Skela e një regjistri HTML

redakto

Në thelb regjistri i zakonshëm HTML, përbëhet nga këto pjesë:

  • Deklarimi i tipit të dokumentit (T'dhëna mbi versionin e përdorur të gjuhës HTML.)
  • Header (=Koka, krye regjistri p.sh t'dhëna mbi titujt )
  • Body (=Trupi, përmbajtja d.m.th teksti me tituj, lidhjet, skedat etj.)
Skema
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Transitional//EN"
       "http://www.w3.org/TR/html4/loose.dtd">
<html>
<head>
<title>P&euml;rshkrimi i flet&euml;s</title>
</head>
<body>

</body>
</html>
Shpjegim

Në shikim të parë, radha e parë duket e ngatërruar. Këto t'dhëna paksa të komplikuara quhen deklarim i tipit të dokumenti. Rreth deklarimi i tipit të dokumentit flitet në titullin që pasonë

Përmbajtja e regjistrit të HTML, e tëra gjendet brenda tagëve <html> gjegjësisht </html>. Elementi html merret edhe si rrënjë e regjistrave HTML. Pas tagut udhëheqës të përmbajtjes së regjistrit HTML në radhë si kokë e përmbajtjes vije tagu udhëheqës për krye regjistrin <head>. Në mes të këtij tagu dhe tagut përmbyllës të tij </head> shënohen krye të dhënat e regjistrit. E dhëna më e rëndësishme e tyre është e dhëna mbi titullin e regjistrit, e hijesuar nga tagu <title> gjegjësisht </title>. Poshtë tij vije përmbajtja e tekstit e kufizuar me tagun <body> gjegjësisht </body>. Aty në mes futet përmbajtja, d.m.th pjesa për të cilën është krijuar regjistri, saktësisht pjesa që duhet shfaqur në dritaren e shfletuesit.

Vini re!

Gjatë përdorimit të dritareve të ekranit të ashtuquajtura Frames, skela e regjistrit HTML pëson ndryshime në pamje. Kjo më mirë shpjegohet në pjesën Skela e regjistrit HTML me Framasets. Për deri sa nuk kuptohen regjistrat HTML, kuptimi i regjistrave me Frames është i panevojshëm.

Skela e një regjistri XHTML

redakto

Për përpilimin e regjistrave XHTML sipas gjuhës së pastër HTML, duhet që skela e tij regjistri të jetë e ngjashme me atë të regjistrave HTML me disa ndryshime në fillim d.m.th në krye t'dhëna.

Skema
<?xml version="1.0"?>
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN"
    "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd">
<html xmlns="http://www.w3.org/1999/xhtml">
<head>
<title>Teksti i titullit</title>
</head>
<body>

</body>
</html>
Shpjegim

Që në fillim të deklarimit të tipit të dokumentit, shprehet lidhja me XML-në. Për këtë qëllim shërben radha e parë e cila dallohet me shenjën pikëpyetse pas hapjes së kllapës këndore dhe para kllapës përmbyllëse. Si në këtë shembull, shënohen deklarimet e ashtuquajtura deklarime XML apo deklarimet e regjistrave XML.

Gjatë deklarimit të tipit të dokumentit XHTML shënohet një tip i vlefshëm i dokumenteve. Imtësitë rreth kësaj janë paraqitur në pjesën Deklarimi i tipit të dokumentit.

Në tagun udhëheqës <html>, emrit i përdorur për hapësirën XML duhet të vërehet me një atribut të emërtuara xmls. Për këtë qëllim mund të përdoren të dhënat si në shembull.

Me shënimin e t'dhënave si në shembullin e më larë është bërë deklarimi i regjistrit XHTML. Përmbajta vazhduese e tekstit zakonisht është tekst normal i gjuhës HTML, ku duhet pasur parasysh dallimet në me të gjuhës XHTML dhe asaj HTML. Për të kuptuar dallimet në fjalë nevojiten njohuri të mira të gjuhës HTML.

Deklarimi i tipit të dokumentit

redakto

Gjuha HTML, edhe pse është më e njohura, ajo është vetëm një anëtare e familjes së gjuhëve të shenjave të veçuara. Gjuha HTML ka një histori të gjatë të zhvillimin të vetë. Për të veçuar kulmet e këtyre zhvillimeve arsye janë emërtuara si versione apo varante të gjuhës. Me deklarimin e tipit të dokumentit caktohet se cila gjuhë dhe në cili version është gjuhë e dokumentit. Produktet softuer, si bije fjala shfletuesit, orientohet në këto të dhëna për leximin dhe veprimin e më tejshëm me dokumentin.

