NATO në Kosovë, Hipi pas tetë viteve në vendlindje

redakto

Hipi nuk kishte dokument të përshtatëshëm për të kaluar kufinjët ndërkombëtar pa pengesa e maltretime. Hipi kishte një dokument udhëtimi të lëshuar nga zyret gjermane, dokumenti quhej "Reise Document" (Dokument udhëtimi), një librezë bojë hiri që nga shumica e shqiptarëve thirrej thjesht dhe shkurt "Pashaporta". Kishin të drejtë deri diku sepse më të i kalonin portat e pashallarve të Ballkanit e Evropës lidore.

Përderi sa ishte për herë të fundit në Gjermani familja e Hipit, ai ju kishte premtuar se do të pregatitej që si të fillojn të fluturonjë aeroplanët e parë për Prishtinë, ai do të niset. Pas përvojave të Hipit në aeroportin e Lubljanës, ai ja pritonte kalimit të portave, e dinte se do ti kalonte ato, por pastaj do të kishte mundime jo vetëm psiqike dhe nuk do të ishte më pushim por maltretim.

Në ditët e vjeshtës së vonë në qytet flitej se "u lëshua aeroporti i Prishtinës". U lëshua? Si? Kur? Qysh? askush nuk dinte të tregonte por të gjithë e dinin "u lëshua aeroporti i Prishtinës". Hipi si dembel që ishte, kishte një problem, shqiptart po folin që është lëshuar për qarkullim aeroprti i Prishtinës. Premtimi duhej plotësuar dhe duhej të angazhohej edhe fizikisht për këtë punë, duhej që Zhdripi të lëvizte.

Vendi ku para pak muajsh kishi zbarkuar trupat ruse, mendoj ai dhe filluan të i dalin para syve fotografit e skenave televizive të ushtarëve rusë me vija horizontale bardhë-kaltërt, me tankse ... . U lëshua për qarkullim vendi ku për herë të parë ishte luhatur optimizmi i Hipit, se gjërat do të ecin për të mirë, vendi nga ku kishin ardhur skenat e ushtarëve rus... Të gjitha këto ja kujtuan Hipit shikimin dhe sytë e babës e nënës pasi kishin parë ato skena në televizor. Ja kujtuan përshpëritjen e lehtë të tyre " e gjithë kjo, për kot", përshpëritje që tregonte vetëm një segment shumë të shkurt të asaj që thonin sytë e tyre. Nuk ishte vetëm " e gjithë kjo, për kot", por ishte diçka tjetër. Diçka që Hipi e ndiente por edhe pse lexon e lexon, kurr nuk arrin të kuptojë pse kishte ndodhur ai ndryshim në sytë e tyre. Si ishte i mundësh, si mund të shpjegohet ajo dukuri me metoda shkencore, duhet të jetë një dukuri që nuk buronte vetëm nga trupi dhe mendja e personav por nga dikush shumë më i vjetër, shumë-shumë kohë më parë. Euv, u lëshu...

Alo, Hipi Zhdripi në aparatë, është agjencia e fluturimeve Euro...?
Po?
Deshta të pyes për fluturimet në Kosovë
Po?
Kam ndërmet të udhëtojë në dhjetor dhe desha të pyes nëse keni mundësi të më informoni për flturimet për Prishtinë?
A po, është shumë vështirë, nuk dihet ende asgjë.
Po mër, të gjithë janë duke thënë "lëshu aroporti"!!!
Me të vërtet është folur dhe është paraparë, por nuk është e sigurt.
Si të ja bëjmë kësaj pune?
Po keni mundësi të rezervoni për datën ......, por mund të merrni një fluturim për në Shkup apo Tiran.
Po çka mendoni ju, do të lëshohet apo jo?
O për bes nuk e di, por e di që nëse dështon, rezervimi kushton 20.
Mirë, çoma një bilet.

Zhdripi në qytet kërkon kontaktin me bashkatëdhetarët për të marrë të dhëna, ato të internetit dhe medijave janë të vjetra, goja e popullit të jepë shumë më shpejtë edhe të dhëna edhe gënjërshtra, të dyja me sqarime e komente plotësuese. Nëse ke të instaluar një filter të mirë, një softver aktual në kokë të ndihmojnë, përndryshe të shkatrrojnë.

Alo, O dembel, nuk e ke ndërmend të vishë në Kosovë. Ishin thirjet e parrestura, në fillim të dhjetorit, ishin aq neveritëse sa Hipi ju dërgonë E-mail me një kopje të biletës së kenuar me shkrimin plotësues "O, dembeli po donë me ardhë, po a po lëshohet në qarkullim aeroporti i Prishtinës është pyetja?". Por edhe kjo nuk ja mbushte mendjen motrës së Hipit e cila ja kërkonte fjalën se ai do të vinte. Kësaj ju përgjet Zhdripi në të qeshur, "Hipi, do të vijë gjallë a vdekur në Kosovë".

Alo, Filon Fisteku nga Euro... në aprat, është shtëpia e Hipi Zhdripit?
Po, unë jam Zhdripi.
Na duhet të ju informojmë se me gjasë nuk do të ketë flutrim me datën .... Hamburg - Prishtinë dhe deshem të ju pyesim si doni të veproni?
E shka me bo tashti?
Po si ju kamë thënë. Me gjithë se është vështirë tërheqja e të hollave, ne do të provonim për Shkup apo Tiranë.
Në Shkup as se si, po sa kilometra i ka nga Tirana në Prishtinë.
Nuk e di, por ka autobuzë të shumtë që e mbajnë këtë linje dhe nuk është ndonjë problem.
Mirë, çoma një bilet.

Zhdripi ja kishte dhënë fjalën së motrës dhe çdo gjë kishte marrur fund ai kishte për të mbërri para Vitit të Ri në Prishtinë. Si? Ai vetë nuk e dinte. Thënjet e prindërve që udha nga Tirana në Prshtinë zgjatë 12 orë, dhe është e mundimshme si dhe thënjet e bashkëatdhetarëve e bashkëvendasve, që autobuzët dhe udhëtarët e kësaj linje, sidomos natën plaçkiten nga malësorët nuk i bënin përshtypje dhe i merret si qesharake.

Më datën .. dhjetor Zhdripi me muzikë në veshë u nisë për në Kosovë pas tetë viteve.

