
TARGAT E MAKINAVE BUJQESORE
 
1. Makinat bujqësore vetëlëvizëse të treguara në nenin 57,
pika 2, shkronja "a", numrat 1 dhe 2 për të qarkulluar në rrugë
duhet të jenë të pajisura me një targë në pjesën e pasme që
përmban të dhënat e regjistrimit. Pjesa e fundit e kompleksit të
makinave bujqësore mban kopjen e targës së makinës bujqësore
tërheqëse. Për këto makina lëshohet një kopje targe që përdoret
kur krijohen komplekse makinash bujqësore.
2. Rimorkiot bujqësore, duke përjashtuar ato me peshë të
përgjithshme jo më të madhe se 1.50 tonë, duhet të pajisen me një
targë të veçantë që përmban të dhënat e regjistrimit të vetë
rimorkios.
3. Targimi i makinave bujqësore disiplinohet nga dispozitat
përkatëse të neneve 99 dhe 101. Për prodhimin, shpërndarjen dhe
kthimin e targave, zbatohet neni 100.
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
sanksione sipas neneve 99, 100 dhe 101.
5. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit përcakton, me
urdhëresë të veçantë, procedurën e zbatimit të dispozitave të
pikës 3.
 
NENI 113
 
QARKULLIMI NE RRUGE I MAKINAVE TEKNOLOGJIKE
 
1. Për të qarkulluar në rrugë makinat teknologjike duhen
respektuar përmasat gabaritë kufitare dhe peshat kufitare të
përcaktuara në nenet 61 dhe 62, kurse për normat konstruktive dhe
sistemet e pajimit duhet të respektojnë dispozitat e nenit 105.
2. Për të qarkulluar në rrugë makinat teknologjike duhen
regjistruar në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve
të Transportit Rrugor, që i lëshojnë lejen e qarkullimit atij që
vërteton se është pronari i mjetit.
3. Për të qarkulluar në rrugë makinat teknologjike duhen
respektuar dispozitat e neneve 98, 106, 107, 110 dhe 111. Makinat
teknologjike që, për kërkesa funksionale, i tejkalojnë përmasat
gabaritë kufitare dhe peshat kufitare të përcaktuara në nenet 61
dhe 62, konsiderohen makina teknologjike jashtë norme dhe për to
zbatohen normat e parashikuara në nenin 103, pika 8.
4. Për të qarkulluar në rrugë makinat teknologjike
vetëlëvizëse dhe ato që tërhiqen, duhet të jenë të pajisura me
një targë njohjeje, e cila përmban të dhënat e regjistrimit.
5. Mënyrat e zbatimit të pikave 2 dhe 3, si dhe ato që kanë
të bëjnë me modifikimet në emërtimin e mjeteve, përmbajtjen dhe
karakteristikat e lejes së qarkullimit, janë përcaktuar me
udhëzime të organeve të Ministrisë së Punëve Publike dhe
Transportit.
6. Mënyrat për regjistrimin dhe targimin përcaktohen në akte
të veçanta.
7. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
të njëjtat sanksione të parashikuara për të njëjtat shkelje të
kryera me makinat bujqësore.
 
KAPITULLI 4
 
DREJTIMI I MJETEVE DHE KAFSHEVE
 
NENI 114
 
KERKESAT PER DREJTIMIN E MJETEVE DHE KAFSHEVE
 
1. Cilido që drejton mjete ose kafshë, duhet të plotësojë
kërkesat fizike e psikike dhe të ketë mbushur moshën:
a) katërmbëdhjetë vjeç për drejtimin e mjeteve të tërhequra
me kafshë, ose të drejtojë kafshë tërheqëse, barre ose shale, si
dhe tufa, kope ose grupime të tjera kafshësh;
b) gjashtëmbëdhjetë vjeç për drejtimin e ciklomotorëve me
cilindrat deri 50 cc;
c) tetëmbëdhjetë vjeç për drejtimin e mjeteve me motor, për
drejtimin e të cilave kërkohet lejedrejtimi e kategorive A dhe
B sipas nenit 115.
2. Cilido që drejton mjete me motor nuk duhet të ketë kaluar
moshën:
a) gjashtëdhjetë e pesë vjeç për të drejtuar mjete me motor
për transport malli;
b) gjashtëdhjetë vjeç për të drejtuar autobusë, kamionë,
kamionë me rimorkio, gjysmërimorkiatorë dhe artikularë të tjerë,
të caktuar për transport personash. Ky kufi mund të rritet çdo
vit deri në gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur drejtuesi paraqet një
dëshmi të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike pas një vizite
të specializuar mjekësore të përvitshme, sipas mënyrave të
përcaktuara në aktet në zbatim të këtij Kodi.
3. Cilido që drejton mjete dhe nuk plotëson kushtet e
kërkuara nga ky nen, përveç rasteve të paraqitura në pikat e
mëposhtme, ndëshkohet me masën administrative me gjobë nga pesë
mijë deri në njëzet mijë lekë.
4. Cilido që, duke pasur në përdorim mjete ose kafshë, ua
beson ose ua lejon drejtimin personave që nuk plotësojnë kushtet
e kërkuara nga ky nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë
nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, kur bëhet fjalë
për automjete ose me masën administrative me gjobë nga një mijë
deri në katër mijë lekë, kur bëhet fjalë për kafshë ose mjete të
tërhequra me kafshë.
5. Shkeljet e dispozitave të mësipërme, kur kryhen nga mjete
me motor, ndëshkohen edhe me ndalimin administrativ të mjetit për
30 ditë.
 
