Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët/Parathënje
Parathënie | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Libri "Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët" është një përmbledhje studimesh, ku trajtohet një problematikë e historisë kombëtare e popullit shqiptar që është injoruar, mospërfillur, madje edhe shtrembëruar për dekada me radhë. Ajo vazhdon edhe sot të studiohet nga disa pseudohistorianë dhe pseudointelektualë të caktuar, njëanshëm, me primitivitet e urrejtje, e jo në mënyrë të mirëfilltë shkencore. Prandaj e bëmë këtë përmbledhje që:
- të jetë një ndihmës për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në përgjthësi dhe për studentët e historisë dhe teologjisë në veçanti. -të jetë një orientues dhe nxitës për studiues të ndryshëm, të cilët duan t'i trajtojnë gjërat pa paragjykime dhe me objektivitet shkencor. Në këtë libër, lexues të dashur, do të shihni si mund të zhvillohet alternancë dinamike ndërmjet religjionit e kombit, ndërmjet fetares e kombëtares, ndërmjet Islamit e kombit, ndërmjet kategorive historike e metahistorike.
|