Zhdripi për herë të dytë në aeroportin e Tiranës

redakto

Autobuzi i Çëkalës

redakto

Autobuzit i mungonte vetëm kaftorri i druve përndryshe lirisht, së bashku me udhëtarët dhe skenat mund të futej në serin e filmi jugosllav ku luanin Paja (i holli) dhe Çëkala (i trashi). Ndryshim tjetër që ja vlenë të përmendet ishte se kjo seri nuk ishte jugosllave por reale shqipare.

Ta ndezi, mos e ndezi? Francezi i gjorë në tokën e shqiptarëve, në tokën e malësorve ishte në dilem. Hipi e kuptonte gjendjen e tij, një gjendje të till e ishte ndierë gjerë në qelizën e fundit të trupit të tij. Kur njeriu është i rrethuar nga "kultura e lartë" që nuk ka pardon edhe ndaj nevojave të njeriut, ndodhn këto gjëra. Personat me "kulturë të lartë", personat e nivele të larta pa bazamente nuk e kuptojnë këtë, nuk e ndien as në qelizat e trurit. Qelizat e këtyre personave janë të elektrizuara, janë të orientuara në një kahje dhe një drejtim, sikur lopa kur shkonë në shtallë dhe nëse kanë intezitet të lartë është rrezik, të shkelin. Ata mendojnë që era e tymit, për thithësit e cigarës është si muzika klasike për "të kulturuarit" apo si thonë gjermanët për "njerëzit e kultivuar" (Kultivierte menschen). Bota e ndëgjonë muzikën klasike për muzikë, jo pse është e kulturuar.

Hipi fillojë të krahasojë situatat. Në autobuzë ishte një "i kuturura" për francezin, për Hipin situatë tjetër, vetëm njëri në dhomë nuk ishte i "kultivuar" Hipi i gjorë në mes të njerëzve të kultivuar në tokë gjermane. Francezi për udhë, Hipi në kremtim të ditëlindjes së gjyshës së gruas. Francezi nuk kuptonte shqip, Hipi e kuptonte kur bisedonin plakat e dyzenuara gjermane, për hajdudët e huaj që pas intervenimit të burrave u shëndruan në hajdudë polak. Në ato momente Hipit aq i bënte kjo, mendja e tij ishte një cigare, vetëm trupi i Zhdripit ishte në dhomë.

Të dishë një gjuhë të rrethit ku gjendesh është mirë, të vije ndokush në ndihmë. Francezi i gjorë të vetmin komunikues e kishte një arsimtarë shqiptarë, i cili e kishte burgosur me pa kulturën e udhëtarëve shqiptarë. Muret e burgut i ndërtonte me gjestet e tija që mund të shiheshin nga karrikat e fundit të autobuzit të Çëkalës. Burgu i Hipit ishte ndërtuar që moti dhe nuk kishte nevojë që ndokush të harxhoj ndonjë tullë por plakat si plaka - në kohë të lirë hudhin edhe blloçe betoni me rrjeta të çelikut për të treguar se sa janë puntore. Hipit i kishte ardhur në ndihmë teknika e burrave gjerman, teknik e përsosur për të prerë rrjeta të tilla dhe për të hudhë në ajër edhe blloçe betoni. Francezit i erdhë në ndihmë tekinika industriale, tip e kalli nuk mundi më të përmbahet.

Po thuaj se gjithë udhëtarët që për arsimtarin ishin të pa kulturë tymosnin, bile edhe prifti. Si është e mundur që në një udhtim aq të gjatë dhe në një festë po aq të gjatë, një duhanxhi të përmbahet. Ku e ka kufirin kultura e kultivimi edhe sot e kësaj dite Hipi nuk e dinë. Në faktë është e thjeshtë por "të kulturuarit" e sidomos "të kultivuarit" po ja bëjnë mjegull. Kultura fillon pas përmbushjes së nevojave themelore të njeriut. Cigarja për duhanxhiun është nevojë, së paku të till e konsideron duhaxhiu dhe ata që nuk janë duhanxhi.

Kush tha që skandinavët janë të ftoftë

redakto

Kush ka thonë që suedezë janë gjakë ftoftë nuk ka pasë të drejtë. Hipi e ka vëretu me metoda shkencore se janë edhe ma gjakë nxehtë se kujdestarët e Sali Berishës në vitin 1995.

Vendin e eksperimenteve Hipi e ka zgjedhur në oborrin e Mbretit të suedezëve, mbretit të shtëpive nga druri, nuk është me rëndësi emri por ishin ushtarë, kujdestarë të objektit që i thonin shtëpia e mbretit dhe vendin e rastit diku në udhë për para një takimi ku do të mirrte pjesë Sala, kështu e thërrisnin në Shqipëri në atë kohë Sali Berishen. Për dallim nga kujdestarët e Salës, suedezët kishin teknologji komunikimi shumë ma primitive. Në Suedi po përdorshin ende aparate të vjetra dhe gjuhë mesjetare që edhe suedezët nuk do ta marrin veshë. Aparati i komunikimit ndërmjet kujdestarëve ishte i njëjtë sikur aparati i Hipit që luante për të dëgjuar nga aparati që i thoshte toki-vollki në një radio në valët 82-90. Që nga demostratat e 1981-ës Hipi më se ka përdorë atë aparat, jo pse nuk ishte më modern por nuk guxonte sepse i sillte familjes probleme. Si do që të jetë, kujdestarët e Salës kishin mikrofonë që nuk mund ta dalloje dhe ndëgjuese të maskuara dhe të futura në veshë për mrekulli, tamom agjendë të pa dukshëm.

