Rregullat gjatë përpilimit në HTML
Rregulla e futjes së tekstit
redaktoGjatë krijimit të regjistrave HTML me ndonjë fletore elektronike ose përpilimit me komplete veglash përpilimi për HTML, duhet të keni parasysh disa këshilla, respektimi i të cilave edhe pse në fillim është i vështirë me kalimin e kohës jep rezultate të dukshme.
- Për regjistrin e ri, së pari shkruani skelën e regjistrit HTML.
- Gjatë futjes së tekstit, keni kujdes për rregullat e hijesimit sipas hierarkisë për shenjat e përgjithëshme dhe vetjake të gjuhës HTML.
- Vendosni ndërprerjet e radhëve dhe fushat boshe ashtu që në tekstin burimorë të keni pamje optimale për kontrollimin e strukturës. Por mos harroni se, ndërprerjet e radhëve dhe fushat boshe nuk interpretohen ashtu nga shfletuesi. Për ndërprerjet që duhet të paraqiten në skenë përdorni elemente përkatëse të gjuhës p.sh paragrafët dhe ndërprerjet. Po që se keni nevojë që teksti i futur të interpretohet në skenë ashtu si tekst i thjeshtë, me gjitha ndërprerjet, me gjitha ikjet, atëherë mund të përdorni elementet e gjuhës HTML për tekste të para formuar (të para skalitura).
- Keni parasysh që në HTML nuk ka tabulatorë (dy gishta, ikajake boshe). Përdorimi i tabulatorëve gjatë përpilimit të regjistrit për tekstit burimor, në fletën e uebit nga shfletuesi interpretohet si një fushë e vetme e zbrazët. Shenjat e tabulatorëve, e ndërprerjes, dhe fushat e boshe të thjeshta në gjuhën HTML krijojnë klasën e të ashtuquajturave shenjat e fushave të bardha (white space). Zakonisht shfletuesit, shenjën e tabulatorit ose të ndërprerjes të shënuar gjatë përpilimit e interpretojnë si fushë boshe të tekstit në fletë. Vargu i këtyre shenjave të bardha nga shfletuesi nuk përfillen dhe mblidhet në një fushë boshe të vetme. Për të kontrolluar fushat e bardha në gjuhën HTML duhet që në vend të fushave boshe të futet shenja përkatëse për fusha boshe