Rregullat e gjuhës HTML janë formuluar me ndihmën e SGML-së, rregullat për gjuhën XHTML me ndihmën e XML-së. Sipas rregullave të gjuhëve të shenjave, të bazuara në SGML-së ose të XML-së, një regjistër HTML ose XHTML është regjistër me vlerë (valid) nëse ka të dhënat për tipin e caktuar të dokumentit dhe që teksti i burimit të ati dokumenti i përmbahet saktësisht rregullave të tipit për të cilin është deklaruar. Sepse pas çdo deklarimi të tipit të dokumentit qëndron një lloj i caktuar i dokumentit i Përkufizuar (DTD). Edhe për gjuhën HTML ka përkufizime të tilla për tipat e dokumenteve. Më këto përkufizime janë të rregulluara se cilat elemente mund të ketë dokumenti i tipit HTML, cilat elemente mund të përdoren brenda pjesëve të caktuara, cilat atribut në cilat element, është i detyrueshëm shënimi i vlerave për atributin apo sipas zgjedhjes së lirë, etj.

Si fillestar në gjuhën HTML, përfytyrimi për mundimet që bëhen për këto zhvillime janë në mjegull. Mirëpo po me këto zhvillime për tipin e dokumenteve d.m.th me ndihmën e këtyre rregullave për gjuhët e shenjave, si gjuha HTML, është krijuar baza e programeve për t'dhëna. Po thuaj se secili produkt i souftuerit është i paisur me këso lloj deklarimesh. Kështu, në bazë të marrëveshjeve dhe respektimit të tyre, mund të prodhohen produkte të pa varura por që mund të komunikojnë njëri me tjetrin. Ndërsa në anën tjetër, pengohet shpërbërja e gjuhës në dialekte të pafundshme. Është po sikur se te gjuhët natyrore që flasin njerëzit. Pa disa rregulla, drejtshkrimi i një gjuhë të shkruar me kalimin e kohës shpartallohet aq shumë sa që më askush nuk do të ishte në gjendje të kuptonte se ç'farë kuptimi ka teksti.

Shembull i deklarimit të një tipi të dokumentit
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Transitional//EN"
        "http://www.w3.org/TR/html4/loose.dtd">
Shpjegim

Shkrimi i deklarimit të tipit të dokumentit bëhet në fillim të regjistrit HTML, para tagut udhëheqës <html> dhe atë me germa të mëdha si në shembull. Pas kllapës së parë, shkruhet shprehja DOCTYPE HTML PUBLIC e cila tregon se bëhet fjalë për përkufizime të botuara HTML-DTD. Pjesa tjetër nën thonjëza, duhet kuptuar si vijon:

W3C është botuesi i DTD-së, pra këshilli W3C. E dhëna si DTD HTML 4.01 Transitional d.m.th se regjistri përdorë tipin e dokumenteve "HTML" dhe atë në versionin e gjuhës 4. dhe variantin "Transitional". Copa EN është shkurtesë dhe qëndron për gjuhën e cila në këtë rast është gjuha angleze. E dhënë e fundit është për gjuhën natyrore sipas të cilës janë emërtuar elementet, atributet e tagët dhe nuk ka të bëjë me përmbajtjen e regjistrit. Për këtë arsye, gjithnjë duhet përdorur EN, pasi që emrat dhe përkufizimet e elementeve dhe atributeve në gjuhën HTML janë të bazuar në gjuhën angleze. Vizat thyese duhet shkruar si në shembullin e më lartë.

Më tej, deklarimi i tipit të dokumentit ka edhe adresën e përkufizimeve të tipit të dokumentit (DTD). Shënimi i të dhënave për adresën nuk është i domosdoshëm. Shënim i deklarimit si:

<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Transitional//EN">

është i lejueshëm dhe i mjaftueshëm. Nëpërmjet shënimeve për adresën, produkti i softuerit mund të lidhet me adresën dhe të "shikoj" rregullat. Mirëpo shumica e shfletuesve në treg, për HTML nuk e bëjnë këtë, sepse tipat dominuese veç se janë të kapura në ata shfletues. Për deri sa përdoruesi qarkullon me këta shfletues në internet, këta hasin në forma të vrazhda të strukturave dhe janë të përgatitur që përdoruesit të tyre të ju paraqesin në ekrane pa gabime të shumta por me dallime dhe shmangie. Ndërsa rregulla e dëshiruar nga shfletuesit është që kur këta të hasin në parregullsi të ndërpresin interpretimin. Tek dokumentet XHTML, Parësi në rast të thyerjes së rregullave ndalon veprimin e më tejshëm dhe në vend të fletës së uebit në dritare paraqet lajmërimin për gabim ashtu që dokumenti nuk është i vlershëm (valide). Kështu është së paku te fletët XHTML me tipat Mime application/xhtml+xml.

Varianti "Strict" për HTML

redakto
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01//EN"
        "http://www.w3.org/TR/html4/strict.dtd">

Këto të dhëna përdoren në rastë se në dokumen nuk përdoren disa elemente dhe atribute të caktuara sipas disa mësimeve. Zakonisht këto elemente zëvendësohen me mundësi tjera (para së gjithash me "Stylesheets"). Ndër të tjera, hijesimi i elementeve tek variantet e rrepta kërkon strukturë të pastër të formulimit. Kështu për shembull në këto variante nuk është i lejuar bije fjala futja e tekstit të thjeshtë në mes të <body> dhe </body>. Çdo pjesë e përmbajtjes së shkruar duhet të qëndrojë brenda të ashtuquajturit bllok të elementit. P.sh Titujt, paragrafët, tabelat etj.

