Rruga luftarake e Heroit të Popullit Ramiz Aranitasi
Ramiz Aranitasi i përket ajkës së atij brezi të lavdishëm që bëriLuftën e madhe Antifashiste Nacional çlirimtare, asaj lufte që përbën një nga periudhat më të ndritura të historisë së popullit shqiptar.
Heronjtë nuk lindin të tillë! Ata ndikohen, formohen dhe shquhen në veprimtarinë e tyre në gjirin e popullit , në rrethana të caktuara të historisë se tij. Ndoshta ndokujt s’ia merrte mendja që ai, Ramiz Aranitasi, bir i një fshatari te vegjëlisë aq i urtë, aq i qetë, i sjellshëm, do të bëhej një ditë një nga figurat e shquara në historinë e luftës së popullit shqiptar për çlirimin e Atdheut nga zaptuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto – zogistë.
Biri i Aranitasit dhe Mallakastrës trime, i frymëzuar mga Rilindasit tanë dhe e gjithë trashegimia e luftëtarëve me pushkë e me penë, Ramizi do të piqej dhe do të bëhej i vetëdijshëm që të luftonte jo vetëm padrejtësitë ekonomike e sociale të regjimit të kohës, që nga agai i fshatit e deri tek satrapët qeverisës, por mbi të gjitha, të urrente pushtuesit fashistë e të ndjente thellë detyrën e shenjtë për t’u rreshtuar, qoftë edhe me sakrificën më sublime për çlirimin e vendit.
Ramizi, mbasi mbaroi shkollën fillore të fshatit, Aranitas, i dha formimin fillestar të karakterit të tij, që sa vjen e rritet kur Ramizi vazhdon shkollën e mesme teknike në Tiranë, në Kavajë e në Korçë, ku vihet në kontakte me shokë të grupeve komuniste dhe ku përfaqëson ato ide, tek të cilat ai ëndëronte shoqërinë e ardhshme.
Shokët në kujtimet e tyre në shkollë si Mujo Salih, Jakov Xoxa, Lefter Kasneci, Abaz Fejzo, Mehmet Alishehu etj, Ramizi qëndronte në ballë të klasës në atë ditë të prilli te 1939. Ai qe ndër të parët që së bashku me shokët kërkuan armë për të luftuar pushtuesit fashistë.
Veprimtaria e Ramizit dhe e shokeve të tijë bëri që shkolla teknike të bëhej një qëndër e fuqishme rezistence antifashiste duke dale plotësisht nga kontrolli dhe mbarëvajtja nga ana e administratës shtetërore. Është kjo veprimtari antifashiste që e bëri Ministrinë e Arsimit të mbyllte shkollën dhe nxënësit të shpërnguleshin në shkollën bujqësore të Korçës .
Në shkresën e drejtorisë së Institutit Bujqësor, Mali i Robit Kavajë më 12.05.1940, urdhërohej
përjashtimi nga shkolla deri në fund të vitit i nxënësve: Ramiz Qazimi, Qemal Brovina dhe Sejdin Avdiu.
Kështu shkollën teknike të Tiranës për vitin arsimor 1939 – 1940 e transferuan në Kavajë, në shkollën Bujqësore Kavajë, me tre bashkënxënës, u transferua në shkollën bujqësore Kavajë.
Edhe në Kavaje Ramizi i zgjodhi shokët me të cilët do të punonte. Këtu ra në kontakte me shokët e grupit komunist me ato antifashiste e të Rinisë si Sejdin Avdia, Nimet Ymeri etj.
Tok me këta djelmosha, Ramizi u mor me ngritjen e grupeve edukative nga Katriot Muço e Sul Baholli.
Në prill 1940, fashistët organizojnë mbas një viti pushtimi një vizitë në ambientet e luftës të Detit Adriatik, në portin e Durrësit. Sapo zbritën në skelë dhe me varka shkuan u nis ne anijet luftarake, Ramizi organizoi menjëhere shokët nëpër rrugët e qytetit të madh bregdetar, duke kenduar këngë patriotike.
Mësuesi i edukatës fashiste dhe i gjeografisë në mbarim të vizitës u shpreh se “Shqipërinë me Italinë i lidh deti Adriatik”. Ramizi nuk duroi më tej, u ngrit në këmbe dhe menjëherë ia ktheu: “Profesor ! U shprehet gabim. Deti Adriatik gjeografikisht e ndan Shqipërinë nga Italia”!
