BAZA E ÇDO FEJE - PËRSOSSHMËRIA MORALE[1]


Faqe 1
faqe
- 3 -

Faqe 4
Një nga pikat kyçe të historisë sonë kombëtare që kërkon një shpjegim më të plotë, si në rrafshin filozofik, politik e shoqëror, është bashkëjetesa e gjatë paqësore midis tri feve kryesore në trojet shqiptare; e katolicizmit ortodoksizmit dhe islamizmit. Deri tani kanë zotëruar ide të ndryshme dhe shpesh kontradiktore për prozelitizmin shqiptar, qoftë nga autorë shqiptarë ose të huaj. Ndonëse nuk mund të mohohet vlera e disa arsyetimeve, nuk kemi si të pajtohemi me ata studiues të cilët mbështetin hipotezën se ndjenjat fetare të shqiptarëve kanë qënë të sipërfaqëshme, jo të ngulitura thellë, prandaj ata e kanë ndërruar besimin sipas rrethanave historike dhe kushteve administrative duke rënë në një farë kompromisi për të harmonizuar nevojat shpirtërore me nevojat e rëndomta materiale. Kio hipotezë që e veçon popullin shqiptar nga popujt e qerë, është e diskutueshme, në mos e dyshimtë, sepse shqiptarët gjatë historisë së tyre shekullore gjithmonë kanë pasur hyjnitë e tyre, të cilat i kanë adhuruar dhe nderuar. 'Vendet e mira" ose të shenjta, të trashëguara që nga epoka e paganizmit, si dhe tempujt dhe faltoret e trojeve tona me një lashtësi të admirueshme shumëshekullore dëshmojnë të kundërtëri e kësaj hipoteze.


Duket se disa dijetarë ngatërrojnë me qëllim fanatizmin fetar me adhurimin e devotshëm shpirtëror, ndjenjë e cila shqiptarit nuk i ka munguar kurrë. Fakti më kuptimplotë është shumë i freskët. Edhe pse afër pesëdhjetë vjet propagande ateiste nga regjimi komunist edhe pas njëzet e katër vjet shtypjeje të çdo ndjenjë fetare dhe ndalimit me ligj të shërbimeve të kultit e të një ateizmi të detyruar, ndjenjat fetare të shqiptarëve, jo vetëm nuk u shuan, por u gjallëruan në format më të ndryshme, derisa u ringjallën me një forcë akoma më të madhe, duke u bërë promotore për proceset demokratike të viteve '90. Në një kuptim më të gjërë, populli shqiptar, që nga ilirët e lashtë, ka qënë pjestar i popujve të Mesdheut në zonën më aktive të botës së kulturës, në shtratin ku lindën dhe u përhapën fetë monoteiste moderne dhe kurrsesi nuk mund të qëndronte jashtë këtyre proceseve. Historia dhe ndikimet fetare janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me jetën e popullit shqiptar.


Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qënë toleranca, mirëkuptimi, apo bashkëjetësa paqësore, si midis feve, ashtu edhe midis sekteve të tyre. Këto e kanë burimin te ndjenja demokratike e shqiptarëve, të cilët në mënyrë të vetëdijshme ose intuitive gjithmonë kanë ditur të bëjnë dallimin se i përkasin një kombi, kanë lidhje gjaku e farefisnie, kanë gjuhë, zakone e tradita të përbashkëta dhe besimin fetar e kanë konsideruar si një të drejtë që i përket gjithsecilit ta zgjedhë sipas dëshirës së tij. Kësisoj, toleranca fetare u bë pjesë e pandarë e botëkuptimit shqiptar, duke fituar vlerat e normave morale qytetare qysh kur duket në histori shteti i arbërit, ashtu edhe më vonë kur u hodhën themelet ideore të shtetit modern shqiptar nga Rilindasit tanë.


Sot gjenden njerëz që spekullojnë me dasitë fetare të trashëguara nga e kaluara, për fat të keq ndonjëherë edhe fetarë, të cilët rropaten të vënë në dukje epërsinë e një feje mbi tjetrën, ose duke i shikuar përkatësitë fetare si pengesën kryesore për bashkimin kombëtar. Kjo i shtyn disa të mendojnë, madje dhe të propozojnë se bashkimi kombëtar nuk mund të arrihet pa u kthyer së pari në një fe të vetme. Ky Iloj argumentimi nuk ka vlerë praktike dhe do të thosha se është utopik, në mos absurd.


Fetë, të gjitha pa pëjashtim, kërkojnë prej çdo individi në radhë të parë përsosmëri morale, nderimin e prindërve, dashuri për të afërmin, respekt, mëshirë, dhimbshuri, zemërgjërësi, e si të tilla janë të barazvlerëshme, prandaj kurrsesi nuk mund të të jenë pengesë për bashkimin kombëtar. Disa, për të mbështetur këtë ide, e interpretojnë ose e komentojnë jashtë kontekstit historik thënien e poetit burrështetas Vaso Pasha "Feja e shqiptarit është shqiptaria". Ajo thirrje u drejtohet shqiptarëve në një kohë kur shtetet shoviniste përpiqeshin të shuanin çdo ndjenjë kombëtare duke spekulluar me besimet fetare për t'i përçarë shqiptarët. Pikëpamje të tilla, jo vetëm nuk janë demokratike, por edhe e minojnë unitetin kombëtar shpirtëror që kemi arritur dhe unitetin etnik që duam të arrijmë gjatë shekullit që vjen.


Më 1934, kur unë isha ende student në Medresenë e Tiranës, Hafiz Ali Kraja botoi librin me titull: "A duhet feja? A e pengon feja bashkimin kombëtar?', ku i jepte përgjigje diskutimeve të asaj kohe për këtë çëshqe. Libri i tij ruan vlera të mirëfillta edhe sot sepse mbron parimin demokratik me argumente të shëndosha se besimet fetare nuk ka si ta pengojnë bashkimin fetar.


