Israja dhe Miraxhi: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
Rreshti 71:
Sot është kënaqësi të jeshë musliman dhe të jetosh në përkujtimin e këtyre ngjarjeve të lavdishme të natës së 27-të të Rexhebit, asaj nate kur mëshira hyjnore mbuloi me dritë zemrën e të dërguarit dhe të gjithë besimtarëve, atëherë kur ata patën më së shumti nevojë që dikush t’i qetësonte shpirtrat e tyre të trazuar nga degdisjet dhe valët e shtërngatave që po vinin. Por Allahu xh.sh. e mbajti besën dhe premtimin e dhënë se Islami do të jetë feja e ardhmërisë, i pastër si loti, i dlirë si qielli, i ndritshëm si yjet, shkëlqyes si dielli. E mbajti premtimin që ta qetësojë Pejgamberin nga vuajtjet dhe dëshprimet, atëherë kur ai kishte më së tepërmi nevojë, kur i vdiqën dy përkrahësit më të mëdhenj. pra ishte e nevojshme që MUHAMEDI a.s. si bartësi i fundit i shpalljeve hyjnore ta shihte vizionin e së ardhmes së ndritshme të Islamit, nga ajo që Allahu ia bëri të mundur të shohë prej këndvështrimit, që për ne mund të jetë vetëm iluzion, e për te realitet i vërtetë. E për Atë që e krijoi këtë gjithësi dhe që i di sekretet e saj nuk është vështirë t’ia zbulojë një cep të perdes së ardhmërisë të dashurit të Tij Muhamedit a.s., të cilin Vetë Ai e dërgoi “Mëshirë për mbarë njerëzinë”.
 
Ishte më së e nevojshme që me udhëtimin e Israsë dhe Miraxhit edhe muslimanët të përgatiteshin shpirtërisht dhe moralisht, të bëheshin të pathyeshëm e të paepur siç ishte rasti i Ebu Bekrit kur idhujtarët e Mekës i thanë se shokut yt Muhamedi po pohon se ka shkuar natën në Kuds dhe prej aty është ngritur në qiell. Ndërsa ai me tërë krenarinë e besimtarit të sinqertë u tha: Unë po dyshoj në fjalë tuaja se mos po shpfini diçka për të, e nëse ai këtë e ka thënë me gojën e vet atëherë unë i besoj pa kurrfarë dyshimi. Dhe prej atij momenti Ebu Bekri u quajt ”ES-SIDDIK” – (i drejtë, i sinqertë). Pra ishte e nevojshme që besimtarët të mos luhateshin në besimin e tyre, sepse ata një ditë do të detyroheshin që nga vuajtjet dhe mundimet ta lëshonin edhe vendlindjen e tyre, vetëm për hirë të Allahut dhe të Fesë Islame. E ata nesër do të ishin bartësit e amanetit të Perëndisë në bashkësinë e re që do të themelohej në Medine (Jethrib) në parimet e shenjta Islame, në krye të së cilës qëndronte vetë i dërguari i Zotit - Muhamedi a.s. duke u prirë besimtarëve me nder, ndërgjegje dhe me dashuri të pashembullt, duke qenë i bindur me zemër dhe me shpirt në përkrahjen dhe ndihmën e Perëdisë për triumfin e plotë të Islamit. I Lartësuar dhe i Madhëruar qofsh o Allah, Mbizotërues i çdo gjëje dhe i Vetmi Ngadhnjimtar!<ref>Shkruar nga: '''[[w:Sabri Bajgora]]'''</ref>
== Referencat ==
{{ref}}
 
Shkruar nga''' Sabri Bajgora'''
|}