Për vitin shkollor 1940 – 1941 u regjistrua në klasën e V “Edile” të shkollës teknike në Korçë. Drejtoria e shkollës ia çoi nga mbrapa rekomandimin për aktivitetin antifashist dhe organizimin e aksioneve me ngjyra politike në shkollën e Kavajës. Marrë shkak nga lëvizjet e disa nxënësve nga një shkollë në tjetrën, prefektura e Beratit njoftonte se: “Ramiz Qazim Aranitasi dhe Kristaq Tutulani ishin komunistë të rrezikshëm”.
Për vitin shkollor 1940 – 1941, Ramiz Aranitasi gjendet në Korçë. Këtu ai u lidh me grupin komunist të Korcës. Një nga anëtarët e atij grupi, ish kuadri i LANCL, veteran i nderuar Petro Lalaj, kujton: “Ai, Ramizi, kontriboi shumë për organizimin e veprimtarive antifashiste në shkollë”.
Në 8 Nëntor 1941 komunistët shqiptarë themeluan PKSH. Për të festuar ditën e themelimit të PKSH, komunistët e Korçës organizuan Demonstratën e parë Antifashiste. Në këtë demonstratë mbeti i vrarë Koci Bako, veteran i grupit komunist të Korçës, komunisti i parë shqiptar që ra dëshmor në përleshje me pushtuesit fashistë.
Pas shpërndarjes së demonstratës filluan menjëherë arrestimet. Në burg u futën 32 komunistë e patriotë. Një prej tyre ishte edhe Ramiz Aranitasi. Atë e zune duke ndjekur gjurmët e gjakut. Djaloshi nga Aranitasi u plagos rëndë. Mbi trupin e tij të njomë u derdh një dhunë mizore.
Me ndihmën e ish gardianëve Asllan Osoja dhe Rrapo Koka u bë e mundur të arratisen nga burgu dhe qysh nga ky moment për Ramizin fillon një epokë e re e luftës ilegale drejt Maleve të Skraparit.
Ramiz Aranitasi nisur nga një sërë rrethanash dhe kërkesash lufte u mendua të delegohej në krahinën malore të Skraparit.
Atje ai do të njhej dhe do të rritej në gjirin e popullit e të luftëtarëve të tjerë vendas.
Kahreman Ylli kujton: “Ishte maji i vitit 1942. Ramizi dhe Sotir Gura, shoqeruar nga patrioti Asllan Osoja, që la Korçën dhe hyri në thellësi të Skrapait. Në Leshnjë për herë të parë takova Ramizin. Më përshëndeti me plotë gojën, me atë zërin e tij të qartë “Vdekje Fashizmit”, ku qëndruam 2-3 ditë. Folëm, biseduam, bëmë plane dhe takime me burrat sidomos me Avniun dhe Shaqir Kapinovën me shokët e tijë. Të gjithë ishin të gatshëm për veprime. Unë u nisa për në Tomorricë, tek Hysen Zaloshnja ku vura në dijeni se do të vinin dy ilegalë, Ramizi me Sotir Gurrën. Ata u takuan me patriotin Hysen Zaloshnja dhe aty biseduan e morën vendime për të vazhduar luftën kundër armikut.
Pastaj Ramizi u nda dhe u nis drejt çetës partizane të Skraparit, pikërisht në fshatin Kuç, ku Ramizi bëri takimin e parë me bashkëfshatarët e një ideali. Aty njihet me Mestanin Skraparliun dhe Gjin Mirditorin, me të cilin u lidh përjetësisht, luftëtar e një kuadër të një epopeje mbarë kombëtare. Ramizi që në ditët e para në çetë u bë shpirti dhe zemra e partizanëve. Si partizan i thjeshtë u vlerësua nga drejtuesit e çetës partizane dhe u emerua zëvendëskomandant i çetës plakë.
Me 31 gusht 1942 për të shkatërruar çetën trime të Skraparit, armiqtë dërguan plot bujë detashmentet e drejtuara nga tradhtari me damkë Xhafer Bali. Në katundin Mëlove të Tomorricës, ky detashment pësoi një disfatë të turpëshme.
