LIGJ Nr.9121, date 28.7.2003

PER MBROJTJEN E KONKURRENCES

Ne mbeshtetje te neneve 11 pika 1, 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave.

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

PJESA I DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1 Qellimi i ligjit

Qellimi i ketij ligji eshte mbrojtja e konkurrences se lire dhe efektive ne treg, duke percaktuar rregullat e sjelljes se ndermarrjeve, si dhe institucionet pergjegjese per mbrojtjen e konkurrences dhe pergjegjesite e tyre.

Neni 2 Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet per: a) ndermarrjet dhe grupimet e ndermarrjeve, te cilat, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, ndikojne ose mund te ndikojne ne treg; b) te gjitha subjektet e percaktuara ne kete pike, qe e ushtrojne veprimtarine ne territorin e Republikes se Shqiperise, si dhe per ato qe e ushtrojne veprimtarine jashte ketij territori, nese pasojat e kesaj veprimtarie ndihen ne tregun e brendshem. 2. Ky ligj nuk zbatohet per marredheniet ndermjet punedhenesve e punemarresve dhe per marredheniet qe jane objekt i nje kontrate kolektive ndermjet punedhenesve dhe sindikatave.

Neni 3 Perkufizime

Ne kete ligj, termat e meposhtem kane keto kuptime: 1. "Ndermanje" eshte çdo person fizik ose juridik, privat a publik, qe kryen veprimtari ekonomike. Si ndermarrje konsiderohen edhe organet e administrates qendrore e vendore, si dhe entet ose institucionet publike, kur kryejne veprimtari ekonomike. 2. "Grupime ndermarrjesh" jane grupimet e ndermarrjeve te çdo forme, ligjore a faktike, qe jane ose jo person juridik, privat a publik, me qellim fitimprures ose jo, te cilat mbrojne interesat e ndermarrjeve anetare. 3. "Veprimtari ekonomike" eshte veprimtaria prodhuese, tregtare, financiare ose profesionale, qe shoqerohet me blerjen dhe shitjen e mallrave dhe/ose me ofrimin apo perftimin e sherbimeve. 4. "Marreveshje" jane marreveshjet e çdo forme, te lidhura ndermjet ndermarrjeve, me ose per force detyruese, vendimet ose rekomandimet e grupimeve te ndermarrjeve, si dhe praktikat e bashkerenduara ndermjet ndermarrjeve, te cilat veprojne ne te njejtin nivel, pra marreveshje horizontale ose ne nivele te ndryshme, pra marreveshje vertikale, te tregut. 5. "Pozite dominuese" eshte pozita e nje ose me shume ndermarrjeve, qe i lejon ato te jene te afta te veprojne, per sa i takon ofertes ose kerkeses, ne menyre te pavarur nga pjesemarresit e tjere ne treg, si: konkurrentet, klientet ose konsumatoret. 6. "Produkt" eshte çdo mall, i shitur ose i blere, ose çdo sherbim i ofruar apo i perftuar ne treg nga ndermarrjet. 7. "Treg perkates" jane produktet qe vleresohen si te zevendesueshme nga konsumatoret ose klientet e tjere, per sa u perket karakteristikave, çmimit dhe funksionit te tyre dhe qe ofrohen ose kerkohen nga ndermarrjet ne nje zone gjeografike me kushte te njejta konkurrence, zone kjo e cila veçohet nga zonat e tjera kufizuese. 8. "Autoriteti i Konkurrences", qe me poshte do te quhet Autoriteti, eshte struktura e ngarkuar me kontrollin e zbatimit te ketij ligji. 9. "Komision i Konkurrences", qe me poshte do te quhet Komisioni, eshte struktura vendimmarrese e Autoritetit te Konkurrences.

PJESA II KUFIZIMET E KONKURRENCES

KREU I MARREVESHJET

Neni 4 Marreveshjet e ndaluara

1. Ndalohen te gjitha marreveshjet, te cilat kane si objekt ose si pasoje pengimin, kufizimin ose shtremberimin e konkurrences ne treg, vepnerisht marreveshjet qe: a) caktojne, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, çmimet e blerjes ose te shitjes, apo çdo kusht tjeter tregtimi; b) kufizojne ose kontrollojne prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; c) ndajne tregjet ose burimet e furnizimit; ç) zbatojne kushte te ndryshme per transanksione te njejta me pale te tjera tregtare, duke i vendosur ato ne gjendje te pafavorshme konkurrence; d) kushtezojne lidhjen e kontratave me pranimin nga palet e tjera kontraktuese te detyrimeve shtese qe, per nga natyra ose nga perdorimi i tyre tregtar, nuk kane lidhje me objektin e ketyre kontratave. 2. Marreveshjet qe ndalohen, sipas pikes 1 te ketij neni dhe qe nuk perjashtohen sipas neneve 5, 6 dhe 7, jane te pavlefshme.

Neni 5 Perjashtimi i marreveshjeve horizontale

1. Marreveshjet horizontale, veçanerisht marreveshjet, te cilat kane si objekt ose si pasoje racionalizimin ose specializimin e veprimtarise ekonomike, kerkimin dhe zhvillimin e produkteve ose proceseve, blerjen ose shitjen e perbashket te produkteve nga dhe te nje burim i vetem, mund te perjashtohen nga ndalimi i parashikuar ne nenin 4, per shkak te efiçençes ekonomike. 2. Marreveshjet justitikohen per shkak te efiçences ekonomike nese plotesohen keto kushte: a) ulja e kostos se prodhimit ose te shperndarjes, rritja e rendimentit, permiresimi i produkteve ose proceseve te prodhimit, nxitja e kerkimit per zhvillimin dhe perhapjen e njohurive teknike e profesionale, shfrytezmi i burimeve ne menyre me racionale ose nxitja e zhvillimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, rezultate keto qe nuk mund te arrihen ndryshe; b) pjesemarrja me e drejte ne kete perfitim nga ana e konsumatoreve ose e perdoruesve; c) moskufizimi i ndjeshem i konkurrences.

Neni 6 Perjashtimi i marreveshjeve vertikale

1. Marreveshjet vertikale mund te perjashtohen nga ndalimi i parashikuar ne nenin 4 te ketij ligji, per shkak te efiçences ekonomike, veçanerisht kur kane si objekt ose si pasoje: a) kufizimin e shitjeve me kontakte te drejtperdrejta brenda nje territori ekskluziv ose ndaj nje grupi klientesh ekskluzive, te rezervuar per vete furnizuesin ose per nje shperndares tjeter te autorizuar nga furnizuesi, nese nje marreveshje e tille nuk kufizon shiljet e klienteve te shperndaresit; b) kufizimin e shirjeve perdoruesve te fundit nga shperndaresit qe vepron ne nivelin e tregtise me shumice; c) kufizimin e shitjeve shperndaresve te paautorizuar nga anetaret e nje sistemi shperndarjeje, ne te cilin ndermarrjet furnizuese, ne menyre te drejtperdrejre ose te terthone. U shesin produktet e kontraktuara shperndaresve te perzgjedhur ne baze te kritereve te caktuara: ç) kufizimin e se drejtes te shperndaresve per t'u shitur pjese perberese klienteve, te cilet i perdorin ato per prodhimin e produkteve te ngjashme me ato te furnizuesit. 2. Parashikimet e nenit 5 pika 2 te ketij ligji zbatohen edhe per piken 1 te ketij neni.

Neni 7 Perjashtimi i marreveshjeve te licences

1. Marreveshjet e licences dhe te shitjes se te drejtave te pronesise industriale mund te perjashtohen nga ndalimi i pardshikuar ne nenin 4 te ketij ligji nese: a) liria tregtare e bleresit, e te licencuarit ose e ndermanjeve te tjera nuk kufizohet pa te drejte dhe b) konkurrenca ne treg nuk kufizohet ndjeshem. 2. Nuk ndalohen, sipas nenit 4, angazhimet qe kufizojne bleresin ose te licencuarin, per aq kohe sa keto kufizime nuk tejkalojne periudhen e se drejtes se blere ose te se drejtes qe perben objektin e licences, ne menyre te veçante kur: a) justifikohen nga interesat e shitesit ose te licencuesit per nje shfrytezim teknik sa me te mire te objektit te se drejtes se mbrojtur; b) vendosin detyrimin per te shkembyer pervoje ose per te dhene licenca joekskluzive per shpikje, per permiresimet ose zbatimin e ketyre te fundit, me kusht qe keto detyrime te jene te njejta per shitesin dhe licencuesin; c) kane si objekt moskundershtimin e se drejti: s se mbrojtur; ç) çojne ne nje perdorim minimal te se drejtes se mbrojtur qe eshte objekt i licences ose ne pagesen e nje tarife minimale; d) etiketojne produktet e licencuara, duke mos perjashtuar referencen e prodhuesit.