NENI 115
 
LEJEDREJTIMI DHE CERTIFIKATA E AFTESISE PROFESIONALE PER
DREJTIMIN E MOTOMJETEVE DHE AUTOMJETEVE
 
1. Nuk mund të drejtohen automjete dhe motomjete pa marrë
lejedrejtimin e lëshuar nga dega e Drejtorisë së Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila përfshin rrethin e
banimit të kërkuesit.
2. Për të dhënë provimet e aftësisë për lejedrejtimin, duhet
t'i drejtohet kërkesë me shkrim degës përkatëse të Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku kërkuesi ka
vendbanimin dhe të plotësohen kërkesat e caktuara fizike e
psikike.
3. Lejedrejtimi sipas modelit të Komunitetit Europian, siç
përcaktohet në aktet në zbatim, duhet të përmbajë treguesit e
grupit të gjakut të mbajtësit të lejedrejtimit, që është i
detyruar të vërtetojë saktësinë e tyre. Këta tregues në asnjë
rast nuk shërbejnë si autorizim për kryerjen e transfuzioneve të
mundshme të gjakut. Lejedrejtimi ndahet sipas kategorive dhe
aftësive në drejtimin e mjeteve, të përcaktuara për secilën nga
kategoritë e mëposhtme:
A - Motomjete me peshë pa ngarkesë deri në 400 kg.
B - Motomjete, me përjashtim të motoçikletave, dhe automjete
me peshë të përgjithshme jo më të madhe se 3.50 tonë dhe me jo
më shumë se 8 ndenjëse, duke përjashtuar ndenjësen e drejtuesit
të mjetit, edhe pse mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose
një rimorkio që nuk e kalon peshën pa ngarkesë të mjetit
tërheqës, me kusht që pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë
për të dy mjetet të mos i kalojë 3.50 tonët.
C - Automjete me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë,
më të madhe se 3.50 tonë, edhe pse mund të tërheqin një rimorkio
të lehtë, duke përjashtuar automjetet, për drejtimin e të cilëve
nevojitet lejedrejtimi i kategorisë D.
D - Autobusë dhe automjete të tjera të destinuar për
transport pasagjerësh, që kanë më shumë se 8 ndenjëse, duke
përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit, edhe pse mund të
tërheqin një rimorkio të lehtë.
E - Automjete, për drejtimin e të cilave kërkohet
lejedrejtimi i kategorive B, C dhe D, për të cilat drejtuesi i
mjetit duhet të jetë i aftësuar, kur tërheqin një rimorkio që nuk
hyn në asnjërën nga kategoritë e mësipërme; gjysmërimorkiatore
dhe artikulare të destinuara për transport pasagjerësh, mjafton
që të ketë lejedrejtimin e kategorisë D; gjysmërimorkiatore ose
artikulare të tjera, mjafton që të ketë lejedrejtimin e
kategorisë C.
4. Rimorkio të lehta quhen rimorkiot me peshë të
përgjithshme me ngarkesë të plotë deri në 0.75 tonë.
5. Invalidët, edhe pse mund të kenë disa invaliditete, mund
të marrin lejedrejtimin e kategorisë A, B dhe C, edhe kur
tërheqin rimorkio të lehtë. Lejedrejtimet e kategorisë C mund të
kufizohen në drejtimin e mjeteve të veçantë dhe me karakteristika
të veçanta, sipas përfundimit të kontrolleve të përcaktuara në
nenin 117, pika 4. Kufizimet duhet të pasqyrohen në lejedrejtimi
dhe duhet të saktësojnë se çfarë proteze kushtëzohet dhe, kur
është e nevojshme, çfarë modifikimi duhet t'i bëhet mjetit. Ata
nuk munden të drejtojnë mjetet e shërbimit taksi ose me
qiradhënie me drejtues mjeti për transport njerëzish a në
shërbimet në linjë, autoambulancat dhe mjetet që përdoren në
transportin e mallrave të rrezikshme ose në transportin e më
shumë se 8 pasagjerëve, përveç drejtuesit të mjetit.
6. Mund të aftësohen në drejtimin e automjeteve, për të
cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë C vetëm ata që janë të
aftësuar për të drejtuar automjete dhe motomjete për të cilat
kërkohet lejedrejtimi i kategorisë B, dhe që kanë punuar 12 muaj
në këtë kategori. Mund të aftësohen për drejtimin e automjeteve,
për të cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë D, ata që janë
të aftësuar për drejtimin e automjeteve për të cilat kërkohet
lejedrejtimi i kategorisë C dhe që kanë punuar 3 vjet në këtë
kategori. Mund të aftësohen për drejtimin e automjeteve për të
cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorisë E, vetëm ata që janë të
aftësuar për drejtimin e automjeteve për të cilat kërkohet
lejedrejtimi i kategorisë B, C e D dhe që kanë punuar të paktën
12 muaj në njërën nga këto kategori. Nuk mund të drejtojnë mjete
të shërbimit publik drejtuesit e pajisur me lejedrejtimi të
kategorisë B dhe C.
7. Afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit mund të zgjatet nga
zyrat kompetente që e kanë lëshuar atë, nëpërmjet verifikimit të
aftësive fizike, psikike dhe provimit, sipas kategorive të
ndryshme të mjeteve.
8. Në rastet e parashikuara nga marrëveshjet ndërkombëtare,
ku aderon edhe Shqipëria, për drejtimin e mjeteve për transporte
të caktuara profesionale, mbajtësit e lejedrejtimit të vlefshëm
për kategorinë e përcaktuar duhet, gjithashtu, të marrin
certifikatën përkatëse të aftësisë, përshtatshmërisë, kapacitetit
ose formimit profesional të lëshuar nga zyrat e Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo certifikatë
nuk mund t'u jepet invalidëve a të gjymtuarve fizikisht.
9. Në aktet në zbatim, duke respektuar çka është përcaktuar
në normativat ndërkombëtare, përcaktohen tipat e certifikatave
profesionale sipas pikës 8, si dhe kërkesat, procedurat dhe
programet e provave për marrjen e tyre. Në të njëjtat akte në
zbatim do të tregohen edhe modelet dhe karakteristikat përkatëse
të lejedrejtimeve dhe mënyrat për shmangien e falsifikimeve.
10. Mbajtësi i lejedrejtimit të mjetit duhet që brenda 30
ditëve të njoftojë zyrën kompetente të territorit nga varet
bashkia a komuna e vendbanimit për ndërrimin e vendbanimit brenda
së njëjtës bashki a komunë, ose nga një bashki ose komunë në
bashki a komuna të tjera, duke paraqitur lejedrejtimin për
kryerjen e ndryshimeve të nevojshme; ndryshimet bëhen menjëherë.
11. Cilido që, duke zotëruar materialisht një mjet, ia beson
ose ia jep ta drejtojë një personi të papajisur me lejedrejtimi,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë
deri në njëqind mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit për
një vit.
12. Cilido që drejton automjete a motomjete pa marrë
lejedrejtimi, dënohet me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në
njëqind mijë lekë; i njëjti dënim zbatohet edhe për drejtuesit
që drejtojnë mjete pa lejedrejtimi, sepse u është hequr ose nuk
është rinovuar për mosplotësim të kushteve të përcaktuara nga ky
Kod, kur kjo nuk përbën vepër penale.
13. Cilido që, megjithëse ka dhënë me sukses provat sipas
nenit 119, drejton mjete pa qenë i pajisur me lejedrejtimi,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind
deri në dhjetë mijë lekë.
14. Cilido që drejton automjete a motomjete i pajisur me
lejedrejtimi, por që nuk është i pajisur me certifikatën e
aftësisë profesionale, kur kjo është e detyrueshme, ose me
deklaratën përkatëse zëvendësuese të lëshuar nga zyra kompetente
e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,
kur nuk ka qenë e mundur t'i jepet certifikata e aftësisë brenda
10 ditëve nga dhënia e provave, ndëshkohet me masë administrative
me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
15. Mbajtësi i lejedrejtimit, që nuk bën shënimet e
nevojshme të ndryshimit të vendbanimit në lejedrejtimi,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind
deri në dhjetë mijë lekë.
16. Shkelja e dispozitave të pikës 15 sjell si pasojë masën
administrative plotësuese të ndalimit administrativ të mjetit për
30 ditë dhe masën administrative plotësuese të tërheqjes së
lejedrejtimit.
17. Me masat e dënimit për krimet e parashikuara nga pika
12 gjykatësi urdhëron konfiskimin e mjetit, me përjashtim të
rasteve kur ai u përket personave që nuk kanë të bëjnë me krimin.
Kur nuk është e mundur të urdhërohet konfiskimi i mjetit, merret
vendim për pezullimin e lejedrejtimit të të dënuarit për kohën
e kryerjes të dënimit kryesor. Autoriteti gjyqësor kompetent dhe,
në rastet flagrante, edhe oficerët dhe policët e policisë
gjyqësore duhet ta sekuestrojnë mjetin, duke respektuar normat
e Kodit të Procedurës Penale.
 