Nga qarqe të caktuara, sot më shumë se kurrë ngrihet rreziku i fondamentalizmit islamik dhe ndërkohë kjo lëvizje instrumentalizohet për të denigruar ose diskredituar në sy të opinionit publik fenë islame. Ky është një mashtrim i paskrupullt, sepse fondamentalizmi është lëvizje politike me synime të caktuara, që i ka rrënjët tek revolta kundër kolonializmit, pra jo vetëm nuk ka të bëjë me fenë, por bie krejt në kundërshtim me parimet themelore të islamizmit, me mësimet e Kur'anit dhe porositë e All-Ilahut të Plotfuqishëm e Mëshirues. Vetëm njeriu që nuk beson në Zotin kryen vepra të këqia kundrejt bashkatdhetarëve të vet ose komuniteteve të qera, që Zoti me madhështinë e Tij i njeh të barabartë. Ekstremi tjetër janë idetë ateiste komuniste të cilat vazhdojnë të vegjetojnë nëpërmjet ithtarëve të tyre, duke mbështetur tezën se besimet fetare dhe parimet e tyre fashitin dhe pengojnë ndërgjegjen e masave popullore për arritjen e bashkimit kombëtar. Duhet kuptuar se synimi i tyre kryesor është të vërtetojnë tezën se fetë sjellin përçarje, se me parimet e tyre morale predikojnë vetëm nënshtriminndëgjueshmëri dhe që nuk pranojnë dhunën janë të dëmshme.


Fatkeqësisht në Shqipëri sot për sot mungojnë fetarët e shkolluar dhe shpeshherë ndodh që një fetar i paditur i largon besimtarët, ashtu si një mjek i pazoti largon pacientët. Brezi i ri i fetarëve që po formohet dhe edukohet në shkollat e huaja, besohet se do të jetë në gjendje t'u përgjigjet më mirë nevojave shpirtërore dhe besimtarëve të rinj me një nivel arsimi më të lartë. Detyrë e fetarëve shqiptarë është t'u largohen shpjegimeve empirike dhe të jenë në lartësinë e detyrave të kohës moderne. Edukimi fetar ka vlerën e vet cilësore krahas edukatës dhe arsimit në shkollat laike e publike.


Ndryshe nga fetë e tjera që e kanë kthyer liturgjinë në gjuhet kombëtare, feja islame ruan traditën që t'i zhvillojë namazet (faljet) në gjuhën arabe, pra, ajo është e njëjtë në të gjitha vendet e botës ku praktikohet islamizmi, në Lindjen e Mesme dhe të Largët, në vendet Afrikane, në Evropë dhe në Amerkë. Kjo nuk përbën ndonjë pengesë për besimtarët shumëkombësh, sepse predikimi kryhet kodo në gjuhën kombëtare e ndërkohë si Kur'ani, si librat e lutjeve janë kthyer në çdo gjuhë.


Me shpresë te Zoti, qoftë i lavdëruar emri i Tij, Shqipëria në shekullin që vjen do ta gjejë veten në Evropën e Bashkuar. Dyshimet e shprehura aty-këtu se Evropa nuk do ta pranojë lehtë Shqipërinë ose do t'i vërë kushte të veçanta për shkak të përbërjes fetare, kryesisht myslimane, janë pa bazë. Më e drejtë do të ishte të pyesnim nëse integrimi do të ketë ndikime në strukturën fetare shqiptare.


Për mendimin tim ky rrezik hipotetik nuk duhet të na shtyjë të ndruhemi, ose ca më keq, të kundërshhyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, sepse tj Evropa është djepi i qytetërimit, lirisë, barazisë dhe re-spektimit të të drejtave njerëzore, pra, edhe të besimit fetar. Aq më tepër tani vlen të kihet parasysh se në shtetet të fuqishme të Evropës, Francë, Gjermani, Angli, Itali, tjka komunitete islamike të mëdha, të cilat respektohen si çdo komunitet qetër fetar.


Dua t'i mbyll këto shënime duke theksuar se rinia shqiptare ka nevojë të mësojë traditat fetare, harmodhe tolerancen që ka dalluar kurdoherë udhëheqësit Ifetarë të shqipërisë, kontributin që ato kanë dhënë, si në historinë e kulturës kombëtare, ashtu edhe në atë fetare, që nga Hoxhë Tasimi, Hoxhë Vokri, Hafizët: Ali Korça, Ali Kraja, Ibrahim Dalliu, etj.. Më ka lënë mbresë të veçantë vizita ime në Korçë më 1991, kur shkuam në Shqipëri me një delegacion nga Amerika, në kohën që ishin lejuar ritet në institucionet fetare. Sapo dolëm nga kryekisha ku shkuam të urojmë priftërinjtë ortodoksë, disa fëmijë na u afruan dhe me respekt na puthën dorën. Ka të ngjarë që ata nuk dinin të dallonin hoxhën nga prifti, por për ata mjaftonte që ne ishim veshur me rrobe fetare për të gëzuar respektin dhe nderimiet e tyre. Edhe unë ua ledhatova kokën me një ndjenjë krenarie se toleranca jonë fetare është karakteristikë kombëtare që edukohet qysh në vogëli.[2][3]

Referencat
  1. Autor:Imam Vehbi Islaili
  2. Marrë nga libri: "Shekulli XXI, mendime dhe opinione", New York, 1996.
  3. Marrë nga Horizonti.Com

Faqe 1
faqe
- 3 -

Faqe 4