Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 14:
|-
|Kapitulli I : '''[[/1|Dispozita të përgjithshme]]''' || ...[[/1|Faqe 1]]
|-
|colspan="3"| [[/Neni 1|Neni 1]] | [[/Neni 2|Neni 2]] | [[/Neni 3|Neni 3]] | [[/Neni 4|Neni 4]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 6|Neni 6]] | [[/Neni 7|Neni 7]] | [[/Neni 8, 9|Neni 8, 9]] | [[/Neni 10|Neni 10]] | [[/Neni 11, 12|Neni 11, 12]]
|-
| Kapitulli II: '''Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve'''
|-
| Kreu 1: '''[[/2|Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve dhe zonave publike]]'''|| ...[[/2|Faqe 2]]
|-
| Kreu 2: '''[[/3|Organizimi i qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor]]'''|| ...[[/3|Faqe 3]]
| [[/Neni 13, 14|Neni 13, 14]] | [[/Neni 15, 16, 17|Neni 15, 16, 17]] | [[/Neni 18, 19, 20|Neni 18, 19, 20]] | [[/Neni 21, 22|Neni 21, 22]] | [[/Neni 23|Neni 23]] | [[/Neni 24, 25|Neni 24, 25]] | [[/Neni 26, 27|Neni 26, 27]] | [[/Neni 28, 29, 30|Neni 28, 29, 30]] | [[/Neni 31, 32, 33, 34|Neni 31, 32, 33, 34]]
|-
| Kapitulli III: '''Mjetet rrugore'''
|Kreu 2: '''Organizimi i qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor
|-
<!----
| Kreu 1: '''[[/4|Mjetet rrugore në përgjithësi]]'''|| ...[[/4|Faqe 4]]
| [[/Neni 34, 35, 36, 37|Neni 34, 35, 36, 37]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]]--->
|-
| Kreu 2: '''[[/5|Mejetet e tërhequra me kafshë, slitat dhe biçikletat]]'''|| ...[[/5|Faqe 5]]
|-
| Kreu 3: '''[[/6|Mejetet rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre]]'''|| ...[[/6|Faqe 6]]
|-
|colspan="3"|Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij.
Line 32 ⟶ 34:
|}
|-
|width="550" colspan="3"|<center><hr width="70%"></center><div style="border: 1px2px solid #CCCC99; background-color: #CCCC00; padding: 3ex5ex; text-align: center; margin: auto"><div style="font-size: 130%"><font color="brown"><small>solli në wikibooks<br></small> '''[[Përdoruesi:Lagoon|Lagoon]]'''<br><br> <small>redaktoi<br></small> '''[[Përdoruesi:Puntori|Puntori]]'''<br> <small>2008</small> </font></div><center><hr width="70%"></center><br/>
|}
 
Line 38 ⟶ 40:
 
<!----
 
KREU 2
 
ORGANIZIMI I QARKULLIMIT DHE SINJALIZIMIT RRUGOR
 
NENI 35
 
KOMPETENCA
 
1. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse është
kompetencë për nxjerrjen e udhëzimeve për organizimin e
qarkullimit dhe të sinjalizimit përkatës rrugor, pasi ka marrë
mendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për aspektet që i përkasin
kompetencave të saj, mbi të gjitha rrugët, përjashtuar ato që
janë vetëm për përdorim ushtarak, për të cilat kompetencat i ka
komandanti i rajonit ushtarak. Ajo përcakton, gjithashtu,
kriteret, ku duhet të mbështeten entet pronare të rrugëve për
planifikimin e trafikut, për rastet e përcaktuara në rregulloren
e zbatimit. Udhëzimet dhe kriteret e mësipërme do të shpallen
brenda një viti nga data e miratimit të këtij Kodi.
2. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse është e
autorizuar të përshtasë me urdhëresat përkatëse, normat dhe aktet
në zbatim të këtij Kodi me direktivat e Komunitetit Europian dhe
me marrëveshjet ndërkombëtare në këtë fushë.
3. Drejtoria e Qarkullimit dhe e Sigurisë Rrugore pranë
Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse ngarkon Institutin
e Studimeve të Transportit të përgatitë kriteret në fushën e
qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor, në zbatim të pikave 1 dhe
2 të këtij neni.
 
NENI 36
 
PLANE TRAFIKU PER RRUGET URBANE DHE INTERURBANE
 
1. Bashkitë me popullsi më të madhe se 20 000 banorë janë
të detyruara që brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi
të këtij Kodi, të hartojnë planin urban të trafikut dhe
sinjalizimit rrugor, nëpërmjet Institutit të Studimeve të
Transportit mbështetur në kriteret dhe udhëzimet e lëshuara nga
ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse. Bashkitë dhe komunat
e tjera i hartojnë planet e trafikut e të sinjalizimit rrugor
ndërmjet seksioneve të tyre të transportit dhe i miratojnë në
Institutin e Studimeve të Transportit, brenda afatit të mësipërm.
2. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, brenda 12
muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Kodi, të miratojë
planin interurban të trafikut të mjeteve për aksin kryesor
kombëtar të hartuar nga Instituti i Studimeve të Transportit.
3. Planet urbane dhe interurbane të trafikut azhurnohen çdo
dy vjet.
 
NENI 37
 
VENDOSJA DHE MIREMBAJTJA E SINJALIZIMIT RRUGOR
 
1. Vendosja dhe mirëmbajtja e sinjalizimit rrugor, me
përjashtim të rasteve për sinjale të veçanta të parashikuara në
aktet përkatëse, është në ngarkim:
a) të enteve pronare të rrugës jashtë qendrave të banuara;
b) të bashkive dhe komunave, brenda qendrave të banuara,
duke përfshirë edhe sinjalet që tregojnë fillimin dhe fundin e
qendrës së banuar, edhe kur sinjalet janë mbi rrugë që nuk i
përkasin bashkisë a komunës;
c) të bashkisë dhe komunës për rrugët private të lejuara për
përdorimin publik dhe për rrugët lokale;
d) të enteve pronare vetëm për sinjalet që kanë lidhje me
karakteristikat strukturore ose gjeometrike për rrugët në
brendësi të qendrave të banuara që nuk janë në pronësi të
komunës; sinjalet e tjera janë në kompetencën e komunës.
2. Entet, për të cilat flet pika 1, autorizojnë vënien e
sinjaleve që tregojnë vendet e shërbimit rrugor, duke përfshirë
edhe sinjalet rrugore për në vendet e ndihmës së shpejtë që janë
në ngarkim të këtyre enteve. Vënia dhe mirëmbajtja e sinjaleve
të sipërpërmendura është në ngarkim të atyre që i kanë
vendosur.
3. Kundër urdhëresave dhe vendimeve që detyrojnë ose që
autorizojnë vënien e sinjaleve rrugore bëhet ankim brenda
tridhjetë ditëve te ministri i Punëve Publike dhe Transportit.
 
NENI 38
 
SINJALIZIMI RRUIGOR
 
1. Në sinjalizimin rrugor përfshihen grupet e mëposhtme:
a) sinjalet vertikale;
b) sinjalet horizontale;
c) sinjalet e ndritshme;
d) sinjalet dhe pajisjet shtesë.
2. Përdoruesit e rrugës duhet të respektojnë kushtet që
bëhen të ditura nga sinjalet rrugore, sikurse edhe për rregullat
e tjera të qarkullimit. Udhëzimet e sinjaleve të semaforëve, duke
përjashtuar ato të dritave të verdha të rrezikut, për të cilat
bëhet fjalë në nenin 41, kanë përparësi mbi sinjalet vertikale
dhe horizontale që rregullojnë përparësinë. Udhëzimet e sinjaleve
vertikale kanë përparësi ndaj atyre të sinjaleve horizontale. Në
çdo rast përparësinë e kanë sinjalet e policëve të trafikut sipas
nenit 43.
3. Eshtë e lejuar vënia e përkohshme e sinjaleve rrugore për
rastet urgjente dhe të domosdoshme, kur sinjalet e mëparshme
shfuqizohen në bazë të dispozitave të pikave 6 dhe 7.
4. Gjithçka e përcaktuar në këto norma dhe në aktet në
zbatim të tyre për sinjalizimin rrugor jashtë qendrave të
banuara, zbatohet edhe në rrugët brenda qendrave të banuara.
5. Në aktet në zbatim, që i bashkëngjiten këtij Kodi,
përcaktohen për secilin grup, sipas pikës 1, sinjalet e veçanta,
sistemet ose mjetet sinjalizuese, si dhe emërtimi i tyre,
domethënia, tipet, karakteristikat teknike (forma, përmasa,
ngjyrat, materialet, reflektueshmëria, ndriçimi), mënyrat e
shënjimit, të vendosjes dhe përdorimit (lartësi dhe largësi),
normat teknike të shfrytëzimit dhe rastet e detyrueshme. Përveç
këtyre, janë treguar edhe figurat e çdo sinjali të veçantë dhe
komente sqaruese për domethënien e tyre dhe për mënyrën e
sjelljes së përdoruesit në rrugë. Sinjalet vendosen në mënyrë të
tillë që të mos përbëjnë pengesë në qarkullimin e personave
invalidë.
6. Vënia e sinjalizimit rrugor i përgjigjet kritereve të
uniformitetit mbi territorin e Republikës, të cilat janë
përcaktuar në aktet sipas pikës 5, duke respektuar normativat e
Komunitetit Europian dhe ato ndërkombëtar në fuqi.
7. Sinjalizimi rrugor duhet të mbahet gjithmonë në eficiencë
të përkryer nga ana e enteve të ngarkuara për vënien e tij në
përdorim dhe duhet të zëvendësohet, riparohet ose hiqet kur
është, qoftë edhe pjesërisht, i pavlefshëm, ose kur nuk i
përgjigjet më qëllimit, për të cilin është vënë.
8. Eshtë e ndaluar të vendoset mbi një sinjal të çfarëdo
grupi, si dhe në pjesën e prapme apo në mbajtësen e tij, të
gjithçkaje që nuk është e parashikuar në aktet në zbatim.
9. Në aktet në zbatim përcaktohen hapësirat e rezervuara për
instalimin e komplekseve sinjalizuese të drejtimit, në kryqëzimet
e rrugëve ose në afërsi të tyre.
10. Vendet e përdorimit të detyrueshëm të sinjalizimit
rrugor përfshijnë rrugët e përdorimit publik dhe të gjitha rrugët
në pronësi private, që janë të hapura për përdorimin publik. Në
zonat private që nuk janë të hapura për përdorimin publik,
vendosja dhe përdorimi i sinjalizimit duhet të bëhet sipas
udhëzimeve të përshkruara në aktet në zbatim.
11. Për kërkesa të veçanta të trafikut ushtarak, në rrugët
e përdorimit publik lejohet vendosja e sinjalizimit rrugor
ushtarak, me mënyra të veçanta të vendvendosjes, normat për të
cilën janë fiksuar në aktet në zbatim. Entet pronare të rrugëve
janë të detyruara të lejojnë vendosjen në rrugë në mënyrë të
përkohshme ose të përhershme të sinjaleve të gjykuara të
nevojshme nga autoritetet ushtarake për qarkullimin e mjeteve të
tyre.
12. Subjektet e ndryshme që nuk janë ente pronare të rrugës
dhe që shkelin dispozitat e pikave 7, 8, 9 dhe 10, ndëshkohen me
masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë
lekë.
13. Ndaj enteve pronare të rrugës që nuk përmbushin
detyrimet e këtij neni ose të akteve në zbatim, apo që nuk
përdorin siç duhet sinjalizimin e parashikuar, Ministria që
mbulon veprimtarinë përkatëse urdhëron përmbushjen e detyrimeve
që u takojnë. Në rast mosbindjeje, brenda pesëmbëdhjetë ditëve
nga dhënia e urdhrit, ministri i Punëve Publike dhe Transportit
merr masa për përmbushjen e këtyre detyrimeve, duke i vënë në
ngarkim entit pronar të rrugës shpenzimet përkatëse.
14. Shkelja e dispozitave të këtij neni nga ana e
përdoruesve të rrugës sanksionohet nga neni 144.
 
NENI 39
 
SINJALE VERTIKALE
 
1. Sinjalet vertikale ndahen në këto kategori:
A) Sinjalet e rrezikut paralajmërojnë praninë e rreziqeve,
tregojnë natyrën e tyre dhe i detyrojnë drejtuesit e mjeteve të
mbajnë një qëndrim të kujdesshëm.
B) Sinjalet urdhëruese bëjnë të ditur detyrimet, ndalimet
dhe kufizimet, të cilave duhet t'u nënshtrohen përdoruesit e
rrugëve. Ato ndahen në:
a) sinjale të përparësisë;
b) sinjale të ndalimit;
c) sinjale të detyrimit.
C) Sinjalet treguese u japin përdoruesve të rrugës
informacionin e nevojshëm a të dobishëm për t'i udhëhequr dhe për
gjetjen e zonave të caktuara, itinerareve, shërbimeve dhe
impianteve. Ato ndahen në:
a) sinjale paralajmëruese;
b) sinjale të drejtimit;
c) sinjale pohuese;
d) sinjale të identifikimit të rrugëve;
e) sinjale të itinerarit;
f) sinjale të qendrave të banuara;
g) sinjale të emrave të rrugëve;
h) sinjale turistike të territorit;
i) sinjale të tjera që japin informacion të dobishëm për
drejtimin e mjeteve;
j) sinjale të tjera që tregojnë impiante dhe shërbime.
2. Aktet në zbatim caktojnë format, përmasat, ngjyrat dhe
simbolet e sinjaleve rrugore vertikale dhe mënyrat e vënies e të
shfrytëzimit të tyre.
3. Ndaj subjekteve të ndryshme që nuk janë ente pronare të
rrugës, por që shkelin dispozitat e këtij neni dhe ato të akteve
në zbatim të tij, zbatohet pika 13 e nenit 38.
 
NENI 40
 
SINJALE HORIZONTALE
 
1. Sinjalet horizontale të shënuara në rrugë shërbejnë për
rregullimin e qarkullimit, për të drejtuar përdoruesit, si dhe
për të dhënë udhëzime dhe tregues të dobishëm për sjellje të
veçanta që duhen mbajtur.
2. Sinjalet horizontale ndahen në:
- vija gjatësore;
- vija tërthore;
- vendkalime këmbësorësh ose biçikletash;
- shigjeta drejtuese;
- shkrime dhe simbole;
- vija kufizuese për vendet e qëndrimit ose për
vendqëndrimet e rezervuara;
- ishuj trafiku ose sinjalizimi paraprak për pengesa brenda
karrexhatës;
- vija kufizuese të stacioneve të qëndrimit të mjeteve të
transportit publik të linjës;
- sinjale të tjera të parashikuara nga aktet në zbatim.
3. Vijat gjatësore mund të jenë të vazhdueshme ose të
ndërprera. Vijat e vazhdueshme, me përjashtim të atyre që
kufizojnë korsinë e emergjencës, tregojnë kufirin e
pakapërcyeshëm të një korsie lëvizjeje ose të karrexhatës, kurse
vijat e ndërprera kufizojnë korsitë e lëvizjes ose karrexhatën.
4. Një vijë gjatësore e vazhdueshme mund të vendoset ngjitur
me një të ndërprerë; në këtë rast ato u tregojnë drejtuesve të
mjeteve që lëvizin në të djathtë të vijës së ndërprerë, se mund
t'i kalojnë këto vija.
5. Një vijë tërthore e vazhduar tregon kufirin, para të
cilit drejtuesi i mjetit është i detyruar të ndalojë mjetin për
të respektuar sinjalin e semaforit, sinjalin "ndalo dhe jep
përparësi", sinjalin "kalim në nivel" ose sinjalin e personelit
që kryen shërbimin e policisë rrugore.
6. Një vijë tërthore e ndërprerë tregon kufirin, para të
cilit drejtuesi i mjetit është i detyruar të ndalojë mjetin për
të respektuar sinjalin "jep përparësi".
7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar normat për format,
përmasat, ngjyrat, simbolet dhe karakteristikat e sinjaleve
rrugore horizontale, si dhe për mënyrën e përdorimit të tyre.
8. Vijat gjatësore të vazhduara nuk duhet të kapërcehen.
Eshtë e ndaluar të kapërcehen vijat gjatësore të vazhduara,
përveçse nga ana e vijës gjatësore të ndërprerë, kur kjo e fundit
ndodhet ngjitur me të vazhduarën.
9. Vijat anësore të rrugës mund të kalohen vetëm nga mjetet
e shërbimit publik ose të mjeteve që duhet të kryejnë ndalime
emergjence.
10. Nuk lejohet:
a) ndalimi në karrexhatë, anët e së cilës dallohen nga një
vijë e vazhduar;
b) qarkullimi mbi vijat gjatësore, përveçse kur ndërrohet
korsi;
c) qarkullimi i mjeteve të paautorizuara në korsitë e
rezervuara.
11. Në vendkalimet e këmbësorëve drejtuesit e mjeteve duhet
t'u japin përparësi këmbësorëve që kanë filluar kalimin.
Vendkalimet e këmbësorëve duhet të jenë gjithmonë të kalueshme
edhe për karrocat me rrota të invalidëve.
 