NENI 116
 
LEJEDREJTIMI DHE CERTIFIKATA E AFTESISE PROFESIONALE PER
DREJTIMIN E TROLEJBUSIT
 
1. Nuk mund të drejtohet trolejbusi pa qenë i pajisur me
lejedrejtimi të automjeteve, në rastin e drejtimit të
trolejbuseve për transportin e njerëzve, dhe me certifikatën e
aftësisë profesionale të lëshuar nga zyra kompetente e Drejtorisë
së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, mbi bazën
e ndërmarrjes së interesuar.
2. Kategoria e lejedrejtimit, me të cilën duhet të jenë të
pajisur drejtuesit e trolejbuseve, duhet të jetë e njëjta me atë
të automjeteve përkatëse.
3. Certifikata e aftësisë profesionale merret nëpërmjet
provimit që duhet të paraprihet nga një periudhë ushtrimesh për
drejtimin e një trolejbusi, që kryhet me ndihmën e një drejtuesi
të autorizuar dhe nën kontrollin e një funksionari teknik të
ndërmarrjes, e cila synon të caktojë kandidatin për të drejtuar
trolejbuset.
4. Në aktet në zbatim përcaktohen kërkesat, mënyrat dhe
programet e provave për marrjen e certifikatës së sipërpërmendur
të aftësisë profesionale.
5. Kandidatët që nuk e kanë marrë provimin, mund të
paraqiten sërish për dhënien e tij vetëm pasi të kenë kaluar edhe
një herë periudhën e ushtrimeve në drejtim dhe pasi të kenë
kaluar të paktën 30 ditë.
6. Zyra kompetente u jep kandidatëve që e kanë marrë
provimin një certifikatë aftësie profesionale për funksionin e
drejtuesit të trolejbusit, që është e vlefshme vetëm kur
shoqërohet nga lejedrejtimi për automjetet sipas pikës 2.
Certifikata e aftësisë profesionale lejon drejtimin e
trolejbuseve pranë çdo ndërmarrjeje.
7. Vlefshmëria në kohë e certifikatës së aftësisë
profesionale është e njëjtë me atë të lejedrejtimit që zotërohet
nga i interesuari sipas pikës 2. Kur konfirmohet vlefshmëria e
lejedrejtimit sipas normave të nenit 124, zyra kompetente merr
masa për konfirmimin në mënyrë të ngjashme, për 5 vjet, të
certifikatës së aftësisë profesionale. Kur vlefshmëria e
lejedrejtimit nuk konfirmohet, certifikata e aftësisë
profesionale duhet të tërhiqet nën kujdesin e zyrës që e ka
lëshuar.
8. Zyrat kompetente të Drejtorisë së Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor mund të marrin vendim që
zotëruesi i certifikatës së aftësisë profesionale për drejtimin
e trolejbuseve t'i nënshtrohet vizitës mjekësore ose provimit të
përshtatshmërisë, kur lindin dyshime për plotësimin e kërkesave
fizike a psikike të përcaktuara, ose të aftësive profesionale.
9. Dispozitat përkatëse për pezullimin dhe anulimin e lejes
së drejtimit, sipas neneve 127 dhe 128, zbatohen edhe për
certifikatën e aftësisë profesionale për drejtimin e
trolejbuseve, në bazë të fakteve të konstatuara gjatë drejtimit
të tyre.
10. Cilido që, duke zotëruar materialisht një trolejbus, ia
beson ose ia jep ta drejtojë një personi të papajisur me
lejedrejtimi për automjete ose me certifikatë aftësie
profesionale, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
11. Cilido që drejton trolejbuse pa qenë i pajisur me
lejedrejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
12. Cilido që drejton trolejbuse i pajisur me lejedrejtimi,
por që nuk është i pajisur me certifikatën e aftësisë
profesionale, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë
mijë deri në njëzet mijë lekë.
13. Në shkeljet e mësipërme zbatohet edhe masa
administrative plotësuese e ndalimit administrativ të mjetit për
gjashtë muaj, si dhe dispozitat e Kodit Penal.
 
NENI 117
 
KERKESAT FIZIKE DHE PSIKIKE PER MARJEN E LEJEDREJTIMIT TE
MJETIT
 
1. Nuk mund të marrë lejedrejtimi ose autorizim për të
ushtruar në drejtim mjeti sipas nenit 120, pika 2, ai që është
i prekur nga sëmundje fizike a psikike, që ka paaftësi organike
a të meta psikike, anatomike ose funksionale të tilla që e
pengojnë të drejtojë në mënyrë të sigurt një mjet me motor.
2. Verifikimi i kërkesave fizike dhe psikike, përveç rasteve
të përcaktuara në pikën 4, kryhet nga institucioni shëndetësor
kompetent për territorin, i caktuar nga Ministria e
Shëndetësisë.. Në të gjitha rastet këto verifikime duhet të
kryhen në lokale të përshtatshme.
3. Verifikimi sipas pikës 2 duhet të rezultojë nga
certifikata me datë jo më të vonshme se tre muaj përpara
paraqitjes së kërkesës për të dhënë provimin e drejtimit të
mjetit. Në certifikatë duhen marrë parasysh edhe të gjitha
sëmundjet infektive që ka kaluar kërkuesi i lejedrejtimit dhe që
deklarohen në një certifikatë mjekësore të lëshuar nga
institucioni shëndetësor përkatës.
4. Verifikimi i kërkesave fizike e psikike kryhet nga
komisione mjekësore lokale, të formuara në çdo rreth pranë
njësisë shëndetësore lokale të kryeqendrës së rrethit për:
a) të gjymtuarit dhe ata me të meta fizike;
b) ata që kanë kaluar moshën sipas nenit 114, pika 2,
shkronja "b";
c) ata, për të cilët është bërë kërkesë nga zyrat që
lëshojnë lejedrejtimin;
d) ata, për të cilët gjatë verifikimeve klinike me
instrumente dhe laboratorike mjekut të përcaktuar nga pika 2 i
ka lindur dyshimi për përshtatshmërinë dhe sigurinë në drejtimin
e mjetit.
5. Në aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktohen:
a) kërkesat fizike dhe psikike për të marrë dhe konfirmuar
lejedrejtimin e mjetit;
b) mënyrat e lëshimit dhe modelet e certifikatave mjekësore;
c) përbërja dhe mënyra e funksionimit të komisionit mjekësor
sipas pikës 4, në të cilin duhet të bëjë pjesë një mjek i
shërbimit territorial të riaftësimit, kur komisionit i
nënshtrohen kandidatë për drejtues mjeti sipas shkronjës "a" të
pikës 4. Në këtë rast në komision duhet të marrë pjesë edhe një
inxhinier specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve
të Transportit Rrugor. Me kërkesë të të interesuarit mund të
ndërhyjë edhe një mjek i tij i besuar.
6. Vizitat e kryera nga zyrat medikoligjore ose, në rastet
e parashikuara nga pika 4, nga komisione mjekësore, duhet të
shoqërohen edhe me vizita psikologjike që kryhen nga psikologë,
të cilët e ushtrojnë këtë profesion.
7. Me urdhëresë të ministrit të Punëve Publike dhe
Transportit, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe
Mjedisit, formohet një komitet i posaçëm teknik që ka për detyrë
t'u japë komisioneve mjekësore informacione për përparimin
tekniko-shkencor që ndikon në drejtimin e mjeteve me motor prej
të gjymtuarve dhe atyre me të meta fizike.
 
