RFGJ dhe bombonat e Amerikës redakto

Qetësi, ulur në një fotele pas kokës një jastëk që për gjyshen ishte gjë e domosdoshme të vendosej mes kokës dhe foteles për të mos e zhlyer fotelen, Hipi shikonte televizorin. Pamje të aeroplanëve që kishin ndërtuar "urën ajrore" mbi Berlin, fjalët e Gj.F. Kendedit në gjermanisht "në jam një berlinas" përsërite disa herë, ushtarët shpërndajnë bombona. Hipi duke menduar pasi që Serbia e kishte shkelur "vijen e kuqe" të babës Bush çka ka me u bo me Kosovën masi që të hynë aty Amerika? A ka me bo urë ajrore në mes Kosovës e Shqipërisë a tunele, se ka bjeshkë të mëdhaja mes ktyre dy pjesëve, ku me ditë.

Gjyshe qysh u konë kur jonë konë këtu angleztë?
A me gjyhen po luft, çka me kallxu, luftë. (Hipit ju duk si fliste me gjyshen e vet, edhe fytyra e saj përkundër kremit dallohej nga rrudhat e jetes)
Çka, çka keni bo ti mas Hitlerit, kur janë ardhë angleztë?
Ah, anglezët a! Ata na vidhshin pulat.
Po me çka keni fitu që të ushqeheshin?
Une shkojsha e i merrsha teshat e angezëve edhe i lajsha, me qato para blejshim ushqim. Ka qenë jetë e vështirë, o i riu im.

Fotografit e ushtarve duke shpërndar bombone fëmijëve të Berlinit përsëriteshin në ekranin e televizorit katrorë.

Po amerikant këta ju kanë pru bombona, goma përtypse ...
Na kanë dhanë një e na kanë marr dy
E po gjyshe qyshtu është kjo punë, Gjermania neve po na jep njo e po na merr tri
Jo, jo kurr

Ishën këto fjalët e thëna me frymë të ndërprerë e me lotë në sy. Plaka nuk deshi ta besoj një gjë të till dhe filloj të qajë. Hipi nuk mundi ta kuptonte saktësisht ishin kujtimet e saja apo mospajtimi me kursin e ndrimit. Zhdripi e pa se Hipi e kishte tepruar me kurreshtjen dhe studimet e tija dhe e mori gjyshen n´gryk dhe fillojë ta qetësonte.

Gjyshe e pse e keni dashtë Hiterin.
Po i riu im, e ka hekë rinin prej rrugës. I ka pastru rrugtë. Nuk e kina ditë për ato punë tjera.

Nuk ishte gjyshe e fiseve hollandeze, polake etj. me shtetësi gjermane që për shumë të huaj duken të njëjta me gjyshen veriore gjermane, ishte vendase, jetonte në rrugën (fshatin e të parëve) ku jetonin edhe pjesë të mbetura të fisit të saj dhe kishte logjik reale, që ne themi me një fjalë malësore edhe pse me kilometra në këto anë nuk mund të shohish një kodër a breg pak sa të ngritur.

Martesa redakto

Hipi Zhdripi, osht ardhë edhe një letër, e kanë bo njetë përnima me të kthy. Ani mej budalicë shka ka dertë, n'vanë temin kthena. Po shkijet? Hajt e bo se nona jema thotë gjallëve i bohet çarja, shka me ju bo deknive. E qashtu tu menu, kthena, shkoj me naj katunë bojë sefa si ai gollakjoni. A di shka Hipi, hajde po martohem. Çiko! a je ka di shka je ka fol? Po, pse a s'munesh me kalu me mua. Jo, jo, unë muna me jetu me konë dushë, po nuk e di a munesh ti me jetu me mu. Po unë muna. Pem doket që e ki përnima. Po, po. Çiko, ti je ka donë me u martu me letra, për mu letrat janë letra, e martesa bohet martesë kur t'thotë baba e nona që është martesë, unë hoxhët e priftat për hoxhë e prifta i marr. Ha? Mirë, n'kofsh e zoja mi bo baben e nonen teme për vete hallall t'kofsha. E qysh mi bo. Hajt ti se kur ti bonë t'kallxojë, ama telefonin. Hipi Zhdripit ju kujtu që një kusheri i tij, për t'ja hekë merakun prindërve të Hipi Zhdripit ju kish thonë se Hipi Zhdripi vetëm oshtë tu banu me një gjermone edhe ja nisi me keshë. Alo, babë, qikjo qika që t'kanë thonë që jamë të banu me ta, po donë mu martu me mu, shka pe thu ti? O djalo, 3000 kilometra lerg teje, e prej meje pe lypë menim për ksi punë a? Jo, po kjo pu tutet që po m'kthejin e bal-bla ... O djalo, bonë qysh dinë vetë ma së mirti. A po a, mirë pra tung, përçafe mamen.