NENI 41
 
SINJALE TE NDRITSHME
 
1. Sinjalet e ndritshme ndahen në këto kategori:
a) sinjale të ndritshme rreziku dhe udhëzuese;
b) sinjale të ndritshme treguese;
c) fenerë semafori normale për mjetet;
d) fenerë semafori korsie për mjetet;
e) fenerë semafori për mjetet e transportit publik;
f) fenerë semafori për këmbësorët;
g) fenerë semafori për biçikleta;
h) fenerë semafori për mjetet për korsi me dy sense
lëvizjeje;
i) fenerë semafori e verdhë vezulluese;
j) fenerë semafori të veçantë;
k) sinjale të ndritshme të veçanta.
2. Dritat e semaforëve normalë për mjetet janë me formë
rrethore dhe me ngjyrë:
- të kuqe, që ka kuptimin e ndalimit;
- të verdhë, që ka kuptimin e paralajmërimit të ndalimit;
- të gjelbër, që ka kuptimin e rrugës së lirë.
3. Dritat e fenerëve të semaforëve të korsisë për mjetet
rrugore kanë formën e shigjetës së ngjyrosur në sfond të zi;
ngjyrat janë e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër; kuptimi është i
njëjtë me atë të pikës 2, por vepron vetëm mbi mjetet që lëvizin
në drejtimin e treguar nga shigjeta.
4. Dritat e fenerëve të semaforëve për mjetet e transportit
publik kanë formën e një shiriti të bardhë në sfond të zi,
horizontalisht ka kuptimin e ndalimit, vertikalisht ose i prirur
në të majtë apo në të djathtë ka kuptimin e rrugës së lirë ose
përkatësisht ktheu majtas apo djathtas, si dhe një trekëndësh të
verdhë në sfond të zi që ka kuptimin e paralajmërimit të
ndalimit.
5. Vendkalimet e semaforizuara të këmbësorëve mund të jenë
të pajisura me sinjalizim zanor për të verbrit. Dritat e fenerëve
të semaforit të këmbësorëve janë në formën e një këmbësori me
ngjyrë në një sfond të zi. Ngjyrat janë:
a) e kuqe, që ka kuptimin e ndalimit dhe nuk i lejon
këmbësorët të kalojnë ose të zënë karrexhatën;
b) e verdhë, që ka kuptimin e zbrazjes së vendkalimit të
këmbësorëve dhe që i lejon këmbësorët që ndodhen brenda
vendkalimit, ta zbrazin sa më shpejt atë dhe ndalon ata që janë
në trotuar të hyjnë në karrexhatë;
c) e gjelbër, që ka kuptimin e rrugës së lirë dhe që i lejon
këmbësorët të kalojnë karrexhatën vetëm në drejtim të dritës së
gjelbër.
6. Dritat e fenerëve të semaforëve për biçikletat kanë
formën e biçikletës së ngjyrosur në sfond të zi; ngjyrat janë e
kuqe, e verdhë dhe e gjelbër; kuptimi është i njëjtë me atë të
pikës 2, por vepron vetëm mbi biçikletat që vijnë nga një korsi
biçikletash.
7. Dritat e fenerëve të semaforëve për korsi me dy sense
lëvizjeje janë: të kuqe dhe në formë x, me kuptimin e ndalimit
të kalimit nëpër korsi ose të zënies së rrugëkalimit poshtë
dritës; e gjelbër, që ka kuptimin e lejimit të kalimit nëpër
korsi ose të zënies së rrugëkalimit poshtë dritës.
8. Gjatë periudhës kur drita e gjelbër është e ndezur,
mjetet mund të lëvizin në të gjitha drejtimet e lejuara nga
sinjalet vertikale dhe horizontale; në çdo rast mjetet nuk mund
të zënë zonën e kryqëzimit, nëse drejtuesit e mjeteve nuk janë
të sigurt se mund ta lirojnë atë para se të ndizet drita e kuqe;
drejtuesit e mjeteve duhet t'u japin gjithmonë përparësi
këmbësorëve dhe biçikletave, të cilëve u është hapur në të
njëjtën kohë drita e gjelbër, drejtuesit e mjeteve në kryqëzimet
në nivel duhet t'u japin, gjithashtu, përparësi mjeteve që vijnë
nga e djathta dhe mjeteve të rrymës së trafikut, në të cilën ato
po futen.
9. Gjatë periudhës kur drita e verdhë është e ndezur, mjetet
nuk mund të tejkalojnë shënjat përkatëse të ndalimit, sikurse
flitet në pikën 10, vetëm në qoftë se ndodhen aq afër këtyre
shënjave në momentin e ndezjes së dritës së verdhë, saqë është
e pamundur të frenojnë në mënyrë të sigurtë pa kapërcyer këto
shënja; në këtë rast drejtuesit e mjeteve duhet të dalin me
kujdesin e duhur nga zona e kryqëzimit.
10. Gjatë periudhës kur drita e kuqe është e ndezur, mjetet
nuk mund të kalojnë vijat e përcaktuara për ndalimin; në mungesë
të këtyre vijave, mjetet nuk duhet të zënë as zonën e kryqëzimit
dhe as vendkalimin e këmbësorëve, si dhe të kalojnë sinjalin sa
të mos shohin dot treguesit e tij.
11. Ndriçimi i dritave të semaforit të korsisë për mjetet
ose ndriçimi i dritave të semaforit të mjeteve të transportit
publik kanë të njëjtën domethënie me ndriçimin e dritave të
semaforit normal, por në këtë rast vlejnë vetëm për mjetet që
duhet të ndjekin drejtimin e treguar nga shigjetat, për pasojë
drejtuesit e këtyre mjeteve duhet t'u përmbahen të njëjtave
dispozita si në pikën 8, 9 e 10.
12. Në rastin kur drita e semaforit për këmbësorët ose ajo
për biçikletat është e fikur apo treguesit nuk janë në rregull,
këmbësori a drejtuesi i biçikletës është i detyruar të sillet me
kujdesin më të madh kundrejt drejtimeve, për të cilat janë të
ndezura dritat dhe lejojnë kalimin e mjeteve që ndërpriten me
trajektoren e tyre të kalimit.
13. Gjatë kohës së ndezjes të dritës së gjelbër, të verdhë
ose të kuqe në formë biçiklete, drejtuesi i biçikletës duhet të
veprojë njësoj si drejtuesit e mjeteve në rastin kur janë ndezur
dritat e semaforit për mjetet normale, për të cilat flitet në
pikat 8, 9 e 10.
14. Në mungesë të dritave të semaforit për biçikletat,
drejtuesit e tyre duhet të sillen mbi kryqëzimet e semaforizuara
njësoj si këmbësorët.
15. Gjatë periudhës së ndezjes së dritave të fenerëve
semaforikë për korsi me dy sense lëvizjeje, drejtuesit e mjeteve
nuk mund të lëvizin në këtë korsi ose të futen në zonën që është
poshtë dritës së kuqe në formë X; mund të lëvizin nëpër korsi ose
të futen në zonën që është poshtë dritës së gjelbër në formë
shigjete të kthyer nga poshtë. Eshtë i palejueshëm gjithsesi
ndalimi përpara dritave të fenerëve semaforikë për korsi me dy
sense lëvizjeje, edhe kur drita është e kuqe në formë X.
16. Në prani të dritës së verdhë me llampë, siç tregohet në
pikën 1, shkronja "i", mjetet mund të lëvizin, por me shpejtësi
të moderuar dhe me një kujdes të veçantë, duke respektuar normat
e përparësisë.
17. Kur ndodh ndonjë avari ose për shkaqe të tjera një dritë
semafori për mjetet është e shuar apo paraqet çrregullime të
ndryshme, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të veprojnë me
kujdes të madh dhe me një shpejtësi minimale, edhe në qoftë se
në drejtimet e tjera janë ndezur dritat që lejojnë kalimin e
mjeteve.
18. Me aktet në zbatim janë përcaktuar format,
karakteristikat, përmasat, ngjyrat dhe sinjalet ndriçuese dhe
bashkë me to edhe mënyrat se si të sillen përdoruesit e rrugës
dhe çfarë qëndrimi të mbajnë në situata të ndryshme me sinjalet.
 
NENI 42
 
SINJALE PLOTESUESE
 
1. Sinjalet plotësuese janë të destinuara të tregojnë:
a) drejtimin rrugor;
b) kthesat e veçanta dhe pikat kritike;
c) pengesat e vendosura mbi rrugë ose anash saj.
2. Gjithashtu, sinjale plotësuese janë edhe sistemet e
destinuara për të penguar vendqëndrimin dhe për të ngadalësuar
shpejtësinë.
3. Aktet në zbatim caktojnë format, përmasat dhe simbolet
e sinjaleve plotësuese, karakteristikat e tyre konstruktive dhe
mënyrat e vendosjes së tyre.
 
NENI 43
 
SINJALIZIME TE POLICEVE TE TRAFIKUT
 
1. Përdoruesit e rrugës janë të detyruar t'u binden pa
diskutim sinjalizimeve të policëve të caktuar për rregullimin e
trafikut.
2. Udhëzimet e dhëna nëpërmjet sinjalizimeve të kryera nga
policët anulojnë çfarëdo udhëzimi tjetër të dhënë nëpërmjet
sinjalitikës rrugore dhe normave të qarkullimit.
3. Sinjalizime të policëve janë veçanërisht:
a) Krahu i ngritur vertikalisht tregon "kujdes, ndalo" për
të gjithë përdoruesit, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve që
nuk janë më në gjendje të ndalojnë në kushte të mjaftueshme
sigurie; nëse sinjali jepet në një kryqëzim, ai nuk do të thotë
ndalim për përdoruesit e mjeteve që kanë hyrë tashmë në të;
b) krahët ose krahu i shtrirë horizontalisht tregon "ndalo"
për gjithë ata përdorues që vijnë nga drejtime që kryqëzohen me
drejtimin e treguar nga krahët, kurse për ata që vijnë nga
drejtime të njëjta me drejtimin e krahëve, ku sinjal do të thotë
"rrugë e lirë".
4. Pas sinjalizimit të pikës 3, polici mund ta ulë krahun
ose krahët; pozicioni i ri tregon njësoj "ndal" për gjithë
përdoruesit e rrugës që gjenden përballë policit ose prapa tij,
kurse për ata që gjënden anash tij, ky sinjal tregon që "rruga
është e lirë".
5. Policët, për kërkesa të lidhen me rrjedhshmërinë ose
sigurinë e qarkullimit, mund, gjithashtu, të rritin ose ta
zvogëlojnë shpejtësinë e mjeteve, të ndalojnë ose të kthejnë
rrjedha mjetesh ose mjete të veçanta, si dhe të japin urdhra të
veçantë për zgjidhjen e situatave të vështira, edhe kur kjo është
në kundërshtim me sinjalizimin ekzistues ose kur është në
kundërshtim me normat e qarkullimit.
6. Në aktet në zbatim janë përcaktuar sinjale të tjera që
janë të domosdoshme për rregullimin e trafikut, si dhe mënyrat
dhe mjetet që e bëjnë më të lehtë njohjen dhe pamjen në largësi,
ditën ose natën, të policëve të trafikut dhe të sinjaleve të
tyre, edhe nëpërmjet sinjaleve të posaçme dalluese.
 
NENI 44
 
KALIMET NE NIVEL
 
1. Pranë kalimeve hekurudhore në nivel me barriera mund të
vendoset, në të djathtë të rrugës, një sinjal me një dritë të
kuqe të fiksuar, i vënë me shpenzimet dhe nën kujdesin e
administruesit të hekurudhës, i cili lajmëron në kohën e duhur
për mbylljen e barrierave dhe që është i pajisur me një sinjal
tjetër akustik. Sistemet ndriçuese ose akustike janë të
detyrueshme kur bëhet fjalë për barriera të manovrueshme në
largësi, ose që nuk janë të dukshme nga vendi i manovrës.
Konsiderohen barriera hekurat, tubat metalikë ose mjetet e tjera
që shërbejnë njësoj si mjete mbyllëse.
2. Pranë kalimeve hekurudhore në nivel me gjysmëbarrierë
duhet të vendosen në të djathtë të rrugës, nën kujdesin dhe me
shpenzimet e atij që e administron hekurudhën, një sistem
ndriçues me dy drita të kuqe që e alternojnë ndriçimin ndërmjet
tyre dhe funksionojnë në kohën kur duhet të paralajmërojnë për
mbylljen e gjysmëbarrierave, të lidhura me një sistem me sinjale
akustike. Gjysmëbarrierat mund të vendosen vetëm në rastin kur
karrexhata ku kalojnë mjetet është e ndarë në dy sense të
ndryshme lëvizjeje nga trafikndarëse të pakalueshme që janë
shtrirë në gjatësinë e përshtatshme. Kalimet në nivel mbi rrugët
me sens unik që janë të pajisura me barriera, të cilat zënë të
gjithë rrugën vetëm në hyrje të saj, konsiderohen kalime në nivel
me gjysmëbarriera.
3. Në aktet në zbatim përcaktohen sinjale vertikale dhe
horizontale të detyrueshme për paralajmërimin dhe për
sinjalizimin e kalimeve në nivel, karakteristikat e sinjaleve
vertikale, ndriçuese dhe akustike, si dhe sipërfaqet minimale të
ndriçuara të barrierave, të gjysmëbarrierave dhe të kavaletave
që vendosen në rast avarie.
4. Veprat e domosdoshme për të siguruar fushëpamjen e
hekurudhave kanë karakter të shërbimit në dobi të publikut.
 
NENI 45
 
UNIFORMITETI I SINJALIZIMEVE, MJETET E RREGULLIMIT E TE
KONTROLLIT DHE HOMOLOGIMET
 
1. Janë të ndaluara prodhimi dhe vënia e sinjalizimeve
rrugore të paparashikuara nga ky Kod dhe aktet në zbatim të tij.
2. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse urdhëron entet
pronare, koncesionere ose administrues të rrugëve, bashkitë,
komunat, rrethet, ndërmarrjet ose personat e autorizuar dhe të
ngarkuar me vënien e sinjalizimeve rrugore, të zëvendësojnë,
zhvendosin, heqin a korrigjojnë, brenda një afati kohor prej
pesëmbëdhjetë ditësh, çdo sinjal të papërshtatshëm për
karakteristikat, mënyrën e zgjedhjes së simbolit, mënyrën e
vendosjes dhe për vendin ku është vënë. Kjo ndodh kur nuk është
siç është parashikuar në Kod ose aktet përkatëse në zbatim dhe
e bëjnë të papërshtatshëm një sinjal që mund të sjellë
çrregullime a ngatërrime në rrugë me sinjale të tjera.
Gjithashtu, duhet të vendosen sinjalizimet rrugore edhe atje ku
mungojnë.
3. Me kalimin e afateve të përcaktuara në pikën 2, lëvizja,
zëvendësimi, vendosja, zhvendosja dhe korrigjimi i gjithçkaje
tjetër që duhet për të rregulluar sinjalizimin rrugor, kryhet nga
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse me shpenzimet e enteve
pronare të rrugës.
4. Për sinjalet që tregojnë instalime a shërbime të vëna në
përdorim nga subjektet e autorizuara, enti pronar i rrugës mund
t'u komunikojë, kur është e nevojshme, këtyre subjekteve për
riintegrimin, zhvendosjen ose heqjen e menjëhershme brenda 10
ditëve, të sinjaleve që nuk janë në përputhje me normat sipas
pikës 2, ose që janë edhe vetëm pjesërisht të dëmtuara, ose që
nuk i përgjigjen më kushteve lokale dhe që mund të shqetësojnë
a të ngatërrojnë dukshmërinë e sinjaleve të tjera rrugore. Me
mbarimin e afatit të përcaktuar në komunikim, enti pronar i
rrugës vepron vetën me shpenzimet në ngarkim të shkelësit. Organi
kompetent i pushtetit lokal, me kërkesë të entit pronar, urdhëron
pagesën e tij. Urdhri i tij është i formës së prerë.
5. Në aktet në zbatim janë përcaktuar sinjalet, sistemet,
aparaturat dhe të tjera mjete teknike të kontrollit dhe
rregullimit të trafikut, si dhe ato akte të verifikimit dhe
identifikimit automatik të shkeljeve të normave të qarkullimit
dhe të materialeve që për nga fabrikimi dhe shpërndarja e tyre
janë subjekt i miratimit dhe homologimit nga ana e Ministrisë që
mbulon veprimtarinë përkatëse, duke verifikuar paraprakisht
karakteristikat gjeometrike, fotometrike, funksionale dhe
gjithçka tjetër të nevojshme. Në të njëjtat akte në zbatim janë
përcaktuar, gjithashtu, edhe mënyrat e homologimit e të
miratimit.
6. Cilido që shkel normat e pikës 1 dhe të akteve përkatëse
në zbatim, dënohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e
pesë mijë lekë deri në njëqind mijë lekë.
7. Prodhimi i sinjalizimeve rrugore lejohet vetëm për
ndërmarrjet e licensuara nga Ministria që mbulon veprimtarinë
përkatëse, sipas nenit 35, pika 3, që parashikon nëpërmjet një
shërbimi të veçantë, verifikimin e kërkesave teknike,
profesionale dhe përdorimin e atrecaturave të përshtatshme, që
tregohen në aktet në zbatim.
8. Cilido që në mënyrë abuzive prodhon ose shet sinjale,
sisteme ose aparatura sipas pikës 5, të pahomologuara ose që nuk
përputhen me prototipin e homologuar, kur ky akt nuk përbën krim,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë
deri në dyqind mijë lekë. Kjo shkelje shoqërohet me masë
administrative të konfiskimit të objekteve të shkeljes.
 