KREU II ABUZIMI ME POZITEN DOMINUESE

Neni 8 Vleresimi i pozites dominuese

Pozita dominuese e nje ose me shume ndermarrjeve vleresohet, duke marre parasysh, veçanerisht: a) pjesen e tregut perkates te ndermarrjes ose ndermarrjeve ne shqyrtim dhe te konkurrenteve te tjere; b) pengesat ne hyrje ne tregun perkates; c) konkurrencen potenciale: ç) fuqine ekonomike dhe financiare te ndermarrjeve: d) varesine ekonomike te furnizuesve dhe bleresve: dh) fuqine kundervepruese te bleresve; e) zhvillimin e rrjetit te shperndarjes se ndermarrjeve dhe mundesite e shfrytezimit te parimeve te produkteve: ë) lidhjet ekonomike me ndermarrjet e tjera: f) karakteristika te tjera te tregut perkartes si: homogjenitetin e produkteve, transparencen e tregut, uniformitetin e kostos dhe te madhesise se ndermrrjeve, qendrueshmerine e kerkeses ose te kapaciteteve te lira prodhuese.

Neni 9 Abuzimi me poziten dominuese ne treg

1. Ndalohet cdo abuzim nga nje ose me shume ndermarrje me polite dominuese ne treg.

2. Mund te perbejne abuzim veçanerisht:

a) vendosja, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, e çmimeve te padrejta blerjeje ose shitjeje, ose e kushteve te tjera te padrejta te tregtimit; b) kufizimi i prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik: c) zbatimi i kushteve te pabarabana per veprime tregtare te njejta me palet, duke i vendosur ato ne gjendje te pafavorshme konkurrence; c) lidhia e kontratave, me kusht qe palet e tjera kontraktuese te pranojne detyrime shtese: d) vendosja e çmimeve ose e kushteve te tjera, qe kane si objekt ose si pasoje pengimin e hyrjes ose nxjerrjen jashte tregut perkates te konkurrenteve te veçante a te nje produkti te tyre: dh) refuzimi per te tregtuar ose per te dhene licenca: e) refuzimi i hyrjes se nje ndermarrjeje tjeter, kundrejt nje shperblimi te pershtatshem, ne rrjetin ose ne infrastrukturat e ndermarrjes me pozite dominuese, nese ky refuzim i perdorimit te njekohshem te rrjetit ose te infrastrukturave pengon ndermarrjen tjeter te veproje si konkurrent i ndermarrjes me pozite dominuese. 3. Nuk konsiderohen abuzive praktikat e nje ose me shume ndermanjeve me polite dominuese ne treg, nese keto ndermarrje provojne se i kane kryer per arsye objektive, siç mund te jene arsyet teknike ose arsyet e ligjshme rregtare.

KREU III PERQENDRIMET E NDERMARRJEVE

Neni 10 Perqendrimi i ndermarrjeve

1. Perqendrim te ndermarrjeve kemi ne rastet e meposhtme: a) kur bashkohen dy ose me shume ndermarrje ose pjese ndermarrjesh te pavarura nga njera-tjera: b) ne çdo transanksion, nepermjet te cilit nje ose me shume ndermanje perftojne kontroll, te drejtperdrejte ose te terthorte, te nje ose me shume ndermarrjeve ose te nje pjese te ketyre te fundit: c) kur krijohet nje ndermarrje e perbashket, qe kryen te gjitha funksionet e nje njesie ekonomike te pavarur. 2. Kontrolli, sipas pikes 1 shkronja "b" te ketij neni, mund te vendoset nepermjet te drejtave, kontratave ose çdo menyre tjerer, te cilat, ne menyre te veçante ose te kombinuar, ne baze juridike ose faktike, krijojne mundesine e ushtrimit te nje ndikimi vendimtar mbi veprimtarine ekonomike te nje ndermarrjeje, ne veçanti me ane te: a) se drejtes se prones ose te se drejtes per te perdorur te gjitha ose nje pjese te aktiveve te nnj ndermarrjeje: b) te drejtave ose kontratave, qe ndikojne ne menyre te ndjeshme ne perberjen, votimin ose vendimet e organeve drejtuese te nje ndermarrjeje.

Neni 11 Blerja e aksioneve per rishitje

Nuk konsiderohet perqendrim blerja e aksioneve te nje ndermarrjeje nga institucionet financiare, institucionet e kreditit dhe te sigurimit, per rishitje, per sa kohe qe ato nuk ushtrojne te drejten e votes per aksionet qe kane dhe me kusht qe rishitja e tyre te behet brenda nje viti nga blerja.

Neni 12 Kontrolli i perqendrimeve

1. Perqendrimet e ndermarrjeve njoftohen ne Autoritet, per te marre autorizim, nese ne vitin e fundit financiar, para perqendrimit: a) xhiroja e te gjitha ndermarrjeve pjesemarrese se bashku, ne tregun nderkomberar, eshte me shume se 70 miliarde leke, ose xhiroja e te gjitha ndermarrjeve pjesemarrese se bashku, ne tregun e brendshem, eshte me shume se 800 milione leke dhe b) xhiroja e te pakten nje ndermarrjeje pjesemarrese, ne tregun e brendshem, eshte me shume se 500 milione leke. 2. Perqendrimet e parashikuara ne piken 1 te ketij neni njoftohen brenda nje jave nga lidhja e marreveshjes per bashkim ose per perftim kontrolli, si dhe nga publikimi i ofertes publike per blerje ose shkembim. 3. Ndermarrje pjesemarrese, ne kuptimin e ketij neni, jane: a) ne rast bashkimi, ndermarrjet qe bashkohen; b) ne rast perftimi kontrolli, ndermarrjet qe perftojne kontrollin dhe ato qe behen objekt te perftimit te kontrollit; c) pjesa e ndermarrjes, ne rast se transanksioni prek kete te fundit.

Neni 13 Vleresimi i perqendrimit

1. Komisioni ndalon perqendrimet e ndermarrjeve, qe rrezikojne te krijojne ose te forcojne poziten dominuese te nje ose te me shume ndermarrjeve. 2. Komisioni nuk ndalon perqendrimet, kur njera nga ndermarrjet pjesemarrese rrezikon seriozisht te falimentoje dhe nuk ka mundesi tjeter me pak antikonkurruese se realizimi i perqendrimit nese: a) ndermarrja ndodhet ne nje situate te tille qe, pa kete perqendrim, duhet te dale nga tregu ne nje te ardhme te afert; b) nuk ka mundesi per riorganizimin e veprimtarise se kesaj ndermarrjeje.

Neni 14 Ndalimi i realizimit te perqendrimit

1. Perqendrimet, sipas nenit 10 te ketij ligji, nuk realizohen sipas rastit: a) perpara njoftimit ne autoritet; b) perpara marrjes se autorizimit nga Autoriteti, c) kur nuk jane plotesuar kushtet e vendosura ne autorizim. 2. Veprimet ligjore ose kontraktore, ne kundershtim me piken 1 te ketij neni, jane te pavlefshme, pervec rastit kur jepet nje autorizim per realizim te perkohshem, sipas nenit 60 te ketij ligji.

Neni 15 Llogaritja e xhiros

1. Xhiroja totale perbehet nga shuma e perftuar nga ndermarrjet pjesemarrese prej shitjes se produkteve ne te gjithe veprimtarine e zakonshme te ndermarrjeve, gjate vitit financiar paraardhes, pas zbritjes se tatimeve, taksave dhe tarifave te tjera qe lidhen drejperdrejt me xhiron e ndermarrjeve. 2. Kur perqendrimi ka te beje me blerjen e pjeseve te nje ose te me shume ndermarrjeve, qe jane ose jo persona juridike, per shitesin ose shitesat merret parasysh vetem xhiroja per pjeset qe jane objekt i transanksionit. 3. Dy ose me shume transanksione, sipas kuptimit te pikes 2 te ketij neni, te cilat kryhen ndermjet te njejtave ndermarrje, brenda nje periudhe dy-vjeçare, vleresohen si nje perqendrim i vetem. Per te percaktuar periudhen dyvjeçare, fillohet nga data e transanksionit te fundit.

Neni 16 Xhiroja e ndermarrjeve pjesemarrese qe jane pjese te nje grupi

1.Kur ndermarrja pjesemarrese ben pjese ne nje grup ndermarrjesh, xhiroja totale e ndermarrjes pjesemarrese, sipas nenit 15 te ketij ligji, llogaritet duke mbledhur xhirot: a) e vete ndermarrjes pjesemarrese; b) e ndermarrjeve filiale, ne te cilat ndermarrja pjesemarrese, ne menyre te drejtperdrejte a te terthorte, zoteron me shume se gjysmen e kapitalit ose me shume se gjysmen e votave, ose ka fuqine te emeroje me shume se gjysmen e anetareve te keshillit mbikeqyres, te keshillit administrativ ose te strukturave te tjera ligjore, qe perfaqesojne ndermarrjen, ose ka te drejte te drejtoje çeshtjet e ndermarrjes; c) e ndermarrjeve meme, qe ne ndermarrjen pjesemarrese kane te drejta ose fuqi te percaktuara ne shkronjen "b" te ketij neni; ç) e ndermarrjeve filiale simotra ose filiale te ndermarrjes meme, ne te cilat nje ndermarrje, sipas shkronjes "c" te kesaj pike, ka te drejta ase fuqi te percaktuara ne shkronjen "b"; d) te ndermarrjeve, ne te cilat dy ose me shume ndermarrje, sipas shkranjave "a", "b", "c" dhe "ç" te kesaj pike, kane bashkerisht te drejta ose fuqi, sipas percaktimit te shkronjes "b". 2. Ne xhiron totale te ndermarrjes pjesemarrese nuk perfshihet shitja e produkteve ndermjet ndermarrjeve te parashikuara ne piken 1 te ketij neni. 3. Kur ndermarrjet pjesemarrese kane bashkerisht te drejta dhe fuqi te percaktuara ne piken 1 shkronja "b" te ketij neni, ne llagaritjen e xhiras totale: a) nuk merret parasysh xhiroja qe rezulton nga shitja e pradukteve, ndermjet ndermarrjes se perbashket dhe seciles prej ndermarrjeve pjesemarrese, si dhe çdo ndermarrjeje tjeter, sipas pikes 1 shkronjat "b" deri ne "d" te ketij neni; b) merret parasysh xhiraja e rezultuar nga shitja e produkteve ndermjet ndermarrjes se bashkuar dhe paleve te treta, e cila ndahet ne menyre te barabarte ndermjet ndermarrjeve pjesemarrese.