Tani po zhdrypim në detaje të eksperimentit. Suedi, Stokholm, dimër, viti 2007 hund e veshë të kuq që nxirrnin edhe kalorit e fundit të Hipit. Një ndërtesë e madhe, për suedezët dhe shqiptarët e pa dalur, por për të dalurit ndërtes kryesore e një province në perendim. Një ngushticë, llojë porte pa dyrë, tunel, vend i mirë për të ikur nga fryma e ftoftë akull. Pas Hipi eci diku një meter brenda tunelit pa një top, pas të cilit parakalonte një ushtarë. Hipi doli nga tuneli dhe harroi të ftoftit, plotë kurreshtje pa një kabinë ushtarake në të cilen qëndronte një ushtarë që për nga sjellet ja kujtonte policët që "ruanin" me një pistolet në brez dhe një kalashnikovë (pa patrona) në tavanë të kabinës, parin e ndershme shqiptare dhe objektin e Kuvendit, në kohën e Milosheviqit. Duke shikuar përreth Hipi tentojë që të afrohet njërit nga topat që qëndronin si objektet në galerin e arteve në Boro e Ramiz, por një bërtim, si e një kafshe që me siguri të plotë nuk ishte artikullim njerzorë as suedezë. Hipi mendote se është bërtima e zakonëshme e ushtarëve kur nërrojnë orarin dhe nuk ja vuri më tutje ai tentonte edhe më tej të i afrohej topit duke shikuar njëren nga tri-atër vijat e bardha. Pasi, Hipi shkeli vinë e parë të bardhë, u dëgjua përsëri një britëmë, por kësaj radhe ai nuk u ndal vazhdojë, deri sa bërtimat e një pasnjëshme ja ndaluan hapin, ju duken që i drejtoheshin ati. Kur ngriti kokën pa që ushtari që parakalonte qëndronte në mes të etazhës dhe nuk lëvizte. Për ta vërtetuar që vrejtja i drejtohej ati, ai duke shikuar drejtë në sy ushtarin parakalues e shkeli vijen përsëri, hapë i cili u përcollë me po atë britmë që doli nga goja e ati ushtari i cili tani fillojë që të merr qëdrimin kërcënues të trupit. Por Hipi si Hipi, e shkeli përsëri vijen duke ja bërë me gishtë që nuk e kishte shkelurë vijen e ushtarit, i dukej qesharake se si bërtiste ushtari, si një kafshë. Pasi i bëri me shenjë të dorës, në moton le se nuk qenke njeri ti, iku ngadal duke shikura se që bënte ushtari në kabinë. Ai qëndronte si më parë, si një qenë para dere që priste ndonjë bised.

Tiran, verë, qershorë 1995, fresku që vinte pas shiut që mori me veti pluhurin përtej dhjetë centimetrave që qëndronte mbi dekorimet e ndërtesave, të kënaqte mushkërit. Rruga e gjërë edhe për përmasat e metropoleve gjermane, edhe pse nuk ishte rrugë kryesore tregtare ajo ishte po aq, mos më tepër e gjërë se sa rrugët kryesore tregtare të qyteteve si Hamburgu e Hanoveri. Familja e Hipit dhe ai ishin duke ecur e qeshur, në anën tjetër tezja e Hipit ishte ndarë nga grupi dhe ishte hutuar duke shikuar anash rugëve disa lule në kopshte të ndërtesave prapa trotuarit. Përderisa Hipi fillojë që të bindej me pohimet e familjes që Tirana është e bukur (Shiu ja kishte shpalosur bukurinë Tiranës së pluhurosur në verë) ai pa një djaloshë që po lidhte këpucët, diku 2-3 metra largë tezës. I ra në sy ora që përthekonte një dorë që nuk i përgjigjej përshtypjes së fituar për njatë trupë që për nga pamja dukej i imët. Hipit i shkuan ndërmen fjalët "ta kapin çantën" dhe hodhi një vështrim për ë parë se mos kishte tezja një çantë, por fatëeqësisht ajo nuk kishte, Hipi gjithë kohen sa gjindej në Shqipëri e priste që të ndodhte një plaçitje e till, nga njëher edhe e provokonte por kot, të gjitha fjalët që kishte dëgjuar ishin fjalë kote. Hipi i bëri me kokë së shoqës që të shikonte ndodhinë, sjellje përfekte për të plaçkitur, të gjitha elementet e njohura nga rrugaçët e Prishtinës ishin aty, përposë çantës. Pas pak çastesh djaloshi u ngrit ngadal dhe duke ju afruar tezës e duke biseduar me të i futi dorën përfundi krahut dhe me butësi e afroi nga ne. Kur e pyetem se çka ndodhi, çka tha ai djalosh, ajo u përgjegjë, po vika Saliha, e nuk po bojka me ecë në atë pjesë.

Si e pashë UÇK-ën

redakto

Shpresa dhe fotografia

redakto

Hipi Zhdripi ishte më i vogli nër grupin që shkonin për tu larë në Erenikë. Për Hipi Zhdripin e vogël ishin dy rrugë për në Erenikë: rruga e mollave edhe rruga e kumlave, për të mëdhenjët ishin emra si: Ku bjen prroni dhe Gjiri i Sharit. Rruga e kumllave ishte aty ku të mëdhejt hynin e merrnin kumlla e Hpin shpesh nuk e linin të hynte. Rruga e mollave ishte rruga e Hipit. Aty vetem Hipi mund të hynte lirisht dhe pa frikë. Ishte një pemë e mollës, në të djathtë një shtëpi me arqitekturë të vjetër, në murin përballë derës së koridorit të së cilës gjendej një dollap me dyrë të ngjyrosura në t´gjelbërt ndriçues. Në paraftyrimet e Hipit të vogël, gjithnjë dilnin fotografi të mjegulluara nga ai koridor, një dhomë, zhurmë, grumbull njerzish, qetësi dhe një gotë. Që i vogël kur e pyetshin Hipin: "shka ka thonë halla", ai thoshte "HU, HALLA RYVË". Këto fjalë që Hipi i kishte kombinuar kishin d.m.th "Huh, ka bo Halla Ryvë". Kur Hipi kishte pirë lëngun, Halla e tij i kishte fryer në fytyrë që krijonte një tingull "Huh". Gjithë të rriturit qeshnin, dhe ju thoshin të tjerëve "E ka pas, sarilykin edhe e kena qu te Halla Ryvë me i´fry".

"Me i´fry" - mendonte Hipi i cili kishte dëgjuar që lopët fryhen edhe kur të fryhen duhet me i therr shpejt se cofin e mishi i tyne nuk hahet. Edhe e paramendonte veten me një barkë të fryer si të lopës, por mendja e tij nuk e kapte, sepse ai nuk e kishte ndonjë fotografi në memorien e tij se ishte fryer ashtu. Edhe si i vogël, frigohej të mendonte çdo të kishte ndodhur po mos t´a kishte shpëtu halla Ryvë. Qeshjet e të rriturve që nuk besonin që Halla e kishte shëruar më shpejtë se sa mjeku i Spitalit ku Hipi ishte më parë (diku 300 metra më largë) e neverikosnin Hallën pakfjalëse. Ata që qeshnin, ishin gjeneratat e para që nuk e shihnin rrjedhen e kohës por e paramendonin një urë mes dy brigjeve. E po, budall që ishin konë, në vend se të gjejnë shprehje për të shpjeguar vazhdimësinë e të kallueres ata qeshnin, e na krijuan gjeneratave të reja me të vërtet një urë mbi një gropë pa ujë - mendojë Hipi duke e hapë derën e asaj shtëpie pas 8-10 viteve.