NENI 118
 
KERKESAT MORALE PER TE MARRE LEJEDREJTIMIN E MJETIT
 
Nuk mund ta marrin lejedrejtimin keqbërësit e zakonshëm,
profesionistë ose që kanë tendencë të tillë, sikurse edhe ata që
i janë nënshtruar masave të sigurimit personal a masave
parandaluese të parashikuara nga vendimi i gjykatës, për masat
parandaluese ndaj personave të rrezikshëm për sigurinë dhe
moralin publik, duke bërë përjashtim për masat rehabilituese.
Neni 119
 
PROVIMI I MARRJES SE LEJEDREJTIMIT
 
1. Lejedrejtimi i mjetit merret duke kaluar një provë
verifikimi të aftësive drejtuese e të sjelljes dhe një provë të
kontrollit të njohurive teorike.
2. Provimet sipas pikës 1 kryhen në bazë të udhëzimeve,
mënyrave dhe programeve të përcaktuara nga ministri i Punëve
Publike dhe Transportit, në përputhje me marrëveshjet
ndërkombëtare dhe me ndihmën e pajisjeve audiovizive, pyetësorëve
të provimit dhe të çdo gjëje tjetër që ndikon në uniformizimin
e formulimit të gjykimit.
3. Provimet për lejedrejtimin, për certifikatën e aftësisë
profesionale sipas nenit 115 dhe për përshtatshmërinë e mësuesve
dhe instruktorëve të autoshkollave kryhen nga vartësit e
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
4. Në aktet në zbatim përcaktohen kërkesat profesionale për
vartësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor, që janë caktuar të marrin në provim sipas
pikës 3.
5. Në aktet në zbatim përcaktohen mënyrat e miratimit,
organizimit dhe funksionimit të autoshkollave, normat dhe mënyrat
e kryerjes së kurseve të kualifikimit dhe të provimeve të
aftësisë së personelit sipas pikës 4.
6. Provimi i atyre që kanë frekuentuar një autoshkollë, mund
të kryhet pranë po kësaj autoshkolle, në qoftë se është e pajisur
me lokale që janë konsideruar të përshtatshme nga zyra kompetente
e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,
ose pranë qendrave të instruktimit të formuara dhe të legalizuara
nga kjo drejtori.
7. Provimet janë publike.
8. Provimi nuk mund të jepet përpara se të jetë realizuar
programi teoriko-praktik sipas kategorisë së lejedrejtimit dhe
jo me vonë se afatet e përcaktuara në aktet në zbatim.
9. Ushtrimi praktik i drejtimit të mjetit, duke përjashtuar
atë për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A, duhet të kryhet
në çdo rast me mjete të pajisura me komanda të dyfishta.
10. Nga një provim me rezultat negativ në një provim tjetër
duhet të kalojnë të paktën 30 ditë dhe jo më shumë se afatet e
përcaktuara në aktet në zbatim.
11. Pasi kalohet me sukses provimi i përcaktuar, zyra
kompetente e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor përpilon dokumentacionin e nevojshëm dhe
lëshon lejedrejtimin, sipas mënyrave dhe afateve të lëshimit të
përcaktuara në aktet në zbatim të këtij Kodi.
 
NENI 120
 
USHTRIMET E DREJTIMIT TE MJETIT
 
1. Kursantit që është regjistruar në një autoshkollë, i
lëshohet një autorizim për t'u ushtruar në drejtimin e mjetit
prej zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor.
2. Autorizimi i lejon kursantit të ushtrohet me mjete të
asaj kategorie, për të cilën është kërkuar lejedrejtimi ose
shtrirja e vlefshmërisë së tij, me kusht që në krah të ndodhet,
në funksionin e instruktorit të miratuar, një person me moshë jo
më të madhe se 60 vjeç dhe jo më i vogël se 30 vjeç, i pajisur
me lejedrejtimi të vlefshëm për të njëjtën kategori mjeti, që e
ka marrë qysh prej të paktën 10 vjetësh, ose me lejëdrejtimi të
vlefshëm për një kategori më të lartë mjeti; instruktori duhet
të jetë shumë i kujdesshëm gjatë lëvizjes së mjetit dhe të
ndërhyjë në momentin e duhur dhe me efektshmëri.
3. Për kandidatët e autorizuar të kryejnë ushtrime drejtimi
mjeti për të marrë lejedrejtimin e kategorisë A, nuk zbatohen
normat e pikës 2, por ato të pikës 5.
4. Automjetet e autorizuara për kryerjen e ushtrimeve të
drejtimit të mjetit për marrjen e lejedrejtimit, duhet të jenë
të pajisura me një shenjë dalluese "Autoshkollë". Karakteristikat
e këtyre shenjave dalluese dhe mënyrat e përdorimit të tyre
përcaktohen në aktet në zbatim. Cilido që shkel dispozitat e
kësaj pike ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë
mijë deri në njëzet mijë lekë.
5. Ushtrimet me mjete, në të cilat, përveç drejtuesit të
mjetit, nuk mund të rrijë edhe një person tjetër në rolin e
instruktorit, kryhen në vende pak të frekuentuara e të lejuara.
6. Autorizimi i kursantit është i vlefshëm për dymbëdhjetë
muaj nga data e lëshimit dhe brenda këtij afati ka të drejtë të
paraqitet në prova deri në tri herë.
7. Cilido që drejton mjetin pa pasur autorizim për kryerjen
e ushtrimeve të drejtimit, por që ka në krah, në funksionin e
instruktorit, një person të përcaktuar sipas pikës 2, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në
njëqind mijë lekë. I njëjti ndëshkim zbatohet edhe për personin
që është në rolin e instruktorit.
8. Cilido që, duke qenë i pajisur me autorizimin për
kryerjen e ushtrimeve të drejtimit të mjetit, drejton mjet pa
pasur në krah, në rolin e instruktorit, një person të përcaktuar
sipas pikës 2, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Përveç kësaj,
ndëshkohet me masën administrative plotësuese të ndalimit
administrativ të mjetit për 3 muaj. Për shkeljet sipas pikës 5
zbatohet masa administrative me gjobë nga pesë mijë deri në
njëzet mijë lekë.
 
NENI 121
 
AUTOSHKOLLAT
 
1. Shkollat për edukimin rrugor, instruktimin dhe formimin
e drejtuesve të mjeteve, quhen autoshkolla.
2. Autoshkollat janë subjekt licencimi, mbikëqyrjeje
administrative dhe teknike nga ana e zyrave të rretheve të
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
3. Të drejtat për licencat dhe për mbikëqyrjen
administrative të autoshkollave ushtrohen në bazë të urdhëresave
të posaçme të shpallura nga ministri i Punëve Publike dhe
Transportit, duke respektuar parimet ligjore dhe në mënyrë
uniforme për mbikëqyrjen teknike të mësimdhënies, si dhe për
kufizimin numerik të autoshkollave në varësi nga popullsia, numri
i mjeteve për banor dhe shtrirja territoriale.
4. Personat fizikë e juridikë, shoqëritë dhe entet mund të
marrin licencë. Titullari i licencës, sipas pikës 2, duhet të
administrojë dhe personalisht aktivitetin dhe pronësinë e
autoshkollës, duke qenë përgjegjës përpara lëshuesit të licencës
për funksionimin e saj.
5. Licenca i lëshohet atij që ka mbushur moshën 30 vjeç, ka
sjellje të mirë dhe është në zotërim të kapaciteteve të duhura
financiare, ka diplomë inxhinieri mekanik para vitit 1974,
inxhinieri transporti ose oficeri transporti të diplomuar në
Akademinë e Forcave Tokësore, me aftësi si mësues i teorisë ose
instruktor i drejtimit të mjetit. Për personat juridikë, kushtet
e kërkuara nga kjo pikë, me përjashtim të kushtit për kapacitetin
financiar që duhet të zotërohet nga personi juridik, i kërkohen
përfaqësuesit ligjor ose, për rastin e shoqërive apo enteve,
personit të deleguar prej tyre.
6. Nuk mund të marrin licencë keqbërësit e zakonshëm,
profesionistë ose që kanë tendencë të tillë sikurse edhe ata që
i janë nënshtruar masave të sigurimit personal ose masave
parandaluese të parashikuara nga neni 118.
7. Autoshkolla duhet të zotërojë një pajim të përshtatshëm
teknik e didaktik dhe të ketë mësues e instruktorë të miratuar
nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor,
me propozim të organeve të saj, e cila lëshon një vërtetim të
posaçëm të aftësisë profesionale. Kur disa autoshkolla të
autorizuara bashkohen dhe formojnë një qendër instruksioni
automobilistik, të miratuar nga dega e rrethit të Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas kritereve
uniforme të fiksuara me udhëzim të ministrit të Punëve Publike
dhe Transportit, pajimi i përgjithshëm dhe personeli mund të
reduktohen në mënyrë të përshtatshme.
8. Licenca pezullohet nga organi që e ka lëshuar për një
periudhë nga një deri në tre muaj kur:
a) veprimtaria e autoshkollës nuk zhvillohet në mënyrë të
rregullt;
b) titullari nuk merr masa për zëvendësimin e mësuesve dhe
instruktorëve që janë konsideruar të papërshtatshëm nga degët e
rrethit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor;
c) titullari nuk respekton urdhrat e dhëna nga degët e
rrethit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor, me qëllim që të rregullohet funksionimi i
autoshkollës.
9. Licenca anulohet nga organi që ka lëshuar licencën kur:
a) konstatohet se mungon kapaciteti financiar dhe nuk
plotësohen më kërkesat morale të titullarit të licencës;
b) konstatohet se mungon pajimi teknik dhe didaktik i
autoshkollës;
c) janë zbatuar dy masa pezullimi të licencës brenda një
viti.
10. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse përcakton me
udhëzim të saj kapacitetin minimal financiar të nevojshëm;
kërkesat e përshtatshmërisë për mësuesit dhe instruktorët e
autoshkollave për drejtues mjeti; kushtet për lokalet dhe pajimin
didaktik, që duhet të bëjnë të mundur edhe zhvillimin normal të
provimeve, si dhe kohëzgjatjen e kurseve; programet e provimeve
për verifikimin e aftësisë teknike të mësueseve dhe
instruktorëve; programet e provimeve për marrjen e lejedrejtimit
hartohen nga organi që lëshon lejedrejtimin.
11. Cilido që administron një autoshkollë pa pasur licencën
përkatëse, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. Kjo shkelje ndëshkohet
edhe me masën administrative plotësuese të mbylljes së
menjëhershme të autoshkollës dhe të pushimit të veprimtarisë së
saj.
12. Cilido që jep mësim teorie në autoshkollë ose instrukton
drejtimin e mjeteve të autoshkollës, pa qenë i pajisur me
dëshminë e aftësisë dhe kopjen e licencës së autoshkollës,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri
në dyzet mijë lekë, si dhe me pezullimin e veprimtarisë së
shkollës për tre muaj.
13. Në aktet në zbatim përcaktohen mënyrat e lëshimit të
licencës sipas pikës 2.
 