Neni 17 Xhiroja e institucioneve te kreditit, institucioneve te tjera financiare dhe ndermarrjeve te sigurimit

1. Per institucionet e kreditit dhe institucianet e tjera financiare, ne vend te xhiros se parashikuar ne nenin 15 pika 1 te ketij ligji, perdoret shuma qe rezulton ne llogarite vjetore dhe llogarite e konsoliduara te bankave dhe te institucioneve te tjera financiare, nga te ardhurat e elementeve te meposhtme, pas zbritjes se tatimeve, qe lidhen drejtperdrejt me keto elemente: a) te ardhurat nga interesi dhe te ardhura te tjera te ngjashme; b) te ardhurat nga aksionet, nga letra me vlere me norme interesi te ndryshueshme, si dhe nga interesat e pjesemarrjeve ne kapital; c) te ardhurat nga komisione te arketueshme; ç) fitimi neto nga operacione financiare; d) te ardhurat nga veprime te tjera. 2. Per ndermarrjet e sigurimit, ne vend te xhiros se parashikuar ne nen 15 ne piken 1, perdoret vlera brute e primeve te nenshkruara, te cilat perfshijne te gjitha shumat e marra dhe te arketueshme, ne baze te kontratave te sigurimit, te leshuara nga ose ne emer te shoqerive te sigurimit, perfshire edhe primet e risigurimit, pas zbritjes se tatimeve, qe lidhen drejtperdrejt me elementet e mesiperme. 3. Parashikimet e nenit 15 pikat 2 e 3, si dhe te nenit 16 zbatohen edhe per pikat 1 dhe 2 te ketij neni.

PJESA III AUTORITETI I KONKURRENCES DHE PROCEDURAT ADMINISTRATIVE

KREU I ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AUTORITETIT TE KONKURRENCES

Neni 18 Autoriteti i Konkurrences

1.Autoriteti i Konkurrences eshte organ publik, i pavarur ne kryerjen e detyrave te veta. Autoriteti eshte person juridik, me seli ne Tirane. 2. Autoriteti perbehet nga Komisioni dhe nga Sekretariati.

Neni 19 Komisioni i Konkurrences

Komisioni i Konkurrences eshte organi vendimmarres i Autoritetit dhe perbehet nga pese anetare. Ai vepron si nje organ kolegjial i perhershem.

Neni 20 Kushtet per t'u zgjedhur anetar i Komisionit

Anetar i Komisionit mund te zgjidhet kandidati qe ploteson kushtet e meposhtme: a) te jete shtetas shqiptar; b) te kete vjetersi pune ne profesion jo me pak se 15 vjet; c) te jete i njohur per kontributin ne fushen e shkencave ekonomike dhe juridike ose per aftesite drejtuese dhe profesionalitetin e shfaqur ne sektore te ndryshem te ekonomise; ç) te mos jete larguar nga puna ose nga sherbimi civil me mase disiplinore.

Neni 21 Zgjedhja e anetareve te Komisionit

1. Anetaret e Komisionit zgjidhen me shumice votash, ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, per nje periudhe 5-vjecare. Kuvendi emeron Kryetarin e Komisionit. Zevendeskryetari zgjidhet me shumicen e votave te te gjithe anetareve, ne mbledhjen e pare te Komisionit. 2. Anetaret e Komisionit zgjidhen jo me shume se dy mandate radhazi. Vetem per heren e pare te zgjedhjes, nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, Kryetari ka nje mandat 5-vjecar, Zevendeskryetari mandat 4-vjecar dhe tre anetaret e tjere kane mandat 3-vjecar. 3. Anetaret e Komisionit zgjidhen nga Kuvendi, me kandidatura alternative, si me poshte: a) nje anetar propozohet nga Presidenti i Republikes; b) dy anetare propozohen nga Keshilli i Ministrave; c) dy anetare propozohen nga Kuvendi. 4. Paga e anetareve te Komisionit vendoset nga Kuvendi.

Neni 22 Papajtueshmerite dhe lirimi nga detyra i anetareve te Komisionit

1. Nuk mund te jene anetare te Komisionit personal qe bejne pjese ne organet e larta drejtuese te partive politike, anetaret e organeve drejtuese te shoqerive tregtare ose personal qe ushtrojne veprimtari ekonomike. 2. Anetari i Komisionit zevendesohet: a) pas mbarimit te mandatit; b) kur largohetnga detyra, sipas pikes 3 te ketij neni; c) kur vdes; ç) kur jep doreheqjen; d) kur denohet me vendim gjykate te formes se prere, per kryerjen e nje vepre penale; dh) kur nga gjykata eshte ndaluar ose pezulluar te ushtroje detyren si nepunes civil ose funksion tjeter ne sherbimin publik ose te ushtroje detyra drejtuese prane personave juridike. 3. Anetari i Komisionit largohet nga detyra me shumice votash, ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te Kuvendit, kur: a) ka shkelur rende ligjin dhe etiken e runes gjate kryerjes se detyres; b) eshte ne pamundesi fizike ose mendore per te ushtruar detyren, c) mungon ne detyre per me shume se tre muaj ne menyre te pajustifikuar; ç) humbet shtetesine shqiptare.

Neni 23 Konflikti i interesave

Kryetari, Zevendeskryetari ose çdo anetar tjeter i Komisionit nuk merr pjese ne shqyrtimin e nje çeshtjeje per te cilen ai ka interes ose kur ka perfaqesuar njeren nga palet pjesemarrese. Ne kete rast, Komisioni e merr vendimin ne mungese te Kryetarit, Zevendeskryetarit ose anetarit ne fjale.

Neni 24 Detyrat dhe pergjegjesite e Komisionit

Komisioni ka keto detyra dhe pergjegjesi: a) harton politiken kombetare te konkurrences; b) miraton strukturen organizative dhe organiken e Sekretariatit; c) miraton rregulloren e brendshme te funksionimit te Autoritetit; ç) mbikeqyr punen e Sekretariatit per zbatimin e dispozitave te ketij ligji; d) merr vendime sipas ketij ligji; dh) nxjerr rregullore dhe udhezime ne zbatim te ketij ligji; e) brenda 3-mujorit te pare te vitit pasardhes paraqet ne Kuvend raportin vjetor te Autoritetit; ë) me kerkesen e komisioneve te Kuvendit, jep vleresime per çeshtje qe lidhen me konkurrencen dhe legjislacionin ne kete fushe; f) u jep vleresime dhe rekomandime organeve te administrates qendrore e vendore dhe institucioneve te tjera publike, shoqatave tregtare, sindikatave, shoqatave te konsumatorit, dhomave te tregtise dhe te industrise, per çeshtjet qe lidhen me konkurrencen;

g) perfaqeson Autoritetin, brenda dhe jashte vendit, ne marredheniet me institucionet e tjera dhe ato simotra;

Neni 25 Detyrat e Kryetarit

1. Kryetari i Komisionit ka keto detyra: a) pergatit, therret dhe drejton mbledhjet e Komisionit; b) bashkerendon pullen ndermjet anetareve te Komisionit; c) nenshkruan aktet e Komisionit, me perjashtim te vendimeve, qe nenshkruhen nga te gjithe anetaret e pranishem ne mbledhje. ç) perfaqeson Autoritetin ne marredhenie me te tretet; 2. Ne mungese te Kryetarit keto detyra kryhen nga Zevendeskryetari.

Neni 26 Marrja e vendimeve

1. Marrja e vendimeve eshte e vlefshme kur ne mbledhjen e Komisionit jane te pranishem te pakten kater anetare, prej te cileve njeri duhet te jete Kryetari ose Zevendeskryetari, me perjashtim te rastit te parashikuar ne nenin 23 te ketij ligji. 2. Vendimet merren me shumicen e thjeshte te anetareve te pranishem. Ne rast barazimi te votave, vota e kryesuesit te mbledhjes eshte vendimtare. Abstenimi nuk lejohet.

Neni 27 Sekretariati i Konkurrences

1. Sekretariati drejtohet nga Sekretari i Pergjithshem, i cili zgjidhet nga Komisioni. 2. Punonjesit e Sekretariatit gezojne statusin e nepunesit civil. 3. Inspektoret e Sekretariatit kryejne hetime administrative, sipas Kodit te Procedurave Administrative, ketij ligji dhe legjislacionit tjeter ne fuqi.