Derën e shtëpis së pasanikut e fisnikut aq të përmendur, fotografin e të cilit Hipi e kishte pak sa të ngatrruar, fotografinë e një eleganti me një aromë të këndëshme, që të tjerët e përshkruanin me fjalen "Zotni, fjalë pakë", deren e Shyqeri Nuzamalës. Përpara i dual, pema e mollës e përzier me fotografi në të cilën Hipi ladronte si një Majmunë në "filmat e diskoverit". Prapa saj, një ballkon para një shtëpie që dukej lakuriq dhe mund të shihej cimetoja që lidhte tullat. Dallohej varfëria të cilën e mbulloj përshëndetja me plotë gjallëri dhe gëzim e Shpresës dhe Laurës.

O, hajde, hajde Hipi Zhdripi, a u ktheve a? Moti nuk t´kina pa.

Fotografitë e së kalueres dhe së tashmes. Një botë tamon hyp e zhdryp që sillet përreth një boshti. E trubllonin Hipin. Edhe jeta e krijesë së zotit paska një boshtë, në këtë krijes të quajtur familje e gjeta, ishte krenaria dhe pathyeshmëria e vazhdimit të jetës krenare përtej jetës biolojike të njeriut. Ishin mesat e asaj krenarës, e ati krenarit e që Zoti i kishte takuar që të dy pakë-fjalës. Hipi ishte ndarë nga Zhdripi dhe personi në të cilin jetonin, ishte dhe nuk ishte aty. Përgjegjet dhe lëvizjet e Hipit rridhnin si nga një porcë i fryer pa ajër, pa gazë por me vakum. Dëgjohesin të qeshura, dëgjiheshin fjalë "... jo, dajë na kanë thonë mi marr ni dugojë, po na edhe Bija nuk kina dashtë...", Sytë e porcit i ishin drejtuar një fotografie në një pjesë si të mësheftë të dhomës. Ishte fotografia e kokës së Valonit, e kombinuar me disa punime kompjuterike të teshave të UÇK-së.

O Hipi, o Hipi Zhdripi - e mushi porcin me gazë lotësjellës Shpresa - ruaju se po të bie fotografia mbi kokë - duke treguar fotografin e madhe të Valonit, të varrur në murë mbi kokën e Hipi Zhdripit.

Ishte i Ri për luftë e dekë. Ishte i kapur për boshtin e jetës së familjes së tij që si fëmijë - mendoj Hipi duke paraftyruar si fëmijë krenar që vraponte rrugëve të muhallës së Gecës. Ehu, e këta zagart cillen e sillen nëpër rrugë të perendimit të pa punë e jetojnë si kafsha në kafezë për një copë lëmoshë që ju jep shteti i perendimit dhe krenohen kur të kthehen në vendlindje.

Largë, shumë e shumë vite nga e "Frynja e Hallës Ryvë" dhe varri i saj, diku në një ordinancë në perendim: "Po, po. Pasi që t´ja japish barin, i frynë në fytyrë. Kështu fëmija fillon t´përbijë barin"; Diku tjetër edhe më largë: "Këto katër këmbë kali janë këmbët e fronit të principatës time. Këto janë kolonat ku mbështete ushtria ime dhe populli im. Luftën time e bëjnë këta malësorë dhe fshatarë dhe kjo luftë bëhet për këta malësor e fshatarë, jo vetëm për ty e mua, Marin Spani!".

Nga lashtësia e kaosit të njeriut: Vetëm një njeri që ka qenë së paku e së shumti për një lëmi mbi botën që e rrethonë, sa do e vogël të jetë ajo botë, mund të ketë fatin të kupton që bota është hyp e zhdryp. Të zgjedhurit e dinë edhe boshtin rreth së cilës sillen këto amplituda, të tjerët i merr uji.

E sot, kësaj i thonë "Over the Top" me fatë e jetë të gjatë.

Ku jena? En Shqipni

redakto

Yjet e jetës së familjeve vështirë shuhen. Edhe pse ne i shohim nga një anë tjetër më shumë apo më pakë e shëndritëshme, edhe pse ndodhë që koha të sjell mjegulla para sipërfaqes së tyre apo i sjell ato në valët e rrepta të galaksisë e shpeshë ne i pagëzojmë me emra të ri. Jeta e yjeve të familjeve shqiptare ndoshta nuk është e gjatë sa e yjeve të gjithësisë por proporcionalja e saj me jetën e kombit shqiptarë është e barabart.

Hipi Zhdripi në telefon: "Çysh mër, ai në Vojvodinë", "E tashti".

Problemet e përditëshme vinin e kalonin por nga koka e Hipi Zhdripit nuk gjente dalje ky mendim: Me mijë e sa ka po i kuptojë emocionet e tyre e të mijat, që unë menxi e nxierra grunë që e kisha qu vetë në atë kiamet, e ata kokëfortë nuk dojshin me dalë. Po ky Dini, kah dul ky masllahat nga ai fëmijë loçkaman, që nëpër breshin e bombave të niset n´komë prej Vojvodinës, tej për tej Serbisë, për në Kosovë. Si duket lufta për njerzimin është sikurse si thuhet për rakin (verën), aty mfshefet e vërteta.

Për Hipi Zhdripin ishte kurioziteti i mirëfilltë i periudhës së luftës së armatosur dhe durimi i tij për të ditur historin e Dinit, që nga momenti i zbritjes në Aeroportin e Tiranës ishte në maje të majës. E priste me pa durim ta shihte Dinin.

Dini erdhë në Prishtinë. Dini tani për 8-10 vite më i moshuar, i rritur ashtu si mund ta paramendoje i gjatë, i gjërë me një fytyrë si fëmijë po aq edhe që mund të të fusë ethet në bark. Hipi nuk dinte si ta pyeste për historin e tij të vërtet, e neverikosnin historit e kallxuara nga të tjerët. Të zmadhuara e të zvogluara, të pshtelluara e të shtjelluara, si shumë histori të luftës, ku ta dinte Hipi Zhdripi çka është përrall e çka ndodhi. Hipi vendosi të veprojë si në kohrat e fëmijrisë, i ftojë gjithë "fëmijët" e asaj kohe dhe dualen në koridorë dhe filluan të ladrojnë. Hipi mendojë që me një trik, që kishte shkrepur për bisha të shkaut, bullgarit, turkut e anglezit ta paralizonte edhe Dinin duke ja lakuar gishtin e madhë të dorës. Pa pritmas u dëgjua :

