Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/000
Fjalorthi
redakto- administrim/ administration
- tërësia e procedurave dhe e teknikave që përdoren për drejtimin e një organizate arsimore në përputhje me politikat e vendosura.
- administrim i arsimit / educational administration
- drejtimi, kontrolli dhe menaxhimi i të gjitha çështjeve shkollore, i drejtimit, të mësimit, të financës.
- afati / term
- koha e përcaktuar për fillimin apo kryerjen e aktivitetit të caktuar.
- afati më i rëndësishëm (Tr) / milestone
- afati më i rëndësishëm është afati kyç ose pika e zgjedhur në të cilën nevojiten informacione për procesin e realizimit të projektit, vërtet për vlerësimin dhe ndërmarrjen e masave me qëllim të realizimit të suksesshëm të projektit.
- agjent ndryshimi/ change agent
- është një person, grup, agjenci ose një mjet që synon të ndryshojë, të ristrukturojë, të transformojë konceptet, rrethanat, proceset, shoqërinë, institucionet, veten.
- aktivitet / activity (job)
- veprimet e ndërmara nëpërmjet të të cilave realizohen qëllimet dhe objektivat e parapara; e gjithë ajo që duhet bërë për të realizuar atë që është planifikuar. Element i modelit rrjetor që shpreh:
- etapën e qartë të përcaktuar që kërkon kohë dhe mjete; b) pritjen (procesin që kërkon shpenzimin e kohës) dhe c) varësinë që nuk shpenzon kohë (aktiviteti fiktiv).
- aktiviteti fiktiv / dummy activity, fiction activity
- lidhja ndërmjet dy ngjarjeve, e cila nuk kërkon shpenzimin e kohës dhe paraqet varësinë teknologjike të njëkohësisë së fillimit përkatësisht përfundimit një apo të më shumë aktiviteteve.
- aktiviteti jokritik / non critical activity
- aktiviteti që nuk gjendet në rrugën kritike.
- aktiviteti kritik / critical activity (job)
- aktivitetet që gjenden në rrugën kritike.
- bankë pyetjesh / item bank
- një familje pyetjesh të ndërtuara dhe të kalibruara sipas një dimensioni të vetëm, i cili ruhet gjatë përdorimit, gjë që mundëson krijimin e një mjeti shkencor, të ndërtuar qartë dhe me mundësi të gjera përdorimi.
- buxheti / budget
- plani i të gjitha shpenzimeve të projektit të parapara për secilin aktivitet, llojet e shpenzimeve dhe burimet financiare.
- diagrami rrjetor / network (arrow diagrams)
- model për analizën e strukturës së projektit, i cili përbëhet nga rrathë të lidhur me shigjeta të orientuara sipas rregullave të caktuara (renditje logjike).
- donator / donor
- secili individ apo grup njerëzish, organizatash, shoqatash apo institucionesh të cilat materialisht ose nëpërmjet aktivitetesh të ndryshme përkrahin projektet e caktuara.
- efektshmëria / effectiveness
- është niveli i dëshiruar i rezultateve të arritura.
- eficienca / efficiency
- është aftësia për të arritur nivelin e dëshiruar të rezultateve me një kosto të ulët, me shpenzimin e një sasie kohe dhe energjie të pakët përkundrejt punës së kryer.
- ekipi për vlerësim i shkollës/ school team for evaluation
- ekipi i formuar dhe i aftësuar me qëllim që të bëjë vlerësimin e zbatimit të planit të zhvillimit të shkollës dhe të projekteve shkollore.
- ekipi zhvillimor i shkollës / school development team
- ekipi prej 5-11 anëtarësh të grupeve të ndryshme të interesit, i cili organizon dhe udhëheq përpilimin e planit të zhvillimit të shkollës, zgjedhet nga këshilli i shkollës.
- etosi i shkollës /school ethos
- morali i shkollës, etika e shkollës.