Neni 28 Pergjegjesite e Sekretariatit

Sekretariati, per ndjekjen e zbatimit te dispozitave te ketij ligji, ka keto pergjegjesi: a) monitoron dhe analizon kushtet e tregut per zhvillimin e konkurrences se lire dhe efektive; b) kryen hetime, ne perputhje me Kodin e Procedurave Administrative, ketu ligj dhe legjislacionin ne fuqi; c) harton dhe paraqet raportet e hetimit pralle Komisionit per vendimmarrje; ç) siguron publikimin e vendimeve te marra, te akteve nenligjore te nxjerra ne zbatim te ketij ligji, si dhe te raportit vjetor te Autoritetit; d) ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve te marra nga Komisioni.

Neni 29 Pergjegjesite e Sekretarit te Pergjithshem

1. Sekretari i Pergjithshem pergjigjet per mbarevajtjen e veprimtarise se Sekretariatit. Ne mungese te tij ose ne pamundesi per te vepruar, me miratim te Komisionit, ai mund t'ia delegoje pergjegjesite njerit prej drejtoreve te drejtorive te Sekretariatit. 2. Sekretari i Pergjithshem pergjigjet per: a) zbatimin e procedurave te ketij ligji per shqyrtimin e rasteve; b) hartimin dhe paraqitjen e raportit permbledhes te hetimit para Komisionit per vendimmarrje; c) bashkerendimin e punes se drejtorive te Sekretariatit; ç) pergatitjen e raportit vjetor te punes se Autoritetit; d) bashkepunimin me institucionet e tjera, brenda dhe jashte vendit, per zgjidhjen e ceshtjeve; dh) nenshkrimin e korrespondences shkresore te Sekretariatit.

Neni 30 Ruajtja e konfidencialitetit dhe e sekreteve tregtare

1. Anetaret e Komisionit dhe te gjithe punonjesit e Sekretariatit ose personae e tjere te autorizuar nga Komisioni per zbatimin e ketij ligji ruajne sekretin profesional dhe nuk u japin te dhena konfidenciale, te siguruara gjate kryerjes se detyrave te tyre, asnje personi ose institucioni, me perjashtim te rasteve kur duhet te deshmojne perpara gjykates. Kjo vlen dhe pas mbarimit te detyres. 2. Publikimet e Autoritetit nuk duhet te permbajne te dhena qe perbejne sekret tregtar.

Neni 31 Financimi i Autoritetit

1. Buxheti vjetor per financimin e veprimtarise se Autoritetit, i cili perben ze me vete ne Buxhetin e Shtetit, miratohet nga Kuvendi. 2. Te ardhurat qe krijohen ne zbatim te ketij ligji, perfshire edhe te ardhurat nga gjobat, derdhen ne Buxhetin e Shtetit dhe perdoren sipas akteve ligjore ne fuqi. 3. Autoriteti mban llogari te shpenzimeve dhe te te ardhurave faktike, ne perputhje me legjislacionin shqiptar te kontabilitetit.

KREU II PROCEDURAT E PERGJITHSHME ADMINISTRATIVE

Neni 32 Parimi i pergjithshem

Autoriteti, ne ushtrimin e funksionit te tij, zbaton Kodin e Procedurave Administrative, pervec rasteve kur ky ligj parashikon ndryshe.

Neni 33 Detyrimi per te informuar

1. Ndermarrjet qe hetohen, ato qe kerkojne nje perjashtim, ato qe jane pjesemarrese ne nje perqendrim, si dhe ndermarrjet ose personae e tjere qe mund te kene te dhena te vlefshme per trajtimin e nje ceshtjeje, me kerkese te Sekretariatit dhe ne cdo faze te procedures se hetimit, jane te detyruara t'i japin keto te dhena. 2. Kur ndermarrjet ose personae nuk japin te dhenat e kerkuara, ose japin te dhena te paplota brenda periudhes se caktuar ne kerkesen e Sekretariatit, ose kur Komisioni e vlereson te nevojshme, ai i kerkon te dhenat nepermjet nje vendimi. 3. Ne kerkesen e Sekretariatit dhe vendimin e Komisionit percaktohen baza ligjore, qellimi, afati kohor, brenda te cilit duhet te sigurohen te dhenat, si dhe gjobat e parashikuara ne ligj, ne rast mospermbushjeje te kerkeses ose vendimit. 4. Ndermarrjet dhe personae, te percaktuar ne piken 1 te ketij neni, detyrohen te japin edhe te dhena qe permbajne sekrete tregtare.

Neni 34 Detyrimi per organet e administrates publike

Organet e administrates qendrore e vendore dhe institucionet e tjera publike bashkepunojne me Autoritetin per sigurimin e te dhenave dhe te provave te nevojshme.

Neni 35 Pergjegjesite per inspektim

1. Sekretariati kryeninspektimet e nevojshme pralle ndermarrjeve dhe grupimeve te ndermarrjeve, sipas objektit dhe proeedurave te parashikuara ne kete ligj. 2. Komisioni, me kerkesen e Sekretariatit, autorizon me shkrim inspektoret e Sekretariatit per kryerjen e inspektimeve, sipas procedurave te parashikuara ne kete ligj. Per te kryer inspektimin, inspektoret e Autoritetit paraqesin autorizimin, i cili permban objektin dhe qellimin e inspektimit, si dhe sanksionet e parashikuara ne nenet 73, 74, 76 dhe 78 te ketij ligji. 3. Autoriteti kerkon ndihmen e Policise Tatimore ne rastet kur pengohet kryerja e inspektimeve te nevojshme.

Neni 36 Inspektimi ne ndermarrje

Inspektoret e Sekretariatit dhe persona te tjere te autorizuar me shkrim nga Komisioni per kryerjen e inspektimeve mund: a) te hyjne ne mjediset, mjetet e transportit dhe ne territorin e ndermarrjeve, gjate orarit te punes; b) te shqyrtojne librat dhe regjistrat e veprimtarise ekonomike dhe dokumentet e tjera, pavaresisht nga menyra e ruajtjes se ketij dokumentaeioni, ne forme te shkruar ose elektronike; c) te marrin ose te sigurojne kopje ose pjese nga keto libra, regjistra ose dokumente; ç) te vulosin çdo seli, liber ose regjister te veprimtarise ekonomike per jo me shume se 72 ore, nese nje gje e tille eshte e nevojshme per inspektimin; d) t'i kerkojne çdo perfaqesuesi ose punonjesi te ndennarrjes shpjegime per fakte dhe dokumente, qe lidhen me objektin dhe qellimin e inspektimit.

Neni 37 Kontrolli ne mjedise te tjera

1. Inspektoret e Autoritetit, te autorizuar me vendim nga gjykata qe ka ne juridiksion vendin ku kryhet kontrolli, mund te hyjne: a) ne banesat e administratoreve, menaxhereve, drejtoreve dhe punonjesve te tjere te ndermarrjes, si dhe ne banesat e selite e veprimtarise ekonomike te personave fizike dhe juridike, te brendshem ose te jashtem, te ngarkuar per menaxhimin tregtar, kontabel, administrativ, fiskal ose financiar nga ora 700 deri ne oren 1800 ; b) ne mjedise te tjera, te njesuara me banesat, kur ka arsye te bazuara per fakte dhe rrethana konkrete se ne keto mjedise gjenden ditare ose dokumente te tjera profesionale, qe mund te jene te nevojshme per te vertetuar shkeljet e neneve 4 dhe 9 te ketij ligji. 2. Inspektoret e Sekretariatit, te autorizuar me vendim te Komisionit per kryerjen e kontrollit, veprojne sipas nenit 36 shkronjat "a", "b", "e" dhe "d" dhe nenit 38 te ketij ligji.

Neni 38 Sekuestrimi

1. Inspektoret e Autoritetit sekuestrojne objekte qe kane vleren e proves materiale ne hetim, per jo me shume se 72 ore, nese nje gje e tille eshte e domosdoshme. Personi qe preket nga sekuestrimi njoftohet per kete pa vonese. 2.Gjykata qe ka ne juridiksion vendin ku ndodh sekuestrimi, me kerkese te Autoritetit, mund ta zgjase afatin e mbajtjes ne sekuestro, te parashikuar ne piken 1 te ketij neni, por jo me shume se 6 muaj. 3. Inspektoret hartojne nje procesverbal per sekuestrimin, nje kopje e te cilit i jepet personit te inreresuar. Ky person vihet ne dijeni per te drejten e ankimit ne gjykate.

Neni 39 E drejta e paleve per t'u degjuar

Ndermarrjet dhe grupimet e ndermarrjeve kane te drejte te shprehen per çeshtjen, perpara marrjes se vendimit perfundimtar nga Komisioni. Komisioni e bazon vendimin vetem ne pretendime, per te cilat paleve u eshte dhene mundesia per t'u shprehur.

Neni 40 Ankimi ndaj vendimeve

1. Kunder vendimeve te Autoritetit mund te behet ankim ne Gjykaten e Tiranes brenda 30 direve nga njoftimi i vendimit. 2. Ankimi nuk pezullon zbatimin e vendimeve qe autorizojne perqendrimet dhe marrjen e masave te perkohshme, sipas nenit 44 te ketij ligji. 3. Gjykata e Tiranes mund te vendose pezullimin, teresisht ose pjeserisht, te ketyre masave.