Ha-ha, o dajë u thy ky gisht, ha - ha, e kanë thy djemt e Muj Jakupit (apo dishka të till).
Po pse bre dajë?
Ha-ha, em kanë pas mshelë e m´vetshin se ku jena, ju thojsha en Shqipni, dojshin mu tranu. Mi shpojshin çizmet me thikë, dojshin me më tut. Nuk e di qysh em kanë pshtu gishtat e komes. Ha - ha.
E pse, mër?
Nuk e di, vetem mas disa herë që m´mshelen, m´veti baba mes pe kom qefë me shku me punu në Vojvodin te një furraxhi.
Ani?
Shkova. Pak para se me ja nis lufta nuk u rrike aty mo edhe u nisa me ardhë en Gjakovë.
Me shka? - Hipi e kishte dëgjuar më parë historin e tij.
Po i zoti i dugojes nuk dojke me më lëshu e u nisa en komë. Mrrina pa probleme deri në kufi të Kosovës e aty nuk e di, em ka gjetë KFOR-i me një shatër.
Ha - ha, qeshen të dy.
E tashti?
Jom konë, çatje en Preshevë e pe shkojë çishtu si gjëlbërës me kta të UÇK-së.

Larg nga dita e takimit me Dinin dhe nga Dini. Në telefonë:

Po a? I paskan gjujtë e nalë NATO-a? Ani a oshtë ma mirë, a muna mej nimu najsan? ...

Diku tjetër edhe më largë: "Këto katër këmbë kali janë këmbët e fronit të principatës time. Këto janë kolonat ku mbështete ushtria ime dhe populli im. Luftën time e bëjnë këta malësorë dhe fshatarë dhe kjo luftë bëhet për këta malësor e fshatarë, jo vetëm për ty e mua, Marin Spani!".

Një shkëlqim si i yllit të jetës së familjes Nuzamala, po që pati fatin të bredhë edhe më tejë në këtë botë është Dini i Hanave.

Hetriki

redakto

Kur një ekip i futbollit fiton tri herë radhazi më duket i thonë hetrik. Edhe yjet e familjeve shqiptare në luftën e tyre kombëtare kanë hetrika. Më besoni unë njoh dy nga ata. Por zakonisht kur arrihet hetriki flasin bota, e kur flasin bota Hipi Zhdripi ndëgjonë. Për këtë arsye Hipi i mbanë në mend përkujtimet për vete.

Diku tjetër edhe më largë: "Këto katër këmbë kali janë këmbët e fronit të principatës time. Këto janë kolonat ku mbështete ushtria ime dhe populli im. Luftën time e bëjnë këta malësorë dhe fshatarë dhe kjo luftë bëhet për këta malësor e fshatarë, jo vetëm për ty e mua, Marin Spani!".

Nga lashtësia e kaosit të njeriut: Vetëm një njeri që ka qenë së paku e së shumti për një lëmi mbi botën që e rrethonë, sa do e vogël të jetë ajo botë, mund të ketë fatin të kupton që bota është hyp e zhdryp. Të zgjedhurit e dinë edhe boshtin rreth së cilës sillen këto amplituda, të tjerët i merr uji.

E sot, kësaj i thonë "Over the Top" me fatë e tungjatjeta.

Udhtimi nëpër Evropë

redakto

Kokëforti nga Suedia

redakto

Në kufi Gjermani-Austri

redakto

10 marka dënim

Në kufi Austri-Itali

redakto

Italioni.Benzina. Çokolada. Policia. Qytetet n'bjeshkë. Kishat në lëdina.

Në kufi, Bari

redakto

Pluhen, si n'Gjakovën e para viteve 80-ta.

Në kufi, Gumenicë

redakto

Kurdi. Janina. Ftyrat e bardha, ftyrat e zeza. Itali, në itali. Jo tanët nuk bëjnë një gjë të till.

Në kufi Greqi-Maqedoni

redakto

Smoka. Emri mysliman. Emri Hypi Zhdripi. Autostrada. El Bandi. Kisha. Diku në Serbi.

Në kufi Maqedoni-Kosovë

redakto

Letra e gjelbërt. Trafika e Plakut. Aeroporti. 200.

Në kufi Kosovë-Maqedoni

redakto

U nisëm, edhe përkundër propozimit të Hipit që ai dhe i vëllai të merrnin udhën nga Shqipëria. Arritën në pikën kufitare të Kosovës. Mirëdita - Mirdita. Udhë të mbarë-Faleminderit. Përderi sa këmbeheshin fjalët me tonë të ëmbël, Hipi nga dritarja shikonte rrethinën. I ranë në sy, tre oficier të huaj që në uniformat e tyre kishin flamuj. Njëri flamurin e Indis, njëri të ShBA-ve dhe njëri të Gjermanis. Që të tre këta, qëndronin para një kabine të metalt me përmasa ~3.5x~2m, që kishte një derë dhe një drtare. Ishte kabinë e njohur për Hipi, fundi i fundi në një kabinë të till kishte jetuar disa vite, nga njëher vetë i katërti, nga njëherë vetë i dyti. Qyteti i kishte kërkuar Hipit për atë "vendbanim" diçka rreth 200 (?) marka gjermane për muaj. Nejse. Udhrimi vazhdojë në drejtim të pikës doganore të Repblikës së Maqedonis. Duke ngarë nëpër rrugën përgjatë zones neutrale, diku pas mesit, në anën e djathët qëndronte një kabinë pranë të cilës një policë me uniformë të vjetër e cila i kutojne policët e Kosovës para mërgimit nga Kosova. Pas pak, kerri ndalojë. Një fytyr maqedoni e futi kokën në dritaren në anën e shoferit që ishte e hapur. Në anglishto-shkinisht tha 5(?) DM për dezinfektim të rrotëve të kerrit. Hipi e shikoj në sy për një moment, ndërsa i vëllai i tij me dorën e djathtë të zgjatur i tregojë atij sasin e kërkuar. Përderi sa ai i morri të hollat Hipi shikonte nga dritarja një të ri ftyrë maqedone që stërpikte rrotët e kamionëve me një shkopë të ngjajshëm me shkopin me të cilin Hipi si fëmijë kishhte stëpikur patlixhonat e axhës. Duke ngarë më tutje, në anën e djathtë një rresht në krye të cilit gjendej një kaos. Hipit i shkuan sytë drejtë tek një policë që gjendej 15-20 metra para kaosit të rreshtit pranë një kabine si të funksionerve të lartë të Kosovës para mërgimit. Në atë moment ju drejtu të vllait:

Çai milici çatje - tregoj me gisht - ka mi provu me na da, çyr e mos ...
Jo, bre. A pi sheh që e kalum kitë venin për viza - i vëllai e ngiste kerrin e fliste për kabinën që e tashmë e kishin kaluar.
Po me kast jan ka e bojin ... - dhe polici "maqedon" që futi kokën në dritaren në anën e Hipit ja ndërpreu fjalën me:
Pashaporta, ju lutem - në maqedonisht.