NENI 122
 
DREJTIMI I MAKINAVE BUJQESORE DHE MAKINAVE BUJQESORE DHE
MAKINAVE TEKNOLOGJIKE
 
1. Për të drejtuar makinat bujqësore, duke përjashtuar ato
që drejtohen nga toka, si dhe makinat teknologjike, duke
përjashtuar ato me avull, që qarkullojnë në rrugë, duhet pasur
një nga lejedrejtimet e treguara në nenin 115, pika 3, dhe
konkretisht:
a) të kategorisë A për drejtimin e makinave bujqësore të
treguara në nenin 115, pika 3;
b) të kategorisë B për drejtimin e makinave bujqësore dhe
të makinave teknologjike;
c) të kategorisë C për makinat teknologjike jashtë norme.
2. Me urdhëresë të ministrit të Punëve Publike dhe
Transportit përcaktohen tipi dhe karakteristikat e mjeteve të
treguara në pikën 1 që, pasi të jenë përshtatur siç duhet, mund
të drejtohen nga të gjymtuarit ose ata me të meta fizike me
lejedrejtimi të posaçme të kategorive A dhe B, të parashikuara
nga neni 115, pika 5.
3. Kur nuk është e nevojshme të bëhen përshtatje, e njëjta
urdhëresë e përmendur në pikën 2 përcakton tipin dhe
karakteristikat e mjeteve të treguara në pikën 1, që mund të
drejtohen nga të gjymtuarit dhe ata me të meta fizike.
4. Cilido që drejton një makinë bujqësore ose një makinë
teknologjike pa qenë i pajisur me lejedrejtimi, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë
mijë lekë.
 
NENI 123
 
VLEFSHMERIA E LEJEDREJTIMIT
 
1. Lejedrejtimet e kategorisë C, D dhe E janë të vlefshme
përkatësisht, edhe për drejtimin e mjeteve, për të cilat kërkohet
lejedrejtimi i kategorisë B dhe për mjetet, për të cilat kërkohet
lejedrejtimi i kategorive B dhe C, si dhe për mjetet, për të
cilat kërkohet lejedrejtimi i kategorive B, C dhe D.
2. Lejedrejtimi i posaçëm i drejtimit të mjeteve të
kategorive A, B dhe C, që u lëshohet të gjymtuarve ose atyre me
të meta fizike, është e vlefshme vetëm për drejtimin e mjeteve
që kanë karakteristika të njëjta me ato që rezultojnë të treguara
në këtë lejedrejtimi dhe në lejeqarkullimin.
3. Cilido që drejton një mjet, për të cilin duhet një
lejedrejtimi e ndryshme nga ajo lejedrejtimi që ai zotëron, ose
drejton një mjet të shërbimit publik i pajisur me lejedrejtimi,
por jo me certifikatë aftësie profesionale, kur kjo kërkohet,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri
në dyzet mijë lekë, kur nuk përbën një vepër penale.
4. Në të njëjtën mënyrë, cilido që, i pajisur me
lejedrejtimi të posaçëm, drejtimit, drejton një mjet të
kategorive A, B dhe C të ndryshëm nga ai i treguar dhe përshtatur
posaçërisht sipas gjymtimit apo të metave të tij fizike; ose kur,
i pajisur me lejedrejtimi special të kategorive A, B dhe C, si
i gjymtuar apo me të meta fizike, drejton një motor, motokarro
apo automjet të një tipi tjetër ose për të cilin kërkohet një
lejedrejtimi e një kategorie të ndryshme nga ajo që ai ka marrë,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri
në dyzet mijë lekë.
5. Për shkeljet e parashikuara në pikat 3 dhe 4 zbatohet
edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit
nga 6 deri në 12 muaj.
 