KREU III PROCEDURAT PER MARREVESHJET DHE PER ABUZIMIN E POZITES DOMINUESE

SEKSIONI I PROCEDURAT PER HETIMET

Neni 41 Hetimi ne sektoret e ekonomise

Autoriteti, me nismen e tij, me kerkesen e Kuvendit dhe me kerkesen e institucioneve rregullatore te sektoreve perkates, mund te kryeje nje hetim te pergjithshem ne nje sektor te ekonomise, nese ngurtesia e çmimeve ose rrethana te tjera te bejne te mendosh se konkurrenca ne treg kufizohet ose shtremberohet.

Neni 42 Procedurat e hetimit paraprak

1. Sekretariati mund te filloje proceduren paraprake te hetimit, me nismen e tij, me kerkesen e ndermarrjeve te interesuara ose ne baze te nje ankese te te treteve. Ai fillon nje procedure te tille çdo here qe kerkohet nga Komisioni. Procedurat paraprake te hetimit kryhen sipas Rregullores se Funksionimit te Autoritetit. 2. Procedura e hetimit paraprak nuk nenkupton te drejten per te konsultuar dosjet.

Neni 43 Procedurat e thelluara te hetimit

1. Kur vihen re shenja te kufizimeve te konkurrences, Sekretariati, me miratim te Komisionit, fillon nje procedure te thelluar hetimi. Ai fillon nje procedure te tille sa here qe i kerkohet nga Komisioni. 2. Komisioni percakton radhen e kryerjes se hetimeve, sipas Rregullores se Funksionimit te Autoritetit.

Neni 44 Masa te perkohshme

1. Ne rast urgjence, per shkak te rrezikut te kryerjes se nje demi te rende dhe te pariparueshem per konkurrencen dhe kur ka te ngjare te kete shkelje te neneve 4 dhe 9 te ketij ligji, Komisioni, me nismen e tij, ose ne baze te nje kerkese nga palet e interesuara dhe ne çdo kohe te procedures, mund te vendose manjen e masave te perkohshme, te percaktuara ne nenin 61 shkronjat "c", "ç", "d" dhe "dh" te ketij ligji. 2. Vendimi, ne mbeshtetje te pikes 1 te ketij neni, merret per nje kohe te caktuar dhe mund te shtyhet ne rast nevoje.

Neni 45 Vendimet e Komisionit

1. Kur Komisioni veren shkelje te neneve 4 dhe 9 te ketij ligji, ai, me vendim, detyron ndermarrjet dhe grupimet e ndermarrjeve te interesuara te ndalojne keto shkelje. Per ndalimin e shkeljes Komisioni mund te kerkoje nga ndermarrjet dhe grupimet e ndermarrjeve te interesuara te marrin masat e nevojshme, perfshire dhe ate strukturore. Ne baze te parimit te proporcionalitetit, masat strukturore parashikohen kur masat per te vepruar ose per te mos vepruar ne nje menyre te caktuar nuk jane efikase. 2. Kur ndermarrjet e interesuara marrin angazhime ne pergjigje te verejtjeve te bera nga Autoriteti ne vleresimin paraprak, i cili u eshte komunikuar ndermarrjeve, Komisioni, me vendim, mund t'i percaktoje ate te detyrueshme per ndermarrjet, ne formen e kushteve dhe te detyrimeve.

Neni 46 Revokimi i vendimeve

Komisioni mund te revokoje ose te ndryshoje vendimet e veta, duke vendosur kushte a detyrime, ose te rifilloje proceduren kur: a) njeri ose disa nga faktet qe kane sherbyer si baze per dhenien e vendimit, kane ndryshuar; b) palet shkelin nje ose disa detyrime, te parashikuara ne vendim; c) vendimi eshte bazuar ne te dhenat jo te sakta ose eshte marre nepermjet mashtrimit.

Neni 47 Publikimi i fillimit te hetimit dhe i vendimeve

1. Autoriteti publikon fillimin e hetimit te thelluar ne "Buletinin zyrtar" te Autoritetit. Ne njoftim percaktohen qellimi i hetimit, argumentet per fillimin e hetimit dhe paler qe hctohen. Autoriteti, nepermjet njoftimit, fton edhe pale te treta te marrin pjese ne hetim, nese ato jane te interesuara. Mungesa e publikimit nuk pengon fillimin dhe kryerjen e hetimit. Ne kete rast publikimi botohet ne numrin e pare te ardhshem te "Buletinit zyrtar" te Autoritetit. 2. Vendimet e Komisionit, te marra per shkeljen e neneve 4 dhe 9, botohen ne "Buletinin zyrtar" te Autoritetit. Publikimi permban emertimin, seline, veprimtarine ekonomike te ndermarrjeve pjesemarrese, permbajtjen kryesore te vendimit, si dhe gjobat e vena.

SEKSIONI II PROCEDURA PER PERJASHTIMIN E MARREVESHJEVE NGA NDALIMI

Neni 48 Pergjegjesite per dhenien e perjashtimeve

Komisioni eshte i vetmi organ pergjegjes per te vendosur dhenien e perjashtimeve, te parashikuara ne nenet 5, 6 dhe 7 te ketij ligji.

Neni 49 Njoftimi i marreveshjeve

1. Ne zbatim te neneve 5, 6 e 7 te ketij ligji, marreveshjet horizontale, marreveshjet vertikale, marreveshjet e licences dhe ndryshimet e bera ne to i njoftohen Autoritetit. 2. Njoftimi permban te dhenat e meposhtme: a) emertimin e ndermarrjeve dhe vendin e ushtrimit te veprimtarise ekonomike ose vendin e regjistrimit te ndermarrjeve pjesemarrese; b) llojin e veprimtarise ekonomike; c) formen, permbajtjen dhe objektin e marreveshjes; ç) pjeset e tregut perkates qe zelle ndermarrjet, duke treguar metodologjine per llogaritjen dhe vleresimin e tyre; d) personin e autorizuar qe perfaqeson ndermarrjen gjate procedures. 3. Njoftimi i dhene Autoritetit, sipas kerkeses se pikave 1 dhe 2 te ketij neni, nuk duhet te permbaje te dhena te pasakta, te cilat behen shkak per te siguruar perjashtimin per palen njoftuese ose per nje pale te trete, sipas neneve 5 dhe 6 te ketij ligji, ose moskundershtimin ne rastin e nenit 7 te ketij ligji. Autoriteti nxjerr udhezim per formen e njoftimit.

Neni 50 Vendimi per perjashtim

1. Llojet e marreveshjeve te percaktuara ne nenet 5 dhe 6 te ketij ligji perjashtohen nga ndalimi i parashikuar ne nenin 4, vetem me vendim te Komisionit. Perjashtimet sipas nenit 7 kane efekt, nese Autoriteti nuk do t'i kundershtoje ato me nje vendim, brenda nje periudhe tremujore nga marrja e njoftimit. 2. Efektet e perjashtimit fillojne qe nga data e njoftimit. Perjashtimet, sipas neneve 5, 6 dhe 7 te ketij ligji, jane te kufizuara ne kohe dhe mund t'u jepen ndermarrjeve me kushte dhe detyrime. 3. Ne baze te nje kerkese, perjashtimet mund te shtyhen ne kohe, nese kushtet e neneve 5, 6 dhe 7 te ketij ligji vazhdojne te plotesohen. Shtyrja mund te jepet vetem per ndermarrjet pjesemarrese, te cilat deklarojne pelqimin e eyre me shkrim prane Autoritetit. Deklarata behet ne menyre te pavarur nga cdo ndermarje dhe pranohet vetem 3 muaj para mbarimit te afatit te petjashtimit.

Neni 51 Revokimi i perjashtimit

1. Komisioni mund te revokoje ose te ndryshoje vendimet e tij, duke vendosur kushte ose detyrime, kur: a) njeri ose disa nga faktet, qe kane sherbyer si haze per dhenien e vendimit, kane ndryshuar; b) palet shkelin nje ose disa detyrime, te cilat parashikohen ne vendim; c) vendimi eshte bazuar ne te dhena te pasakta ose eshte marre nepermjet mashtrimit; ç) palet abuzojne me perjashtimin e dhene. 2. Vendimi i perjashtimit mund te revokohet me efekt prapaveprues per rastet e pikes 1 shkronjat "b", "c" dhe "ç" te ketij neni.

Neni 52 Botimi i njoftimeve dhe vendimeve per perjashtim

1. Kerkesat per perjashtim botohen ne "Buletinin zyrtar" te Autoritetir. Njoftimi permban emertimin, seline, veprimtarine ekonomike te ndermarrjeve pjesemarrese, nje pershkrim te shkuner te marreveshjes dhe afatin, brenda te cilit, pale te treta mund te shprehin mendimin e tyre . 2. Vendimet e Komisionit, te marra ne mbeshtetje te neneve 5, 6 dhe 7 te ketij ligji, botohen ne "Buletinin zyrtar" te Autoritetit. Njoftimi permban emertimin, seline, veprimtarine ekonomike re ndermarrjeve pjesemarrese dhe permbajtjen kryesore te vendimit.