Pasi që i mori në dorë, po thuaj se aspak nuk i shikoj, në maqedonisht dhe me dorë, ju drejtu të Hipit:

Ju, ju lutem zbritni. Juve ju koftë udhë e mbarë në Maqedoni - fjaltë e fundit ja drejtoi të vëllait duke hapur deren për Hipin. Hipi ju drejtua të vëllait
Kthehu! Kthehu qitu! Thuj s'pe donë me hi... - këto fjalë ju ndërpren Hipit pasi që polici filloj të lëvizë më me agrisivitet.

Hipi duke dalë i bërtiste të vëllait:

Kthehu qitu! Kthehu se i bijim kah Shqipnia

Por i vëllai i ngaru kerrit më tutje.

Hipi qëndronte para policit "madedon" dhe e shikonte atë dhe prapanicën e kerrit. Filloj të qeshë. Dual jashtë stresë, shikoj përreth ditë e bukur me diell, mori frymë thellë dhe mendoj: nëse duhet të jetë kështu si pasojë e kokë fortësis së vllait, atëherë në të jetë ditë hakmarrje për të gjithë ata që e kishin munduar Hipin në këtë udhtim. Le të jetë ditë argëtimi.

Hipi ju afrua kaosit para kabinës së "funksionarve të lartë". Në kaos të gjitha fytra ishin shqiptare, brenda në kabinë një fytyr femre maqedone, që vuloste pashaporta. Hipi Zhdripi hyri në kaos - ishte ky rastë i mirë për argëtim. Pas disa shyrjeve valë-valë arrii të depërtoj te ftyra e maqedones. Ajo ftyrë filloj të fliste në maqedonisht. Hipi e kuptonte maqedonishten më mirë se serbishten por në ato momente përderi sa ai fillojë fjaltë e para në maqedonisht ja këthehu në anglisht dhe pastaj në gjermanisht. Ajo ftyrë shikonte dhe fliste më tej në gjuhë të përzie maqedonisht-anglisht. Në fund Hipi ja ktheu, shqip gjithë përmbajtjen e bisedes.

Oj, qiko. Kçyre dokumentin nuk ka nevoj për vizë tranzite. Unë i kam vetë organet që e kanë lëshu këtë dokument.
Te dezinfeksion, te dezinfeksion ... - ja këthej Hipit, ajo ftyrë e maqesonës duke treguar me gisht kabinën ku rrinte ai që kishte marrë 5 markat dhe ai që stërpikte rrotat.

Hipi dual nga kaosi i kënaqur edhe përkundër shtyrjeve ai ja kishte arrit të ja prish nervat fëtyrës së maqedonës e cila përderi sa fliste kishte një lloj droje.

Duke qëndruar e pritur që i vëllai tani të kthehej, Hipi mendoj "Kryfort, kry thi. Apet, don me dhonë bakshish. Apet, don me dhonë, vetëm për m'i ikë rrugës ma t'gatë. Bakshi për bakshi, pi boj temen bile". Me këto mendime, Hipi u nisë drejt kulibës së puntorëve për dezinfektim. Hyri brenda. Brenda saj nuk ishte askush, pos një flladi të këndëshem. Një tavolin me karrik, nga e majta. Disa ulëse nga e djathta. Hipi shkoj nga e majta. U ulë në karrikë. Pas një momenti në kulib hyri fytyra që mori 5 markat dhe me zë të butë fillojë të flasë maqedonisht.

Bënë të ma lëshosh karrike?
Po. S'ka problem, por ajo vajza në atë kabinë më tha të vijë këtu - ja ktheu Hipi në anglisht, duke u ngritur e treguar kabinën.
Mirë! - ja ktheu fytra maqedone në maqedonisht
Si mirë, une erdha këtu. E tani. - ja kthehu Hipi
Nuk di. ... Asgjë. - ja ktheu fryra maqedone
Mirë, bënë të mi këmbeshë këto 50 marka - i tha Hipi fytrës
Sa duhet të i kthej - i tha fytyra në maqedonisht

Ha!. Mendoj Hipi në vete, duke buzqeshur në sipërfaqe dhe filloj të mendojë. Ai kishte dëgjuar në Prishtinë që për kalim të kufirit, me pakë probleme d.m.th me kaos, zakonisht i paguanin 20 marka, për pa probleme 50 në shpejtësi. Kështu i kishte thonë një tregtarë i cili në muaj hynte e dilte së paku 3 herë. Po sa të i japë kësaj fytyre që të mos i refuzojë. Dy marka i refuzon me siguri, po ja japë pesë qaqë sa mes mi refuzu, po bashkëpuntort e tij mos mi besu. Dhe Hipi ju drejtu fytyrës:

Pesë maj, 45 kthemi

Ftyra e hapi fijoken i nxjerri të imtat dhe ja zgjati Hipit. Hipi i mori dhe u nisë në drejtim të kabinës së ftyrës së maqedones. Nëpër kaos depërtoi dhe kur ju afrua ftyrës së maqedones ja nisi të bërtas në tri gjuhë shqip, anglish dhe maqedonishto-serbisht:

Ama de tashti vulen, une ja japa dezifeksionit bakshishin.

Fryra ja nisi të skuqe dhe t'i bërtas Hipit

Pa vizë tranzite nuk mund të udhëtosh në teritorin e Republikës së Maqedonisë.

Përderi sa këtë fjalë u ripërsëritën me të madhe disa herë, kaosit ju afruan dy policë "maqedon".

Në momentin, kur Hipit ju dukë që kishte ardhur koha të tërhiqej nga kaosi, ai u tërhekë me shpejtësi. Aty, rreth 5 metra largë ftyrës së maqedones, nga ana e Kosovës u ndal dhe nga largë shikonte të vëllan duke biseduar me një policë. Ishte po ai polici "maqedon" që i kishte ndarë. Hipi fillojë të buzqeshë, e kënaqej me skenën se si "kryforti" "bisedonte" me policin "maqedon".