- feedback
- 1)çdolloj informacioni kthyes që siguron një raport për rezultatin e sjelljes, veprimit. Për shembull shenjat verbale, të fytyrës, të duarve, të trupit, të cilat dëgjuesit i demonstrojnë ndaj folësve, japin informacion se ata e kuptojnë, e miratojnë ose jo atë çka thonë folësit;
- 2) (në arsim), komentet ose informacioni që nxënësit marrin për suksesin e detyrave të të nxënët nëpërmjet mësuesit ose nga nxënësit e tjerë dhe e anasjellta.
- instrument vlerësimi / evaluation instrument
- mjet me anë të të cilit merret informacion për progresin arsimor të nxënësit, për efektshmërinë e mësimit; të dhënat sasiore dhe cilësore; testet, përshtypjet subjektive, vëzhgimet, dëshmitë anekdodike, studimet e rastit, etj. mund të shërbejnë si mjete për të matur dhe vlerësuar.
- grupet e interesi / interest- group
- të gjitha subjektet e interesuara që shkolla të jetë më cilësore dhe që të zhvillohet në vazhdimësi; ata të cilët shqetësohen për punën e shkollës, që të marrin pjesë, që të realizojnë një fitim, ata që kontribuojnë në zhvillimin e shkollës.
- kompetenca të mësuesit / teacher competencies
- janë tërësia e njohurive, e aftësive dhe e qëndrimeve të nevojshme për të përmbushur profesionin e mësuesit.
- Koha e përgjithshme e zgjatjes së projektit / total project time
- koha e përgjithshme që shpenzohet nga fillimi deri në përfundim të një projekti të caktuar.
- kriter vlerësimi / evaluation criteria
- 1) standard përkundrejt të cilit një person, një grup, një procedurë ose një instrument mund të kontrollohet dhe të vlerësohet;
- 2) faktorët që mbahen parasysh gjatë procesit të vlerësimit, p.sh. nga një agjenci akreditimi gjatë analizës së statusit të një institucioni arsimor për të përcaktuar nëse ai mund të akreditohet.
- kurrikulum/ curriculum
- mund të përkufizohet plani i veprimit ose dokumenti i shkruar që përfshin strategjitë për arritje e qëllimeve të dëshiruara. Ky është pozicioni i Ralf Tyler dhe i Hilda Taba-s.
- kurrikulum-i mund të përkufizohet në mënyrë të gjerë si gjithë përvoja shkollore dhe jashtëshkollore. Sipas këtij këndvështrimi gjithçka që ndodh në shkollë mund të përfshihet dhe të shihet nga këndvështrimi i kurrikulum-it. Ky përkufizim e ka prejardhjen nga përkufizimi i Dewey për përvojën dhe edukimin.
- kurrikulum-i mund të vështrohet edhe në lidhje me lëndët mësimore dhe përmbajtjen e tyre. Në këtë rast përmbajtja e konceptit përfshin planin e lëndëve mësimore dhe përmbajtjen e tyre, që shkolla u ofron nxënësve për të marrë një certifikatë ose diplomë. Meqë shumica e sistemeve shkollore në Botë e kanë zhvilluar kurrikulum-in në kuadrin e lëndëve mësimore dhe të klasave të ndryshme ky është përkufizimi më i zakonshëm dhe më i përdorshëm.
- matja/ measurement
- a. në kuptimin e përgjithshëm është procesi i krahasimit të një sasie të njohur me një sasi të panjohur për të fituar informacion për sasinë e panjohur.
- b. është procesi i sigurimit të një përshkrimi numerik të shkallës në të cilën një person ose një send zotëron disa karakteristika.
- mbikëqyrje / supervision
- funksion i kontrollit që vlerëson veprimin konkret dhe garanton se zbatimi kryhet në përputhje me planet dhe programet; funksion i kontrollit që të drejton drejt veprimit korrektues kur zbatimi është duke u kryer. Në arsim vëzhgimi dhe vlerësimi i veprimtarisë mësimore.
- metodat dhe teknikat e mësimdhënies / teaching methods and techniques
- janë procedura standarde që përdorin mësuesit në bashkëveprim me nxënësit për paraqitjen dhe për zhvillimin e materialeve dhe të veprimtarive mësimore për të arritur qëllimet dhe objektivat mësimore.
