Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura
<< Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme >>

Shkolla është faktori kryesor për zgjidhjen e problemeve postmoderne

Në kohën postmoderne dijet janë resursi kryesor i një vendi. ,,Xeherorja e arit është në kokën e njeriut’’ – N.N.
• Prioritet për secilin komb, sot është ,, të shtojë vlerën e potencialeve që qytetarët e tij mund të kontribuojnë në ekonominë globale me rritjen e dijeve dhe të aftësive të tyre, si dhe me avancimin e mënyrave si ato dije të lidhen me tregun botëror’’ – Reich (1992)
Sot, Trepça, thëngjilli, bukuritë natyrore, etj. nuk përbëjnë kapitalin tonë kombëtar. Kapitali dhe resursi kryesor i Kosovës duhet të jenë dijet dhe idetë e qytetarëve të Kosovës.

Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
• Karakteristika nr. 1 – Udhëheqja profesionale
• Karakteristika nr. 2 – Shkolla efektive ka vizion dhe qëllime të përbashkëta ( din nga shkon)
• Karakteristika nr. 3 – Mjedisi i të nxënit
• Karakteristika nr. 4 – Përqendrimi në mësimdhënie dhe nxënie
• Karakteristika nr. 5 – Pritshmëri të larta
• Karakteristika nr. 6 – Përforcime pozitive
• Karakteristika nr. 7 – Ndjekja e përparimit
• Karakteristika nr. 8 – Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve
• Karakteristika nr. 9 – Mësimdhënia përmbajtjesore
• Karakteristika nr. 10 – Shkolla organizatë e të nxënit
• Karakteristika nr. 11 – Partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes

Ç’ kuptojmë me efikasitetin e shkollave ?

• Për të bërë një vlerësim real për shkollën efikase ende mungon një konsensus, megjithatë Mortimore e ka përcaktuar shkollën efektive si një shkollë në të cilën nxënësi përparon më shumë se ç’ pritet nga ai , në momentin kur ai hynë në shkollë. Në këtë mënyrë një shkollë efektive ,,krijon’’ një ekstravlerë në arritjet e nxënësve të saj në krahasim me shkollat e tjera të ngjashme.
• Shkollë efektive mund të quhet ajo shkollë e cila krijon ekstravlerë për të gjithë nxënësit e saj. ( ose e përkufizuar thjesht, e tera është më e madhe se shuma e pjesëve të saj – sinergjia )

Shkollat efektive

Shkollat efektive janë vende të kërkesave të larta, ku mësimdhënësit presin dhe realizojnë norma të larta pune dhe sjelljeje; ata janë të afërt me nxënësit dhe i vlerësojnë duke bërë përpjekje që t’i përfshijnë në jetën dhe në punën e shkollës.

• Shkolla dhe mësimdhënësit mund të kenë ndikim të fuqishëm në arritjet e nxënësve në shkollë.
• Tri çështje që lidhen me udhëheqjen e suksesshme:
1. Vendosmëria (forca) dhe konsekuenca
2. Qasje bashkëpunimi – filozofia e pjesëmarrjes
3. Udhëheqja profesionale ( shkalla e parë udhëheqja profesionale )

Shkolla e efektshme ka vizion dhe qëllime të përbashkëta
‘’Ç’ mund të ishte më e keqe se verbëria e trashëguar? ,,.....’’ të kesh sy e të mos kesh vizion ‘’ – - Hellen Keller

Qëllimet:

  • Avancimi i metodologjisë së regjistrimit në shkollë
  • Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm
  • Aftësimi i mësimdhënësve për metoda e strategji të reja
  • Definimi i pritshmërive të larta
  • Aftësimi i mësimdhënësve për vlerësim
  • Partneriteti shkollë – mjedis
  • Stimulimi
  • Arsimimi i fëmijëve për të Drej. e Njeriut e të Fëmijëve
  • Avancimi i udhëheqjes profesionale

Mjedisi i të nxënit

  • Nuk edukon dhe nuk arsimon vetëm mësimdhënësi. Pamja fizike e mjedisit shkollor ka ndikim të përgjithshëm në efektivitet. Ndjenja për të bukurit zhvillohet edhe me pamje të bukur dhe estetike të mjedisit të të nxënit. Mjedisi tërheqës i të nxënit ndikon në sjelljen dhe në moralin e nxënësit. Vinston Churchill pati thënë: ,, Në fillim njerëzit i bëjnë godinat, ndërsa ato më vonë përcaktojnë sjelljen e njerëzve’’.
  • Atmosferë e rregullt pune
  • Një mjedis tërheqës pune

Përqendrimi në mësimdhënie dhe në të nxënit

a. Shfrytëzimi maksimal i kohës së nxënies
b. Theksimet akademike
c. Fokus mbi përparimin

,, Zëre ditën ! ‘’ – koha ka tepër rëndësi në nxënie...

Pritshmëri të larta

Karakteristikë e rëndësishme e shkollave efektive është se nxënësi, mësimdhënësi dhe prindërit kanë pritshmëri të larta.
a. Pritshmëri të shprehura qartë
b. Stimulimi intelektual
c. Përforcime pozitive
d. Disiplinë e qartë
e. Informacion kthyes

Ndjekja e përparimit

A. Vlerësimi i arritjeve të nxënësve
B. Vlerësimi i arritjeve të shkollës

Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve

A. Ndërtimi i vetëvlerësimit të nxënësve
B. Dhënia e përgjegjësisë
C. Kontrolli i punës
D. Mësimdhënie përmbajtjesore – mësimdhënie me objektiva
E. Qartësia e mësimdhënies
F. Mësimet e strukturuara
G. Praktika adaptuese


Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura

Është punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin
,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, organizuar nga KEC - Prishtinë

Punimi është i bazuar në seminarin dhe ibrin e seminart "Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim", dhe është paraqitur në Wikipedia nën fleten përdoruesit Alushi