NENI 124
 
AFATI DHE KONFIRMIMI I VLEFSHMERISE SE SE LEJEDREJTIMIT TE
MJETIT
 
1. Lejedrejtimet e kategorisë A dhe B janë të vlefshme për
10 vjet; kur janë dhënë ose janë konfirmuar për atë që e ka
kaluar moshën 50 vjeç në momentin e marrjes së lejedrejtimit,
janë të vlefshme për pesë vjet dhe për atë që e ka kaluar moshën
60 vjeç, në momentin e marrjes së lejedrejtimit, janë të vlefshme
për tre vjet.
2. Lejedrejtimet e posaçme të kategorive A dhe B, që u janë
lëshuar të gjymtuarve ose atyre me të meta fizike, dhe ato të
kategorive C dhe D janë të vlefshme për pesë vjet, ndërsa tre
vjet për moshat mbi 60 vjeç dhe lejedrejtimet e posaçme të
kategorisë C që u janë lëshuar të gjymtuarve.
3. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, me urdhëresë
të tij, mund të përcaktojë afate vlefshmërie më të vogla për
kategori të caktuara lejedrejtimesh dhe në përputhje me
destinacionin e përdorimit të mjeteve, me moshën e drejtuesve të
mjeteve ose me veçoritë fizike e psikike të tyre, si dhe duke
përcaktuar, gjithashtu, se në cilat raste duhet të bëhet
zëvendësimi i lejedrejtimit.
4. Verifikimi i kërkesave të parashikuara në nenin 117, pika
1, për drejtimin e motomjeteve dhe automjeteve sipas nenit 115,
pika 8, duhet të bëhet çdo dy vjet. Ky verifikim dyvjeçar duhet
të kryhet edhe ndaj atyre që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe që
kanë lejedrejtimi për kamionët me peshë të përgjithshme me
ngarkesë të plotë më të madhe se 3.50 tonë, autotrenat,
gjysmërimorkiatorët, artikularët e transportit të mallrave që
kanë peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të madhe
se 20 tonë dhe makinat teknologjike.
5. Vlefshmëria e lejedrejtimit mund të konfirmohet nga
organi që e lëshon atë; për këtë qëllim duhet të paraqitet një
certifikatë mjekësore me datë jo më shumë se tre muaj përpara dhe
të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të treguara në nenin
117, pika 2, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj
certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të
kërkuara. Në rastin e nenit 115, pikat 5 dhe 8, vizita mjekësore
kryhet nga komisioni, për të cilin flitet në nenin 117, pika 4.
6. Kur nga verifikimet sipas pikës 5 del që nuk plotësohen
kushtet për konfirmimin e lejedrejtimit, njofton zyrën që e
lëshon atë, për rezultatin e verifikimit, në mënyrë që të merren
masat e nevojshme sipas nenit 127, pika 3, dhe nenit 128.
7. Cilido që drejton një mjet me një lejedrejtimi që i ka
kaluar afati i vlefshmërisë, ndëshkohet me masë administrative
me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Për këto
shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes
së lejedrejtimit.
 
NENI 125
 
LEJEDREJTIMI I PERKOHSHEM I MJETIT
 
1. Për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të
lejedrejtimit, zotëruesi i tij duhet që brenda 48 orëve të bëjë
denoncim në organet e policisë, të cilat i lëshojnë një vërtetim
për këtë denoncim.
2. Organi që lëshon lejedrejtimin, pasi i është paraqitur
vërtetimi sipas pikës 1 dhe deklarata e marrjes së përgjegjësisë
administrative, lëshon një dokument të përkohshëm drejtimi mjeti
me afat maksimal 30 ditë.
3. Në rastet kur vërtetohet shkatërrimi i lejedrejtimit,
kërkesa për dublikatin e tij mund të paraqitet menjëherë.
4. Pasi të kenë kaluar 30 ditë dhe dokumenti i humbur ose
i vjedhur nuk është gjetur ose kthyer, i interesuari kërkon
dublikatin e lejedrejtimit, duke paraqitur kërkesën përkatëse në
zyrën që lëshon lejedrejtimet.
 
NENI 126
 
RIVLERESIMI I LEJEDREJTIMIT TE MJETIT
 
1. Zyrat që lëshojnë lejedrejtimet mund të marrin vendim për
t'i kaluar në vizitë mjekësore pranë komisionit mjekësor lokal,
sipas nenit 117, pika 4, ose për t'i marrë në provimin e aftësisë
mbajtësit e lejedrejtimeve kur lindin dyshime për mosplotësimin
prej tyre të kërkesave fizike a psikike të përcaktuara. Rezultati
i vizitës mjekësore i njoftohet zyrës që lëshon lejedrejtimin për
marrjen e masave të pezullimit ose të tërheqjes së lejedrejtimit,
kur është e nevojshme.
2. Cilido që qarkullon pa iu nënshtruar verifikimeve ose
provimeve sipas pikës 1, ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Të njëjtit sanksion
i nënshtrohet cilido që qarkullon me mjet, megjithëse është
deklaruar, pas verifikimeve shëndetësore të kryera sipas pikës
1, përkohësisht i paaftë ta drejtojë atë.
3. Për këto shkelje zbatohet edhe masa administrative
plotësuese e tërheqjes së lejedrejtimit.
 
NENI 127
 
PEZULLIMI I LEJEDREJTIMIT TE MJETIT
 
1. Lejedrejtimi pezullohet për një periudhë kohe të
përcaktuar, si masë plotësuese administrative e ndalimit të
drejtimit të mjetit, kur mbajtësi i lejedrejtimit ka shkelur një
nga normat e sjelljes të treguara ose përcaktuara në kapitullin
5 për periudhën e kohës së parashikuar nga secila normë.
2. Lejedrejtimi pezullohet për një periudhë të papërcaktuar,
kur gjatë verifikimeve shëndetësore për konfirmimin e
vlefshmërisë ose për revizionet e kryera sipas nenit 126,
rezulton një humbje e përkohshme e aftësive fizike dhe spikike
të treguara në nenin 117. Në këto raste lejedrejtimi pezullohet
derisa i interesuari të marrë një certifikatë nga komisioni
mjekësor lokal që vërteton rifitimin e aftësive fizike dhe
psikike të kërkuara. Për masat e mësipërme të pezullimit të
lejedrejtimit, njoftohet zyra që e lëshon lejedrejtimin e mjetit.
3. Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit të
policisë që ka tërhequr lejedrejtimin dhe, për lejedrejtimet e
lëshuara nga një shtet i huaj, nga organi kompetent i pushtetit
lokal i vendit ku është kryer shkelja, sipas pikës 1. Ky i fundit
ia njofton masën e marrë autoritetit kompetent të shtetit që e
ka lëshuar lejedrejtimin dhe e shënon, kur kjo është e mundur,
në dokumentin e drejtimit të mjetit.
4. Kundër masës së pezullimit të lejedrejtimit lejohet
ankim, brenda 20 ditësh, tek organet përkatëse të drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori
merr masa brenda 30 ditëve në vazhdim. Kur ankesa gjykohet e
drejtë, të interesuarit i kthehet lejedrejtimi.
Neni 128
 
ANULIMI I LEJEDREJTIMIT TE MJETIT
 
1. Lejedrejtimi anulohet nga organi që e ka lëshuar atë, kur
mbajtësi i lejedrejtimit:
a) nuk zotëron në mënyrë të vazhdueshme kërkesat fizike dhe
psikike të përcaktuara në nenin 117;
b) nuk plotëson më kërkesat morale të përcaktuara në nenin
118;
c) pasi i është nënshtruar revizionit sipas nenit 126, del
tashmë i papërshtatshëm për drejtim mjeti;
d) ka kryer zëvendësimin e lejedrejtimit të vet me
lejedrejtimin e lëshuar nga një shtet i huaj.
2. Kur nuk ekzistojnë më motivet që kanë përcaktuar marrjen
e masës për anulimin e lejedrejtimit, i interesuari mund të
procedojë drejtpërsëdrejti, duke dhënë provimet dhe duke bërë
verifikimin e kërkesave fizike e psikike të parashikuara për
konfirmimin e vlefshmërisë, me marrjen e një lejedrejtimi të një
kategorie jo më të lartë se sa ajo e lejedrejtimit që i është
anuluar, me kusht që të mos jenë vepruese kriteret e pranimit të
parashikuara nga neni 115, për marrjen e lejedrejtimeve të
kategorive C, D dhe E. Kufizimet në drejtimin e mjetit, sipas
akteve në zbatim, vihen duke iu referuar datës së lëshimit të
lejedrejtimit të anuluar.
 