- mjedisi fizik / physical environment
- është tërësia e kushteve fizike që krijojnë një atmosferë të përshtatshme për ecurinë e procesit të mësimdhënies dhe të të nxënët. Në tërësinë e këtyre kushteve një ndikim ushtron edhe rregullimi i klasës.
- model vlerësimi / evaluation model
- përshkruan se çfarë bëjnë dhe duhet të bëjnë vlerësuesit.
- monitorimi/ monitoring
- zakonisht nënkupton procedurat e rregullta sistematike për mbledhjen e të dhënave për aspekte të rëndësishme të arsimit në nivel kombëtar, rajonal, lokal dhe institucional.
- ndryshimi / change
- në një kuptim të gjerë, shënon çdo veprim nëpërmjet të cilit bëjmë diçka ndryshe. Ndryshim është përmirësim a rregullim që i bëhet diçkaje duke ia ndryshuar gjendjen e mëparshme. Ndryshimi është transformimi i plotë ose i pjesshëm i diçkaje në formë, cilësi, ose në marrëdhënie.
- ngjarje / event
- momenti i fillimit ose i përfundimit të një apo më shumë aktiviteteteve. Nuk shpenzon as kohë, as mjete. Kur përcaktohet momenti i paraqitjes së ngjarjes, atëherë ngjarja paraqet afatin.
- ngjarja fillestare e projektit (i) / origin, beginning event, initial event
- ngjarja fillestare – e parë me të cilin fillon projekti i paraqitur në diagramin e caktuar. Ajo nuk ka aktivitete të cilat i paraprijnë.
- ngjarja përfundimtare e projektit(n) / ending eve, final network event
- ngjarje apo moment i kompletimit të përfundimit të projektit në tërësi i paraqitur me diagramin rrjetor. Nga kjo ngjarje nuk pason më asnjë aktivitet.
- qëllimet arsimore / educational goals
- janë synimet e përgjithshme afatgjata që duam të arrijmë në të ardhmen, diçka drejt së cilës duhet të ecim për ta arritur. Qëllimet arsimore lidhen me procesin e përgjithshëm të edukimit. Ato përcaktohen për veprimtarinë tërësore të shkollës, për planet dhe programet mësimore.
- objektivat mësimorë / educational objectives
- janë synime afatshkurtëra dhe më konkrete se qëllimet arsimore. Ato janë produkti që shpresohet të demonstrojë nxënësi si rezultat i të nxënët. Objektivat mësimorë formulohen në kuadrin e kontekstit të qëllimeve arsimore, por me synimin që t’i konkretizojnë ato. Objektivat mësimorë janë bazamenti mbi të cilin ngrihet plani i veprimit. Ato janë bazë për vendimet që lidhen me përmbajtjen mësimore, me metodat e mësimdhënies, me përdorimin e mjeteve mësimore, me vlerësimin.
- objektivat e vlerësimit/ assessment objectives
- janë rezultate të veçanta të të nxënët, të cilat do të vlerësohen.
- organizimi dhe drejtimi i klasës / classroom organization and managment
- është procesi i administrimit të veprimtarisë së klasës në lidhje me aspekte të tilla, si: planifikimi i mësimit, shfrytëzimi i burimeve njerëzore dhe materiale, shfrytëzimi i hapësirës dhe i kohës, krijimi i klimës, kontrolli, disiplina, zgjidhja e konflikteve për të realizuar qëllimet e edukimit.
- plani strategjik / strategic plan
- dokumenti që prodhohet si rezultat i planifikimin afatgjatë që bazohet në prioritete zhvillimore.
- plani i zhvillimit të shkollës / school development plan
- plani i zhvillimit afatgjatë të shkollës
- programi mësimor / syllabus
- është dokumenti ku paraqitet përmbajtja e lëndës mësimore dhe mënyra si realizohet ajo. Çdo lëndë mësimore ka program të veçantë. Në të përcaktohen qëllimet dhe detyrat mësimore, vëllimi i njohurive, i aftësive, qëndrimet dhe vlerat që duhet të përvetësojë nxënësi gjatë një kursi ose viti mësimor; anët teorike dhe praktike dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me arritjen e pikësynimeve të lëndës.