KREU IV PROCEDURAT PER KONTROLLIN E PERQENDRIMEVE

Neni 53 Detyrimi per njoftim

1. Kane detyrimin per njoftim: a) ndermarrjet pjesemarrese ne bashkim; b) ndermarrjet qe marrin nen kontroll te gjithe ose pjese te nje ose me shume ndermarrjeve te tjera. 2. Njoftimi paraqet foemen e perqendrimit dhe permban, per çdo ndermarrje pjesemarrese. te dhenat e meposhtme: a) emertimin e ndermarrjes dhe vendin e ushtrimit te veprimtarise ekonomike ose vendin e regjistrimit te ndermarrjes; b) llojin e veprimtarise ekonomike; c) xhiron ne tregun e brendshem dhe ate nderkombetar; ç) pjeset e tregut perkates qe zene ndermarrjet, duke treguar metodologjine per llogarirjen dhe vleresimin e tyre; d) madhesine e pjesemarrjes se perftuar ne çdo ndermarrje nga blelja dhe totalin e pjesemarrjes ne kete ndermarrje, ne castin e blerjes se aksioneve te nje ndermarrjeje tjeter; dh) personin e autorizuar per te perfaqesuar ndermarrjen gjate procedures. 3. Autoriteti nxjerr udhezim per formen e njoftimit dhe per mundesine per njoftim te thjeshtuar.

Neni 54 Konfirmimi i marrjes se njoftimit

Autoriteti u jep ndermarrjeve njoftuese nje vertetim me shkrim per marrjen e njoftimit, ku u ben te ditur se njoftimi eshte i plote. Kur njoftimi nuk eshte i plote, Autoriteti i njofton ndermarrjet qe, brenda nje afati, ta plotesojne ate.

Neni 55 Te dhenat dhe dokumentet plotesuese

1. Ndermarrjet pjesemarrese, ato qe bejne pjese ne nje grup, sipas nenit 16 te ketij ligji dhe ndermarrjet qe shesin nje pjesemarrje ose pjese ndermarrjeje, edhe nese atyre u eshte derguar vertetimi, qe konfirmon marrjen e njoftimit te plote, deryrohen t'i sigurojne Auroritetit, brenda nje afati te caktuar prej tij, te dhenat dhe dokumentet shtese, qe jane me interes per vleresimin e perqendrimit. 2. Autoriteti mund te siguraje nga ndermarrje te tjera te dhena dhe dakumente shtese qe jane me interes per vleresimin e perqendrimit dhe mund t'i njoftoje ato per perqendrimin ne fjale, duke ruajtur sekretin tregtar te ndermarrjeve pjesemarrese, atyre qe bejne pjese ne nje grup, sipas nenit 16 te ketij ligji, si dhe te ndermarrjeve qe shesin nje pjesemarrje ose pjese ndermarrjeje.

Neni 56 Procedura paraprake

1. Ne rast se perqendrimi nuk shfaq shenja te krijimit ose te forcimit te ralites dominuese, Komisioni vendos te autorizoje perqendrimin, brenda dy muajve nga data e marrjes se njoftimit.

Nese konstatohet se perqendrimi shfaq shenja te tilla, Komisioni vendos fillimin e procedures se thelluar ose autorizimin e perqendrimit me kushte dhe detyrime. 2. Ne rastin e autorizimit me kushte dhe detyrime, afati, i percaktuar ne piken 1 te ketij neni, shtyhet me dy jave, nese ndermarrjet pjesemarrese angazhohen te marrin masa per eliminimin e shenjave te krijimit ose forcimit te pozites dominuese. Angazhimet e propozuara nga palet paraqiten prane Autoritetit jo me vone se nje muaj nga data e marrjes se njoftimit. 3. Mungesa e komunikimit brenda ketyre afateve konsiderohet si vendim, qe autorizon perqendrimin dhe mund te realizohet pa rezerva.

Neni 57 Procedura e thelluar

1. Komisioni vendos te ndaloje ose jo perqendrimin brenda nje periudhe prej tre muajsh nga fillimi i procedures se thelluar. 2. Ne rastin e autorizimit me kushte dhe detyrime, afati, i percaktuar ne piken 1 te ketij neni. shtyhet me nje muaj, nese ndermarrjet pjesemarrese angazhohen te marrin masa per eliminimin e krijimit ose forcimit te polites dominuese. Angazhimet e propozuara nga palet i paraqiten Autoritetit jo me vone se dy muaj nga data e fillimit te procedures se thelluar. 3. Mungesa e komunikimit brenda ketyre afateve konsiderohet si vendim, qe autorizon perqendrimin dhe realizohet pa rezerva, me perjashtim te rasteve kur: a) afati shtyhet nga Komisioni, me pelqimin e ndermarrjeve njoftuese; b) afati shtyhet me kerkesen e ndermarrjeve njoftuese; c) afati pezullohet nga Komisioni, i cili, me vendim, shprehet se eshte penguar ne kryerjen e procedures se thelluar, per shkak te ndermarrjeve pjesemarrese.

Neni 58 Afatet

1. Afati dymujor per fillimin e procedures paraprake, sipas nenit 56 te ketij ligji, fillon te nesermen e dates se njoftimit te plote te perqendrimit. Afati tremujor, sipas nenit 57 pika 1 te ketij ligji, fillon te nesermen e dates se marrjes se vendimit per te filluar proceduren e thelluar. 2. Kur afati eshte caktuar ne jave, ai mbaron me kalimin e asaj dite te javes se fundit qe ka te njejtin emer me ate te dites qe ka filluar afati dhe kur afati eshte caktuar ne muaj, me kalimin e asaj dite te muajit te fundit qe ka te njejtin numer me ate te dites qe ka filluar afati. Kur nje dire e tille mungon ne muajin e fundit, afati mbaron ne diten e fundit te ketij muaji. Kur dita e fundit hie ne dite pushimi, afati mbaron ne diten pasardhese te punes.

Neni 59 Procedura ne mungese njoftimi

Nese perqendrimi i ndermarrjeve kryhet pa bere njoftimin, Komisioni, pasi veren shkelje ne detyrimin per njoftim, fillon, me nismen e vet, procedurat e percaktuara ne kete kre. Afati, i percaktuar ne nenin 56 te ketij ligji, fillon kur Komisioni ka te dhenat e plota qe duhet te permbaje njoftimi i perqendrimit.

Neni 60 Autorizimi per perqendrimin e perkohshem

1. Komisioni, ne baze te nje kerkese nga ndermarrjet pjesemarrese dhe ne do kohe te procedures, mund te jape nje autorizim per realizim te perkohshem te perqendrimit, i cili cliron ndermarrjet nga detyrimet ose ndalimet e percaktuara ne nenin 14 te ketij ligji. Ky autorizim jepet nese ekzistojne arsye te rendesishme, ne vecanti per te ndaluar demet e renda dhe te pariparueshme te ndermarrjet pjesemarrese ose te palet e treta dhe duke vleresuar rrezikun qe paraqet perqendrimi per konkurrencen. 2. Ne autorizimin per realizim te perkohshem mund te percaktohen kushtet dhe detyrimet per sigurimin e nje konkurrence efektive.

Neni 61 Kushtet dhe detyrimet

1. Ne castin e autorizimit me kushte dhe detyrime, ne menyre perpjestimore me pasojat antikonkurruese te perqendrimit, kushtet dhe detyrimet mund te perfshijne vecanerisht: a) shitjen e pjeseve te ndermarrjeve; b) shitjen e cdo lloj pjesemarrjeje mbi veprimtarine e nje ndermarrjeje; c) nderprerjen ose lidhjen e marredhenieve kontraktore; ç) dhenien e licencave; d) detyrimin per te vepruar ose per te mos vepruar ne nje menyre te caktuar; dh) çdo mase qe ben te mundur eliminimin e pasojave antikonkurruese; e) çdo mase qe ben te mundur zbatimin, ne menyre korrekte, te kushteve dhe detyrimeve. 2. Autoriteti ben te mundur pjesemarrjen e ndermarrjeve ne procesin e percaktimit te kushteve dhe detyrimeve.

Neni 62 Rivendosja e konkurrences

1. Ne caslin e realizimit te nje perqendrimi, para ose pas ndalimit te tij dhe ne castin e realizimit te nje perqendrimi pa kryer dhe pa plotesuar kushtet qe bashkelidhen ne vendimin e autorizimit te dhene, sipas neneve 56 dhe 57 te ketij ligji, Komisioni detyron ndermarrjet pjesemarrese qe te marrin masat e nevojshme per rivendosjen e menjehershme te situates se meparshme, vecanerisht qe te kryejne ndarjen e ndermarrjeve te bashkuara ose heqjen dore nga pjesemarrjet ose aktivet e perftuara. 2. Komisioni mund t'u kerkoje ndermarrjeve pjesemarrese te bejne propozime per rivendosjen e konkurrences efektive, duke u percaktuar atyre afatin perfundimtar per realizimin e ketyre propozimeve. Nese Komisioni pranon masat e propozuara, ai percakton afatin kohor dhe menyren e zbatimit te ketyre masave nga ndermarrjet pjesemarrese. 3. Nese ndermarrjet nuk marrin masat e nevojshme ose Komisioni ka marre propozime nga ndermarrjet, por i refuzon ata, ai, me vendim, urdheron çdo mase te nevojshme per rivendosjen e situates se meparshme. Ne vecanti, Komisioni mund te marre masa te perkohshme per moskufizimin e konkurrences efektive.