KAPITULLI 3
 
MJETET RRUGORE
 
KREU 1
 
MJETET RRUGORE NE PERGJITHESI
 
NENI 46
 
PERKUFIZIMI I MJETIT RRUGOR
 
1. Sipas këtij Kodi, quhen mjete rrugore të gjitha llojet
e mjeteve që qarkullojnë në rrugë dhe që drejtohen nga njeriu.
Nuk quhen mjete rrugore mjetet që përdoren nga fëmijët ose
invalidët që, edhe pse mund të kenë motor, nuk i kalojnë kufijtë
e përcaktuara nga aktet në zbatim.
 
NENI 47
 
KLASIFIKIMI I MJETEVE RRUGORE
 
1. Mjetet, sipas qëllimeve të përcaktuara në këtë Kod,
klasifikohen si vijon:
a) mjete që lëvizin me forcën e krahut;
b) mjete të tërhequra me kafshë;
c) biçikleta;
d) slita;
e) ciklomotori;
f) motomjete;
g) automjete;
h) trolejbusë;
i) rimorkio;
j) makina bujqësore;
k) makina teknologjike;
l) mjete rrugore të veçanta.
2. Mjete me motor dhe rimorkiot e tyre sipas pikës 1,
shkronjat "e", "f", "g", "h", "i" dhe "l", klasifikohen,
gjithashtu, në bazë të kategorive ndërkombëtare si vijon:
a) - kategoria L1: mjete me dy rrota, cilindrata e motorit
(kur flitet për motor me djegie të brendshme) të mos i kalojë 50
cc (centimetra në kub) dhe me shpejtësi maksimale të projektuar
(për çdo lloj sistemi motorik) jo më të madhe se 50 km/h;
- kategoria L2: mjete me tri rrota, cilindrata e motorit
(kur flitet për motor me djegie të brendshme) të mos i kalojë të
50 cc dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj
sistemi motorik) jo më të madhe se 50 km/h;
- kategoria L3: mjete me dy rrota, cilindrata e motorit (kur
flitet për motor me djegie të brendshme) është më e madhe se 50
cc dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi
motorik) më të madhe se 50 km/h;
- kategoria L4: mjete me tri rrota asimetrike ndaj aksit
gjatësor të mesit, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me
djegie të brendshme) është më e madhe se 50 cc dhe me shpejtësi
maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) më të
madhe 50 km/h (motorë me kosh);
- kategoria L5: mjete me tri rrota simetrike ndaj aksit
gjatësor të mesit, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me
djegie të brendshme) është më e madhe se 50 cc dhe me shpejtësi
maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) më të
madhe se 50 km/h;
b) kategoria M: mjete me motor të destinuara për transport
njerëzish dhe që kanë të paktën katër rrota;
- kategoria M1: mjete të destinuara për transport njerëzish
dhe që nuk kanë më shumë se tetë ndenjëse, përeç ndenjëses së
drejtuesit të mjetit;
- kategoria M2: mjete të destinuara për transport njerëzish
dhe që kanë më shumë se tetë ndnejëse, përveç ndenjëses së
drejtuesit të mjetit dhe peshë maksimale me ngarkesë deri 5 tonë;
- kategoria M3: mjete të destinuara për transport njerëzish
dhe që kanë më shumë se tetë ndenjëse, përveç ndenjëses së
drejtuesit të mjetit dhe peshë maksimale me ngarkesë më të madhe
se 5 tonë;
c) - kategoria N: mjete me motor të destinuara për transport
mallrash dhe që kanë të paktën katër rrota;
- kategoria N1: mjete të destinuara për transport mallrash
dhe që kanë peshë maksimale me ngarkesë jo më të madhe se 3,5
tonë;
- kategoria N2: mjete të destinuara për transport mallrash,
me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë, por jo
më të madhe se 12 tonë;
- kategoria N3: mjete të destinuara për transport mallrash,
me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 12 tonë;
d) - kategoria O: rimorkiot (përfshirë edhe
gjysmërimorkiot);
- kategoria O1: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë jo
më të madhe se 0,75 tonë,
- kategoria O2: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më
të madhe se 0,75 tonë, por jo më të madhe se 3,5 tonë;
- kategoria O3: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më
të madhe se 3,5 tonë, por jo më të madhe se 10 tonë;
- kategoria O4: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më
të madhe se 10 tonë.
 
NENI 48
 
MJETE QE LEVIZIN ME FORCEN E KRAHUT
 
Mjete që lëvizin me forcën e krahut, janë ato mjete që:
a) shtyhen ose tërhiqen nga njeriu në këmbë;
b) vihen në lëvizje nga forca muskulare e drejtuesit të
tyre.
 
NENI 49
 
MJETE TE TERHEQUAR ME KAFSHE
 
1. Mjetet të tërhequra me kafshë janë mjete që tërhiqen nga
një ose më shumë kafshë dhe që ndahen në:
a) mjete të destinuara kryesisht për transport njerëzish;
b) mjete të destinuara kryesisht për transport mallrash;
c) karro bujqësore të destinuara vetëm për përdorim në
bujqësi.
2. Mjetet që tërhiqen nga kafshët dhe që janë të pajisura
me rrëshqitëse quhen slita.
 
NENI 50
 
BICIKLETAT
 
1. Biçikletat janë mjete me dy ose me më shumë rrota që
vihen në lëvizje vetëm në sajë të veprimit të muskujve, nëpërmjet
pedaleve ose sistemeve të ngjashme dhe që drejtohen nga njerëzit
e hipur në to.
2. Biçikletat nuk mund të tejkalojnë 1.30 m gjerësi, 3 m
gjatësi dhe 2.20 m lartësi.
 
NENI 51
 
SLITAT
 
1. Qarkullimi i slitave dhe i të gjitha mjeteve të pajisura
me rrëshqitëse lejohet vetëm kur rrugët janë të mbuluara me akull
ose me borë me trashësinë e duhur për të mos lejuar dëmtimin e
mbishtresës së rrugës.
2. Cilido që qarkullon me slita në mungesë të kushteve për
të cilat u fol në pikën 1, ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
Neni 52
 
CIKLOMOTORET
 
1. Ciklomotorët janë mjete me motor, me dy ose tri rrota,
që kanë këto karakteristika:
a) motor me cilindrat jo më të mëdha se 50 cc, në qoftë se
është motor me djegie të brendshme;
b) aftësi lëvizëse mbi rrugë horizontale me një shpejtësi
deri në 50 km/h;
c) ndenjëse njëvendëshe që nuk lejon transportin e një
njeriu tjetër, përveç drejtuesit të mjetit.
2. Ciklomotorët me tri rrota, në sajë të ndërtimit të tyre,
mund të përdoren për transport mallrash; pesha e përgjithshme me
ngarkesë të plotë dhe përmasat gabaritë nuk mund të jenë më të
mëdha se sa kufijtë e përcaktuar me udhëzim të veçantë të
Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, në përputhje me
normativat e Komunitetit Europian.
3. Karakteristikat, për të cilat bëhet fjalë në pikat 1 dhe
2, janë karakteristikat konstruktive të mjetit. Në aktet në
zbatim janë përcaktuar kriteret për përcaktimin e
karakteristikave të sipërtreguara dhe mënyrat për kontrollin e
tyre, si dhe udhëzimet teknike për verifikimin e tyre me gjendjen
faktike.
4. Mjetet e mësipërme, kur e kalojnë kufirin e përcaktuar,
qoftë edhe për njërën prej karakteristikave të treguara në pikat
1 dhe 2, konsiderohen si motomjete.
Neni 53
 
MOTOMJETET
 
1. Motomjetet janë mjete me motor, me dy, tri ose katër
rrota dhe ndahen në:
a) motorë: mjete me dy rrota, të destinuara për transport
njerëzish, në numër jo më të madh se dy veta, duke përfshirë edhe
drejtuesin e mjetit;
b) motorë me kosh: mjete me tri rrota, të destinuara për
transport njerëzish, të pajisura me karroceri të përshtatshme dhe
të afta të mbajnë deri në katër njerëz, duke përfshirë edhe
drejtuesin e mjetit;
c) motomjetet për transport të përzier: mjete me tri rrota
të destinuara për transport njerëzish ose mallrash, kanë
maksimumi katër ndenjëse, duke përfshirë edhe atë të drejtuesit
të mjetit;
d) motokarro: mjet me tri rrota, i destinuar për transport
malli;
e) mototërheqës: motokarro me tri rrota, e destinuar për
tërheqjen e gjysmërimorkiove;
f) motokarro për transporte të veçanta: mjete me tri rrota,
të destinuara për transportin e disa mallrave ose njerëzve të
caktuar në kushte të veçanta dhe karakterizohen nga pajisja, në
mënyrë të përhershme, me mekanizma specialë që i shërbejnë këtij
qëllimi;
g) motokarro për përdorim të veçantë: mjete me tri rrota dhe
të pajisura me mekanizma të veçantë që qëndrojnë gjithmonë mbi
to; në këto mjete lejohet transporti i personelit dhe materialeve
që lidhen me ciklin operativ të këtyre mekanizmave;
h) autokarro: mjet me katër rrota i destinuar për transport
mallrash, me maksimumi një njeri në kabinë përveç drejtuesit të
mjetit; kryen transport të veçantë dhe përdoret në raste të
veçanta; pesha e mjetit pa ngarkesë nuk i kalon 0,55 tonët, duke
përjashtuar peshën e baterive nëse ka tërheqje elektrike; i aftë
të lëvizë në rrugë horizontale me një shpejtësi maksimale deri
në 80 km/h; karakteristikat konstruktive janë përcaktuar në aktet
në zbatim; mjete të tilla, në qoftë se kalojnë edhe vetëm njërin
prej kufijve të mësipërm, konsiderohen automjete.
2. Gjithashtu, konsiderohen motokarro edhe motoartikularet
që janë: komplekse mjetesh, të përbëra nga një mototërheqës dhe
nga një gjysmërimorkio, të destinuara për transportin, për të
cilin bëjnë fjalë shkronjat e mësipërme "d", "f" dhe "g".
3. Në aktet në zbatim përcaktohen tipat e motokarrove që
regjistrohen si motokarro për transport të veçantë dhe për
përdorim të veçantë.
4. Motomjetet nuk mund t'i kalojnë 1.60 m gjerësi, 4.00 m
gjatësi dhe 2.50 m lartësi. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të
plotë e një mjeti të tillë nuk duhet t'i kalojë 2.5 tonët.
5. Motoartikularët mund të kenë një gjatësi maksimale deri
në 5 m.
6. motokarrot, për të cilat flasin shkronjat "d", "e", "f"
dhe "g", mund të kenë deri në dy ndenjëse për njerëzit që merren
me transportin, duke përfshirë edhe drejtuesin e mjetit.
 
NENI 54
 
AUTOMJETET
 
1. Automjetet janë mjete me motor me të paktën katër rrota,
me përjashtim të autokarrove. Automjetet ndahen në:
a) autovetura: mjete të destinuara për transport njerëzish,
që kanë maksimumi nëntë ndenjëse, duke përfshirë edhe ndenjësen
e drejtuesit të mjetit;
b) autobus: mjet i destinuar për transport njerëzish me më
shumë se nëntë ndenjëse, duke përfshirë edhe ndenjësen e
drejtuesit të mjetit;
c) automjet për transport të përzier: mjet që ka një peshë
të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të madhe se 3.5 tonë,
ose 4.5 tonë kur ka tërheqje elektrike a me bateri; janë të
destinuara për transport njerëzish dhe mallrash me kapacitet
maksimal nëntë ndenjëse, duke përfshirë edhe ndenjësen e
drejtusit të mjetit;
d) kamion: mjet i destinuar për transportin e mallrave dhe
të njerëzve të caktuar me përpunimin ose transportin e këtyre
mallrave;
e) tërheqës: mjet i destinuar vetëm për tërheqjen e
rimorkiove ose gjysmërimorkiove;
f) automjet për transport të veçantë: mjet transporti i
destinuar për transportin e disa mallrave ose njerëzve të caktuar
në kushte të veçanta dhe karakterizohet nga pajisja në mënyrë të
përhershme, me mekanizma specialë që i shërbejnë këtij qëllimi;
g) automjet që përdorim të veçantë: mjete të pajisura në
mënyrë të përhershme me mekanizma të veçantë dhe të destinuar
përgjithësisht për transportin e këtyre makanizmave; mbi këto
automjete lejohet transporti i personelit dhe materialeve që kanë
lidhje me ciklin operativ të këtyre mekanizmave, si dhe
transporti i njerëzve dhe mallrave që kanë lidhje me
destinacionin e përdorimit të këtyre mekanizmave.
h) Autotrenat: komplekse mjetesh të përbëra nga dy njësi të
veçanta të lidhura bashkë, nga të cilat njëra është udhëzuese;
vetëm për zbatimin e nenit 61, pikat 1 dhe 2, autotrenat që kanë
në mënyrë të përhershme pajisje të veçanta për transportin e
mallrave të përcaktuar në aktet në zbatim, do të përbëjnë një
njësi të vetme. Në çdo rast, nëse tejkalohen përmasat gabaritë
kufitare të përcaktuara në nenin 61, mjeti ose transporti
konsiderohet jashtë norme;
i) gjysmërimorkiatorë: mjete të përbëra nga një tërheqës dhe
nga një gjysmërimorkio;
j) artikular: është autobus i përbërë nga dy pjesë të ngurta
të lidhura ndërmjet tyre nëpërmjet një mekanizmi të artikuluar;
në këta tipa mjetesh pasagjerët e secilës pjesë qarkullojnë
lirisht nga njëra te tjetra; ndarja ose lidhja e të dy pjesëve
të mjetit me njëra-tjetrën bëhet vetëm në ofiçinë;
k) autokampe: mjete që kanë një karroceri speciale dhe janë
të pajisur në mënyrë të përhershme për t'iu përshtatur
transportit dhe strehimit të deri shtatë njerëzve, duke përfshirë
edhe drejtuesin e mjetit;
l) makina ngarkim-stransporti: mjete ose komplekse mjetesh
që kanë pajisje të veçanta për ngarkimin dhe transportin e
materialeve që përdoren, ose janë produkt i punimeve të ndërtimit
dhe të gërmimeve në miniera, si dhe të materialeve që plotësojnë
gjatë ecjes ciklin e prodhimit të tyre; këto mjete ose komplekse
mjetesh mund të përdoren në transporte që kalojnë kufirin e
ngarkesës të përcaktuar në nenin 62, por jo atë të nenit 10, pika
8; në çdo rast nuk duhet të kalojnë përmasat gabaritë kufitare
të përcaktuara në nenin 61; makinat e ngarkim-transportit duhet,
gjithashtu, të jenë të përshtatshme për t'u përdorur në kantiere
ose për përdorim të përzier në rrugë dhe jashtë saj.
2. Në aktet në zbatim përcaktohen, sipas pajisjeve të tyre
shoqëruese, tipat e automjeteve që regjistrohen si automjete për
transporte të veçanta dhe si automjete për përdorime të veçanta.
 
NENI 55
 
TROLEJBUSET
 
1. Trolejbuset janë mjete me motor elektrik, që e marrin
energjinë me kontakt nga linja ajrore elektrike dhe që lëvizin
mbi rrota të zakonshme gome. Trolejbusi mund të ketë edhe një
motor me djegie të brendshme ndihmës për lëvizje, ose të jetë i
pajisur me bateri për ushqimin e motorit elektrik në mungesë të
ushqimit nga linjat ajrore të kontaktit.
2. Trolejbuset mund të ndahen sipas kategorive të
parashikuara në nenin 54 për automjetet.
 