- prioriteti/ priority
- nevoja, nëse është arritur konsensusi i të gjitha grupeve të interesit e cila për nga rëndësia / ose urgjenca është e niveli më i lartë.
- projekt/ project
- një projekt përfshin aktivitete të veçanta që i ndërmarrin personat përgjegjës me qëllim të arritjes së rezultateve të caktuara. Projekti fillon dhe mbaron në një kohë të caktuar. Projekti ndryshon shumë nga punët rutinore gjatë të cilave punëtori e bën çdo ditë punën e njëjtë, me fare pak ndryshime. Projekti prodhon rezultate konkrete që mund të shihen apo të verifikohen.
- reflektimi / reflection
- është procesi i analizës kritike që përfshin si elementin njohës edhe atë afektiv. Procesi i reflektimit ndaj mësimdhënies përfshin: të menduarit kritik, vetëdrejtimin, zgjidhjen e problemit, të menduarit krijues.
- sinopsis / synopsis
- skicë, përmbledhje e shkrimeve dhe e përmbajtjeve të shkruara të disa autorëve për të njëjtën temë- lëndë të renditur sipas kronologjisë.
- standard arsimor / educational standard
- quhet një qëllim, objektiv ose kriter i arsimit i shprehur ose numerikisht si një mesatare statistikore, ose filozofikisht si një ideal i përsosmërisë, sipas të cilit gjykohen dhe vlerësohen gjërat.
- standardet e arritjeve / achievement or performance standards
- përcaktojnë nivelin e përmbushjes së standardeve të përmbajtjes nga nxënësit.
- standardet e përmbajtjes /content standards
- përcaktojnë se ç’duhet të dijë dhe të jetë i aftë të bëjë nxënësi në një lëndë mësimore.
- standardet e programeve dhe të teksteve shkollore/ curriculum and textbooks standards
- përfshijnë kriteret filozofike, psikologjike, pedagogjike dhe shkencore mbi bazën e të cilave hartohen programet dhe tekstet shkollore.
- testi / test
- përbëhet nga një sistem detyrash, pyetjesh, çështjesh të lidhura logjikisht ndërmjet tyre, të cilat kanë të bëjnë me një fushë të caktuar dhe që duhen zgjidhur.
- testim / testing
- është procedura gjatë së cilës me anë të testeve maten njohuritë, aftësitë, suksesi. Testimi, si një veprim i standardizuar shërben për përcaktimin e shkallës sasiore dhe cilësore të zhvillimit të një dukurie në situata të caktuara.
- teknika e planifikimit rrjetor (TPRr) / network tehnique
- paraqet metoda bashkëkohore analitike të planifikimit dhe të udhëheqjes me projekte të ndërlikuara. Mbështeten në paraqitjen tërësore dhe detaje të detyrave të planifikuara të një projekti unik nërpërmjet diagramit rrjetor. Emrin e ka marrë për shkak të procedurës së veçantë e cila përdoret në planifikim dhe udhëheqje (teknikë) dhe paraqitjes grafike në formën e rrjetit (planifikimi rrjetor). Si bazë teorike e TPRr shërbejnë algjebra moderne, teoria e grafeve dhe statistika metematikore me teorinë e gjasave – probabilitetit.
- treguesi arsimor / educational indicator
- është i përkufizuar në përgjithësi si një statistikë e lidhur me politikën që synon të sigurojë informacion rreth kushtit, funksionimit ose veprimtarisë së një sistemi arsimor ose të një pjese të tij. Treguesit arsimorë mund të shënojnë një aspekt të caktuar të kushtit, funksionimit ose të veprimtarisë së një sistemi arsimor, por ato nuk janë dukuria në vetvete. Statistikat kualifikohen si tregues vetëm nëse ato përmbushin funksionin e pikës së referimit ose të krahasimit.
- treguesit sasiorë / quantitative indicators
- përmbajnë ndryshore që mund të paraqiten lehtësisht në mënyrë numerike.
- treguesit cilësorë / quality indicators
- shënojnë ndryshore që nuk është e lehtë të paraqiten numerikisht; për to përdoret shkalla vlerësuese përshkruese.
