Portret i një dëshmori
Artikulli i cili u botua në gazetën “EPOKA E RE” më 11 korrik të vitit 2003
Ragip Jashari – Mardoqi një jetë për atdhe
Më 19.4.1999 pushkatohet së bashku me dhjetëra bashkëfshatarët e tij, shumica moshatarë të tij, në masakrën e njohur të Hallaqit të Vogël të Lypjanit, si shum të tjera në Kosovë. Në të njëjtën ditë i digjet edhe shtëpia me krejt gjallërin e familjes dhe dorëshkrimet e të ndjerit 10-15 kg, të cilat nuk e patën fatin që t`i shikojë syri i lexuesit.
Shkruan A. Jashari
Lufta në familjën Jashari (fshati Hallaq i Vogël, komuna e Lypjanit) la dhembje të madhe, por njëherit hapi edhe një kapitull të ri në historinë e kësaj familjeje. Dëshmori Ragip Jashari ishte një i ri me një intelegjenc të lartë të nohutive, si dhe një njohës i mirë i çështjes kombtare, e për këtë të fundit kishte mësuar mjaft edhe nga e kaluara e stergjyshërve të tij.
Prejardhja e dëshmorit Ragip Jasharit është nga treva e Gollakut, e njohur si trevë qëndrese, që nga koha e mbretrive e gjer në luftën e fundit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu ne Lypjan, kurse shkollimin e lartë ne Zagreb (Kroaci), e që të gjitha këto i kreu me sukses të shkëlqyeshëm.
Praovimi e pjakuris për atdhe etregoj nga pozita e detyrës më me përgjegjësi, si kryetar rinie, në nivel komunal, të cilën ia ngarkoj brezi i tij rinor, për atë kohe mjaft delikate. Me mospajtimin e ti ndaj suprimimit të Kushtetutes së vitit 1974 dhe gjukimit të grevave të njohura të minatoreve te Kosovës, të vitit1989, e vulosi përcaktimin e vet ideor dhe kombëtar, kur në krye të delegacionit rinor nga Qendra e arsimit të Mesëm, të cilin vetë e formoi, shkuan e iu bënë vizitën zyrtare minatorve të Goleshit. Me këtë rast e bëbë me dije opinionin e gjerë se rinia e Kosovës kurrë nuk flen e qetë deri në çlirimin definitiv të mbitokës dhe nëntokës së vet.
Por, sa u kthye nga kjo vizitë, egjeti këshillin Koordinues të komunës të gatshum për fillimin e seancës, i cili e kishte në rend dite: vlerësimin e gjendjes politike dhe të siguris në terren, në bazë të raportimeve të aktivistëve nga terreni.
Shkarkimi nga detyra
Ky këshill ishte i përbërë nga të gjithë kryetarët e organizatave politiko shoqërore të komunës dhe këtu prezantonin nga dy aktivistë të komitetëve të LK të Serbisë dhe të LK të Kosovës. Nga Komiteti i Serbisë ishin: Tomislav Bjeletiq dhe Toma Mladenoviq, kurse nga Kosova ishin: Enver Jusufi dhe një serb. këtu, posa fillon mbledhja, pasi që të gjithë ishin të informuar se çka kishte ndodh në Qendrën e Arsimit të Mesëm, thërrasin që i pari të informoj kryetari i Rinisë nga terreni. Pasi që të gjithë e kishin pergatitur qëndrimin e tyre për këtë ngjarje, me pa durim e prisnin përfundimin e informatës së kryetarit të Rinisë, pasi që sipas tyre ishte indetifikuar zbulimi i “irredentës”dhe për ta ky ishte pikërisht kryetari i Rinisë së Komunës së Lypjanit, Ragip Jashari.në këtë rast fjalën e kishte marrë, sipas skenarit, Enver Jusufi, i cili pa mëshirë propozon, që kryetari i Rinis të shkarkohet nga detyra dhe nga LKpër të mundësuar marrjen e masave tjera ligjore. Ky propozim njëzërit përkrahet nga të ghithë pjesëmarrësit, për arsye se me këtë identifikimrasti për ta ishte sikur zbulimi i Amerikës, ku të ghithë pas këtij rasti, mund të marrnin frymë më lehtë dhe mund t`i kryejnë detyrat më me sukses e pa frikë. Kurse, aktivistët e komiteteve të përfitojnë poena në zbulimin e “irredentizmit shqiptar”. Po ne këtë mbrëmje lajmin e parë për shkarkimin e kryetarit të Rinis së Lypjanit, për shkak se kishte organizuar vizitë grevave të minatorëve e dha Radio Televizioni Shqiptar.