Neni 63 Revokimi

Komisioni mund ta revokoje vendimin nese: a) eshte marre ne baze te te dhenave jo te sakta te ndermarrjeve pjesemarrese; b) eshte marre me ane te mashtrimit; c) ndermarrjet pjesemarrese shkelin nje ose disa detyrime te parashikuara ne autorizim.

Neni 64 Botimi i njoftimit dhe i fillimit te procedures se thelluar

1. Njoftimi i nje perqendrimi dhe vendimi per fillimin e nje procedure te thelluar botohen ne "Buletinin zyrtar" te Autoritetit. Mungesa e botimit nuk pengon fillimin e afateve dhe te procedures se thelluar. 2. Njoftimi permban emertimin, seline, veprimtarine ekonomike te ndermarrjeve pjesemarrese, nje pershkrim te shkurter te perqendrimit dhe afatin brenda te cilit pale te treta mund te shprehin mendimin e tyre. Mendimet e paleve te treta jepen me shkrim. 3. Vendimet e Komisionit botohen ne "Buletinin zyrtar" te Autoritetit. Botimi permban emertimin, seline, veprimtarine ekonomike te ndermarrjeve pjesemarrese, permbajtjen kryesore te vendimit, si dhe gjobat e vena.

PJESA IV PROCEDURAT CIVILE

Neni 65 Padite kunder kufizimeve te konkurrences

1. Personi qe pengohet ne veprimtarine e vet nga nje marreveshje e ndaluar, sipas nenit 4 te ketij ligji, ose nga nje praktike abuzive, sipas nenit 9 te ketij ligji, mund te ngreje padi ne Gjykaten e Tiranes dhe te pretendoje: a) eliminimin ose parandalimin e kufizimit te konkurrences, qe rrezikon te kryhet ose qe eshte kryer ne kundershtim me keto nene; b) shperblimin ose pagesen per demin e shkaktuar, sipas dispozitave perkatese te Kodit Civil. 2. Padia mund te ngrihet pavaresisht nga nje procedure e filluar prane Autoritetit. 3. Nuk i nenshtrohen juridiksionit te gjykatave kerkesat per perjashtim nga nje marreveshje e ndaluar dhe procedurat e kontrollit te perqendrimeve.

Neni 66 Ushtrimi i padive

1. Gjykata e Tiranes, me kerkesen e paditesve, per te eliminuar ose parandaluar pengesat mund te vendose, ne menyre te veçante, qe: a) kontratat jane teresisht ose pjeserisht te pavlefshme, me fuqi prapavepruese; b) ndermarrja, qe shkakton pengesen, ka te drejte te kontraktoje me ndermarrjen e penguar, sipas kushteve te zakonshme tregtare. 2. Gjykata e Tiranes i dergon Autoritetit kopjet e do vendimi te gjykuar, ne zbatim te ligjit, brenda 1 muaji nga data e dhenies se vendimit.

Neni 67 Masa te perkohshme

Ne raste urgjence te justifikuar nga rreziku i shkaktimit te nje demi te rende e te pariparueshem per paditesin dhe kur ka te ngjare te kete shkelje te neneve 4 dhe 9 te ketij ligji, me kerkese te paditesit, Gjykata e Tiranes mund te marre vendime per marrjen e masave te perkohshme.

Neni 68 

Juridiksioni

1. Padite, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij ligji, ngrihen ne Gjykaten e Tiranes. 2. Ne rastet kur pala e paditur kerkon prane Autoritetit perjashtimin e marreveshjes nga ndalimi, gjykata pezullon proceduren dhe pret vendimin e Komisionit.

PJESA V BASHKEPUNIMI ME INSTITUCIONET E TJERA

Neni 69 Detyrimi per organet e administrates qendrore dhe vendore

1. Organet e administrates qendrore dhe vendore kerkojne vleresimin e Autoritetit per cdo projekt aktnormativ qe, ne menyre te vecante, ka te beje me: a) kufizimet sasiore per hyrjen ne treg dhe tregtimin; b) vendosjen e te drejtave ekskluzive ose te te drejtave te vec;anta, ne zona te cakruara, per ndermarrje ose per produkte te caktuara; c) imponimin e praktikave te njejta ne cmime dhe kushtet e shitjes. 2. Autoriteti vlereson shkallen e kufizimit use te pengimit te konkurrences qe rrjedh nga projektaktet, sipas pikes 1 te ketij neni.

Neni 70 Roli i Autoritetit per rregullimin dhe reformen rregullatore

1. Autoritetet e administrates qendrore dhe vendore, enter dhe institucionet e tjera rregullatore, gjate kryerjes se detyrave per rregullimin e veprimtarise ekonomike ne territorin e Republikes se Shqiperise, jane te detyruara te zbatojne dispozitat e ketij ligji dhe te sigurojne nje konkurrence te ndershme dhe efektive. 2. Autoriteti, per arsye te interesit te pergjithshem, vlereson, ne vecanti, barrierat rregulluese te konkurrences, te perfshira ne rregullimin ekonomik dhe administrativ. Ne keto raste Autoriteti ben rekomandimet perkatese. 3. Autoriteti, per zbatimin e ketij ligji ne sektoret e rregulluar, bashkepunon me enter dhe institucionet e tjera rregullatore.

Neni 71 Kembimi i te dhenave me autoritetet simotra

1. Autoriteti, brenda pergjegjesive te veta, ne baze te nje marreveshjeje dypaleshe ose shumepaleshe, si dhe ne baze te nje kerkese, mund t'i jape te dhena ose dokumente qe zoteron a siguron struktures perkatese ne Komisionin Europian ose autoriteteve te huaja simotra, ne perputhje me legjislacionin shqiptar, duke ruajtur reciprocitetin dhe me kusht qe keto autoritete te respektojne rregullat e sekretit tregtar me te njejtat garanci si ne Shqiperi.

2. Autoriteti mund te kryeje hetime, me kerkese te autoriteteve te huaja simotra. me kusht ruajtjen e reciprocitetit. 3. Nese kerkesa e autoriteteve te huaja simotra per ndihme ne kryerjen e hetimeve ose transferimin e te dhenave te zoteruara ose te siguruara nga Autoriteti, rrezikon pavaresine, sigurine, interesat themelore ekonomike ose rendin publik te Republikes se Shqiperise, pranimi i saj do te refuzohet.

Neni 72 Pezullimi ose mbyllja e procedurave

Kur Autoriteti dhe autoritetet e huaja simotra, te cilat kane lidhur marreveshje dypaleshe ose shumepaleshe ndermjet tyre, kane pranuar nje ankese ose kane vepruar me nismen e tyre, ne mbeshtetje te ligjeve perkatese te konkurrenees per te njejten shkelje, fakti qe nje nga autoritetet eshte marre me çeshtjen, mund te sherbeje si baze e mjaftueshme per te tjeret, per pezullimin e procesit ose per refuzimin e ankeses.

PJESA VI KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE DRE SANKSIONET

Neni 73 Masa e gjobesper shkeljet e lehta

1. Komisioni vendos gjoba, ne masen jo me shume se 1 per qind te xhiros totale te vitit paraardhes financiar, mbi ndermarrjet ose grupimet e ndermarrjeve nese: a) japin te dhena jo te sakta, jo te plota ose mashtruese ne pergjigje te kerkeses ose vendimit te bere, sipas nenit 33 pikat 1 dhe 2 te ketij ligji, ose nuk japin te dhena brenda afatit kohor, te pereaktuar ne vendimin e marre, sipasneneve 33 pika 2 dhe 41 te ketij ligji; b) japin te dhena jo te sakta, jo te plota ose mashtruese ne njoftimet, sipas neneve 12 dhe 49 te ketij ligji, ose te dhena dhe dokumente plotesuese te pasakta e te paplota, sipas nenit 55 te ketij ligji; c) japin te paplote librat e kerkuar ose regjistrat e tjere te veprimtarise se tyre ekonomike, gjate inspektimeve, sipas nenit 36 shkronjat "b" dhe "e" te ketij ligji, ose refuzojne te pranojne inspektimet ne mbeshtetje te vendimit te marre, sipas neneve 35 pika 1 dhe 36 shkronja "a" te ketij ligji; ç) refuzojne t'u pergjigjen pyetjeve per faktet dhe, sipas nenit 36 shkronja "d" te ketij ligji, japin pergjigje jo te sakta, jo te plota, mashtruese ose pengojne inspektimin e parashikuar ne nenin 36; d) heqin vulat e vena ne autorizimin zyrtar te Autoritetit, sipas nenit 36 shkronja "ç" te ketij ligji. 2. Parashikimet e neneve 15, 16 dhe 17 zbatohen edhe per piken 1 te ketij neni, per llogaritjen e xhiros totale.

