Pse thuhet ...
Pse thuhet ... është përmbledhje argëtuese logjike e frazeologjive të shqipes dhe krahasimit të shprehjeve të shqipes me gjuhët tjera.
- Pse thonë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurta?
- Ah, po, sepse e vërtata i ka këmbët e gjata.
- Pse në gjermanisht për shtëpi shëndeti thuhet shtëpia e të sëmurve?
- Sepse edhe numrave gjermanët i shkojnë kontra, p.sh tre e tridhjet i thonë tridhjet e treshit. Si duket gjermanët e Zvicërres përdorin një fjalë tjetër të ngjajshme me atë në shqip - Spital.
- Pse në gjermanisht mizës i thonë flutur?
- Ndoshta se gjermanët mendojnë që flutura lundron në ajër,
- Pse në gjermanisht lapsit kimit i thonë sferë shkruese?
- Sepse lapsi e lëshonë bojën kimike në letër nëpërmjet një sfere të vogël e cila rrotullohet mbi letër.
- Pse në shqip lapsit me mbushje në Kosovë i thonë Kimik?
- Sepse i kanë ra shkurt, lapsi që është mbushur me bojë kimike - Kimiku. Për t'u dalluar nga boja (tushi) e penës e cila përdorej më parë.
- Pse në shqip tabelës në klasa (shpesh të gjelbërta) u thonë dërrasa e zezë?
- Pse në gjermanisht dhe angisht shkumbuesëve iu thonë brauser gjegjësisht browser?
- Në anglish nuk e di. E di që gjermanët pijeve që bëjnë shkumë (b.f. sq.lokal : aranxhata, uji me puçrra, uji i thaptë, uji mineral, uji freskues) si p.sh. Fanta, Sprit etj. e që nuk janë kola, ende u thonë brouser (lexo:Bráuze).
- Pse në gjermanisht shkakut edhe themeleve i thojin njësojë, Grund?
- Sepse në shqip që të dyjat i fusin fije për pe në një pikë.
- Pse në shqip të vendosurës i thonë ligjë.
- Sepse në gjermanisht kur e vendosin e bëjnë ligj.
- Pse shqiptart kur t'hanë bukë natën thojin hongra darkë
- Sepse kur shqiptarët të hanë darkë anglezët thonë se u bo terri .
- Pse në Gjakovë ngrënjes së mëngjezit i thonë kafjollë.
- Sepse krahas kafës së mëngjezit hanë edhe ndonjë fjollë buke.
- Pse thojin egoizëm e jo etrupizëm.
- Sepse është e gojës për trupin dhe nuk është e trupit për gojën.
- Pse thuhet hierakia?
- Sepse ose është fjalë pyetse a i ka ra hija, ose treguese i ka hi er rakie. Me fjalë tjera ose është i nënshtrum i dikuj ose është i dehur mbas erës tij?
- Pse në gjermanisht priftave i thojin pristér
- Sepse gati që njëjtë është. Në Gjakovë thojin t'prift e mara në Pejë Prist' tanë nuk janë ende në gjendje. Kshtu që njëri niset prej fillimit tjetri prej s'pari.
- Pse thuhet se hija është hi
- Sepse që të dyjat janë hie njëna bohet hi e shkrumë e tjetra hije e zjarrtë ose e errët.
- Pse të gjithë thonë magji?
- Sepse çka del nga magjia e gjuhës shqipe për të tjerët duket magjike. E ne e hamë për çdo ditë magjin e bukës së nënës tonë.
- Pse duket që vetëm në gjermanisht gjuhës (shprahe) i thonë ndryshe nga gjuha (cunge).
- Sepse, s'prehet ai që shprehet që i ke thënë cunga.