- vlerësimi / evaluation
- a. është procesi gjatë të cilit përcaktohen vlerat mbi bazën e informacionit të grumbulluar nga procesi i matjeve. Vlerësimi është procesi i verifikimit ose i gjykimit të vlerës ose të sasisë së diçkaje duke përdorur një standard vlerësimi; përfshin gjykimet sipas evidencës së brendshme dhe kritereve të jashtme.
- b. Vlerësimi është procesi i përcaktimit të rëndësisë relative të dukurisë së të njëjtit lloj përkundrejt një standardi.
- c. Vlerësimi është procesi i gjykimit të meritave dhe të arritjeve në bazë të një standardi ose kritereve të caktuara.
- vlerësimi /assessment
- është procesi i gjykimit të meritave dhe të arritjeve në bazë të një standardi ose kritereve të caktuara të një individi, të një projekti a institucioni të veçantë.
- vlerësimi formues / formative evaluation
- mbikëqyr ecurinë, procesin, përparimin e programeve, projekteve, të individëve dhe siguron një feedback për të sjellë përmirësime.
- vlerësimi i brendshëm / internal evaluation
- është vlerësimi që e kryen institucioni, programi, projekti për sektorë të caktuar, për aspekte të caktuara të programit ose për tërë veprimtarinë duke aktivizuar si vlerësues punonjës të institucionit ose pjesëmarrës të programit, që nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në institucion ose program.
- vlerësimi i burimeve / input evaluation
- synon të sigurojë një informacion për të përcaktuar se si do të përdoren burimet për të arritur objektivat e projektit, programit.
- vlerësimi i jashtëm / external evaluation
- është vlerësimi që kryhet nga agjenci të specializuara vlerësimi ose vlerësues të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionin ose programin.
- vlerësimi i kontekstit / context evaluation
- ka si qëllim të përcaktojë kontekstin veprues, të përshkruajë kushtet aktuale, të identifikojë dhe të vlerësojë nevojat dhe mundësitë në kontekstin e dhënë, të diagnostikojë problemet.
- vlerësimi i kurrikulumit / curriculum evaluation
- i referohet procesit të përcaktimit të vlerës së një aspekti ose të tërë kurrikulumit. Në varësi të përkufizimit të kurrikulumit, objekti i vlerësimit mund të jenë nevojat për kurrikulumin, politika e kurrikulumit, përmbajtja e kurrikulumit, procesi i mësimdhënies, mjetet mësimore, objektivat mësimorë, përvetësimi i kurrikulumit mësimor nga nxënësit, erfektshmëria e mësimdhënies, mjedisi i të nxënët.Vlerësimi i kurrikulumit përfshin vlerësimin e veprimtarive mësimore në kuadrin e një fushe të caktuar për të përcaktuar vlefshmërinë e objektivave, përshtatshmërinë e përmbajtjes dhe arritjen e qëllimeve specifike që çon në marrjen e vendimeve që lidhen me planifikimin, programin, zbatimin dhe riciklimin e veprimtarive të programit.
- vlerësimi i mësuesit / teacher appraisal
- vlerësimi i mësuesit është procesi i përshkrimit dhe i gjykimit të meritave dhe të vlerave të mësuesit mbi bazën e njohurive, të aftësive, të sjelljeve dhe të rezultateve të mësimdhënies së tij të cilat krahasohen me standarde dhe kompetenca të caktuara.
- vlerësimi i procesit / process evaluation
- ka tri qëllime kryesore: 1) të zbulojë ose të parashikojë defektet në procedurat ose gjatë zbatimit të programit, projektit; 2) të sigurojë informacion për vendimet e programuara; 3) të regjistrojë procedurat siç kanë ndodhur. Vlerësimi i procesit siguron një informacion për kapërcimin e vështirësive, për marrjen e vendimeve të mëtejshme dhe për interpretimin e rezultateve të programit, projektit.
- vlerësimi i produktit / product evaluation
- synon të masë dhe të interpretojë produktin.
- vlerësimi përmbledhës/ summative evaluation
- përcakton arritjet në përfundim të programit, projektit, kursit, për të marrë vendime për programet, institucionet, individët. Vlerësimi përmbledhës mund të përdoret për të gjykuar efektshmërinë e programeve, projekteve, kurseve etj.
