Në vend të përfundimit


Faqe 3
faqe
- 4 -

Faqe 5

Trojet shqiptare dhe ballkanike, nën presionin dhe dhunën e gjenit dhe mendjes së çoroditur, një kohë të gjatë ishin shembull karakteristik të një vetëdijeje të shtrembëruar, arkaike dhe izoluese, tipike për një konzervatizëm mental, tipike për vellikoserbizmin.


Të gjitha të theksuarat dhe të patheksuarat në këtë diskutim çojnë në përfundim se integrimi i Serbisë në paktin euro-atlantik dhe në integrimet e ndryshme evropiane dhe botërore është i mundshëm vetëm si interes i fuqive botërore dhe vetëm për interes të balansit politik dhe ekonomik, por assesi si meritë e politikës serbe. Në fund të fundit, integrimi i saj duhet të bëhet, qoftë edhe me presion politik, por pa Kosovën.


Kosova duhet të ketë rrugëtimin e saj autokton drejt Evropës së bashkuar, ashtu çfarë është, me identitetin e saj fetar, nacional, kulturor, politik, ekonomik etj.


Jam i vetëdijshëm se nuk u theksuan të gjitha dhe nuk kam pretendim t’i them të gjitha, sepse është temë e gjerë dhe komplekse. Ligjëratat e ligjëruesve të nderuar dhe diskutimet e diskutuesve të nderuar ofruan orientimet e nevojshme.


Ju falënderoj për durimin dhe kohën që patët gjatë diskutimit tim.


Faqe 3
faqe
- 4 -

Faqe 5