Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Puntori (diskuto | kontribute)
Rreshti 55:
E erdhën (i sollën) e në këmishën e tj me gjak të rrejshëm. Ai tha: “Jo, (nuk e k ngrënë
ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju”.
====19.====
 
19. Dhe atypari kaloi një gru udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kofën e vet (në bunar) dhe tha: “Myzhde! Qe një djalosh!” Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë seç’vepronin ata.
====20.====
 
20. Dhe e shitën atë (Jusufin( për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asash që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
====21.====
 
21. E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së ve: “Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t’ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!” Ja, kështu (sikuse e shpëtuan nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t’ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndërra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
====22.====
 
22. E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
====23.====
 
23. E ajo, në shtëpinë ë së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!” Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t’i bëj hile në familje)”. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
====24.====
 
24. Ajo mësyni atë qëllimidht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që të larojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur.
====25.====
 
25. Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha “çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm. ?”
====26.====
 
26. Ai (Jusufi) tha: “Ajo m’u vërsul mua!” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
====27.====
 
27. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë.
====28.====
 
28. E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: “Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!”
====29.====
 
29. “Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!”
====30.====
 
30. Një grup nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
====31.====
 
31. E kur ajo dëgjoi për ato përshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgaditi vend mbështetje dhe secilës prej tyre idha nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!”
====32.====
 
32. Ajo tha: “Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po që se nuk e bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet”.
====33.====
 
33. Ai (Jusufi) tha: “O Zoti im, burgu është më idëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk më largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato dhe të bëhem injorant.
====34.====
 
34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
====35.====
 
35. Mandej, pasi që vertetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që ata për një kohë ta burgosin.
====36.====
 
36. Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: “Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë”. E tjetri tha “Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët”. Na trego komentin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndërrave).
====37.====
 
37. Tha: “nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos e dijë, t’ju përshkruaj atë para se t’ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë”.
====38.====
 
38. Unë ndoqa fenë e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t’i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
====39.====
 
39. O ju dy shokët e mij të burgut, a ësshtë më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?”
====40.====
 
40. Ata që adhuroni përveq All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
====41.====
 
41. O shokët e mij të burgut! Njëri prej ju dyve do t’i japë të verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
====42.====
 
42. E atij për të cilin besonte se është i shpëtuar i tha: “Më përkujto mua te zotëriu yt”. Po djali e vuri në harresë ta përkujtonte te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
====43.====
 
43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam parë ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat, i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini të interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndërrën time!”
====44.====
 
44. Ata (paria) thanë: “Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentin e ëndërrave të tilla”.
====45.====
 
45. E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta prmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: “Unë ju tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)”.
====46.====
 
46. (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejti, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër eshtatë të thatë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigjje), ashtu që edhe ata të kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
====47.====
 
47. Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lënie në kallinj, pëveç një pakice nga e cila do të hani.
====48.====
 
48. Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do të hanë atë që keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
====49.====
 
49. Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjthësi)”.
====50.====
 
50. E mbreti tha: “Më sillni mua atë (Jusufin)!” Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: “Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: ç’ëshë puna e atyre, që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre”.
====51.====
 
51. Ai (mbreti) tha: “çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?” Ato thanë: “Zoti na ruajt, ne nuk dijmë ndaj tij asnjë të keqe!” Gruaja e ministrit tha: “Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!”
====52.====
 
52. Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.
====53.====
 
53. Unë nuk e shfajsoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveq atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë.
====54.====
 
54. Mbreti tha: “Me sillni muaatë, theshtë ta veçoj për veten time!” (ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: “Tash ti ke pozitë dhe je i besueshëm”.
====55.====
 
55. Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua përggjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm”.
====56.====
 
56. Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mira tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
====57.====
 
57. Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
====58.====
 
58. Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë te ai, e ai i njohti, ndërsa ata nuk e njihnin.
====59.====
 
59. E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj. ), u tha: “Më sillni një vëlla tuajin që keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikëpritësi më mirë!”
====60.====
 
60. E nëse nuk ma sillni atë (vëllaun), Ju nuk do të merrni te unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
 
61. Ata thanë: “Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do të bëjmë atë!”