Selenica nderon katër personalitete vlonjate

Nga AGIM JAZAJ

Bashkia e Selenicës organizoi në Pallatin “Labëria” në Vlorë aktivitetin për nderimin e 4 figurave publike, personalitete të njohura publike të Labërisë, ideuar dhe realizuar nga kryebashkiaku Shametaj.

Një ceremoni sa të thjeshtë,aq dhe domethënëse, në prani të shumë qytetarëve, ishin përzgjedhur për tu vlerësuar me çertifikatën: “MIRËNJOHJE E BASHKISË” nga kryebashkiaku, me propozim të Shoqatës Atdhetare Kulturore; “Ismail Qemali”, kryetari i saj Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, 4 personazhet, publike, me një kontribut të çmuar: Gazetari i shquar: Kristo Mërtiri. Ish mësuesi dhe deputeti: Ibrahim Vasjari. Autori, Studiuesi dhe Historiani: Enver Memishaj, Prof. Dr. Mjeshtër i madh: Bardhosh Gaçe.

Në këtë aktivitet ishin mbledhur shumë bashkëqytetarë vlonjat dhe jo vetëm. Ndodhej mes bashkëqytetareve të tij, si bashkëqytetar edhe kryetari i KLSH. Dr. Bujar Leskaj, shumë personazhe të tjerë, jo vetëm nga Vlora e Labëria…

Për figurat e këtyre përsonazheve folën; publististi dhe opinionisti: Agim Jazaj. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe artistëve,“Petro Marko” Vlorë: Albert Habazaj. Shkrimtari Eqerem Canaj Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore;“Labëria” dega Vlorë: Ahmet Demaj.

Një falnderim të veçantë kemi për shoqatën Atdhetare Kulturore, “Ismail Qemali”, kryetarin e saj, Prof. Dr. Bardhosh Gaçen, për propozimin-nderimin e këtyre figurave publike që kanë lidhje me Bashkinë tonë, Labërinë dhe Vlorën, për kontributet e tyre të shquara si: Njerëz me vepra. Qytetarë të formuar. Frymëzues dhe udhërrëfyes të shoqërisë Shqiptare- tha në fjalën e vet kryetari i bashkisë zoti: Përparim Shametaj.

Është nder i madh, jo vetëm për ata që i nderojmë sot, me këtë motivacion, por nderohemi edhe ne prej vlerave të tyre të çmuara.

Është më e pakta që mund të bëjmë, për kontributin e tyre, por mirënjohja ka vlerën e vet”-nënvizoi kryebashkiaku.


Kristo Mërtiri: Gazetari dhe Publicisti i shquar me rrënjë e degë nga Labëria dhe Vlora, me zemër e mendje në çdo vatër e qosh konaku, në të 47 fshatrat e kësaj Bashkie, të cilët i njeh me rrënjë e dhëmballë… Është ulur këmbëkryq, në çdo vatër nga: Sevasteri, Smokthina, Brati, Kota, Drashovica, Karbunari, Dushkaraku, në minerën e Selenicës, i ka shkelur këmba dhe ka ngjyer pendën e tij të artë, ka shkruar, faqe te tëra në shtypin e djeshëm dhe të sotëm, me klithma kohe, për të nesërmen.

Autori i shumë njohur, i të tri kohëve të; Monizmit, Pluralizmit dhe të Kurbetit, është një shërbëtor i devotshëm i vendit dhe i kombit!


Ibrahim Vasjari: Ish mësuesi i nderuar, i qet, i thjeshtë, dhe i thellë në mendime dhe i matur në veprime. Si mësues, ka shërbyer në krahinën e Mesplikut e më gjerë, me një përvojë 40 vjeçare, duke krijuar e ruajtur marëdhënie të mira me banorët, nxënësit, etj.

Edhe pse jeta, në fillimet e tij e privoi nga të drejtat themelore të njeriut, ai si një pinjoll i një familje me tradita atdhetare, dijti të përballojë padrjetsitë e kohës dhe mundi të ngrihej.

Ibrahim Vasjari ishte dhe mbetet një mësues me vlera, një kontribues edhe si politikan, ish deputet.


Enver Memishaj: Ndër emrat e çmuar dhe të vlerësuar me: “Mirënjohje e Bashkisë”: për studimin dhe publikimin, e vlerave të shumë personaliteteve.

Veprat historike dhe publicistike:

”Kthimi i Borxhit të madh”, për figurat e Prof. Isuf Luzaj, Qazim Kokoshit”, “Prefektët e Qarkut të Vlorës”, “Kryetarët e Bashkisë Vlorë”. “Emblema e një Epopeje”, dhe shumë vepra të botuara të autorit Memishaj, zënë vend në memorien e kulturës shqiptare dhe mbarë shqiptare.


Bardhosh Gaçe: Ndër krijuesit, autor i njohur brenda e jashtë vendit; për veprat e tij në: Publicistikë, Estetikë, Monografi, por edhe në Albanologji, etj.

Botimet e tij janë të shumta, por do mund të përmedim disa prej tyre të cilave i ka arkivuar kujtesa kombëtare:

“Lëvizja kombëtare në Vlorë”.

“Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”.

“Flamuri dhe Ismail Qemali”.

“Himara në Shekuj”.

“Ali Asllani, në kujtimet dhe studimet letrare”.

“Naim Frashëri, si frymëzim i kulturës Kombëtare”.

Monografi të: “Osman Haxhiut”, “Hamza Isait, etj.


18 tetor 2018