MKL

Planifikimi i projekteve shkollore – Metoda e Kornizës Logjike (MKL)

Objektivat:

  • ta kuptojnë rolin dhe rëndësinë e definimit dhe të analizës së problemeve si pikënisje për planifikimin e një projekti;
  • të jenë në gjendje ta definojnë sistemin e objektivave të një projekti në bazë të transformimit të trungjeve problemore në trungje të objektivave;
  • ta zotërojnë në shkallë të kënaqshme rendin e veprimeve dhe strukturën e kornizës logjike dhe të jenë në gjendje ta përdorin atë në procesin e planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të

projekteve;

  • të jenë në gjendje të drejtojnë procesin e planifikimit të një projekti me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara.

Ç’ është projekti?


Projekti fillon dhe mbaron në një kohë të caktuar. Projekti buron nga idetë që në i kemi krijuar, nga forca të paprekshme e të padukshme, të cilat forca shoqërohen me dëshirën e zjarrtë dhe besimin e fortë për të arritur me çdo kusht ekuivalentin fizik, pra projekti prodhon rezultate konkrete që mund të shihen e preken.

Për realizimin e një projekti përfshihen shumë aktivitete që e plotësojnë njëra tjetrën deri në rezultatin konkret, d.m.th. kemi të bëjmë me një organizim të pjesëve në një tërësi. Projekti është një veprimtari që kërkon përkushtim intelektual.

Secili projekt shkollor duhet të jetë në përputhje me prioritetet e përcaktuara shkollore, që janë të përfshira në planin zhvillimor të shkollës.

Përgjegjësia

Të gjitha projektet duhet planifikuar, për këtë duhen shumë informata. Palet duhet të jenë përgjëgjës për ecurin dhe realizimin e një projekti. Plan-projekti hartohet bashkërisht nga personat përgjegjës. ‘’Planifikimi i përbashkët apo ‘’planifikimi me pjesëmarrje’’ Dikur një person hartonte projektin.

Përdorimi i Metodës së Kornizës Logjike

Metoda e Kornizës Logjike është ‘’një tërësi e koncepteve të ndërlidhura që duhet të përdorët së bashku me një stil dinamik ashtu që të hartohet një projekt cilësor i cili mund të përshkruhet dhe vlerësohet objektivisht’’

‘’Të udhëheqësh është art dhe njëkohësisht shkathtësi’’

Punë e përbashkët dhe rezultate të përbashkëta

Takimi i punës për planifikimin e projektit MKL

Raporti i analizës së situatës, i bazuar në të dhënat e shkollës dhe informatat e tjera të rëndësishme, duhet t’u jepet të gjithë pjesëmarrësve.


Diagnoza e problemeve

Diagnoza e problemeve i ka disa faza kryesore:

  • Prezantimi i gjendjes së projektit
  • Identifikimi i (të gjitha) problemeve individuale
  • Vendosja e të gjitha problemeve
  • Identifikimi i (të gjitha) problemeve të tjera
  • Vendosja e problemeve të reja
  • Organizimi i problemeve në grupe apo ‘’fusha problemore’’

Trungu i problemeve ndihmon në arritjen e synimit të projektit dhe të rezultateve. Prandaj me të drejtë thuhet ,,se problemet janë miqtë tanë më të mëdhenj... Matrica e MKL...



Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura

Është punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin
,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, organizuar nga KEC - Prishtinë

Punimi është i bazuar në seminarin dhe ibrin e seminart "Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim", dhe është paraqitur në Wikipedia nën fleten përdoruesit Alushi