- vlerësues amator / amateur evaluator
- quhet ai person i cili kualifikimin kryesor profesional nuk e ka në fushën e vlerësimit, ndërkohë që angazhimin në këtë fushë e ka vetëm si pjesë të biografisë së tij profesionale
- vlerësues i brendshëm/ internal evaluator
- është zakonisht një punonjës i institucionit ose pjesëmarrës i programit, që nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në institucion ose program dhe i raporton drejtpërdrejt bordit të institucionit ose grupit të drejtimit të programit a të projektit.
- vlerësues i jashtëm / external evaluator
- është dikush që nuk ka lidhje me institucionin, programin, projektin, por pajtohet për të kryer vlerësimin.
- vlerësues profesionist/ professional evaluator
- quhet ai person i cili dallohet nga kualifikimi i gjerë në fushën e vlerësimit dhe e ka profesion e përgjegjësi kryesore drejtimin e vlerësimeve.
- vetëvlerësimi / self-evaluation
- është procesi gjatë të cilit institucioni, agjencia, programi ose individi mbledhin informacion për veten e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre.
- vlerësim diagnostikues/ diagnostic evaluation
- synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore të problemeve që kanë nxënësit në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese.
- vlerësim i institucionit/ institutional evaluation
- procesi i studimit dhe i analizës së anëve të forta dhe të dobëta të një institucioni arsimor, me qëllim inspektimi ose akreditimi.
- vlerësim i orientuar në qëllime / goals-oriented evaluation
- përdor qëllimet dhe objektivat si kritere për të përcaktuar suksesin.
- vlerësim i orientuar në vendime / decision-oriented evaluation
- është një proces që prodhon një informacion për të marrë vendime duke përzgjedhur ndërmjet alternativave.
Shënim i autorit: Bazuar në projektin e KEC-it "Plani Zhvillimor i Shkollës"
Për personat e përmendur
redaktoBryan Tracy
Bryan Tracy është një ndër ligjëruesit më kulmor profesionist në botë. Për çdo vit më shumë se 250 000 njerëz ndjekin ligjëratat e tij mbi udhëheqjen, strategjitë, shitjen, suksesin vetjak dhe afarist.
Bryan është studiues i zjarrtë i punës, psikologjisë, menaxhimit, shitjes, historisë, ekonomisë, politikës, metafizikës dhe religjionit. Ka shkruar 16 libra dhe ka prodhuar më se 300 audio dhe video programe trajnuese. Librat e tij janë përkthyer në 21 gjuhë dhe shfrytëzohen në 38 shtete.
Bryan Tracy jeton në Solana Beach në Kaliforni.
( për më shumë shiko në enciklopedi Bryan Tracy)
Dr. Xhozef Marfi
Dr. Xhozef Marfi ka qenë doktor i filozofisë, i shkencave religjioze dhe shkencave juridike. Si mësues i mirënjohur internacional, autor dhe docent, ai përhapi idetë e tij të Mendimit Pozitiv nga njohuritë krishtere të Zotit. Është shumë i njohur si shkencëtar i lartë religjioz më i profilizuar në SHBA. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.
( për më shumë shiko në enciklopedi Xhozef Marfi)
Napoleon Hill
Napoleon Hilli u lind, më 1883 në Pound River në Wise County, Virginia.
Librat e tij më të njohura janë: “Mendo dhe pasurohu”, “Çelësi i suksesit”, “17 rregullat të jetës dhe suksesit”. Vdiq në nëntor të vitit 1970.
( për më shumë shiko në enciklopedi Napoleon Hill)
Dale Carnegie
Dale Carnegie njhet si psikolog dhe publicist i afirmuar amerikan. Gjithashtu është edhe themelues i shkollës se popullarizuar të menaxhmentit “Dale Carnegie institut”, e cila në baza racionale – emotive u ofron përkrahjen e verbalizuar të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një imazh të suksesshëm për vete dhe të cilët përpiqen për arritjen e caqeve të parashtruara apo të cilët kanë vështirësi në realizimin e një jete të suksesshme.
( për më shumë shiko në enciklopedi Dale Carnegie)