Çarmatosja e detashmentit të Xhaf Balit u pasua dhe aq më tepër në luftimet e ashpra që u zhvilluan më vonë për çlirimin e Çorovodës e të gjithë Skraparit më 5 shtator 1942, zëvëndës komandant i çetës së parë të Skraparit dhe më vonë si komandant e komisar i çetës se 2–të të Skraparit, Ramizi përballoi me sukses operacionin që ndërmorën më pas fashistët pas kësaj humbjeje, bënë edhe më të njohur figurën e tij.
Çeta partizane e komanduar nga Ramizi u bë flamur jo vetëm në Skrapar, mbasi ajo qarkullonte në Berat, Përmët, Dangëlli, Kolonje, Mallakastër, Roskovec, Sulovë, Gramsh. Si bashkëluftëtar i tij mund të them se është nga ata komisarë që me çetën partizane për periudhën tre mujore, fund viti 1942 deri në ditët e para të majit 1943, duke kaluar sa në një rreth në tjetrin, duke kryer veprimtari të gjërë politike dhe ushtarake, duke mbajtur një qëndrim të qartë në zbatimin e direktivave të KQ të PKSH për kryerjen e aksioneve.
Në letrën që iu ka dërguar shokëve Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo në 21 prill 1943 shkruan:
“Ka tre akte që kur ka filluar lufta. Në Nivicë kanë pushkatuar 20 fshatarë. Lufta është zhvilluar në Lekdush. Krisma e baterive është dëgjuar në Kuç dhe Vernik. E kemi dëgjuar edhe ne. Nqs e lejon situata e atjeshme, për t’ua lehtësuar barrën shokëve, unë mendoj që të bëjmë ndonjë aksion atje ku ta shohim të nevojshme.
Vendosni dhe na vini në dijeni“
Përshëndetje revolucionare
Ramiz Aranitasi
Ndërkohë KQ të Partisë për Korçën e informonte për disa problem :
“Ndodhem në Polenë.Kam ardhur bashkë me Mestanin që nga Mallakstra duke kaluar nga Leshnica, Përmeti, Dangëlli, Kolonjë, Vithkuq e Voskopojë.
Në Mallakastër, Përmet, Skrapar, Vithkuq e Voskpojë e pjesërisht në Dangëlli gjendja qëndron e mirë si poltikisht edhe ushtarakisht,ndërsa ushtarakisht zë vendin e parë Mallakastra dhe pastaj Skrapari. Së fundi u propozojmë:
Rruga Korçë – Vithkuq, Korçë – Voskopojë si dhe Maliq dhe anës së Devollit duhen prishur në shumë vende me qëllim që forcat armike nuk do ta kenë të lehtë të kalojnë në këto anë”.
Çlirimin e Frashërit e përshëndeti mbarë populli i Dangëllisë dhe parizanët. Ramizi iu drejtua popullit të Frashërit dhe partizanëve:
“A e shihni vëllezër se ç’bëjnë armiqtë e kombit? A mund të qëndrojë kjo emblemë e fashizmit në shtëpinë e tre vëllezërve Frashëri, Avdyl, Naim e Sami që u shkrinë si qiriri për ta parë Shqipërinë zonjë?”
Jo, aspak jo! – ishte përgjigja.
Gjithmonë në aksione.
Në muajin Nëntor 1942 me rastin e 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ramizi iu drejtohet partizanëve :
“Shokë ! Sipas direktivave të udhëheqjes dita e 28 Nëntorit ne shqiptarët, populli dhe luftëtarët e lirisë do ta festojmë me luftë. Ndërsa fashizmi bën përpjekje të shumta për ta festuar shpalljen e pavarësisë me madhështi që të japë përshtypjen se respekton pavarsinë. Italianët synojnë që këtë ditë të shenjtë kombëtare ta përdorin si mjet shpërblimi për t’u afruar me popullin e revoltuar”.