Neni 74 Masa e gjobes per shkelje te renda

1. Komisioni vendos gjoba ne masen 2 deri ne 10 per qind te xhiros totale te vitit financiar paraardhes, per çdo ndermarrje pjesemarrese qe: a) shkel nenet 4 e 9 te ketij ligji; b) nuk zbaton vendimin per marrjen e masave te perkohshme, sipas nenit 44; c) nuk permbush kushtet dhe detyrimet ne mbeshtetje te nje vendimi te marre, sipas neneve 45,50 pika 2,56,57 dhe 60 pika 2 te ketij ligji; ç) nuk njofton nje perqendrim sipas neneve 10 dhe 12 te ketij ligji; d) realizon nje perqendrim, duke mas respektuar detyrimin e nenit 14, perveç rastit kur realizimi i perqendrimit eshte autorizuar shprehimisht, sipas nenit 60 te ketij ligji; dh) realizon nje perqendrim te ndaluar nga Komisioni ose nuk merr masat e nevojshme per rivenuosjen e konkurrences, sipas nenit 62 te ketij ligji. 2. Parashikimet e neneve 15, 16 dhe 17 zbatohen edhe per piken 1 te ketij neni, per llogaritjen e xhiros totale.

Neni 75 Percaktimi i gjobes

1. Per percaktimin e mases se gjobes merren parasysh rendesia dhe kohezgjatja e shkeljes, Fitimi i paligjshem i ndermarrjeve ne saje te shkeljeve te ketij ligji, perben masen minimale te gjobes, kur eshte e mundur te llogaritet ose te vleresohet ne menyre objektive. 2. Nese gjoba vihet ndaj grupimit te ndermarrjeve, sipas ketij ligji, gjoba nuk mund te kaloje 1 per qind, ne rastet e xhiros totale te vitit financiar paraardhes, te percaktuar ne nenin 73 te ketij ligji, ose 10 per qind, ne rastet e xhiros totate te vitit financiar paraardhes, te percaktuar ne nenin 74 te ketij ligji, te çdo anetari te grupimit aktiv ne tregun perkates, te prekur nga shkelja e grupimit te ndermarrjeve. Kur grupimi i ndermarrjeve s'ka fuqi paguese, Autoriteti mund te kerkoje shlyerjen e gjobes nga çdo ndermarrje, e cila ishte anetare e grupimit ne kohen e kryerjes se shkdjes. Shuma e paguar nga çdo ndermarrje anetare me vete nuk mund te jete me shume se 1 per qind ne rastin e xhiros totate te kesaj ndermarrjeje ne vitin financiar paraardhes, sipas nenit 73 te ketij ligji, dhe 10 per qind ne rastin e xhiros totate te vitit financiar paraardhes te ketyre ndermarrjeve, sipas nenit 74 te ketij ligji.

Neni 76 Gjobat periodike

1. Komisioni, ne baze te nje vendimi, vendos mbi ndermarrjet gjoba ne pages a periodike ditore jo me shume se 5 per qind te xhiros mesatare ditore ne vitin financiar paraardhes, e cila llogaritet nga data e marrjes se vendimit, ne menyre qe ata: a) te nderpresin shkeljet e neneve 4 dhe 9, ne perputhje me vendimin e marre, sipas nenit 45 te ketij ligji; b) te veprojne ne perputhje me vendimin per marrjen e masave te perkohshme, sipas nenit 44 te ketij ligji; c) te veprojne ne perputhje me detyrimet ne mbeshtetje te vendimit, sipas neneve 45, 50 pika 2, neneve 56, 57 dhe 60 pika 2 te ketij ligji; ç) te japin te dhena te plata dhe te sakta, te cilat Komisioni i ka kerkuar, sipas vendimit te parashikuar ne nenin 33 pika 2 te ketij ligji; d) te lejojne nje inspektim, i cili eshte urdheruar ne baze te nje vendimi, sipas nenit 36 te ketij ligji; dh) te permbushin angazhimin per marrjen e masave te nevojshme per rivendosjen e konkurrences, sipas nenit 62 te ketij ligji. 2. Parashikimet e neneve 15, 16 dhe 17 zbatohen edhe per piken 1 te ketij neni, per llogaritjen e xhiros totale. 3. Kur ndermarrjet plotesojne detyrimin per te cilin eshte vendosur nje gjobe periodike, Autoriteti mund te percaktoje nje shume perfundimtare te pageses periodike te gjobes, me te ulet sesa ajo qe do te ishte ne mbeshtetje te vendimit fillestar. Parashikimet e nenit 75 pika 2 te ketij ligji zbatohen edhe per kete pike.

Neni 77 Lehtesimi nga gjobat 1. Nje ndermarrjeje, te perfshire bashke me te tjerat ne nje marreveshje te ndaluar, sipas nenit 4, mund t'i jepet lehtesimi, i plote ose i pjesshem, nga gjobat, nese ajo ndihmon ne zbulimin dhe ndalimin e marreveshjes se ndaluar, si dhe ne percaktimin e personave pergjegjes, duke siguruar te dhena, te pazoteruara me pare nga Autoriteti. 2. Komisioni u jep ndermarrjeve keshille per lehtesim nga gjobat, duke treguar edhe kushtet per zbatimin e saj, te percaktuara ne "Rregulloren per gjobat dhe lehtesimin e tyre". Kjo keshille u transmetohet ndermarrjeve dhe nuk publikohet. 3. Ne rastin e nje vendimi, Komisioni mund te jape lehtesim nga gjobat ne perpjestim me kontributin e dhene per zbardhjen, zbulimin dhe ndalimin e shkeljes, nese plotesohen kushtet e percaktuara ne keshillen per lehtesim.

Neni 78 Sanksione individuale

1. Komisioni vendos gjoba ne masen deri ne 5 milione leke mbi individet, qe, me dashje ose nga pakujdesia, kryejne ose bashkepunojne ne veprimet e sanksionuara ne nenet 74 pika 1 dhe 75 pika 1 te ketij ligji. 2. Vendosja e gjobave, sipas pikes 1 te ketij neni, u nenshtrohet afateve te parashkrimit prej tre vjetesh, ne rastin e percaktuar ne nenin 74 pika 1 te ketij ligji dhe prej 5 vjetesh, ne rastin e percaktuar ne nenin 75 pika 2 te ketij ligji.

Neni 79 Ankimi

Kunder vendimeve te Komisionit per vendosjen e sanksioneve mund te behet ankim ne Gjykaten e Tiranes brenda 30 diteve nga marrja e vendimit.

Neni 80 Organi i ngarkuar per ekzekutimin e gjobes

Organi i ngarkuar nga ky ligj per ekzekutimin e gjobes eshte Policia Tatimore.

PJESA VII DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 81 Detyrimi i Kuvendit per zgjedhjen e Komisionit

Brenda dates 30 nentor 2003 Kuvendi i Republikes se Shqiperise ngarkohet te zgjedhe pese anetaret e Komisionit dhe te emeroje Kryetarin e tij.

Neni 82 Vleresimi i akteve normative ne fuqi

1. Autoriteti vlereson shkallen e kufizimit ose te pengimit te konkurrences, te akteve normative ne fuqi ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, ne menyre te veçante, te projektakteve te parashikuara ne nenin 69 pika 1. 2. Autoriteti, pas dy vjeteve dhe pas keshillimit me organet shteterore perkatese, harton nje raport te veçante per problemet qe ngrihen nga keto akte e lidhur me kufizimin e konkurrences, te shoqeruar me rekomandimet per ndryshimet e duhura, te cilin ia paraqet Keshillit te Ministrave dhe Kuvendit.

Neni 83 Dispozita kalimtare

1. Per perjashtimin nga ndalimi i parashikuar ne nenin 4 te ketij ligji, marreveshjet ekzistuese, ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, duhet t'i njoftohen Autoritetit brenda 9 muajve. Perjashtimi ne keto raste jepet qe nga hyrja ne fuqi e ketij ligji. 2. Ky ligj nuk zbatohet ne raster e perqendrimeve te ndermarrjeve, kur ato realizohen brenda nje muaji nga hyrja ne fuqi e ketij ligji dhe kur marreveshja, per bashkim ose per perftim kontrolli, si dhe shpallja e ofertes publike, per blerje ose shkembim, jane bere para hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Per keto perqendrime zbatohet ligji nr.8044, date 7.12.1995 "Per konkurrencen". 3. Ne qofte se marreveshja qe kufizon konkurrencen ose praktikat abuzuese me poziten dominuese njoftohen dhe pasojat mbi konkurrencen eliminohen brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, sanksionet e parashikuara nga ky ligj nuk zbatohen.

Neni 84 Nxjerrja e akteve

Ngarkohet Autoriteti te nxjerre aktet e meposhtme: a) Rregulloren e Funksionimit te Autoritetit; b) Rregulloren per caktimin e shpenzimeve per ndjekjen e procedurave prane Autoritetit te Konkurrences; c) Rregulloren per zbatimin e procedurave te perqendrimit te ndermarrjeve; ç) Rregulloren per gjobat dhe lehtesimin prej tyre.

Neni 85 Shfuqizime

Ligji nr. 8044, date 7.12.1995 "Per konkurrenceh", shfuqizohet ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji.

Neni 86

Ky ligj hyn ne fuqi me 1 dhjetor 2003.

Shpallur me dekret nr.3927, date 14.8.2003 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu