Romani i Radios/8: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 12:
|-
|
... Kaptina 8
Vëlla Xh. rrinte ulur në karrike me duar mbi gjunjë dhe dëgjonte zhurmat që vinin nga apartamenti përballë i Sofisë. Diçka kishte ngjarë, po dera e vëllezërve të misionit nuk kishte sy magjik, por dhe po të kishte ai nuk do qe ngritur të shikonte se ç’bëhej.
Luli kishte një muaj që nuk e shihte Emanuelën.
Ka punë që i di vetëm Zoti. Njerëzit jnaë kuriozë më shumë se ç’duhet. Pse nuk e kanë futur edhe kuriozitetin te 7 mëkatet bazë? Kurioziteti, ishte nëna e tërë të këqiave.
I kalonte ditët duke parë filma vizatimorë. Kishte dobësi për borëbardhën.
Çdo mëkat niste në formë kurioziteti, ja ta provoj këtë akullore se duket e mirë, ja të shoh çfarë note ka marrë shoku, ja të provoj puthjen e parë... dhe pastaj vinin të tëra, grykësia, zilia, urrjetja, epshi...
...
Dera ra. Fort.
Vëlla Xh u ngrit ta hapte. Te dera ishin dy policë. Atij i ra të fikët.
* * *
Emanuela rrinte me gjunjtë të mbështjellë me duar, e tëra e mbështjellë me këmishën e natës. Jashtë kishte zënë një shi me bubullima, ndërsa ajo rrinte duke fiksuar lajmet në TV pa e pasur mendjen atje.
Me radhë në ekran kaluan dis gra të politikës, të cilat ngjanin si burra. Gratë ishin bashkuar për një qëllim të madh, t’i thonin jo dhunës ndaj gruas. Përveç faktit që këto gra ngjanin si meshkuj, mbase prej punës që bënin, mbase prej ambientit maskilist ku merrni frymë e jetonin, mbase thjesht prej hormoneve të gabuara që kishin marrë tërë jetën, Emanuelës i neveriteshin sepse ato gra, që dilnin për të llapur në ditën e caktuar si dita kudnër dhunës, me siguri hanin dru rregullisht, në krevat ose në kuzhinë, nga burrat e tyre ose nga dashnorët.
Pastaj filloi kronika e zezë, autostrada e përgjakur, një njeri i varur me kravatën e vet, një kufomë në pus.
Emanuela nuk u zgjua nga apatia dot as nga gazetari që tregonte me krenari vendin ku ishte vetëvarur personi, merrte në intervistë njerëzit që banonin aty pranë, dhe pyeste, Pse? Pse? Pse një profesor i nderuar, me disa tituj akademikë, me disa libra shkencorë dhe madje edhe me një libër me poezi, një profesor që ishte burri që çdo grua do ta lakmonte (këtë gjë emanuela e shtoi nga vetja duke parë foton e profesorit të ndjerë, gazetari nuk ishte aq i zoti sa të bënte vërejtje të tilla të holla për një subjekt), të varej në shtëpinë e dikujt tjetër.
Emanuela hodhi sytë nga dritarja. Nuk binte shi, por zoti kish nderur rrobat atje sipër dhe pikonte në katin poshtë.
Gazetari nuk e kishte mbaruar akoma kronikën. Gruaja e apartamentit nuk gjendej. Nuk ishte kthyer në shtëpi akoma, edhe pse kishin kaluar shumë orë nga gjetja e trupit.
Emanuela u përkund me duar dhe zëri i televizorit vinte i largët. A thua nuk kish qenë vetëvrasje por vrasje? Pse nuk gjendej gruaja?
Kushdo mund të vrasë në këtë qytet. Vetëm meshkujt që e rrethojnë atë, meshkuj që ajo u ka lejuar të ngrohin shtratin e saj, nuk janë në gjendje ta shpëtojnë atë nga i shoqi.
Ndërsa përkundej me gjunjët mes këmbëve përfytyroi vuajtjet e Lulit, atij debili që veç pastrave e ëmbëlsirave s’dinte të bënte asgjë tjetër, as makarona, përfytyroi se si ai rrinte pa gjumë, nuk i haheshin makaronat e veta të shpifura e asgjë tjetër, ndoshta edhe qante. Nga sms-të e dëshpëruara që i dërgonte, kuptohej që vuante. Por akoma nuk e ka vrarë veten. Pra nu po vuan aq shumë, mendoi Emanuela.
Do ta linte edhe ca të përpëlitej, që dëshpërimi i tij të bëhej garanci se do e kryente detyrën.
Kiti, ju ngjit mbi gjunjë. Donte përkëdhelje. Macet jnaë e vetmja gjë hyjnore në këtë botë. Perfekte, të vetëmjaftueshme, femërore, feline, dhe përjetësisht indiferente e të lumtura.
U përkundën të dyja, Emanuela me gjunjët e mbledhura në këmishën e natës, dhe Kiti mbi gjunjët e saj.
Në të vërtetë, u përkundën të tre. Edhe krijesa që prejk dy javësh ajo kish marrë vesh se po rritej në barkun e saj.
Ajo krijesë nuk duhet të ketë baba Rrahimin, as për emër, as për mbiemër.
Para se të lindë, njëri prej tyre do ta zërë vendin e Rrahimit e do të jetë babai i saj.
Sigla e lajmeve filloi e mbaroi. Shiu kishte pushuar. Kiti u ngrit dhe u vërdallos pa qëllim.
Emanuela me gjunjët e shtrënguar mes duarve, e tëra e mbështjellë me këmishën e saj të natës, vazhdoi të përkundej e përhumbur dhe pothuajse e lumtur.
Ajo vetë, ishte një djep në përkundje.
 
* * *
 
Për t’u vazhduar:
Kush e vrau professor sandrin, ose kush e shtyu në vetëvrasje!
Si arriti vrasësi ta ngrinte e ta varte te koka e dushit?
Kush është njeriu që do e hetojë këtë rast?
 
 
{|width=100%