Jeta në kurbet
Pasi që u mor vesh nga informatat e fshehta se po përgatitet arrestimi i tij, ai largohet në botën e jashtme. Atje pas një kohe të shkurtër i bien në gjurmë dhe fillon përcjellja e tij, në mënyr intensive nga qarqet e ndryshme serbo- qetnike, ku gjatë kësaj percjelljeishte përgatitur edhe likuidimi i tij, por nuk ishte i sukseshëm dhe atë dy herë radhazi. Pas largimit të babait të tij nga puna më 1990, i largohet edhe vëllau nga puna më 1991dhe kështu familja e tij 10 antarëshe mbetet pa asnjë burim jetësor. Gjatë jetës së tij në botën e jashtme, brenda 9 viteve të vrazhdta e pa kurrfarë suksesi për jetë – si pasojë e përcjelljeve, përgjimeve nga personat e lloj lloj ngjyrave, kurrë nuk arriti të stabilizohet në asnjë mëynyrë. Ishte i fejuar dhe kurr nuk iu dha rasti të martohet.
Peripecitë e familjes
Gjithashtu, edhe familja e tij përjetoi çaste të vështira gjatë kësaj kohe 9 vjeçare. Në vitin 1994 pas shumë provokimeve nga ana e bashkëpunëtorëve të policis serbe të Lypijanit, i rrahen në mënyrë brutale tre vëllezërit e tij dhe pas shum kontrollimeve të shtëpis së tij, maltretimeve të shpeshta, duke e kërkuar edhe të ndierin, që të lajmërohet bashkë me vëllezërit e tij në polici. Me një rast që ndodhi më 7 mars 1995, derisa vëllezërit dhe motrat e të ndjerit gjendeshin në festën e Ditës së Mësuesit, arrin policia serbo çetnike e Lypjanit, në shtëpin e të ndjerit, ku fillojnë me kontrollimin, kërkimin e djemve me maltretime brutale. Si pasoj e kësaj ngjarje të kobshme, nëna e te ndjerit sëmuret rendë nga stresi, ku pas 13 orësh, më 8 mars 1995 vdes, dhe në vend të dhuratës për festën e 8 Marsit nga bijtë dhe bijat e saj i vendosin kurora lulesh mbi varr.
Kështu, pra, i ndjeri përveç situatës së vet të rënd, e cila i shtohej ditë e më tepër, ngarkohej edhe me atë të familjes. Si azilkërkues nuk arriti të gjejë mirëkuptim në shtetin gjerman, edhe pse e kishte rastin më të rëndëse të tjerët – si i ndjekur politik. Në vitin 1998, në muajin shkurt, me dhunë e kthejnë në Kosovë, kur lufta veç sa s`kishte filluar.
Rënia në Kosovë
Më 20 mars 1999 nga shtëpia i largohet vëllau i të ndjerit me fëmijët e tij, me propozimin e babait të tyre, i cili asokohe ishte i shtrirë në spital dhe iu kishte preferuar që të dy të vinin në Prishtinë, mirëpo i ndjeri kurrsesi nuk pranoi të largohet nga shtëpia, në të cilën mezi ishte kthyer.
Kështu, më 19.4.1999 pushkatohet së bashku me dhjetëra bashkëfshatarët e tij, shumica moshatarë të tij, në masakrën e njohur të Hallaqit të Vogël të Lypjanit, si shum të tjera në Kosovë.
Në të njëjtën ditë i digjet edhe shtëpia me krejt gjallërin e familjes dhe dorëshkrimet e të ndjerit 10-15 kg, të cilat nuk e patën fatin që t`i shikojë syri i lexuesit.
Nga familja Jashari-Mardoqi, që nga viti 1878 e deri më sot në vijën vertikale u flijuan hiç më pak se 34 vetë, nga të gjitha gjinitë dhe moshat, për të njëjtat qëllime dhe nga i njëjti armik.