NENI 129
 
TRUPI DIPLOMATIK I HUAJ
 
1. Shkeljet e këtij Kodi, të kryera nga pjesëtarët e trupit
diplomatik dhe konsullor të akredituar në Republikën e
Shqipërisë, ose nga persona të tjerë që, në lidhje me këto
shkelje, gëzojnë imunitet në kufijtë e parashikuar nga normat
ndërkombëtare, sinjalizohen nga zyrat apo komandat nga varen ata
që kanë konstatuar shkeljen Ministrisë së Punëve të Jashtme, e
cila bën njoftimet e nevojshme në rrugë diplomatike.
2. Për autoveturat dhe automjetet që përdoren për transport
të përzier njerëzish dhe mallrash dhe që u përkasin pjesëtarëve
të trupit diplomatik, pjesëtarëve të karrierës së konsullatave
dhe personave të tjerë të treguar në pikën 1, Ministria që mbulon
veprimtarinë përkatëse, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të
Jashtme, duke u mbështetur në normat në fuqi dhe mbi bazën e
vizitave dhe provave të përcaktuara, lëshon lejeqarkullimin dhe
merr masa për regjistrimin e tyre duke dhënë targa të veçanta
njohjeje, sipas tipave dhe karakteristikave të caktuara me
urdhëresë të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, në
marrëveshje me ministrin e Punëve të Jashtme.
3. Shkeljet e kryera gjatë drejtimit të mjeteve të pajisura
me targa speciale sipas pikës 1 nga subjekte të ndryshme nga ato
të treguara në pikën 1, ndiqen sipas procedurave të zakonshme
ligjore, si dhe bëhen njoftimet përkatëse në rrugë diplomatike
për titullarin e automjetit.
4. Vlefshmëria e targave speciale të njohjes dhe e
lejeqarkullimeve të lëshuara sipas normave të pikës 2, skadon në
momentin që pushon statusi diplomatik i atij që i përket
automjeti. Kthimi i targave dhe i lejeve përkatëse duhet të bëhet
brenda 30 ditëve nga dita e skadimit.
5. Dispozitat e këtij neni zbatohen me kushtin e
reciprocitetit, duke përjashtuar marrëveshjet e veçanta me
organizatat ndërkombëtare.
 
NENI 130
 
QARKULLIMI I MJETEVE TE RREGJISTRUARA NE SHTETET E HUAJA
 
1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në
një shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur
këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për
një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të
regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të
qarkullimit.
2. Për qytetarët që banojnë në Shqipëri dhe për personat
juridikë me qendër në Shqipëri, zbatohen dispozitat e nenit 93.
3. Targat e mjeteve të treguara në pikën 1 duhet të jenë
qartësisht të lexueshme dhe të përmbajnë shenjën dalluese të
regjistrimit të formuar nga numra arabë dhe nga shkronja latine
të mëdha, sipas mënyrave që përcaktohen në aktet në zbatim.
4. Mosrespektimi i normave të pikës 1 sjell si pasojë
ndalimin e hyrjes në territorin kombëtar.
5. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
 
NENI 131
 
SHENJA DALLUESE SHTETERORE E REGJISTRIMIT
 
1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot të regjistruara në
një shtet të huaj, kur qarkullojnë në Shqipëri, duhet të jenë të
pajisura nga ana e prapme me shenjën dalluese të shtetit ku është
bërë regjistrimi; shenja duhet të jetë sipas dispozitave të
marrëveshjeve ndërkombëtare.
2. Në automjete, motomjete dhe rimorkio si vendase, ashtu
edhe të huaja, që qarkullojnë në Shqipëri, është i ndaluar
përdorimi i një shenje të ndryshme nga ajo e shtetit ku është
regjistruar mjeti.
3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masën administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë
lekë.
 
NENI 132
 
QARKULLIMI I AUTOMJETEVE DHE MOTOMJETEVE QE U PERKASIN
QYTETAREVE SHQIPTARE ME BANIM JASHTE VENDIT OSE TE HUAJVE .
 
 
1. Për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara
përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që
kanë përmbushur formalitetet doganore, kur duhet, dhe që i
përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të
huajve që kalojnë nëpër Shqipëri, lëshohet një leje qarkullimi
me një kohëzgjatje maksimale 15-ditore, duke përjashtuar ndonjë
shtyrje të mundshme afati, si dhe një targë e veçantë njohjeje,
siç përcaktohet në aktet në zbatim.
2. Cilido që qarkullon me një lejeqarkullimi që sipas pikës
1 i ka skaduar afati, ndëshkohet me masën administrative me gjobë
nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Kjo shkelje dënohet edhe
me masën administrative plotësuese me konfiskimin e mjetit.
 
NENI 133
 
QARKULLIMI ME LEJEDREJTIME TE LESHUARA NGA SHTETE TE HUAJA
 
1. Drejtuesit e pajisur me lejedrejtimi ose me lejedrejtimi
ndërkombëtare, të lëshuara nga një shtet i huaj, mund të
drejtojnë në Shqipëri mjete, për të cilat është e vlefshme
lejedrejtimi ose lejedrejtimi ndërkombëtar i tyre, me kusht që
të mos jenë banues në Shqipëri për më shumë se një vit.
2. Kur lejedrejtimi ose lejedrejtimi ndërkombëtar të
lëshuara nga shteti i huaj nuk janë në përputhje me modelet e
përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat ka marrë
pjesë Shqipëria, ato duhet të shoqërohen nga një përkthim zyrtar
në gjuhën shqipe ose nga një dokument i barasvlershëm. Bëjnë
përjashtim rastet e parashikuara me marrëveshje të veçanta
ndërkombëtare.
3. Drejtuesit e mjeteve të pajisur me lejedrejtimi ose me
lejedrejtimi ndërkombëtar të lëshuara nga një shtet i huaj, në
të cilin për drejtimin e mjeteve të veçanta është parashikuar,
gjithashtu, pajisja me një certifikatë aftësie profesionale ose
me dëshmi të tjera aftësie, përveç lejedrejtimit ose
lejedrejtimit ndërkombëtar të lëshuara nga ky shtet, duhet të
pajisen, për drejtimin e mjeteve të sipërpërmendura, me dëshmitë
e nevojshme të aftësisë, të dhëna nga autoriteti kompetent i
shtetit ku është lëshur lejedrejtimi.
4. Cilido që shkel dispozitat e pikës 2 ose që drejton
mjetin e pajisur me lejedrejtimi, por jo me certifikatën e
aftësisë profesionale, kur kjo parashikohet, ndëshkohet me masën
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
5. Drejtuesit e mjeteve të pajisur me lejedrejtimi ose me
lejedrejtimi ndërkombëtar, të lëshuara nga një shtet i huaj, janë
të detyruar të zbatojnë të gjitha normat dhe rregullat e veprimit
të përcaktuara në këtë Kod. Ndaj tyre zbatohen masat e
parashikuara për mbajtësit e lejedrejtimit shqiptar.
 