NENI 56
 
RIMORKIOT
 
1. Rimorkiot janë mjete të destinuara për t'u tërhequr nga
automjetet, për të cilat flitet në nenin 54, dhe nga trolejbuset
për të cilët flitet në nenin 55, duke përjashtuar artikularet.
2. Rimorkiot ndahen në:
a) rimorkio ose gjysmërimorkio për transport pasagjerësh,
ku përfshihen rimorkiot me të paktën dy akse;
b) rimorkio për transport mallrash;
c) rimorkio për transport të veçantë, sipas kuptimit
përkatës që është dhënë në shkronjën "f" të nenit 54;
d) rimorkio për përdorim të veçantë, sipas kuptimit të dhënë
në shkronjat "g" dhe "h" të nenit 54;
e) rimorkio kamp: rimorkio me një aks ose me dy akse të
vendosura në një largësi jo më shumë se një metër, që kanë një
karroceri të veçantë dhe të pajisur për t'u përdorur si
vendstrehim, por vetëm kur mjeti është i ndalur;
f) rimorkio për transportin e pajisjeve turistike dhe
sportive: rimorkio me një aks ose me dy akse të vendosura në një
largësi jo më shumë se një metër, të cilat kanë pajimin e
nevojshëm për transportimin e pajisjeve turistike dhe sportive,
si barka, planera etj.
3. Gjysmërimorkiot janë mjete të ndërtuara në mënyrë të
tillë që një pjesë e tyre t'i mbivihet njësisë motorike dhe që
një pjesë e konsiderueshme e ngarkesës së saj të mbahet nga kjo
njësi.
4. Karrelat janë mjete shtojcë që nuk kanë më shumë se dy
rrota dhe janë të destinuara për transport bagazhi, pajisjesh
etj. si këto; tërhiqen nga automjetet, për të cilat flitet në
nenin 54, pika 1, duke përjashtuar ato për të cilat flitet te
shkronjat "h", "i" dhe "l". Karrelat konsiderohen pjesë përbërëse
e automjeteve, kur hyjnë brenda përmasave gabaritë kufitare dhe
të ngarkesës së lejuar të përcaktuar nga nenet 61 dhe 62
 
NENI 57
 
MAKINAT BUJQESORE
 
1. Makinat bujqësore janë makina me rrota ose me zinxhirë,
të destinuara për t'u përdorur në bujqësi dhe pylltari, dhe mund
të lëvizin mbi rrugë njëlloj si mjetet e tjera për të kaluar nga
një vend pune te një tjetër, ose për të transportuar mallra
bujqësore etj.
2. Sipas qarkullimit mbi rrugë makinat bujqësore ndahen në:
a) vetëlëvizëse:
1) traktorë bujqësorë: makina me motor me ose pa vend
ngarkimi që kanë të paktën dy akse, të destinuara përgjithësisht
për tërheqje, por që shërbejnë edhe për shtytje ose për të vënë
në lëvizje mekanizma të caktuar; mund të jenë të pajisur me
mekanizma që mbarten plotësisht ose jo plotësisht nga traktori
dhe që konsiderohen pjesë përbërëse të tij;
2) makina bujqësore teknologjike me dy ose më shumë akse:
janë makina të pajisura ose të destinuara për përdorim të
mekanizmave speciale për kryerjen e operacioneve të caktuara
bujqësore;
3) makina bujqësore teknologjike me një aks: janë makina që
drejtohen nga toka prej drejtuesit të mjetit dhe mund të jenë të
pajisura me karrel të shkëputshëm dhe të destinuar vetëm për
transportin e drejtuesit të mjetit. Pesha e përgjithshme e mjetit
nuk duhet t'i kalojë 0,7 tonët, duke përfshirë edhe drejtuesin
e mjetit;
b) të tërhequra:
1) makina bujqësore teknologjike: janë makina për kryerjen
e operacioneve bujqësore dhe për transportin e mekanizmave dhe
pajisjeve funksionale për punimet mekaniko-bujqësore; janë mjete
që tërhiqen nga makina bujqësore vetëlëvizëse, me përjashtim të
atyre për të cilat flitet në shkronjën "a", pika 3;
2) rimorkio bujqësore: mjete të destinuara për ngarkesë dhe
të tërhequra nga traktorë bujqësorë; mund të jenë të pajisura me
mekanizmat e nevojshme për punime bujqësore. Ngarkesa e
përgjithshme e mjetit me ngarkesë të plotë nuk duhet t'i kalojë
1.5 tonët. Rimorkiot konsiderohen pjesë përbërëse të traktorit
që i tërheq;
3) për t'iu përshtatur qarkullimit rrugor, makinat bujqësore
vetëlëvizëse me rrota pneumatike ose sistem ekuivalent me to, nuk
duhet të jenë të afta ta kalojnë shpejtësinë 40 km/h, kur lëvizin
në rrugë horizontale; makinat bujqësore me rrota metalike,
gjysmëpneumatike ose me zinxhirë metalikë, me kusht që të kenë
veshje mbrojtëse, si dhe makinat bujqësore teknologjike me një
aks dhe me karrel për drejtuesin e mjetit, nuk duhet të jenë të
afta ta kalojnë shpejtësinë 15 km/h, kur lëvizin në rrugë
horizontale.
4) makinat bujqësore, për të cilat flitet në shkronjën "a",
pikat 1 dhe 2, si dhe në shkronjën "b", pika 1, mund të kenë
maksimumi tri ndenjëse për personelin e shërbimit, duke përfshirë
edhe drejtuesin e mjetit; rimorkiot bujqësorë mund të përdoren
edhe vetëm për transportin e personelit të sipërpërmendur,
mjafton që të pajisen jo në mënyrë të përhershme me mjetet e
nevojshme.
 
NENI 58
 
MAKINAT TEKNOLOGJIKE
 
1. Makinat teknologjike janë makina vetëlëvizëse ose që
tërhiqen, me rrota ose me zinxhirë. Këto makina janë të
destinuara të operojnë mbi rrugë dhe në kantiere dhe mund të jenë
të pajisura me mekanizma specialë. Këto mjete mund të lëvizin në
rrugë për të kaluar nga një vend pune në tjetrin ose për të
zhvendosur sende që lidhen me ciklin e punës së vetë makinës ose
të kantierit, sipas kufizimeve dhe mënyrave të përcaktuara nga
aktet në zbatim.
2. Sipas qëllimeve të qarkullimit rrugor, makinat
teknologjike ndahen në:
a) makina që përdoren për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e
veprave ndërtimore a të infrastrukturës rrugore ose për
rivendosjen e trafikut;
b) makina që zhbllokojnë rrugën nga bora ose ndihmëse që
shpërndajnë rërë a gjëra të këtij lloji;
c) motopirunët dhe elektropirunët: mjete të destinuara për
lëvizjen e sendeve.
3. Makinat teknologjike vetëlëvizëse, sipas karakteristikave
që kanë, mund të kenë jo më shumë se tri ndenjëse për personelin
e shërbimit, duke përfshirë edhe drejtuesin e tyre.
4. Për t'iu përshtatur qarkullimit rrugor, këto makina nuk
duhet të jenë të afta ta kalojnë shpejtësinë 40 km/h, kur lëvizin
në rrugë horizontale, kurse makinat teknologjike vetëlëvizëse me
rrota jopneumatike a me zinxhirë nuk duhet të jenë të afta ta
kalojnë shpejtësinë 15 km/h, kur lëvizin në rrugë horizontale.
 
NENI 59
 
MJETE RRUGORE TE VECANTA
 
1. Quhen mjete rrugore të veçanta, ato që për
karakteristikat e tyre të veçanta nuk bëjnë pjesë në mjetet e
kategorizuara nga neni 52 deri te neni 58.
2. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, në marrëveshje
me ministrat që interesohen për këto probleme, përcakton me
urdhër të tij:
a) kategoritë e treguara në nenet e mësipërme, ku duhet të
futen mjetet e veçanta sipas qëllimeve të qarkullimit dhe të
drejtimit të tyre;
b) kërkesat teknike të përshtatshmërisë së këtyre mjeteve
ndaj qarkullimit, duke i identifikuar, sipas kritereve të
ekuivalentimit, me kërkesat përkatëse të përcaktuara për
kategoritë e sipërpërmendura të mjeteve.
 
NENI 60
 
CIKLOMOTORE DHE AUTOMJETE TE HERSHME ME INTERES HISTORIK DHE
KOLEKSIONIMI
 
1. Janë futur në kategorinë e mjeteve të veçantë
ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet e prodhimeve të hershme,
si edhe ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet me interes
historik dhe koleksionimi.
2. Hyjnë në kategorinë e prodhimeve të hershme ciklomotorët,
motomjetet dhe automjetet që janë hequr nga përdorimi i
zakonshëm, sepse janë të destinuara për t'u ruajtur në muze ose
në lokale publike e private dhe që nuk lejohet të përdoren pasi
nuk plotësojnë kërkesat e normave në fuqi për qarkullimin rrugor.
Mjete të tilla janë regjistruar në listën e qendrës historike të
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
 
NENI 61
 
PERMASAT GABARITE KUFITARE
 
1. Me përjashtim të rasteve të përcaktuara në nenin 10 dhe
në pikat e tjera të këtij neni, çdo mjet rrugor, duke përfshirë
edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë:
a) gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.50 m; në
llogaritjen e kësaj gjerësie nuk futen pasqyrat ke lëvizshme të
shikimit prapa;
b) lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m; për autobuset
dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike
urbane dhe interurbane, lejohet të kenë lartësi deri 4.30 m;
c) gjatësi të përgjithshme, duke përfshirë dhe mekanizmat
e tërheqjes, jo më të madhe se 7.50 m për mjetet me një aks dhe
12 m për mjetet teke me dy e më shumë akse.
2. Gjysmërimorkiatorët dhe artikularët mund të kenë, duke
përfshirë dhe mekanizmat e tërheqjes, gjatësi maksimale 16.50 m,
me kusht që të jenë respektuar edhe kufizimet e tjera të
përcaktuara në aktet në zbatim; autobuset dhe trolejbuset
artikulare të linjave të shërbimit publik të pasagjerëve, që
qarkullojnë në itinerare të përcaktuara, mund të kenë gjatësi
maksimale deri 18 m; autotrenat dhe trolejbuset me rimorkio mund
të kenë gjatësi maksimale deri 18.35 m, me kusht që të jenë
respektuar edhe kufizimet e tjera të përcaktuara në aktet në
zbatim.
3. Gjatësia e autokampeve nuk mund të jetë më e madhe se 8
m. Gjatësia e rimorkiove kamp, duke përfshirë dhe mekanizmat e
tërheqjes, nuk mund të jetë më e madhese 6.50 m, kur janë me një
aks dhe 8 m, kur janë me dy akse. Gjerësia e autokampeve dhe
rimorkiove kamp nuk duhet të jetë më e madhe se 2.50 m dhe
lartësia maksimale nga toka nuk duhet ta kalojë 1.8 herë
largësinë minimale (në aksin tërthor) midis rrotave të mjetit.
4. Gjerësia maksimale e mjeteve të transportit me regjim
temperature të kontrolluar të mallrave që prishen, mund të arrijë
në 2.60 m; në llogaritjen e kësaj gjerësie nuk futen pasqyrat e
lëvizshme të shikimit prapa.
5. Për të siguruar lëvizje të rregullt në kthesë të mjeteve
dhe komplekseve të mjeteve, aktet në zbatim përcaktojnë kushtet
që duhet të plotësojnë ato dhe mënyrën e kontrollit.
6. Mjetet që për kërkesa të veçanta funksionale, vetëm ose
së bashku me ngarkesën e tyre, i tejkalojnë përmasat gabaritë
kufitare të përcaktuara në pikat e mësipërme, mund të qarkullojnë
vetëm si mjete jashtë norme ose si transporte në kushte
jonormale.
7. Cilido që qarkullon me mjete ose komplekse mjetesh, duke
përfshirë edhe ngarkesën, që tejkalojnë përmasat gabaritë
kufitare të përcaktuara në këtë nen, ndëshkohet me sanksione
sipas nenit 10.
 
NENI 62
 
NGARKESAT KUFITARE
 
1. Pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një
mjeti, që përbëhet nga pesha e vetë mjetit të gatshëm për lëvizje
dhe nga ajo e ngarkesës së tij, duke përjashtuar rastet e
përcaktuara në nenin 10 dhe në pikat 2, 3, 4, 5 e 6 të këtij
neni, nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë për aks për mjetet
me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks
për ato me 3 e më shumë akse.
2. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një
rimorkioje me një aks nuk mund të jetë më e madhe se 6 tonë.
3. Duke përjashtuar rastet e përcaktuara ndryshe nga neni
104, për mjetet teke me motor me rrota pneumatike, që ushtrojnë
një ngarkesë mesatare njësi mbi rrugë jo më të madhe se 8 daN/cm2
(dekanjuton për centimetër katror) dhe që, kur kanë tri ose më
shumë akse, largësia midis dy akseve njëri pas tjetrit nuk është
më e vogël se një metër, pesha e përgjithshme me ngarkesë të
plotë nuk mund të jetë më e madhe se 18 tonë për mjetet me dy
akse dhe 25 tonë për ato me 3 akse; 26 dhe 32 tonë përkatësisht
për mjete me 3 dhe 4 akse, kur aksi i udhëzuar ka rrota të
dyfishta dhe sistem varjeje pneumatik ose një sistem tjetër
ekuivalent me të, sipas normave të Ministrisë që mbulon
veprimtarinë përkatëse.
4. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një
gjysmërimorkiatori ose autotreni, kur plotësojnë kushtet e pikës
3, nuk duhet të jetë më e madhe se 40 tonë, kur kanë 4 akse dhe
44 tonë, kur kanë 5 e më shumë akse.
5. Cilido qoftë tipi i mjetit, pesha për aksin më të
ngarkuar nuk duhet të jetë më e madhe se 10 tonë. Për rrugët a
korridoret ndërkombëtare, që përcaktohen si të tilla me urdhëresë
të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, ky kufi është
11.5 tonë për aks.
6. Në rastet e dy akseve afër njëri-tjetrit, shuma e peshave
mbi dy akset nuk duhet të jetë më e madhe se:
- 12 tonë, kur largësia aksiale është më e vogël se një
metër;
- 16 tonë, kur largësia aksiale është një ose më e madhe se
një metër dhe më e vogël se 1.30 m;
- 18 tonë, kur largësia aksiale është e barabartë ose më e
madhe se 1.30 m dhe më e vogël se 1.80 m.
Në rastin e fundit kufiri rritet deri në 19 tonë, kur aksi
i udhëzuar ka rrota të dyfishta dhe sistem varjeje pneumatik ose
sistem tjetër ekuivalent me të, sipas normave të Ministrisë që
mbulon veprimtarinë përkatëse.
7. Kushdo që qarkullon me një mjet, i cili me ngarkesën i
tejkalon kufijtë e peshave të përcaktuara nga ky nen, i
nënshtrohet sanksioneve sipas nenit 10, me përjashtim të rasteve
të parashikuara në nenin 165.
 
NENI 63
 
TERHEQJA E MJETEVE
 
1. Asnjë mjet nuk mund të tërheqë ose nuk mund të tërhiqet
nga më shumë se një mjet, përveç rasteve të nevojshme të
parashikuara për transporte jashtë norme, për të cilat flitet në
nenin 10, si dhe përveç atyre të parashikuara nga dispozitat e
nenit 103.
2. Një automjet mund të tërheqë një mjet që nuk është
rimorkio, vetëm kur ky i fundit nuk është i aftë të qarkullojë
si pasojë e një avarie ose për mungesë të agregateve të
rëndësishme, si dhe sipas rasteve të parashikuara në nenin 157.
Qëndrueshmëria e lidhjes, mënyrat dhe kujdesi në tërheqje gjatë
drejtimit të mjetit duhet t'u përgjigjen kërkesave të sigurisë
së qarkullimit rrugor.
3. Përveç rasteve të treguara në pikën 2, Ministria që
mbulon veprimtarinë përkatëse mund të autorizojë për raste të
veçanta tërheqjen me automjete të mjeteve që nuk janë rimorkio.
4. Në aktet e zbatimit të këtij Kodi jepen kriteret për
përcaktimin e peshave kufitare për mjetet e rimorkiueshme, si dhe
mënyrat dhe procedurat e ganxhimit.
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë
lekë.
 
KREU 2
 
MJETET E TERHEQURA ME KAFSHE, SLITAT DHE BIÇIKLETAT
 
NENI 64
 
Pajisjet e frenimit të mjeteve që tërhiqen nga kafshët dhe
të slitave
 
1. Mjetet që tërhiqen me kafshë dhe slitat, duhet të jenë
të pajisura me sisteme frenimi të efektshme dhe të vendosura në
mënyrë të tillë që të mund të manovrohen lehtësisht në çdo rast.
2. Janë të ndaluara sistemet e frenimit që veprojnë
drejtpërdrejt në sipërfaqen e rrugës.
 
NENI 65
 
PAJISJET E SINJALIZIMIT PAMOR TE MJETEVE TE TERHEQURA NGA
KAFSHET DHE TE SLITAVE
 
1. Në orët dhe në rastet e parashikuara në nenin 150, pika
1, mjetet e tërhequra me kafshë dhe slitat duhet të jenë të
pajisura me dy fenerë të përparmë që lëshojnë dritë të bardhë
përpara dhe me dy fenerë të prapmë që lëshojnë nga pas dritë të
kuqe; fenerët janë vendosur në anët e mjetit. Duhet të jenë të
pajisur edhe me dy sinjale reflektuese të bardha në pjesën e
përparme, dy të kuqe nga pas dhe nga një sinjal reflektues ngjyrë
portokalli në çdo anë. Këto mjete duhet të jenë të pajisura me
sinjale rreziku të lëvizshme.
2. Cilido që qarkullon me një mjet që tërhiqet nga kafshët
ose me një slitë të papajisur me sistemet e frenimit dhe
sinjalizimin pamor të parashikuar nga nenet 64, 65 dhe 69,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në
katër mijë lekë.
 
NENI 66
 
RRATHET METALIKE TE RROTAVE
 
1. Mjetet që tërhiqen nga kafshët, me peshë të përgjithshme
me ngarkesë të plotë deri në 6 tonë, mund të pajisen me rrathë
metalikë, me kusht që kjo peshë të mos jetë më e madhe se 15/100
e vlerës numerike të gjerësisë së rrethit metalik të rrotës, të
shprehur në centimetra. Në çdo rast tjetër mjetet duhet të jenë
të pajisura me rrota gome.
2. Gjerësia e çdo rrethi rrote nuk mund të jetë kurrë më e
vogël se 50 mm; buzët e rrathëve në kontakt me rrugën duhet të
jenë të rrumbullakuara me rreze jo më të vogël se trashësia e
rrethit metalik; gjatë përcaktimit të gjerësisë së rrethit
metalik të rrotës duhet të zbriten 5 mm për anë si efekt i
rakordimeve.
3. Sipërfaqja e rrotullimit të rrethit metalik duhet të jetë
cilindrike dhe pa të dala, rrudhosje a ndërprerje.
4. Bashkitë dhe komunat bëjnë verifikimin e gjerësisë së
rrathëve metalikë të rrotave, si dhe përcaktojnë peshën e
përgjithshme me ngarkesë të plotë të lejuar për çdo mjet që
tërhiqet nga kafshët, i destinuar për transport mallrash.
 
NENI 67
 
TARGAT E MJETEVE TE TERHEQURA NGA KAFSHET DHE TE SLITAVE
 
1. Mjetet që tërhiqen me kafshë dhe slitat duhet të jenë të
pajisura me një targë që tregon pronarin e mjetit, bashkinë ose
komunën ku ai banon, destinacionin e përdorimit të mjetit, numrin
e regjistrimit dhe, për mjetet e destinuara për transport
mallrash, peshën e përgjithshme të lejuar me ngarkesë të plotë,
si dhe gjerësinë e rrethit metalik të rrotës.
2. Targa rinovohet vetëm kur duhet të modifikohet ndonjë
prej treguesve të targës ose kur këta tregues nuk janë më të
lexueshëm.
3. Dhënia e targave bëhet nga bashkitë dhe komunat që ua
japin të interesuarve me gjithë treguesit e përcaktuar në pikën
1. Modeli i targave dhe çmimi përcaktohen në rregulloren e
zbatimit të këtij Kodi.
4. Mjetet që tërhiqen me kafshë dhe slitat regjistrohen në
regjistrin e posaçëm të bashkisë apo komunës ku banon pronari i
mjetit.
5. Cilido që qarkullon me një mjet që tërhiqet nga kafshët
dhe që nuk plotëson kushtet e neneve 66, 67 dhe 69, ose qarkullon
me një slitë të papajisur me targën e përcaktuar, apo që nuk i
plotëson kërkesat e parashikuara në pikën 2, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
6. Cilido që në mënyrë abuzive prodhon ose shet targa për
mjete që tërhiqen me kafshë, slita, ose që përdor targa të
prodhuara në mënyrë abuzive, për rastet kur nuk përbën krim,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në
njëzet mijë lekë.
7. Shkeljet, për të cilat flitet në pikat 5 dhe 6,
shoqërohen me masën administrative plotësuese të konfiskimit të
targës që nuk i përgjigjet kërkesave të përcaktuara, ose që është
prodhuar në mënyrë abuzive.
 
NENI 68
 
PAJISJET E FRENIMIT DHE TE SINJALIZIMITPAMOR E ZANOR TE
BICIKLETAVE
 
1. Biçikletat duhet të jenë të pajisura me rrota pneumatike,
si dhe
a) për frenimin: me sistem të pavarur për çdo aks, që vepron
shpejt dhe me efektshmëri në rrotat përkatëse;
b) për sinjalizimin zanor: me një zile;
c) për sinjalizimin pamor: në pjesën e përparme me një dritë
të bardhë ose të verdhë, në pjesën e prapme me dritë të kuqe dhe
sinjale reflektuese të kuqe; gjithashtu te pedalet duhet të kenë
sinjale reflektuese të verdha dhe të tilla, të ngjashme, duhet
të ketë edhe anash.
2. Pajisjet e sinjalizimit sipas shkronjës "c" të pikës 1
duhet të mos mungojnë dhe të jenë funksionuese në rastet dhe orët
e parashikuara nga neni 150, pika 1.
3. Pajisjet e sinjalizimit të parashikuara në shkronjat "b"
dhe "c" të pikës 1, nuk përdoren në biçikletat, kur këto përdoren
në garat sportive.
4. Cilido që qarkullon me biçikletë që nuk ka goma
pneumatike ose në të cilën, pajisjet e frenimit a të sinjalizimit
pamor zanor mungojnë ose nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në
këtë nen dhe në nenin 69, ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
 
NENI 69
 
KARAKTERISTIKAT E PAJISJEVE TE SINJALIZIMIT DHE TE FRENIMIT TE
MJETEVE TE TERHEQURA NGA KAFSHET DHE TE TERHEQURA NGA KAFSHET
DHE TE SLITAVE E BICIKLETAVE
 
Në aktet në zbatim të këtij Kodi, për mjetet e përmendura
në nenet 49, 50 dhe 51, janë përcaktuar: numri, ngjyra,
karakteristikat dhe mënyrat e përdorimit të pajisjeve të
sinjalizimit pamor, karakteristikat dhe mënyrat e përdorimit të
pajisjeve të frenimit për mjetet e tërhequra nga kafshët,
biçikletat, si dhe karakteristikat e pajisjeve të sinjalizimit
zanor të biçikletave.
 
NENI 70
 
SHERBIME TAKSI ME MJETE TRANSPORTI QE TERHIQEN ME KAFSHE
 
1. Bashkitë dhe komunat janë të autorizuara të lëshojnë leje
për shërbime taksi me mjete që tërhiqen me kafshë. Një shërbim
i tillë zhvillohet në territorin e bashkisë dhe bashkitë
përcaktojnë vendet dhe zonat ku mund të lejohen këto shërbime për
interesa turistikë e kulturorë. Mjetet që tërhiqen me kafshë, të
destinuara për shërbime taksi, përveç targës së treguar në nenin
67, duhet të pajisen me një targë tjetër, me shënimin "SHERBIM
TAKSI". Bashkitë dhe komunat mund të përcaktojnë zona të veçanta,
të kufizuara dhe të piketuara, për vendqëndrimin e mjeteve të
tërhequra me kafshë, të destinuara për shërbimet taksi.
2. Aktet në zbatim përcaktojnë:
a) tipat e mjeteve që tërhiqen nga kafshë, të destinuara për
shërbimin taksi;
b) kushtet dhe kërkesat për të marrë lejen për një shërbim
të tillë;
c) mënyrat e kontrollit të këtij shërbimi;
d) mënyrat e dhënies së lejeve, për të cilat është folur në
pikën 1.
3. Në vendet dhe në periudhat e kohës, në të cilat lejohet
përdorimi i slitave, mund të caktohen slita për shërbime taksi.
Zbatohen po ato norma të shërbimit taksi të mjeteve që tërhiqen
nga kafshë.
4. Çdo mjet ose slitë që tërhiqet nga kafshë e që kryen
shërbim taksi pa pasur lejen përkatëse, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë;
si dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të
mjetit. Në qoftë se leja është marrë, por nuk janë respektuar
kushtet e kësaj leje, masa administrative është me gjobë nga
pesëqind deri në dy mijë lekë. Një shkelje e tillë shoqërohet me
masën administrative plotësuese të heqjes së lejes.
 
KREU 3
 
MJETET RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOT E TYRE
 
PJESA 1
 
NORMAT KONSTRUKTIVE TE PAJIMIT DHE KONTROLLET TEKNIKE
PER QARKULLIMIN
 
NENI 71
 
KARAKTERISTIKAT KONSTRUKTIVE DHE FUKSIONALE TE MJETE ME MOTOR
DHE RIMORKIOVE TE TYRE
 
1. Karakteristikat e përgjithshme konstruktive dhe
funksionale të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre, që kanë
lidhje me sigurinë e qarkullimit dhe mbrojtjen e mjedisit nga çdo
lloj ndotjeje, duke përfshirë edhe sistemin e frenimit, janë
subjekte të kontrolleve të përcaktuara nga aktet në zbatim.
2. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, me udhëzime
të veçanta, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe
ministri të tjera të interesuara, përcaktojnë në mënyrë periodike
karakteristikat konstruktive dhe funksionale, të cilat duhet t'u
korrespondojnë automjeteve dhe rimorkiove për transporte të
veçanta ose për përdorime të veçanta, si dhe mjeteve të
blinduara.
3. Ministria, që mbulon veprimtarinë përkatëse, me udhëzime
të veçanta, së bashku me ministritë e tjera të interesuara,
përcakton në mënyrë periodike normat teknike, sipas
karakteristikave të përshkruara në pikat 1 dhe 2, si dhe mënyrat
për vërtetimin e tyre.
4. Udhëzimet e përmendura në pikën 3 duhet t'u referohen
marrëveshjeve ndërkombëtare.
5. Cilido që qarkullon me mjete me motor ose rimorkio, në
kundërshtim me rregullat e përcaktuara në aktet në zbatim,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në
dy mijë lekë. Nëse mjetet me motor dhe rimorkiot përdoren për
transportin e mallrave të rrezikshme, masa administrative është
me gjobë nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet
masa administrative plotësuese e bllokimit të mjetit derisa të
plotësohen kërkesat e pikave 1,2 e 3.
 
NENI 72
 
SISTEMET E PAJIMIT TE MJETEVE RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOVE
TE TYRE
 
1. Ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet duhet të jenë të
pajisura me:
a) sistem drejtimi;
b) sistem frenimi;
c) sistemin e sinjaleve pamore dhe ndriçuese;
d) sistemin zhurmëmbytës dhe të shkarkimit, në qoftë se kanë
motor me djegie të brendshme;
e) sistemin e sinjalizimit zanor;
f) sistemin e shikimit prapa;
g) gomat ose sistemin ekuivalent me to.
2. Automjetet dhe motomjetet me peshë pa ngarkesë mbi 0.35
tonë, duhet të pajisen me sistemin e marsheve të lëvizjes prapa.
3. Automjetet duhet të pajisen edhe me:
a) mekanizmin e qëndrimit (freni i dorës) dhe mekanizmin e
mbrojtjes (bllokazhin) për mjetet që janë konstruktuar në mënyrë
të tillë, duke pasur edhe vendet përkatëse të mbërthimit, që kanë
karakteristikat e treguara në aktet në zbatim për çdo kategori
mjetesh;
b) sinjalin e lëvizshëm për të treguar rrezikun, sipas nenit
160;
c) treguesin kilometrik të dyllosur, sipas karakteristikave
të përcaktuara në aktet në zbatim;
d) sinjalin e lëvizshëm shumëfunksionesh për ndihmë,
karakteristikat e të cilit dhe mënyra e përdorimit përcaktohen
në aktet në zbatim;
e) kutinë e ndihmës së shpejtë.
Automjetet mund të pajisen me aparaturë për mbledhjen
atuomatike të taksave rrugore ose për marrjen e sinjaleve dhe
informacioneve për gjendjen e trafikut.
4. Trolejbuset duhet të pajisen me sistemet dhe mekanizmat
e treguar në pikat 1, 2 dhe 3, të përshtatura për mjete të këtij
tipi.
5. Rimorkiot duhet të jenë të pajisura me sistemet e
treguara në pikën 1, shkronjat "b", "c" dhe "g". Mjetet e afta
për të tërhequr rimorkiot dhe vetë rimorkiot të jenë të pajisura
me mekanizma të përshtatshëm për lidhje.
6. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, duke marrë
mendimin e Ministrisë së Rendit Publik, me udhëzime të veçanta,
përcakton sistemet shtesë, me të cilat duhet ose mund të pajisen
mjetet e treguara në pikat 1 dhe 5, në lidhje me destinacionin
e tyre të veçantë, ose me normat e veçanta të sjelljes së tyre.
7. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, me udhëzime
të veçanta, nxjerr norma të posaçme për mbi sistemet e mjeteve
të destinuara për invalidët (që drejtohen nga invalidët) ose për
transportin e tyre.
8. Sistemet, për të cilat është folur në pikat e mësipërme,
janë subjekt për homologim nga ana e Ministrisë që mbulon
veprimtarinë përkatëse.
9. Në aktet në zbatim janë përcaktuar, për sistemet e
treguara në pikat e mësipërme, kushtet teknike në lidhje me
numrin, karakteristikat konstruktive, funksionale dhe të
montimit, karakteristikat e shenjës dalluese që tregon përputhjen
e këtyre sistemeve me normat e këtij neni dhe aktet në zbatim të
tij, si dhe mënyrën e vendosjes.
10. Normat e përshkruara në pikën 9 duhet t'u referohen
marrëveshjeve ndërkombëtare.
11. Homologimi i lëshuar nga një shtet i huaj për një nga
sistemet e sipërpërmendura, mund të bëhet i vlefshëm në Shqipëri,
në qoftë se ka reciprocitet, duke respektuar marrëveshjet
ndërkombëtare.
12. Cilido që qarkullon me një nga mjetet e lartpërmendura
në këtë nen, në të cilin mungon ndonjë sistem, ose ky sistem nuk
është në përputhje me aktet në zbatim, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
 
NENI 73
 
MJETET MBI SHINA NE RRUGE TE PERBASHKETA
 
1. Mjetet mbi shina, për të qarkulluar në rrugë të
përbashkëta me mjetet rrugore me rrota, duhet të jenë të pajisura
me sisteme ndriçimi dhe sinjalizimi pamor e zanor të ngjashme me
ato të automjeteve. Gjithashtu, duhet të jenë të pajisura me
sisteme të tilla që i lejojnë drejtuesit të mjetit lehtësi
shikimi edhe nga pas. Fushëpamja e drejtuesit të mjetit, përpara
dhe anash, duhet të jetë e tillë që të lejojë drejtim të sigurt
të mjetit.
2. Me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit
përcaktohen karakteristikat dhe mënyrat e vendosjes së sistemeve
të përmendura në pikën 1 dhe karakteristikat e fushëpamjes së
drejtuesit të mjetit.
3. Cilido që qarkullon në rrugë të përbashkëta, me një mjet
mbi shina, që i mungojnë një ose disa prej sistemeve të
parashikuara nga ky nen, ose në të cilin disa prej sistemeve,
duke përfshirë edhe fushëpamjen, nuk janë në përputhje me
karakteristikat a mënyrat e vendosjes sipas pikës 2, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë
lekë.
 
NENI 74
 
TE DHENA PER IDENTIFIKIMIN
 
1. Ciklomotorët, motomjetet, automjetet dhe rimorkiot duhet
të pajisen që në konstruksion me:
a) një tabelë identifikimi të fiksuar fort në automjet;
b) një numër identifikimi të stampuar në shasi, në mënyrë
të tillë që të mos fshihet ose të mos ndryshohet.
2. Tabela dhe numri i identifikimit duhet të vendosen në
vende të dukshme mbi një pjesë të mjetit, që normalisht nuk
zëvendësohet gjatë përdorimit të mjetit.
3. Në rastet kur numri i identifikimit është i falsifikuar,
mungon, është i ndryshuar ose është i palexueshëm, pasi të jetë
verifikuar shkaku nga organet përkatëse, duhet të ribëhet nga
zyra e homologimit, e cila lëshon një akt për zyrën që bën
regjistrimin.
4. Në aktet në zbatim janë përcaktuar karakteristikat,
mënyrat e zbatimit dhe treguesit që duhet të përmbajë tabela e
identifikimit, si dhe karakteristikat e numrit të identifikimit,
për çka u fol në pikën 3.
5. Normat e përcaktuara në pikat e këtij neni duhet të
përputhen me marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe të
drejtën e të interesuarit për të kërkuar homologimin.
6. Cilido që falsifikon, heq, zëvendëson, ndryshon, fshin
ose e bën të palexueshme tabelën e konstruktorit apo numrin e
identifikimit të shasisë, dënohet me masë administrative me gjobë
nga njëzet e pesë mijë, deri në njëqind mijë lekë, përveç rasteve
kur përbën krim më të rëndë.
 
NENI 75
 
CERTIFIKATA E MIRATIMIT CERTIFIKATA E ORIGJINES DHE DEKLARATA
E PERPUTHJES
 
1. Organi përkatës i Drejtorisë së Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas kontrollit të kërkesave të
aftësisë për qarkullim dhe homologim, sipas akteve në zbatim, i
jep konstruktorit të mjetit certifikatën e miratimit.
2. Kërkesës për kontroll duhet t'i bashkangjitet certifikata
e origjinës së mjetit lëshuar nga konstruktori i tij. Kur bëhet
fjalë për mjete të tipit të homologuar, që i nënshtrohen
kontrollit të kërkesave të përshtatshmërisë ndaj qarkullimit,
certifikata e origjinës zëvendësohet nga deklarata e përputhjes,
sipas pikës 6.
3. Lëshimi i certifikatës së miratimit pezullohet për
kontrollet e nevojshme, kur dalin elemente që të bëjnë të mendosh
se mjeti apo pjesët e tij janë me prejardhje të ndaluar.
4. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat dhe
përmbajtja e certifikatës së miratimit dhe të certifikatës së
origjinës.
5. Organet përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor, me të parë rezultatin pozitiv
nga kontrolli mbi prototipin, sipas akteve në zbatim, i lëshojnë
konstruktorit certifikatën e homologimit dhe certifikatën që
përmban përshkrimin e elementeve që karakterizojnë mjetin.
6. Për çdo mjet të ndërtuar në përputhje me tipin e
homologuar, konstruktori i jep blerësit deklaratën e përputhjes.
Kjo deklaratë, e përpiluar sipas modelit të miratuar nga
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, provon që mjeti është
në përputhje me tipin e homologuar. Me një deklaratë të tillë
konstruktori merr përgjegjësinë e plotë përpara ligjit.
Konstruktori duhet të mbajë një regjistër progresiv të
deklaratave të lëshuara të përputhjes.
7. Në rast se mjetet, karroceria e të cilave ose pajisjet
e tyre janë realizuar nga konstruktor tjetër nga ai i shasisë,
dokumentacioni i origjinës lëshohet nga konstruktori që ka
realizuar pajisjen e mjetit. Ky dokument duhet të shoqërohet me
deklaratën e përputhjes ose certifikatën e origjinës që i përket
shasisë.
8. Cilido që lëshon deklarata përputhjeje, të treguara në
pikat 6 dhe 7, për mjete jo në përputhje me atë të tipit të
homologuar, kur nuk përbën krim, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë
lekë.
 
NENI 76
 
KONTROLLET E PERPUTHJES ME TIPIN E HOMOLOGUAR
 
1. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka të drejtë
të ushtrojë kontroll në çdo kohë për përputhjen me tipin e
homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe të sistemeve
për të cilat është lëshuar deklarata përkatëse e përputhjes. Ka
të drejtë, gjithashtu, të pezullojë vlefshmërinë e homologimit
të mjeteve dhe të sistemeve ose të zhvleftësojë vetë homologimin,
nëse nga kryerja e kontrollit del se mungon përputhja përkatëse
me tipin e homologuar.
2. Me udhëzime të Ministrisë së Punëve Publike dhe
Transportit, duke marrë mendimin e ministrive të interesuara,
përcaktohen kriteret dhe mënyrat e kontrollit e të shqyrtimit të
mundshëm të mjeteve dhe sistemeve që prodhohen e importohen.
Detyrimet përkatëse janë në ngarkim të titullarit të homologimit.
3. Ndaj secilit që prodhon ose tregton një mjet jo në
përputhje me tipin e homologuar, në qoftë se nuk përbën krim,
merret masa administrative e pagesës së gjobës nga pesëdhjetë
mijë deri në dyqind mijë lekë.
4. Respektohen kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë.
 
NENI 77
 
NDRYSHIMET E KARAKTERISTIKAVE KONSTRUKTIVE TE MJETEVE NE
QARKULLIM DHE AZHURNIMI I LEJES SE QARKULLIMIT
 
1. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat
konstruktive e funksionale dhe sistemet e pajisjeve që mund të
modifikohen vetëm pas paraqitjes së dokumenteve. Janë përcaktuar,
gjithashtu, mënyrat për kontrollin dhe azhurnimin e lejes së
qarkullimit.
2. Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre duhet t'u
nënshtrohen kontrollit dhe provës pranë organeve kompetente të
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,
kur janë bërë një a më shumë ndryshime të karakteristikave
konstruktive ose funksionale apo të sistemeve të pajisjeve, të
treguara në nenet 71 dhe 72, si dhe kur është ndërruar ose
modifikuar shasia. Brenda 15 ditëve nga miratimi i ndryshimeve,
organi përkatës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor njofton për këtë zyrat kompetente për efekt
të ndryshimeve në librin e regjistrimit, taksave dhe tatimeve.
3. Cilido që qarkullon me një mjet, të cilit i janë
ndryshuar karakteristikat e treguara në certifikatën e
homologimit dhe në lejen e qarkullimit, ose i është modifikuar
shasia dhe nuk ka marrë pëlqimin pas kontrollit dhe provës ose
cilido që qarkullon me një mjet që i është ndërruar shasia dhe
që nuk ka marrë pëlqimin pas kontrollit të provës, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në
njëqind mijë lekë.
4. Shkeljet e rregullave të mësipërme çojnë në masën
administrative plotësuese të heqjes së lejes të qarkullimit.
 
NENI 78
 
GJENDJA TEKNIKE E MJETEVE RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOVE TE
TYRE NE QAEKULLIM
 
1. Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre duhet të mbahen
gjatë qarkullimit në efektivitet të lartë, që të garantojnë
sigurinë e të kufizojnë zhurmat dhe ndotjen brenda kufijve të
përmendur në pikën 2.
2. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kushtet teknike në
lidhje me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të
pajisjeve, të cilat duhet t'u korrespondojnë mjeteve, veçanërisht
për sa u përket gomave dhe sistemeve ekuivalente me to, frenimit,
sistemeve të sinjalizimit pamor e ndriçues, kufizimit të zhurmës
dhe ndotjes së mjedisit.
3. Normat e treguara në pikën 2 duhet të përputhen me
marrëveshjet ndërkombëtare.
4. Cilido që qarkullon me një mjet, i cili ka ndryshime në
karakteristikat konstruktive dhe funksionale të përcaktuara, ose
qarkullon me sistemet e përmendura në nenin 72, që nuk
funksionojnë apo që nuk janë instaluar siç duhet, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë
lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e bllokimit të
mjetit deri në plotësimin e kërkesave teknike e funksionale.
 
NENI 79
 
KONTROLLI TEKNIK
 
1. Kontrolli teknik është shtetëror. Ministria që mbulon
veprimtarinë përkatëse përcakton me udhëzim të veçantë kriteret,
kohët dhe mënyrat për kryerjen e kontrollit teknik të kategorive
të mjeteve me motor dhe të rimorkiove, me qëllim që të
kontrollohet nëse ato garantojnë sigurinë dhe qetësinë në
qarkullim dhe që ndotja e tyre nuk i kalon kufijtë e përcaktuar.
Kontrollet teknike vjetore dhe ato periodike kryhen në qendrat
e kontrollit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve
të Transportit Rrugor. Në udhëzim përcaktohen elementet, mbi të
cilat duhet të kryhet kontrolli teknik i sistemeve të mjeteve,
që kanë rëndësi për sigurinë e tyre.
2. Përmbajtja e udhëzimeve të nxjerra në zbatim të pikës 1
t'iu referohet direktivave të Komunitetit Europian, në lidhje me
kontrollin teknik të mjeteve motorike.
3. Të gjitha mjetet që qarkullojnë dhe hyjnë në territorin
e Republikës së shqipërisë, janë të detyruara të kalojnë në
kontrollin teknik vjetor dhe atë periodik. Kontrolli teknik
vjetor do të kryhet një herë në vit, për të gjitha mjetet me
motor dhe rimorkiot. Për mjetet e reja me motor që hyjnë në
Shqipëri, kontrolli i parë teknik do të kryhet brenda dy vjetëve
nga data e regjistrimit. Pas kësaj periudhe ky kontroll kryhet
për çdo vit.
4. Kontrolli teknik periodik do të kryhet për të gjitha
mjetet me motor të transportit rrugor, pasi të jetë kryer më parë
kontrolli i përgjithshëm vjetor sipas udhëzimeve që nxjerr
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse.
5. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të kontrollojë
gjendjen teknike të mjetit para nisjes dhe gjatë udhëtimit për
të shmangur aksidentet e mundshme. Qarkullimi i mjetit me të meta
teknike ndëshkohet me masë administrative me gjobë sipas pikës
5 të nenit 71.
6. Organet e shërbimeve të policisë rrugore, për të cilat
flitet në nenin 12, nëse kanë dyshime për gjendjen e sigurisë,
zhurmshmërisë dhe ndotjes për mjete me motor ose rimorkio të
veçantë, mund të urdhërojnë në çdo kohë ndalimin e tyre, duke
bërë shënimin në librezën e mjetit, për një kontroll teknik të
menjëhershëm jashtë radhe.
7. Udhëzimet për kontrollet për zhurmat dhe ndotjet
atmosferike i nxjerr Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse,
në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë..
8. Në raste aksidentesh rugore, në të cilat automjetet ose
rimorkiot kanë pësuar dëme të rënda dhe mund të lindin dyshime
mbi gjendjen e sigurisë për qarkullim, organet e policisë
rrugore, për të cilat flitet në nenin 12, pikat 1 dhe 2, të
ardhura në vendngjarje, janë të detyruara të njoftojnë zyrën
kompetente të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor për marrjen e masave për kontroll të veçantë
jashtë radhe për mjetet.
9. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit përcakton
tarifat për kontrollet teknike vjetore dhe ato periodike.
10. Cilido që qarkullon me një mjet, të cilit nuk i është
kryer kontrolli teknik, ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, që
dyfishohet në rast të tejkalimit të afatit të kontrollit teknik
më shumë se një muaj. Për mjetet e transportit të mallrave të
rrezikshme tejkalimi i ofertave të kryerjes së kontrollit teknik
ndëshkohet me masa administrative me gjobë nga njëqind mijë deri
në dyqind mijë lekë. Për këto shkelje merret edhe masa
administrative plotësuese e tërheqjes së lejes të qarkullimit
deri në kryerjen e kontrollit teknik.
Për mosparaqitje brenda afateve të çdo kategorie mjetesh në
qendrat e kontrollit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor me mbi 10 ditë, për çdo mjet
paguhet një gjobë prej një mijë lekësh dhe për ato transporte të
rrezikshme - pesë mijë lekë. Arkëtimi i gjobës bëhet nga vetë
qendrat e kontrollit teknik.
11. Cilido që prodhon dëshmi kontrolli teknik false,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë
deri në njëqind mijë lekë, kur nuk përbën vepër penale. Për këtë
shkelje merret edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes
së lejes së qarkullimit të mjetit, për të cilin është lëshuar
dëshmi false e kontrollit teknik.
 
NENI 80
 
KOMPETENCAT E FUKSIONAREVE TE MINISTRISE SE PUNEVE PUBLIKE DHE
TRANSPORTIT DHE ORGANEVE TE SAJ.
 
1. Kontrollet teknike të parashikuara nga ky Kod për mjetet
me motor dhe mjetet që ato tërheqin, kryhen nga nëpunësit e
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,
të diplomuar inxhinierë mekanikë para vitit 1974 dhe inxhinierë
mekanikë transporti ose teknikë mekanikë transporti.
2. Nëpunësit e zyrave të treguar në pikën 1, aftësohen për
kryerjen e kontrolleve teknike nëpërmjet një kursi kualifikimi
me provime përfundimtare, sipas mënyrave të përcaktuara me
udhëzim të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse.
3. Në aktet në zbatim përcaktohen profilet profesionale të
nevojshme për kryerjen e kontrolleve teknike, të treguara në
pikën paraardhëse.
4. Me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit
fiksohen normat dhe mënyrat e kryerjes së kurseve të kualifikimit
të parashikuara nga pika 2.
 
 
 
PJESA II
 
DESTINACIONI DHE PERDORIMI I MJETEVE
 
NENI 81
 
DESTINACIONI DHE PERDORIMI I MJETEVE
 
1. Me destinacion të mjetit nënkuptohet përdorimi i tij në
bazë të karakteristikave teknike.
2. Me përdorim të mjetit nënkuptohet shfrytëzimi i tij
ekonomik.
3. Mjetet mund të caktohen për përdorim vetjak ose për
përdorim nga të tretët.
4. Quhet përdorim nga të tretët kur mjetet shfrytëzohen,
kundrejt pagesës përkatëse, nga persona të tjerë të ndryshëm nga
titullari i lejes së qarkullimit. Për rastet e tjera nënkuptohet
përdorimi vetjak i mjetit.
5. Përdorimi nga të tretët përfshin:
a) dhënien me qira pa drejtues mjeti;
b) dhënien me qira me drejtues mjeti dhe shërbimi taksi për
transport njerëzish;
c) shërbimin e linjës për transport pasagjerësh;
d) shërbimin e transportit të mallrave për llogari të të
tretëve;
e) shërbimin e linjës për transportin e mallrave;
f) shërbimin taksi për transportin e mallrave për llogari
të të tretëve.
6. Pas marrjes së lejes së përkohshme të transportit nga
organet e Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse në rreth,
mjetet e transportit të mallrave mund të shfrytëzohen në raste
të jashtëzakonshme dhe përkohësisht për transport njerëzish. Leja
e përkohshme e transportit lëshohet vetëm mbi bazën e kërkesës
së titullarit të pushtetit lokal. Leja e përkohëshme e
transportit lëshohet nga organet përkatëse në varësi të
Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, për autobuzët e
destinuar për t'u dhënë me qira me drejtues mjeti, të cilët mund
të përdoren në raste të jashtëzakonshme dhe me urdhëresë të
Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse në shërbime në linjë
dhe anasjelltas.
7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar karakteristikat
konstruktive të mjetit në lidhje me destinacionin ose përdorimet,
për të cilat ai mund të caktohet.
8. Duke përjashtuar dispozitat e ligjeve të posaçme, cilido
që shfrytëzon një mjet me një distinacion ose për një përdorim
të ndryshëm nga ato të treguara në lejen e transportit,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në
njëzet mijë lekë.
9. Cilido që, pa pasur lejen e transportit të përkohshme të
përmendur në pikën 6, përdor për transport njerëzish një mjet të
destinuar për transport mallrash, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind
mijë lekë.
10. Mosrespektimi i pikave 8 dhe 9 çon në masën
administrative plotësuese të pezullimit të lejes së qarkullimit
nga 1 deri me 6 muaj. Në rast përsëritjeje pezullimi i lejes së
qarkullimit shkon nga 6 muaj deri në 12 muaj.
 
NENI 82
 
PERDORIMI VETJAK
 
1. Për autobuset dhe mjetet e destinuara për transport
njerëzish, të caktuara për përdorim vetjak, leja e transportit
mund t'u lëshohet vetëm enteve publike, sipërmarrësve dhe
kolektivave për plotësimin e nevojave të lidhura ngushtë me
veprimtarinë e tyre, pas kontrollit të kryer mbi qënien e këtyre
nevojave, sipas udhëzimeve të nxjerra nga Ministria që mbulon
veprimtarinë përkatëse.
2. Leja e transportit për mjetet e transportit të mallrave
për llogari të vet lëshohet në bazë të lejes për ushtrimin e
transportit të mallrave për llogari të vet. Në lejen e
transportit duhet të shënohen data dhe numri i licencës, ku
cilësohet për ushtrimin e autotransportit për llogari të vet, siç
parashikohet në aktet në zbatim. Dispozitat e këtij ligji nuk
zbatohen për automjetet, të cilat kanë kapacitet transportues
deri në 500 kg. Bëhen përjashtime për disa mallra të veçanta, të
cilat përcaktohen me udhëzimin e Ministrisë që mbulon
veprimtarinë përkatëse.
3. Për dokumentet e tjerë, me të cilat duhet të jetë pajisur
mjeti i caktuar për transportin e mallrave për llogari të vet,
mbeten në fuqi dispozitat e përcaktuara nga normat e veçanta në
këtë fushë.
4. Cilido që shfrytëzon për përdorim vetjak një mjet të
caktuar për transportin e njerëzve, me përjashtim të autoveturave
për përdorim vetjak të përcaktuara në lejen e qarkullimit, pa
lejen përkatëse ose nuk respekton kushtet dhe kufizimet e
përcaktuara në lejen e qarkullimit, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
5. Mosrespektimi i dispozitave të pikës 4, çon në masa
administrative plotësuese të pezullimit të lejes së transportit
për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
6. Cilido që shfrytëzon një mjet të përdorimit vetjak për
transportin e mallrave pa lejen përkatëse, ose nuk respekton
kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në licencë, ndëshkohet sipas
sanksioneve të parashikuara nga nenet përkatëse të ligjit për
transportin automobilistik.
Neni 83
 
DHENIA ME QIRA DREJTUES MJETI
 
1. Për zbatimin e këtij neni, një mjet quhet i caktuar për
dhënie me qira pa drejtues mjeti kur qiradhënësi, kundrejt
pagesës, detyrohet të verë në dispozicion të qiramarrësit, me
kërkesën e këtij të fundit, vetë mjetin.
2. Mund të caktohen për dhënie me qira të gjitha mjetet me
motor dhe rimorkiot e tyre, duke përfshirë edhe mjetet e caktuara
për transportin e mallrave me ngarkesë të plotë mbi 500 kg, si
dhe mjetet e ndryshme nga autoveturat, të caktuara për
transportin e njerëzve.
3. Leja e transportit e mjeteve të tilla lëshohet mbi bazën
e licencës përkatëse.
4. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, me urdhëresë
të tij, është i autorizuar të përcaktojë kriteret dhe mënyrat për
lëshimin e lejes së transportit.
5. Cilido që jep me qira, pa drejtues mjeti, një mjet jo të
caktuar për këtë punë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë
nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, për automjetet
ose rimorkiot dhe nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë
lekë, për mjetet e tjera. Gjithashtu, zbatohet edhe masa
administrative plotësuese e pezullimit të lejes së transportit
nga 2 deri në 8 muaj.
 
NENI 84
 
SHERBIMI I QIRADHENIES ME DREJTUES MJETI PER TRANSPORTIN E
NJEREZVE
 
1. Shërbimi i marrjes me qira me drejtues mjeti për
transportin e njerëzve disiplinohet me aktet përkatëse.
2. Mund të destinohen për të kryer shërbimin e qiradhënies
me drejtues mjeti për transportin e njerëzve:
- motorët me kosh;
- autoveturat;
- autobuset;
- motomjetet dhe automjetet për transport të përzier ose për
transport të veçantë njerëzish;
- mjetet e tërhequra nga kafshët.
3. Leja e transportit e mjeteve të tilla lëshohet mbi bazën
e licencës për ushtrimin e transportit.
4. Cilido që shfrytëzon për qiradhënie me drejtues mjeti një
mjet që nuk është caktuar për një shërbim të tillë, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet
mijë lekë dhe, kur bëhet fjalë për autobuset, nga njëzet e pesë
mijë deri në njëqind mijë lekë. Kjo shkelje çon në masën
administrative plotësuese të pezullimit të lejes së transportit
nga 6 deri në 12 muaj.
 
NENI 85
 
SHERBIMET ME TAKSI ME AUTOVETURA ME DREJTUES MJETI
 
1. Shërbimi taksi me autovetura me drejtues mjeti ose
shërbimi taksi, rregullohet nga aktet në zbatim që veprojnë në
këtë sektor transporti.
2. Cilido që drejton një taksi i papajisur me licencën
përkatëse, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë
mijë deri në njëqind mijë lekë. Për këtë shkelje zbatohet edhe
masa administrative plotësuese e tërheqjes së lejes së
qarkullimit dhe konfiskim i mjetit.
3. Cilido që, megjithëse i pajisur me licencën përkatëse,
drejton një taksi jo në përputhje me normat në fuqi ose me
kushtet e përcaktuara në licencë, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
Për këtë shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e
tërheqjes së licencës.
 
NENI 86
 
SHERBIMI I LINJES PER TRANSPORTIN E PASAGJEREVE
 
1. Për zbatimin e këtij neni, një mjet do të quhet i caktuar
në shërbimin në linjë kur ushtruesi i këtij transporti, që
shpërblehet për punën e realizuar, kryen rrugë të një
destinacioni të paracaktuar dhe në itinerare të autorizuara, si
dhe me ofertë të padiferencuar për publikun, edhe kur ky publik
përbëhet nga një kategori e veçantë njerëzish.
2. Mund të caktohen për shërbimin në linjë të transportit
të njerëzve autobuset, autobuset artikulare, trolejbuset
artikulare, trolejbuset me dhe pa rimorkio, të destinuar për një
transport të tillë.
3. Leja e transportit për këto mjete lëshohet mbi bazën e
miratimit paraprak nga organet kompetente që lëshojnë licencat
përkatëse për ushtrimin e këtyre transporteve.
4. Mjetet e mësipërme mund të përdoren vetëm në linjat, për
të cilat mbajtësi i lejes së transportit ka marrë licencën, duke
përjashtuar kufizimet e mundshme të përcaktuara në këtë licencë.
Lëshuesi i licencës për linjën, mund të autorizojë përdorimin e
mjeteve të destinuara për shërbimin në linjë në shërbimin me
qiradhënie të mjeteve, me kusht që të garantohet rregullshmëria
e shërbimit në linjë. Për këtë qëllim leja e transportit duhet
të shoqërohet nga një dokument i lëshuar nga autoriteti që lëshon
licencën e shërbimit në linjë, në të cilin tregohen linjat ose
zonat e trafikut ose qiradhënia, për të cilat mund të përdoren
mjetet.
5. Pronarët e automjeteve të regjistruara për t'u përdorur
në shërbimin në linjë të transportit të pasagjerëve, mund t'u
japin me qira ushtruesve të tjerë të transporteve në linjë të
pasagjerëve, përkohësisht dhe në raste të jashtëzakonshme, sipas
udhëzimeve të shpallura nga Ministria që mbulon veprimtarinë
përkatëse, një pjesë të mjeteve të tyre me autorizim të
autoriteteve kompetente për lëshimin e lejeve përkatëse të
transportit.
6. Cilido që përdor në shërbimin në linjë një mjet që nuk
është caktuar për një shërbim të tillë, apo përdor një mjet në
linja të ndryshme me ato, për të cilat ka lejen e transportit,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë
deri në njëqind mijë lekë. Gjithashtu, zbatohet edhe masa
administrative plotësuese e pezullimit të lejes së transportit
nga 6 deri në 12 muaj.
 
NENI 87
 
SHERBIMI I TRANSPORTIT TE MALLRAVE PER LLOGARI TE TE TRETEVE
 
1. Për zbatimin e këtij neni, një mjet quhet i caktuar për
transportin e mallrave për llogari të të tretëve, kur
sipërmarrësi detyrohet, kundrejt pagesës përkatëse, të kryejë
transportin e urdhëruar nga kërkuesi i transportit.
2. Leja e transportit lëshohet mbi bazën e licencës së
caktuar për kryerjen e shërbimit dhe shoqërohet me një dokument
të posaçëm të përcaktuar nga aktet përkatëse që disiplinojnë këtë
veprimtari dhe që është pjesë përbërëse e lejes së transportit.
Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për automjetet, të cilat
kanë kapacitet transportues deri në 500 kg. Bëjnë përjashtim disa
mallra të veçanta, të cilat përcaktohen me udhëzim të Ministrisë
që mbulon veprimtarinë përkatëse.
3. Cilido që përdor në shërbimin e transportit të mallrave
për llogari të të tretëve një mjet që nuk është caktuar për një
shërbim të tillë apo që shkel kushtet dhe kufizimet e përcaktuara
në licencë ose në lejen e transportit, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind
mijë lekë.
 
NENI 88
 
SHERBIMI NE LINJE PER TRANSPORTIN E MALLRAVE
 
Shërbimi në linjë për transportin e mallrave disiplinohet
nga ligjet përkatëse të këtij sektori transporti.
 
NENI 89
 
TRANSPORTI I MALLRAVE PER LLOGARI TE TE TRETEVE NE SHERBIMIN
TAKSI
 
1.Shërbimi taksi i transportit të mallrave për llogari të
të tretëve, që kryhet me mjete me peshë të përgjithshme me
ngarkesë të plotë jo më të madhe se 6 tonë, disiplinohet nga
normat e veçanta të sektorit; leja e transportit lëshohet mbi
bazën e licencës së parashikuar për kryerjen e këtij shërbimi.
2. Cilido që përdor në shërbimin taksi të transportit të
mallrave për llogari të të tretëve një mjet që nuk është caktuar
për një shërbim të tillë, ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
 
NENI 90
 
QIRADHENIE MJETI ME KESTE PA DREJTUES MJETI ME TE DREJTEN E
BLERJES DHE SHITJES SE MJETEVE ME KESTE, ME MARREVESHJE PER
T'IA RIKTHYER PRONARIT KUR NUK PAGUHET KESTI
 
1. Motomjetet, automjetet dhe rimorkiot që jepen me qira me
të drejtën e blerjes, regjistrohen në emër të qiradhënësit, por
me shënimin në lejen e qarkullimit të emrit të qiramarrësit dhe
datës së skadimit të kontratës përkatëse. Në raste të tilla
regjistrimi i mjetit bëhet në përputhje me përdorimin që do t'i
bëjë atij qiramarrësi dhe me kusht që ky qiramarrës të jetë
zotërues i lejeve përkatëse dhe të plotësojë kushtet e
parashikuara në nenet 82 dhe 90. Në këto raste konsiderohet
titullar i lejes së qarkullimit edhe qiradhënësi. Treguesit e
sipërpërmendur psqyrohen në regjistrat e degës përkatëse të
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
2. Për efekt të zhdëmtimit të dëmeve, të shkaktuara nga
qarkullimi i mjetit ndaj personave ose sendeve, qiramarrësi është
përgjegjës solidar së bashku me drejtuesin e mjetit.
3. Në rastet e shitjes së mjeteve me marrëveshje për t'ia
rikthyer pronarit, kur nuk pagohen këstet, mjeti regjistrohet në
emër të blerësit, por me shënimin në lejen e qarkullimit të emrit
të shitësit dhe të datës së pagimit të këstit të fundit. Të
njëjtit tregues shënohen edhe në regjistrat e degës përkatëse të
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
4. Për efekt të shkeljeve administrative, ndaj qiramarrësit
me këste të mjetit ose blerësit me këste me marrëveshje për t'ia
rikthyer mjetin pronarit, kur nuk paguhen këstet, zbatohen
sanksionet përkatëse sipas kapitullit VI.
 
 
NENI 91
 
KOPJET PERMBLEDHESE TE DOKUMENTEVE TE QARKULLIMIT OSE
DREJTIMIT TE MJETIT
 
Kur për motive zyrtare, dokumentet e qarkullimit, leja e
drejtimit ose një nga dokumentet e tjera të parashikuara në nenin
178, dorëzohen në zyrat që i kanë lëshuar ato sipas kërkesave të
procedurave të përcaktuara, këto zyra lëshojnë një kopje
përmbledhëse të dokumentit që kryen plotësisht rolin e atij
origjinal për një afat maksimal prej tridhjetë ditësh.
 
PJESA III
 
DOKUMENTET E QARKULLIMIT DHE REGJISTRIMIT
 
NENI 92
 
FORMALITETET E NEVOJSHME PER QARKULLIMIN E AUTOMJETEVE TE
MOTOMJETEVE DHE RIMORKIOVE
 
1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot për të qarkulluar
duhet të jenë të pajisura me një leje qarkullimi dhe të jenë të
regjistruara pranë degëve përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme
të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
2. Degët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor marrin masa për regjistrimin dhe lëshojnë
lejen e qarkullimit ndaj atij që vërteton se është pronar i
mjetit, duke treguar, kur duhet, edhe gjeneralitetet e
shfrytëzuesit ose të qiramarrësit me të drejtë blerjeje ose të
shitësit me marrëveshje me të drejtë rikthimi, kur nuk paguhen
këstet, siç është treguar në nenin 90.
3. Leja e qarkullimit nuk mund të lëshohet kur nuk
plotësohen kërkesat për kryerjen e shërbimit ose transportit
sipas destinacionit, kur këto kërkohen nga dispozitat ligjore.
4. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse përcakton me
udhëzim të veçantë procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për
regjistrimin, përmbajtjen e lejes së qarkullimit, duke
parashikuar veçanërisht për rimorkiot shënimet e nevojshme për
lejimin e tërheqjes së tyre.
5. Për automjetet dhe rimorkiot e treguara në nenin 10, pika
1, lëshohet një leje e veçantë qarkullimi që duhet të shoqërohet
me autorizimin përkatës, kur ky autorizim parashikohet po nga ky
nen. Në mënyrë të ngjashme, dokument i veçantë lëshohet edhe për
makinat bujqësore, kur për to veprojnë kushtet sipas nenit 103,
pika 8.
6. Cilido që qarkullon me një mjet, për të cilin nuk është
lëshuar lejeqarkullimi, ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Këtij
sanksioni i nënshtrohet më vete pronari i mjetit ose përdoruesi
i mjetit a qiramarrësi me të drejtë blerjeje ose blerësi me
marrëveshje rikthimi të mjetit pronarit, kur nuk paguhen të
gjitha këstet. Për këtë shkelje zbatohet masa administrative
plotësuese e konfiskimit të mjetit.
7. Cilido që qarkullon me një rimorkio të ganxhuar te një
mjet me motor, karakteristikat e të cilit nuk janë pasqyruar në
lejen e qarkullimit, kur pasqyrimi i tyre është i domosdoshëm,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në
njëzet mijë lekë.
8. Cilido që nuk merr masa për të kërkuar në afatet e
përcaktuara certifikatën e pronësisë, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
Leja e qarkullimit i merret menjëherë atij që kryen shkeljen,
dërgohet në zyrën e regjistrit automobilistik shqiptar dhe i
kthehet vetëm pasi të ketë plotësuar të gjitha kushtet e
shkelura.
9. Normat e mësipërme nuk zbatohen për mjetet e Forcave të
Armatosura, sipas nenit 136, pika 1; për këto mjete zbatohen
dispozitat e nenit 136.
10. Për të arritur një thjeshtim maksimal të procedurave dhe
për të siguruar raporte të kënaqshme me qytetarët, veprimet
zyrtare të parashikuara nga ky nen dhe nga neni 93 duhet të
kryhen nga degët e rretheve me ndihmën e sistemeve informatike
të përshtatshme.
 
NENI 93
 
FORMALITETET PER NDRYSHIMIN E PRONESISE SE AUTOMJETEVE ,
MOTOMJETEVE DHE RIMORKIOVE DHE PER NDRYSHIMIN E VENDBANIMIT TE
PRONARIT
1. Në rast ndryshimi pronësie të automjeteve, motomjeteve
dhe rimorkiove ose në rastin kur i jepen në përdorim të tjerëve
a kur lidhen marrëveshje për qiradhënie me të drejtë blerjeje,
dega përkatëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor, sipas kërkesës së paraqitur nga ana e
interesuar, brenda 10 ditëve nga data kur nënshkrimi i aktit
është vërtetuar ose është gjykuar i rregullt, merr masa për
regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshimeve të
tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së re të pronësisë.
2. Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor, sipas kërkesës së paraqitur nga pronari
brenda afateve të përcaktuara në pikën 1, merr masa për rinovimin
ose azhurnimin e lejes së qarkullimit që pasqyron ndryshimet e
treguara në pikën e mësipërme. Në mënyrë të ngjashme veprohet
edhe për ndryshimin e vendbanimit.
3. Cilido që nuk respekton dispozitat e përcaktuara nga ky
nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë
deri në dyzet mijë lekë.
4. Cilido që qarkullon me një mjet, për të cilin nuk është
kërkuar, brenda afatit të caktuar në pikën 1 dhe 2, azhurnimi ose
rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në
njëzet mijë lekë.
5. Leja e qarkullimit i merret menjëherë atij që kryen
shkeljet e parashikuara në pikën 3 dhe i dërgohet zyrës së
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,
që merr masa për rinovimin e saj pas zbatimit të dispozitave që
janë shkelur.
Neni 94
 
LEJA E PERKOHSHME E QARKULLIMIT
 
1. Në rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatërrimi të lejes së
qarkullimit, zotëruesi i saj duhet që, brenda 24 orëve nga
konstatimi i faktit, të bëjë denoncim në organet e policisë, të
cilat bëjnë shënimet përkatëse dhe lëshojnë një vërtetim.
2. Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor, pasi i është paraqitur vërtetimi i denoncimit
dhe deklarata e marrjes së përgjegjësisë administrative, lëshon
lejen e përkohshme të qarkullimit me afat vlefshmërie maksimumi
për 30 ditë.
3. Pasi të kenë kaluar 30 ditë nga paraqitja e denoncimit
sipas pikës 2 dhe leja e qarkullimit nuk është gjetur ose
dorëzuar, zotëruesi i lejes së qarkullimit duhet të kërkojë një
regjistrim të ri.
4. Cilido që qarkullon me një mjet, për të cilin nuk është
lëshuar leja e përkohshme e qarkullimit, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
Për këtë shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e
ndalimit administrativ të mjetit.
 
