Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
Puntori (diskuto | kontribute)
Rreshti 139:
====60.====
E nëse nuk ma sillni atë (vëllaun), Ju nuk do të merrni te unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
====61.====
 
61. Ata thanë: “Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do të bëjmë atë!”
====62.====
 
62. Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë të tij u tha: “Vënie mallin e tyre (barrën që kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të këthehen te familja e tyre (t’i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te na”.
====63.====
 
63. E kur u kthye te babai i tyre thanë: “O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejonie të vijë me ne vëllau ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do të ruajmë atë (nga çdo e keqe)”.
====64.====
 
64. Ai (Jakubi) tha: “A t’u besoj për këtë sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai i mëshiruesve”.
====65.====
 
65. E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: “O ati ynë, çka duam më tepër, qe ky është malli ynë që na u kthye, do të furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)”.
====66.====
 
66. Ai (Jakubi) tha: “Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të më jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni”. E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: “All-llahu është garantues për këtë që e thamë”.
====67.====
 
67. Po ai (Jakubi) tha: “O bijtë e mij, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që besuan.
====68.====
 
68. Dhe ata hynë ashtu si porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t’u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshirë të Jakubit që e kishte në vete dhe kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
====69.====
 
69. E kur hynë te Jusufi, aii (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe tha: “Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!”
====70.====
 
70. E kur i pajisi ata me pajimet e tyre e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirës thirri: “O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!”
====71.====
 
71. U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: “çka keni humbur?”
====72.====
 
72. (shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: “Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!”
====73.====
 
73. Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: “Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!”
====74.====
 
74. (shërbëtorët) Thanë: “Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?”
====75.====
 
75. Vëllezërit thanë: “Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!”
====76.====
 
76. Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxorri atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut. Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijhëm.
====77.====
 
77. (vëllezërit) Thanë: “Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: “Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më mirë për atë që trilloni.
====78.====
 
78. Ata thanë: “O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra , në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bënë këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!
====79.====
 
79. Ai (Jusufi) tha: “All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!”
====80.====
 
80. E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t’u konsultuar. Më i maddhi i tyre tha: “A nuk e dini që babi juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çafrë padrejtësie keni bërë ndaj Jusufit?” Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë.
====81.====
 
81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O at ynë, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dijmë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!”
====82.====
 
82. Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karavanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç’të themi).
====83.====
 
83. Ai (Jakubi) tha: “Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj, (mua nuk më ka mbetur tjetër) Durimi i mirë, shpresë që All-llahu do të m’i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!”
====84.====
 
84. Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshprim i imi për Jusufin, hde nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
====85.====
 
85. Ata thanë: “Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh”.
====86.====
 
86. Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim, ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini”.
====87.====
 
87. (Jakubi u tha të bijëve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahit, pse vetëm populli jobesimtarë e humb shpresën në All-llahun.
====88.====
 
88. (shkuan) E kur hynë te ai i thanë: “O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë”.
====89.====
 
89. Ai (Jusufi) tha: “A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëlain e tij, kur ishit injorantë?”
====90.====
 
90. Ata thanë: “A ti je vetë Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtim, pse ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim All-llahu nuk e humb shpërblimin e punëmirëve”.
====91.====
 
91. Ata thanë: “Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!”
====92.====
 
92. Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
====93.====
 
93. Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babit tim në fytyrë, e atij do t’i kthehen të pamët, e pastaj ejani te unë me tërë familjen time”.
====94.====
 
94. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur. ” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
====95.====
 
95. Ata (që ishin prezent) thanë: “Për All-llahun ti vërtet qëmoti në humbje”.
====96.====
 
96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamët dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?”
====97.====
 
97. Ata thanë: “O baba ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë kemi qenë fajtorë!”
====98.====
 
98. “Më vonë do të kërkoj Zotit tim faljen tuaj”, tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
====99.====
 
99. (E morën familjen dhe shkuan) e kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit r tij dhe tha: “Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigury!”
====100.====
 
100. Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: “O ati im, kjo është domethënia e ëndërreës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxorri prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mij. Zoti, im me mjeshtri e butësi realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është më i dijshmi, i urti.
====101.====
 
101. (Pasi iu plotësua dëshira Jusufit tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, më mësove mua komentin e ëndërrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më bën të vdes mysliman dhe më bashko me të mirët!”
====102.====
 
102. Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj. ) dhe kur bënin dredhi.
====103.====
 
103. Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
====104.====
 
104. Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
====105.====
 
105. Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
====106.====
 
106. Dhe shumica e tyre nuk beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
====107.====
 
107. A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t’u vijë nga All-llahu e t’i mbulojë, ose befas duke mos hetuar fare t’u vijë katastrofa e përgjithshme.
====108.====
 
108. Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët. ”
====109.====
 
109. Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s’ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata, të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
====110.====
 
110. (nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dëninmi), e atëherë u erdhi atyre (tëdërguarve) ndihma Jonë. Ne i shpëtuan atë që dashtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtarë nuk zbrapset.
====111.====
 
111. Ne tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjta) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.
 
{{Suret Kur'anore}}