Pa pritmas Hipi filloj të interesohet për shqiptarët që endeshin aty pari, ashtu kot dhe aty këtu ju afroheshin njerzëve të ati kaosi. Hipi filloj të mendojë. Edhe këta duhet të paguajnë. Po ku t'ju gjejë kokën e tyre. Polici. Polici në zonën neutrale, ai duhet të jetë. Ai duhet të jetë. Hipi u nisë me nxitim në drejtim të kabinës së Policit me uniform të njëjtë si policët e Kosovës para mërgimit. Hipi ju afrua kabinës dhe në gjuhën angleze e përshëndeti policin "maqedon" i cili nuk e zotëronte mirë maqedonishten apo mendonte se Hipi nuk e zotëron maqedonishten aspak.

Mirdita - i tha Hipi në anglisht
Mirdita - ja këtheu polici "maqedon". Hipi e vërejti se ai nuk e kuptonte anglishten
Si je? - ja ktheu Hipi në gjermnaisht. Ishte kjo fjalë që policit "maqedon" i tingëlloj e njohur por nuk e ndiente vetën të sigurt të ma thoshte përgjegjen
Qysh je he burr? A je mirë? - ja ktheu Hipi në shqip
Mirë, mirë - ja ktheu polici "maqedon" në maqedonishte me theks shqip
Pash, zotin. A nuk po mërzitesh me nejt qitu vetë. - i tha Hipi
Paj, qishtu. Shka me bo. Kështu e ka puna - ja ktheu polici "maqedon" me një maqedonishte tani të përzier me shqipe
Puna. Po a pe kini pun bile - e pyeti Hipi
Jo une jo. Por shikoj ata kanë punë - ju përgjegjë duke treguar me gisht ata që endeshin me kerre.
Po a. Mirë. E kam një problem. dashta mi kalu kufinin. - ju drejtu Hipi policit "maqedon"
K'ta qesin për 15-20 marka, e n'koft se nuk ke pashaport, për mi kalu kufirin e gjelbërt t'i marrin deri 50 marka. - ja ktheu polici "maqedon" tashmë një shqipe të rrjedhëshme
Po a. Mirë. Tung - i tha Hipi dhe u nisë në drejtim të pikës kufitare të Kosovës
Tung - ja ktheu polici "maqedon".

Kur edhë në pikën kuftare të Kosovës, në hyrje i doli ofiiri Indian i cili mori fletë udhëtimin nga Hipi, e hapi atë dhe e vulosi. Hipi ishte etur. U nisë në drejtim të dyçaneve të futura në disa kuliba. Aty nuk mund të vërente ndonjë fije që do ta lidhte me endacakët. Këtu endacaktët, herë pas here, i afroheshin Hipi, me një "a po do taksi" apo "a po donë me dal anej, une t'qesë për 15, për 17, për 20 marka". Hipi tani ju kishin bërë diku rreth 5-10 endacak të cilët e pyesnin. Ai, tani ishte në dilem të madhe. Në njëren anë i kuptonte, në anën tjetër kur mendonte. Asnjëri nga ata endacakë nuk ishte me të meta. Asnjëri nga ata nuk ishte i dobët për nga fuqia. Të gjithë ishin të vetëdishëm për situaten politike, për malltretimet që pësonin mërgata dhe vetë shqiptarët e Kosovës me leje të UNMIK-ut. As këta të fundit nuk kurseheshi. Edhe pse i dukej se atyre nga njëherë ju bënin lehtësime, sipas paragjykive të krijuara nga veshja. Hipi e kuptonte tregun e shpekulantëve. Fundi i fundit vetë kishte blerë bileta me shumicë pët kino, për ndeshje futbolli të cilat me shokët i shitëshin më shtrejntë. Hipi e kuptonte që ndër ata endacakë, kishte me të vërtet njerzë në nevojë. Rrethanat ishin plotësisht të ngjajshme si ato para kinos Rinia e para stadiumit të Prishtinës në kohën e rinisë. Por këto kishin një dallim. Hipi dhe shokët e tij, në atë mënyrë i siguronin parat nga xhepat që kishin dëshirë të argëtoheshin. Ndoshta në atë kohë, ndër spekullantët që bënin këbimin e të hollave ka pasur aso që punonin së bashku me policin e "shkijeve", por prapë, ata kanë qenë të rrallë. E këta, këta këtu, të gjithë bashkëpunoni me policin e shkijeve. Pa atë bashkëpunim nuk mund të dilej matan.

Pas 10-15 minutave të mendimeve të thella rreth këtyre rrethanave, Hipi vendosi të shkojë tek oficiri Indian. Ishte polic Indian, një fytyr nga anët e pakistanit, një fytyrë e qetë, një fytyrë që gëzohet kur kryehet orari i punës. Hipi ja dorzojë fletë udhëtimin dhe mori vulën, kaloi kufirin. U nisë në drejtim të policit që tashmë fliste shqip. Përgjatë rrugës, gjithnjë e më tepër vinin endacakët. Ju afrua policit dhe e pyeti.

Si është puna me këta endacak?
Deri vonë, anë pasë drejtë që sa herë të dojnë mund të kalojnë kufirin brenda ditës, tani qeveria ka nxijerr ligjin vetëm 3-4 herë me hi e me dal - ja ktheu polici allashqiptarçe.

Hipi vazhdoi biseden, por mend i kishte të veprojë apo të mos veprojë. Nëse vepron si të veprojë. Të argëtohet, apo të shkonte të kalonte kufirin. Ai e llogariste që i vllau i tij, pasi nuk ishte kthyer deri më tani, ai me siguri e kishte paguar "bakshishin".

Kështu në mjegull, Hipi u nisë të provonte të gjente "trafiken e plakut" në Kosovë. Në pikën në hyrje, prap polici Indianë. Tani afër tij nuk ishin kolegët e tij. Kështu që në mënyrë krej natyrore, pse ta nxierrë vulen, Hipi mund të kalojë. Një buzëqeshje në shenjë përshëndetje mjafton. Hipi kaloj dhe u nisë në drejtim të qendrës së dyqaneve, hyri ndër dyqane, bleu gazeten në trafikë, por "Plakun e Trafikës" nuk e gjeti. Ashtu me mjegll në kokë në një ditë të bukur me diell u nisë drejtë grupit të oficierëve që ishin tubuar para kabinës ~3.5x~2m. Në pikë kalimi të kufirit ja zgjati fletë udhrimin policit Indian i cili tani "për çudi" e vulosi, dhe pas pak hapave Hipi ju drejtuar oficierit gjerman. Ishte një fytyrë 22-23 vjeçare, fytyrë e pa sherrë që ishte duke biseduar me një oficier të ShBAs-së. Hipi duke ja treguar historin e problemit, filloj të nxehet. Por edhe oficieri i ri nuk mundi që rrinte i qetë. Hipi Zhdripi ankohej për pengesat që i kishte qitur fëtyra e maqedones. Oficieri e kuptonte problemin plotësisht, po mundohej t'i tregonte Hipit se nuk është ajo fëtyrë maqedonase, fytyra e vetëme që ishte duke i krijuar probleme. Përderi sa ata të dy bisedonin, policia filloj aksionin e mbledhjes së endacakve dhe futjen e tyre në kabinën ~3.5x~2m. Në nervozë e sipër, Hipi filloj të bërtas:

Endacaktë i mblodhet por fëtyren e maqedones nuk e kapet, ftyren e disenfektuesve!

Oficieri i ri e humbi kontrollin dhe bërtiti

Toka jote, njerzit tu - bakshishë!

Kishte të drejtë, fytyrat maqedone përbënin një përqindije shumë shumë të vogël, të tërë doganës. Ishte kufi shqiptar. Ishin fytyra nën uniforma, ishin fytyra që ato para të nxierrura nga populli si bakshish, i shpenzonin për pula të pjekura, për raki. Ishin fyrya si e atij, që dy-tri javë më parë Hipin e kishte udhëruar të lexonte seqë shkuante në fletë udhëtimin e tij (Ky dokumen është i pa vleshëm në RSFJ). Ishin me një fjalë mbeturina që kishin marrë poste dhe në kufi kishin krijuar një tregë shpekulantësh. Një treg nga i cili ndoshta edhe ata me nevojë përfitonin, por fitimet e këtyre njerzëve në nevojë nuk ishin më të larta se një pulë e pjekur e atyre fytyrave nën uniformen e shtetit të Republikës së Maqedonis.

Për rreth dhe në zonën neutralen u bë një rrëmujë, anash rrugës gjendej edhe një rrugë tjetër nëpër të cilën shkoj një kolonë e KFOR-it. Hipi nisë në drejtim të kulibës së dezinfektuesve. Arriti aty, hyri brenda dhe priti deri sa erdhë fytyra e maqedonit. Kur hyri ai, Hipi i tha që t'ja këthente 5 markat. Edhe ai hapi fijoken, nxierri parat dhe ja kthej Hipit. Hipi u nisë në drejtim të kufirit. Ecte drejtë, u fut nën strehen e doganës dhe mundohej të shihte të vëllan dhe për një moment e pa duke ja bërë me dorë. Hipi vazhdojë të ecte, askush nuk e ndalte. Si duket puna ishte kryer.

Kur u takua me të vëllan filloj grindja. Kokë derri kishte paguar 20 marka. Por për Hipin nuk ishn në pyetje sasia. Ishin në pyetje fjalët që kishte lexuar në anglisht para ati kopuki dy-tri javë më parë : Ky dokument nuk vlenë për RSFJ.

Në mini mision humanitar-vëzhgues

redakto

Hipi Zhdripi sillet e pshtillet dhe nuk di si të veprojë. Shehë një nënë me një bregë, brengë me dy teha. E Hipi Zhdripi, hyp e zhdryp nëpër atë brengë e nuk di si të delë pa u prehë. Brenga e nënës edhe pse nuk e thotë, ajo e thotë, ti ke me u prehë në brengen time. Brengë konfuze, brengë reale, brengë njerzore. Hipi Zhdripi, matë e matë e nuk ikë i dorëzohet fatit dhe bie mbi thikë, mbi brengën e nënës që donë të ketë të birin e vetëm afër saj por nuk donë që të vendosë për fatin e tij. Nuk donë nëna të ndërhyej në autonomin e të birit. Nëna donë dhe nuk donë. Po i biri ç'mendon?

Nëna brenda i biri jashtë. Hipi Zhdripi që të dy i kupton dhe këshillën për mos përgjegje ftesës së brengës së nënës shpirtërisht nuk mund t'a rrespektojë dhe vetit një kopromisë të randë ja ngarkonë. Kompomis i rand pezull më shumë se një javë. Nëna ka dhe një vajzë që asaj me nipin jetën pakë sa ja lehtëson. Nëna nuk e "kupton" se vajza për nënën po mendonë e ndosha edhe pjesë të jetës po sakrifikon. Vajzen e ka afër, e ka përditë dhe tërë këtë e negnezhonë. Dhe Hipi Zhdripi mendonë, afër sysh ngat zemrës, largë sysh largë zemrës, po pse kjo nënë këtë ligj nuk e zbatonë? E kuptueshme por jo edhe logjik matematike delë kjo kur e bënë një listë të ndodhive të familjes. Si do që të jetë ajo nënë në vete bartë një kaosë që as shkencëtari i gjallë as i vdekur nuk mund ta kupton, por një njeri i rritur në rrethinën e sajë edhe nëse nuk di si ta shpjegojë, prapë se prapë ai me pakë humorë mund të hyjë dhe të dalë në atë kaos. Është thjeshtë, kaosi i saj është i varrur në një gozhdë që e ka emrin "I biri". Po i biri ç'mendon? Kaosi i të birit si ashtë? Në cilën gozhdë gjendet i varrur ai kaos.

Pas nja 10 makiatove, Hipi Zhdripi e gjeti edhe gozhden e kaosit. Edhe pse shumë shpejtë shkonin makiatot, procesi deri te gozhda shkonte ngadalë por lehtë. Ishte lehtë pasi që njasi gozhdë kaosi Hipi Zhdripi e kishte shkullur që më parë nga kaosi i tij dhe kishte vendosur kaosin e tij në një gozhdë tjetër.

Ah, kjo gozhdë, gozhdë virtuale. As një trup fizik në vendlindje nuk mund t'a kuptojë si krijohet ajo edhe pse për atë gozhdë virtuale shumë vetë paguajnë, paguajnë edhe me jetë. Si do që të jetë pralla n'prall dukati n'ballë për deri sa provon të i shpjegosh të ëmës gozhdën do të prehesh e sakatohesh por një të mirë e ka kjo punë se edhe nëna edhe i biri nuk e ndien veten të vetmum e t'i shërojnë plagët që ti kanë kriju. E Hipi Zhdripi, e ngulë gozhden diku edhe ma naltë për tjetër punë. Punë shumë e lehtë pa largësi gjeografike, po largësi virtuale kohore por me një masë të madhe brengashë të pa nevojshme.