Ushtartë me fustana

redakto

Hupem, na hupe. Thoshte motra e Hipit në të qarë. Ec, e ec, por ata nuk ishin në gjendje që të gjenin familjen e tyre. Qumshti i akullores së shkrirë rridhte teposhtë duarve të vëllaut të vogël që qëndronte dhe nuk lëvizte më tutje. Ec mër, ec mër. - I bërtiste Hipi të vëllait. He, he, shiko ushtarët me fustana - tha vëllau i vogë. Ku, ku - bërtiti Hipi me kokë të kthye nga e motra dhe trup të drejtuar ka i vëllai. Në kokë ju paraqiten fotografitë e skocezëve, me fustanat si mbulesa që shtrohej përfundi sofrës së Xhamisë e që në atë kohë i thonin sabrabezë. Një stof i tjerur në ngjyrë të kaltër apo të kuqe që formonin hoka-hoka (katrore) në kombinim me ngjyren e bardhë dhe noancat e kombinuara të këtyre ngjyrave. Kur u afrua te i vëllai duke tërhequr motrën për dore, Hipi pa dy ushtarë të cilët hidhnin hapat me gjithë seriozitet duke ngritur këmbën lartë. Në këmbë kishin të mbathura një llojë të opingave me tufë. Ata kishin nga një pushkë dhe silleshin si të ishin ushtarë nderi. Në kokën e Hipit ngadal filluan të i kujtohen edhe disa fotografi nga Historia e Letërsis së Sotshme Shqipe të cilat i kishte vizatuar së bashku me kusherinjët, para sa viteve në Gjakovë. Ju ku kujtua Grameni prej të cilit kishte mësuar të vizatojë, ju kujtua filmi që kishte parë "kah Shqipnija". Në kokë ja nisi të luan melodia e këngës kur fillojnë të këndojnë luftëtarët e rrethuar që kishin të veshura fustana por disi ngjyra e kaltër e teshave të ushtarëve të nderit ja prishi filmin.

Hipi shkojë tek porta që e ndante atë nga ushtarët dhe provonte të lexonte tabelen e varrur, por më kotë nuk e kuptonte se çka ishte ajo dhe u tërhoqë duke menduar se është ndonjë institucion i lartë në Selanik por kurr nuk e kuptojë saktësisht se çka qenë ajo, vetëm i mbeti në kujtes ngjyra e kaltërt.

Tridhjet metra nga aty, duke zbritur në një teposhtëse panë pjesën tjetër të familjes të ulur tek prisnin autobuzin në statioin ku ndodhej, ajo shtëpia një katëshe e braktisur nga njerzit përplot minjë dhe disa mallra.

Liria absolute

redakto

Hipi Zhdripi dhe Pajtimi kryen mësimin dhe u përshëndeten me mësuesen Nerxhivane dhe me nxënësit tjerë të klasës së parë. Ata ishin duke ecur përgjatë rrugës së APJ-së dhe kur lanë pas kioskën e pasulave me ngjyra, aty para ëmbëltorës përball tunelit mbrapa të cilit gjendej Bingo-ja, Hipi Zhdripi ndaloj, ndërsa Pajtimi ju hedhë në gjoks një burri. Pas, pak ky burrë ju drejtua Hipi Zhdripit me një, ‘’si të quajnë’’.

- Hipi Zhdripi
- Po mirë Hypi Zhdrypi apo Hipi Zhdripi – pyeti babai i Pajtimit.
- Hipi Zhdripi.
- Po mirë, tha ai, - nxori lapsin dhe u lëshua në gjunjë përball Hipit, ngrehu Rilindjen dhe u përgatit të shkruaj - po më thuaj edhe një herë.
- H I P I Z H D R I P I. – duke mos e ditur drejtë emrin e tij
- Po mirë Hipi Zhdripi eja të hymë këtu së bashku – tregoi tek dera e ëmbëltores dhe me sytë e tij bënte matje siç bënë rrobaqepësi para konsumatorit kur merr masat.

Hipi u gëzua. Në sy të tij u paraqit shampitia. Duke futur pirunin në shampite ai disi nuk gjente qetësi, sytë e ati burri kërkonin nga ai diçka.

Pas disa vitesh

Sofija është kujdestarja e klasës së Hipi Zhdripit dhe mësuesja e gjuhës shqipe në një shkollë të mesme apo si i quanin aso kohe, i një Q.A.M.O të Prishtinës.

Arsye për mbledhje, ‘’mo zot e ma keq’’: Hipi Zhdripi ishte rrahur me një maxhupshka, biri i një polici të lartë në nivel krahinor.

Pas disa mendimeve për arratisje, familjes së Hipi Zhdripit ju kishte ardhur në ndihmë një komshi i cili tri vite pas ngjarjes kishte vdekur në një aksident. Ai e Kishte shpëtuar Hipi Zhdripin nga listat famëkeqe.

Sofije kishte thirrur mbledhjen urgjente. Mbledhja kishte filluar, mbledhje e nxehtë. Mësuesja Sofije kishte viellur gjithë çka mund të villte një mësues i kohës për një (nxënës) rrugaçë. Ajo ishte shkuar edhe më larg. Për deri sa i ati i Hipi Zhdripit kishte mbetur i stepur dhe pa fjalë nga tmerri që kishte dëgjuar, nga këndi tjetër ishte ngritur Mustafa dhe kishte hedhur poshtë të gjitha ato akuza - si po të kishte kaluar jetën e tij me Hipin Zhdripi. Pasi që babait të Hipi Zhdripit nuk i kishte mbetur gjë tjetër, të ndërpresë shkollimin e të birit. Tek dera, para se të lëshonte klasën, ai ju drejtua mësuese, të lutem më trego notat e tij, athua edhe për ato më ka gënjyer. Mësuesja hapë ditarin në fletën e regjistrit ku gjendej numri 32. Ajo fillojë të lexoj më zë të lartë : Gjuhë shqipe - gjithë prindërit shikojnë mësuese e cila për një moment heshti dhe duke tërhequr gishtin mbi fletë tha 5-së, gjeografi 5, fizikë 5-së, kimi 5-së ....

Ashtu qetas, i ati i Hipit Zhdripit, e lëshojë një ofshamë dhe më një zë të ulët tha ai është në rregull, por ju dhe mbylli derën qetas pas veti ashtu siç e ka zakon njeriu i urtë.

Si do që të jetë nga kjo ditë për mese 1 vit e gjysmë, për deri sa kujdestar erdh arsimtari i matematikës, Bujupi, Hipi Zhdripi e sigurojë lirin e tij absolute në shkollë. Në mbledhje të prindërve nuk kishte nevojë të sillte të atin, por në të kundërtën, mësuesja Sofije frikohej se mos vallë vije Mustafa e i ati Hipi Zhdripit.

Si thonë përralla n' përrallë, e mira prej nesh ... në një takim pas më se 4 vite ndërmjet Sofijes dhe Hipi Zhdripit ajo u hedhë në gjoksin e Hipit Zhdripit duke e përqafuar me lot në sy.

Po vetëm në përralla shqiptare ndodhë një gjë e tillë që nxënsi në të njëjeten kohë të ketë knaqësi dhe dhimbje për një mësuese. Kohën e partizanëve Hipi Zhdripi nuk e ka mërri po edhe filmat e Enverit, ato situata nuk kanë ditë me i paraqitë.