Gazeta “Zëri i Popullit’, nr.11-12, faqe 20, Janar 1943, shkruan:
“Në rrethin e Përmetit, më 27 Nëntor 1942 u bë goditja nga çeta partizane e Ramiz Aranitasit dhe çeta e Kolonjës. U vranë 32 vetë nga ushtarët e okupatorit. Asnjë humbje nga ana e partizanëve…”
Ramizi dha një kontribut të çmuar në ngritjen, forcimin dhe zgjerimin e këshillave nacional-çlirimtare, sidomos në Skrapar. Edhe në rrethin e Beratit, sidomos në krahinën e Terpanit dhe atë të Shpiragut, për qëndrimin ndaj organizatës së Ballit Kombëtar Ramizit i është dashur të përballojë një punë të gjërë duke u ballafaquar me krerët e Ballit Kombëtar.
Në maj të vitit 1943 në fshatin Plashnik krerët e Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, Besim Belishova e Jakup Shehi me shokë mbledhin gjithë popullin e krahinës Tërpan – Shpirag për të joshur me propogandën e tyre që të ndaheshin nga Fronti NAÇL. Ramizi e dëgjoi këtë gjë dhe menjëherë ndërhyri duke iu drejtuar me fakte popullit se këta ballistët janë tradhëtarë dhe nuk kanë dalë për të luftuar. Ç’keni bërë ju që sot kërkoni t’i nxirrni sytë këtij populli? Kundër kujt e keni shkrehur ju pushkën gjer më sot, kundër armikut apo kundër nesh? Kurse ne gjatë kësaj kohe e derdhur gjakun në gjithë Skraparin, çliruam Çorovodën, luftuam në Përmet, në Terpan e Mallakstër e do lufojmë kundër çdo armiku që do na dalë përpara deri sa ta çlirojmë atdheun tonë të dashur.
Në një letër drejtuar Mehmet Shehut shkruan:
“Shok ! Me luftën NAÇL duhet të grumbullohen të gjithë antifashistët. Kjo do të thotë që t’u jepet vënd në luftë kundër fashizmit të gjithë mbështetesve të ndershëm në Frontin NAÇL.
I dashur shoku Vjosa !
Për të qëndruar në krye të situatës për forcimin e Frontit nacional – çlirimitar, nesër, më 6 maj kam mbledhjen e të gjitha këshillave nacional – çlirimtarë të fshatrave bashkë me komandantët e çetave.
Qafime nga e gjithë çeta.
V.F.L.P ! Komisari Politik i Çetës (Ramiz Aranitasi)
5/5/1943
Një veprimtari kaq e madhe e Ramizit në Skrapar dhe në mjaft krahina të tjera me partizanët dhe me popullin, sigurisht ishte një dashuri dhe një lidhje me popullin, ngjalli zilinë dhe xhelozinë e balistëve të cilët e shihnin se po u shkiste toka nën këmbë. Prandaj ata, në shenjë urrejtjeje dhe duke shpresuar se Lufta antifashiste NAÇL do të zbehej në Skrapar dhe më gjërë organizuan vrasjen e komisar Ramiz Aranitasit. Kjo u bë në 22 qershor 1943, në një kohë kur Ramizi po zbriste nga mali për në Leshnjë, për të marrë detyrën e re, atë të Komisarit të batalionit partizan “Riza Cerova“.
Gjin Marku e ka informuar Enver Hoxhën për vrasjen e komisarit.
“Ramizi ishte komisar, por më tepër ishte komandant çete. I ashpër dhe i tërbuar kundër çdo lloj armiku të popullit. Ishte luftëtar i madh, organizator, agjitator, orator i shkëlqyer.
“Unë e kam njohur atë nga afër – ka thënë udhëheqësi i asaj lufte Enver Hoxha, – ishte djalë i ri, i fortë, me vullnet të hekurt, me mendje të ndritur.” Këto fjalë janë sintezë e figurës së Ramiz Aranitasit.
Karaman Ylli kujton: “Ramizin lufta po e rriste çdo ditë. Këtë trim, lindur e rritur enkas për atë e këtë kohë na e vrau dora e tradhtarit Ali Turbohova”.
Kanë kaluar 75 vjetë nga vrasja e Ramiz Aranitsit . Vite dhe shekuj do të rrjedhin por brezat do ta nderojnë e kujtojnë me krenari jetën dhe luftën, që ai dha jetën në lulen e rinisë për çlirimin e Atdheut.
Orhan Frashëri
Veteran i LANÇ-it