NENI 95
 
KRIJIMI I SHOQATAVE TE TRANSPORTUESVE AUTOMOBILISTIKE DHE TE
KLUBIT TE AUTOMOBILIZIMIT
 
Përdoruesit e mjeteve të transportit automobilistik kanë të
drejtë të organizohen në shoqata dhe në Klubin e Automobilizmit
për të kontribuar, mbrojtur dhe zhvilluar transportin rrugor
kombëtar dhe ndërkombëtar, si edhe për të ndihmuar e përkrahur
interesat e transportit rrugor për llogari të të tretëve dhe për
llogari të vet. Shoqata e transportuesve dhe Klubi i
Automobilizmit janë persona juridikë të pavarur dhe nuk kanë
qëllime fitimi.
 
NENI 96
 
FORMALITETE TE NEVOJSHME PER QARKULLIMIN E CIKLOMOTOREVE
 
1. Ciklomotorët, për të qarkulluar, duhet të jenë të pajisur
me:
a) një certifikatë të përshtatshmërisë teknike që përmban
të dhënat e identifikimit dhe ato konstruktive, lëshuar nga një
zyrë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit
Rrugor, mbi bazën e deklaratës së përputhjes ose të certifikatës
së miratimit, sipas nenit 75;
b) një shenjë dalluese identifikimi që lejon të përcaktohet
pronari i ciklomotorit dhe rrethi përkatës.
2. Fabrikimi dhe shitja e shenjave dalluese të identifikimit
bëhet vetëm nga shteti.
3. Ndryshimi i vendbanimit të zotëruesit të shenjës dalluese
të identifikimit, kur nuk rezulton i regjistruar në arkivin e
përgjithshëm të Qendrës së Informacionit të Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duhet të
njoftohet nga i interesuari, brenda 10 ditëve dhe sipas
dokumentacionit të përcaktuar, një zyre të rrethit të Drejtorisë
së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila
regjistron ndryshimin dhe lëshon dokumentin përkatës.
4. Në aktet e zbatimit të këtyre normave përcaktohen, mbi
bazën e kritereve ekonomike dhe të procedurave sa më të thjeshta,
karakteristikat e shenjave dalluese të identifikimit, mënyrat e
përdorimit të tyre dhe procedurat përkatëse të shënimit dhe
shpërndarjes te përdoruesi, si edhe procedurat për ndryshimin e
pronësisë.
5. Cilido që fabrikon, prodhon, tregton ose shet ciklomotorë
që zhvillojnë një shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuar në
nenin 52, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë
mijë deri në njëzet mijë lekë. Të njëjtit sanksion i nënshtrohet
edhe ai që modifikon ciklomotorët për të arritur shpejtësi më të
madhe se sa ajo e përcaktuar në nenin 52.
6. Cilido që qarkullon me një ciklomotor që ka një ose më
shumë karakteristika, të cilat nuk përputhen me karakteristikat
ose kushtet teknike të përcaktuara në nenin 52, ose që zhvillojnë
një shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuar në nenin 52,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind
deri në dhjetë mijë lekë.
7. Cilido që qarkullon me një ciklomotor, për të cilën nuk
është lëshuar certifikata e përshtatshmërisë teknike ose është
i papajisur me shenjën dalluese të identifikimit, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në
dhjetë mijë lekë.
8. Cilido që në mënyrë abuzive fabrikon a shet shenja
dalluese identifikimi për ciklomotorë ose qarkullon me një
ciklomotor me shenjë dalluese identifikimi të falsifikuar,
ndëshkohet sipas nenit 99, pika 12.
9. Cilido që qarkullon me një ciklomotor të papajisur ose
të pajisur me shenjën dalluese të identifkimit, të dhënat e së
cilës nuk duken qartë, ose nuk njofton në afatin e caktuar për
ndryshimet sipas pikës 3, ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
10. Në rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatërrimi të shenjës
dalluese të identifikimit, për zotëruesin e saj zbatohen normat
dhe sanksionet e parashikuara në nenin 101. Për shkeljet e
parashikuara në pikat 5 dhe 6, zbatohet masa administrative
plotësuese e konfiskimit të ciklomotorit.
 
NENI 97
 
QARKULLIMI I PROVES
 
1. Fabrikat që prodhojnë mjete me motor me rimorkio,
përfaqësuesit e tyre, koncesionerët, komisionerët dhe agjentët
e shitjes, tregtarët e autorizuar për të tilla mjete, fabrikat
prodhuese të karrocerive e të gomave, punonjësit e ofiçinave të
riparimit e të modifikimeve, edhe kur punojnë për vete, nuk janë
të detyruar të pajisen me lejen e qarkullimit sipas neneve 92,
109 dhe 113 për mjete që qarkullojnë për prova teknike,
eksperimentale ose konstruktive, demonstrime ose transferime për
arsye shitjeje a kolaudime. Megjithatë këto mjete duhet të jenë
të pajisura me një autorizim për qarkullime prove, që lëshohet
nga zyra e rrethit e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor. Në mjetin që qarkullon për provë duhet të
jetë i pranishëm zotëruesi i autorizimit ose një varës i deleguar
prej tij.
2. Vlefshmëria e autorizimit është njëvjeçare; ky autorizim
mund të konfirmohet nëpërmjet verifikimit të plotësimit të
kërkesave të nevojshme.
3. Cilido që përdor për qëllime të tjera një mjet të caktuar
për qarkullime prove, ndëshkohet me masë administrative me gjobë
nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. I njëjti sanksion
zbatohet edhe kur në mjet nuk është i pranishëm zotëruesi i
autorizimit apo i deleguari i tij.
Në qoftë se kryhen më shumë se dy shkelje, sipas pikës 3,
ndëshkimi me masë administrative është me gjobë nga dhjetë mijë
deri në dyzet mijë lekë; zbatohet, gjithashtu, edhe masa
administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit
Neni 98
 
FLETEUDHETIMI
 
1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot që qarkullojnë për
qëllime verifikimi dhe kontrolli të përshtatshmërisë teknike, për
të shkuar në pikat tranzitë të kufirit për t'u eksportuar, për
të marrë pjesë në parada të parashikuara nga autoritetet
ushtarake, në panaire apo ekspozita të autorizuara për mjete të
reja ose të përdorura, për të cilat nuk është paguar taksa e
regjistrimit, duhet të pajisen me një fletudhëtimi dhe një targë
të përkohshme, të lëshuar nga një zyrë e Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
2. Fletudhëtimi duhet të tregojë itinerarin, afatin e
vlefshmërisë dhe kushtet teknike, në qoftë se është e nevojshme.
Afati i vlefshmërisë gjithsesi nuk mund t'i kalojë të 30 ditët.
Sidoqoftë, për kërkesa të veçanta eksperimentimi mjetesh të reja
që ende nuk janë regjistruar, zyra e rrethit e Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mund t'i lëshojë
fabrikës konstruktuese një fletudhëtimi të veçantë, pa kufizime
itinerari, me afat vlefshmërie maksimumi 180 ditë.
3. Cilido që qarkullon pa pasur e pa respektuar kushtet
teknike të fletudhëtimit, itinerarin e lëvizjes dhe nuk është i
pajisur me targën e përkohshme sipas pikës 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë
mijë lekë.
4. Kur shkeljet e parashikuara nga pika 3, përsëriten më
shumë se dy herë, masa administrative është me gjobë nga pesë
mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe zbatohet masa
administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit.
 
NENI 99
 
TARGAT E REGJISTRIMIT PER AUTOMJETET MOTOMJETET DHE RIMORKIOT
 
1. Automjetet duhet të jenë të pajisura në pjesën e përparme
dhe të prapme me një targë që përmban të dhënat e regjistrimit.
2. Motomjetet duhet të pajisen në pjesën e prapme me një
targë që përmban të dhënat e regjistrimit.
3. Rimorkiot dhe gjysmërimorkiot duhet të pajisen në pjesën
e prapme me një targë që përmban të dhënat e regjistrimit.
4. Rimorkiot dhe karrelat me një aks, kur janë të ganxhuara
me një mjet me motor, duhet të jenë të pajisura në pjesën e
prapme me një targë që përsërit të dhënat e regjistrimit të
targës së mjetit me motor që i tërheq.
5. Targat e treguara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 duhet të kenë
karakteristika reflektuese për dritën.
6. Mjetet që qarkullojnë për prova duhet të pajisen në
pjesën e prapme me një targë që është e transferueshme nga mjeti
në mjet; për rastet e autotrenave ose të gjysmërimorkiatorëve
targa duhet të vendoset në pjesën e prapme të mjetit që tërhiqet.
7. Në aktet në zbatim jepen kriteret e përcaktimit të
targave të regjistrimit, përsëritëse, të provës dhe të njohjes.
8. Në aktet në zbatim jepet shenja zyrtare që duhet të kenë
targat e çdo lloji, duke përjashtuar targat përsëritëse.
9. Aktet në zbatim përcaktojnë për targat sipas këtij neni:
- kriteret për formimin e të dhënave të regjistrimit;
- vendin e vendosjes dhe mënyrat e vendosjes;
- karakteristikat konstruktive, përmasore, fotometrike,
kromatike dhe të dallueshmërisë, si dhe kërkesat e verifikimit,
nëse targa është e përshtatshme për t'u pranuar.
10. Mbi automjetet, motomjetet dhe rimorkiot është e ndaluar
të vendosen shkrime, distinktiva ose shenja që mund të krijojnë
keqkuptime në identifikimin e mjetit.
11. Cilido që shkel dispozitat e pikave 1, 2, 3 dhe 4
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në
njëzet mijë lekë.
12. Cilido që qarkullon me një mjet të pajisur me një targë
që nuk është e vetja ose është e falsifikuar, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind
mijë lekë.
13. Cilido që shkel dispozitat e pikave 5, 6 dhe 10
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në
katër mijë lekë.
14. Cilido që falsifikon, ndryshon ose ndërron targën
automobilistike apo përdor targa të modifikuara, të falsifikuara
a të ndërruara, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind
mijë lekë.
15. Për shkeljet e parashikuara në pikat e mësipërme,
zbatohet edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së
targës që nuk i përgjigjet kërkesave të përcaktuara. Për shkeljet
e parashikuara në pikën 12 zbatohet masa administrative
plotësuese e konfiskimit të mjetit.
 
NENI 100
 
PRODHIMI SHPERNDARJA KTHIMI DHE TERHEQJA E TARGAVE
 
1. Prodhimi dhe shpërndarja e targave të mjeteve me motor
ose të mjeteve të tërhequra prej tyre, bëhet vetëm nga shteti.
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, me udhëzim të tij,
pasi ka marrë mendimin e ministrit të Financave, përcakton çmimin
e shitjes së targave.
2. Targat i jepen zotëruesit të mjetit nga zyra e Drejtorisë
së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas kryerjes
së regjistrimit të mjetit.
3. Cilido që prodhon ose shpërndan në mënyrë abuzive targa
për automjete, motomjete dhe rimorkio, ndëshkohet, kur kjo
shkelje nuk përbën krim, me masë administrative me gjobë nga
njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe zbatohet edhe
masa administrative plotësuese e konfiskimit të targave.
 
NENI 101
 
HUMBJA , VJEDHJE , DEMTIMI DHE SHKATERIMI I TARGES
 
1. Në rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatërrimi të ndonjërës
prej targave të treguara në nenin 99, zotëruesi i lejes së
qarkullimit duhet të bëjë denoncim brenda 24 orëve në organet e
policisë, të cilat mbajnë shënimet e duhura dhe lëshojnë
vërtetimin përkatës.
2. Pasi të kenë kaluar 15 ditë nga denoncimi i humbjes ose
vjedhjes së targave dhe këto targa ende nuk janë kthyer a gjetur,
zotëruesi i lejes së qarkullimit duhet t'i kërkojë degës
përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të
Transportit Rrugor një regjistrim të ri për mjetin, sipas
procedurave të treguara në nenin 92.
3. Gjatë periudhës kohore, për të cilën flitet në pikën 2,
lejohet qarkullimi i mjetit vetëm pasi zotëruesi i lejes së
qarkullimit të ketë vendosur në mjet një tabelë me sfond të
bardhë, që përmban të gjitha të dhënat e targës së tij
origjinale. Pozicioni dhe përmasat e tabelës dhe shkronjat e saj
duhet të jenë të njëjta me ato të targës origjinale.
4. Të dhënat e regjistrimit të treguara në targë duhet të
jenë gjithmonë të lexueshme. Kur për shkak të dëmtimeve këto të
dhëna nuk janë më të lexueshme, zotëruesi i lejes së qarkullimit
duhet t'i kërkojë zyrës kompetente të Drejtorisë së Përgjithshme
të Shërbimeve të Transportit Rrugor një regjistrim të ri të
mjetit, sipas procedurave të treguara në nenin 92.
5. Në rastet e shkatërrimit të një prej targave të treguara
në nenin 99, pika 1, zotëruesi i lejes së qarkullimit, mbi bazën
e vërtetimit të denoncimit sipas pikës 1, duhet të kërkojë një
regjistrim të ri të mjetit.
6. Zotëruesi i lejes së qarkullimit që, në rast humbjeje,
vjedhjeje ose shkatërrimi të targës së regjistrimit ose të targës
së mjeteve që qarkullojnë për prova, nuk përmbush detyrimet sipas
pikës 1 ose qarkullon me tabelën e treguar në pikën 3, pa
përmbushur detyrimet sipas pikave 1 dhe 2, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
7. Cilido që qarkullon me një targë që nuk është plotësisht
dhe qartësisht e lexueshme, ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
 
NENI 102
 
DETYRIMET QE RJEDHIN NGA HEQJA PREJ QARKULLIMIT E MJETEVE ME
MOTOR DHE RIMORKIOVE
 
1. Ana e interesuar, zotëruese e një automjeti, motomjeti
ose rimorkioje, ose që mban titullin e zotëruesit, duhet që
brenda 10 ditëve të njoftojë degën e Drejtorisë së Përgjithshme
të Shërbimeve të Transportit Rrugor për shkatërrimin, skrapimin
ose eksportimin përfundimtar jashtë shtetit të mjetit, duke
kthyer certifikatën e pronësisë, lejen e qarkullimit dhe targat.
2. Targat dhe dokumentet e qarkullimit merren gjithashtu
zyrtarisht nëpërmjet organeve të policisë që kujdesen për
dorëzimin e tyre në degën e Drejtorisë së Përgjithshme të
Shërbimeve të Transportit Rrugor, në rast se kanë kaluar 30 ditë
nga heqja e mjetit nga qarkullimi, sipas nenit 157, dhe nuk është
denoncuar mungesa e tij, ose vetë mjeti nuk është reklamuar nga
zotëruesi i dokumenteve të sipërpërmendura apo që ka titullin e
zotëruesit, ose është skrapuar apo tjetërsuar, sipas kuptimit të
këtij neni.
3. Administratorët e qendrave të mbledhjes dhe shitjes së
motomjeteve, automjeteve dhe rimorkiove për t'i çmontuar dhe
kthyer në skrap, nuk mund t'i tjetërsojnë, çmontojnë ose
shkatërrojnë këto mjete pa përmbushur detyrimet e përcaktuara në
pikën 1, për rastet kur zotëruesi ose ai që ka titullin e
zotëruesit, nuk i ka përmbushur më parë këto detyrime.
4. Të njëjtat detyrime të përcaktuara në pikën 3 kanë edhe
përgjegjësit e qendrave të mbledhjes, ose të vendeve të tjera ku
ruhen mjetet e hequra nga qarkullimi sipas nenit 157, në rastin
e skrapimit të mjetit të parashikuar nga neni 211, pika 4.
5. Cilido që shkel dispozitat e pikave 1 dhe 2 ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet
mijë lekë. Ky sanksion është me masë administrative me gjobë nga
njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, në qoftë se shkelja
është kryer sipas pikave 3 dhe 4.
 
KREU 4