NENI 134
 
NJEVLEFSHMERIA E LEJEDREJTIMEVE TE LESHUARA NGA SHTETET E
HUAJA DHE NGA SHTETET E KOMUNITETIT EUROPIAN
 
1. Mbajtësit e lejedrejtimit, gjatë kohës kur ajo është e
vlefshme, e lëshuar nga një shtet anëtar i Komunitetit Europian,
që kanë marrë lejen e banimit në Shqipëri, mund të marrin, me anë
të një kërkese dhe të dorëzimit të lejedrejtimit të
sipërpërmendur, lejedrejtimin e së njëjtës kategori për të cilën
është e vlefshme lejedrejtimi i tyre, pa qenë nevoja të japin
provimin e aftësisë sipas nenit 119. Lejedrejtimi i zëvendësuar
i rikthehet, nga autoriteti shqiptar që ka lëshuar lejedrejtimin
e ri, autoritetit të shtetit anëtar të Komunitetit Europian që
e ka lëshuar. Të njëjtat dispozita zbatohen për certifikatën e
aftësisë profesionale, pa tërhequr në këtë rast dokumentin e
mëparshëm të aftësisë.
2. Dispozitat sipas pikës 1 zbatohen në kushte reciprociteti
edhe për mbajtësit e lejedrejtimeve të lëshuara nga vende
jokomunitare, përveç rasteve kur vendosen me marrëveshje
ndërkombëtare.
3. Lëshimi i lejedrejtimeve për zëvendësimin e
lejedrejtimeve të një shteti tjetër bëhet pas kontrollit paraprak
të plotësimit të kërkesave psikike, fizike dhe morale, të
përcaktuara përkatësisht nga nenet 117 dhe 118, të personit që
ka bërë kërkesën. Kontrolli i aftësive psikike dhe fizike bëhet
sipas normave të nenit 124, pika 5.
4. Verifikimi i aftësive psikike dhe fizike nuk kërkohet,
kur vërtetohet se lëshimi i lejedrejtimit që do të zëvendësohet,
lëshuar nga një shtet anëtar i Komunitetit Europian, është
kushtëzuar nga plotësimi i kërkesave psikike dhe fizike të njëjta
me ato të parashikuara nga normat në fuqi. Në këtë rast, për
vlefshmërinë e lejedrejtimit të ri nuk mund të jepet një
kohëzgjatje e tillë që të kalojë kufirin e përcaktuar për
lejedrejtimin që do të zëvendësohet.
5. Në rastin kur kërkohet zëvendësimi, sipas pikave të
mësipërme, i lejedrejtimit të lëshuar nga një shtet i huaj për
zëvendësimin me një lejedrejtimi shqiptare, lëshohet një
lejedrejtimi e re e kategorisë jo më të lartë se ajo origjinale.
6. Për ata që, pasi ka kaluar më shumë se një vit nga dita
e marrjes së lejebanimit në Shqipëri, drejtojnë mjete me
lejedrejtimi ose dokument tjetër aftësie të caktuar, të lëshuar
nga një shtet i huaj, që nuk janë më të vlefshme, zbatohen masat
e parashikuara për ata që drejtojnë mjete pa qenë të pajisur me
lejedrejtimi, ose me certifikatën e aftësisë profesionale.
7. Për ata që, pasi kanë marrë lejebanimin në Shqipëri prej
jo më shumë se një viti, drejtojnë mjete me lejedrejtimi ose me
dokument tjetër aftësie, të lëshuara nga një shtet i huaj, të
skaduar, ose për ata që, pasi ka kaluar më shumë se një vit nga
dita e marrjes së lejebanimit në Shqipëri, drejtojnë mjete me
dokumentet e mësipërme brenda afatit të vlefshmërisë, zbatohen
masat e parashikuara për ata që drejtojnë mjete me lejedrejtimi
shqiptare të pavlefshme.
 
NENI 135
 
LEJE QARKULLIMI PER AUTOMJETE MOTOMJETE E RIMORKIO DHE
LEJEDREJTIMI
 
1. Lejet ndërkombëtare për automjete, motomjete dhe
rimorkio, të nevojshme për qarkullimin në shtetet, në të cilat,
sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, kërkohen dokumente të tilla,
lëshohen nga organet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve
të Transportit Rrugor, pas paraqitjes paraprake të dokumenteve
kombëtare të qarkullimit.
2. Organet përkatëse lëshojnë lejedrejtimet ndërkombëtare,
pas paraqitjes paraprake të lejedrejtimit.
 
 
NENI 136
 
MJETE DHE DREJTUES MJETESH TE MINISTRISE SE MBROJTJES
 
1. Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes marrin
masa në mënyrë të drejtpërdrejtë në lidhje me mjetet e tyre për
kontrollet teknike, regjistrimin ushtarak dhe për lëshimin e
dokumenteve të qarkullimit e të targave të njohjes.
2. Mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes, kur kalojnë kufijtë e
përcaktuar në nenet 61 dhe 62, duhet të pajisen, për të
qarkulluar në rrugë joushtarake, me një autorizim të veçantë që
lëshohet nga komanda ushtarake, pasi të ketë marrë mendimin e
enteve kompetente, në përputhje me sa parashikohet në nenin 10,
pika 6. Për shoqërimin e mundshëm ngarkohet komanda kompetente
e mësipërme.
3. Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes marrin
masa në mënyrë të drejtpërdrejtë në lidhje me personelin në
shërbim:
a) për stërvitjen dhe verifikimin e aftësive të nevojshme
për drejtimin e mjeteve, për provimin e aftësisë dhe për lëshimin
e lejedrejtimit ushtarak, që vlen vetëm për drejtimin e mjeteve
që i përkasin Forcave të Armatosura;
b) për lëshimin e certifikatave të aftësisë të mësuesve të
teorisë dhe të instruktorëve të shkollës së drejtimit, që kanë
lidhje me stërvitjen sipas shkronjës "a".
4. Mësuesit, instruktorët dhe drejtuesit të treguar në pikën
3, nuk janë subjekte për dispozitat e këtij kapitulli.
5. Ata që janë pajisur me lejedrejtimi ushtarak mund të
fitojnë, pa dhënë provimin e aftësisë, lejedrejtimin për mjete
të kategorive përkatëse, sipas tabelës së barasvlefshmërisë të
përcaktuar nga ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, në
bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, gjithmonë kur kërkesa
paraqitet nëpërmjet autoritetit, nga i cili varen gjatë shërbimit
ose jo më shumë se një vit nga data e lirimit ose e ndërprerjes
së shërbimit.
6. Personeli i pajisur me dëshminë e instruktorit ushtarak
si mësues i teorisë e praktikës për drejtimin e mjeteve, mund të
bëjë konvertimin në certifikatën analoge të instruktorit civil
për drejtimin e mjeteve pa dhënë provim dhe sipas mënyrave të
përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, me
kusht që të interesuarit të bëjnë kërkesën brenda një viti nga
data e lirimit ose e ndërprerjes së shërbimit.
7. Mjetet e larguara nga Forcat e Armatosura të Ministrisë
së Mbrojtjes mund të riregjistrohen me targë civile nëpërmjet
verifikimit paraprak të kërkesave të caktuara.
8. Karakteristikat e targave të njohjes së mjeteve me motor
ose të atyre të tërhequra që i përkasin Forcave të Armatosura të
Ministrisë së Mbrojtjes, përcaktohen me marrëveshje ndërmjet
ministrisë, nga e cila varet arma ose trupa, dhe ministrisë që
mbulon veprimtarinë përkatëse.
9. Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes marrin
masa në mënyrë të drejtpërdrejtë për transportin rrugor të
materialeve radioaktive dhe atyre të zbërthyeshme, duke vënë në
zbatim të gjitha normat teknike dhe masat e sigurimit të
përcaktuara për këtë qëllim nga normat në fuqi.
10. Për arsye të nevojave publike dhe të përdorimit të tyre
në shërbim të institucionit, mjetet e transportit kolektiv
ushtarak, që u takojnë kategorive M2 dhe M3, kthehen në mjete të
përshtatshme për transportin publik.
11. Cilido që, duke qenë i pajisur me lejedrejtimi ushtarak,
drejton një mjet të regjistruar me targë civile, ndëshkohet me
masat e parashikuara në nenin 123, pika 3.
 
NENI 137
 
LEJEDREJTIMI SHERBIMI PER PERSONELIN QE KRYEN SHERBIMIN E
POLICISE RRUGORE
 
Personeli që është i pajisur me lejedrejtimi dhe kryen
shërbimin e policisë rrugore të treguar në nenin 12, pika 1, për
drejtimin e mjeteve të regjistruara vetëm për një përdorim të
tillë duhet të pajiset me një lejedrejtimi të veçantë shërbimi,
që tregon emrin dhe adresën e mbajtësit, të gjitha të dhënat e
nevojshme për identifikimin e tij, kualifikimin dhe armën, zyrën
ose komandën nga varet.
 
KAPITULLI 5