Varianti "Transitional" për HTML

redakto
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Transitional//EN"
          "http://www.w3.org/TR/html4/loose.dtd">

Këto të dhëna bëhen kur në dokument përdoren elemente dhe atribute që janë jashtë variantit "Strict". Te ky variant nuk kërkohet respektimi i rreptë i rregullave. Sipas këtij varianti është e lejuar bije fjala që në mes të <body> dhe </body>, jashtë bllokut të elementeve të futen "tekste lakuriqe". Po ashtu ky variant zbatohet kur lidhjet e dëftuara shfrytëzojnë atribute target, p.sh për orientim korrekt të bashkësive të dritareve Framesets.

Varianti "Frameset" për HTML

redakto
<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.01 Frameset//EN"
        "http://www.w3.org/TR/html4/frameset.dtd">

Këto të dhëna janë paraparë për regjistra të veçantë HTML, në të cilët janë përkufizuar bashkësitë e dritareve Farmsets.

Deklarimi i tipit përkatës për dokumentet XHTML

redakto
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Strict//EN"
     "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-strict.dtd">
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN"
     "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd">
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Frameset//EN"
     "http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-frameset.dtd">

Edhe për gjuhën XHTM 1.0 ka variante "Strict", "Transitional" dhe "Frameset". Në fillim të deklarimit të tipit të dokumentit me shkronja të vogla shkruhet "html" dhe në pjesën e mesme te Versioni 1.0 i XHTM, duhet shënuar XHTML 1.0. Po ashtu edhe adresa në rrjetë për përkufizimet DTD dallon nga ajo për dokumentet HTML.

Ekziston edhe një version (1.1) i gjuhës XHTML, organizimi i brendëshem i të cilit dallon nga ai i XHTML 1.0. Në XHTM 1.1, nuk ka variante gjuhësohre tjera. XHTM 1.1 i përjigjet vetëm variantit gjuhësorë "Strict" të XHTML 1.0.

Deklarimi i tipit për dokumentet XHTML 1.1

redakto
<!DOCTYPE html PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.1//EN"
    "http://www.w3.org/TR/xhtml11/DTD/xhtml11.dtd">

Deklarimet e tipit për dokumete të llojit të vjetruar

redakto

Në disa raste të jashtëzakonëshme, nevojiet deklarimi me t'dhëna për versione të vjetruara të gjuhës HTML. Këto raste të veçanta, paraqiten zakonisht kur janë në pyetje arsyet teknike. Disa deklarime të vjetruara janë:

<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//IETF//DTD HTML 2.0//EN">

Ky deklarim bëhet në rastet kur përdoren elemente nga HTML 2.0.

<!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 3.2//EN">

Ky deklarim bëhet në rastet kur përdoren elemente nga HTML 3.2.

Versionet tjera më të vjetra të gjuhës HTML, janë tërhequr nga përdorimi apo qarkullimi në internet.

Njoftime për praktikë

redakto

Nëse keni vështërsi me mjegullën e këtyre lloj-lloje varianteve të deklarimeve të dolumenteve të gjuhës HTML dhe asaj XHTML, të varianteve të gjuhës HTML, të deklarimit të tipit të dokumenteve XML e të tjerave, mos i kushtoni aq shumë rëndësi kësaj mjegulle. Kjo mjegull vije pasi që në fushën e gjuhëve e shenjave të veçuara, ka shumë zhvillime dhe në këto zhvillime gjërat përgatiten vetëm me ujë të nxehtë. Në fillim shumë çka ishte brum i pa pjekur, ndërsa sot njerëzit bëjnë përpjekje për të krijuar një urë në mes të fillimit të lumtur të gjuhës HTML dhe nevojës në rritje e sipër që shtrohet para kësaj gjuhe. Kjo nevojë veçohet kur vije në shpehjet përdorimi i gjuhës HTML për përpunimin profesional të t'dhënave.

Për fillestarët me rëndësi është që të kenë parasysh pjestë e tekstit të paraqitur më lartë në seksionin Skela e një regjistri HTML. Për ta është e udhës të i përmbahen ati skeleti dhe të vazhdojnë të mësojnë përdorimin e elementeve tjera të gjuhës HTML, atributet si dhe përdorimin e të ashtuquajturave Stylshits. Pasi që të kenë përvetësuar këtë gjuhë atëherë do të del në sipërfaqe edhe dallimi në mes të gjuhës HTML dhe asaj XHTML, si dhe varianteve të gjuhës "Strict", "Transitional" dhe "Frameset".

Vini re!

Paraqitja figurative e këtyre regjistrave si fleta në ekranet e juaj varet nga interpretimi i shfletuesit që ju përdorni. Për të krijuar një pasqyrë pa gabime është e udhës të përdoren versionet e rrepta, sidomos kur në regjistra ka modele CCS të kutijave.