T'nesrit në ora 12:00 sahati. Ej, Hipi Zhdripi ti je muslimon apo? Po. Duhet me shku te notari. Po a, hejli koftë. U nisem, 30 marka t'zotit mi thavi hala pa e qelë gojen plusë edhe pesë-dhetë minuta t'jetës shkunë që prita për me hi mrena. Nejse, u ulëm, kur tja ka nisë bërrrr-bërrr kontratë ju duhi me bo, bërrr-bërrr duhesh me ja dhonë ksej 10000 marka brrr... ky ka drejtë mi marrë 7 gra brrr... O prit bre burë po pse? Çishtu oshtë zakoni islam, brrr.... Hipi Zhdripi vetmevete po une jamë muslimon e ati po na jena martu me ligj jugosllav ska dallim prej ktuhi ... brrr... brr... e kthevi antenen ka gjermonia brrr... ski drejtë mi rrehë ti kta ... brrr sipas kontrates në rastë shkurorzimi vlejnë ligjet e gjermanisë .... . O njeri masi që koka kshtu pse me ja dhonë une ksej 10000 marka - edhe pse ajo punë ish kallajë një nënshkrim i sej edhe i murr ajo paret . Mirë falimineres për ktona kto brrr-brrr-a... - ta zovshin frymen 30 erot e mia menoj vetë me vete Hipi Zhdripi dhe bashkë me shoqën u qunë e dulen përjashtë.

Jo na duhet mi bo kontraten. Oj çikë, t'ish konë ai njeri i herit nuk i kish marrë 30 ero pa kry punë kurgjo, qito muhalive munet mi ni niri nëpër rrugë. Jo valla, une nuk e komë ditë që ju kini drejtë mi marr 7 gra. Ani shka pe thu tashti ti, masi që pasna drejtë për 7 gra, a je ka donë i kta mi bo për letra a për me u martu përnima. Hajt mër, se krejt kto janë muhalife. Ec shkojim te ofiqari. Nisemi. Nisemi. Kuku nona jeme edhe ma zi, ja nisi çiken mi tutë me muhalife. Hipi Zhdripi u bo nervozë, s'pat faj, njeri me shkollë i kaloj gjitha kufijtë e njerzimit. O njeri, pse me pasë nevojë une për kontratë martese? Se je muslimon? A po a? Ku n'hamom po shkunë që une jamë muslimon? A mes po m'shkun n'ballë a? Jo po ti tha qe je muslimon. Po une thashë që jamë muslimon (tu menu qe ti je njeri, po masi që nuk koke njeri e koke rrobot shko në xhami t'Muhalles Gecës e lypi dokumentat) tashti po thom që nuk jomë muslimon, a ke diçka kundër (truviq) dokumentet që i ke përpara janë të RSFJ-së me apostull t'kishës Gjakovës (t'xhamis ku me ditë ku jonë, mër i pa fe).?

Nejse, një muj ditë pritëm, nuk kundërshtovi kërkush erdh vakti, e para vaktit shumë shpejt muhalifet e çikave. Mujke njeri mi pa qysh fluturojn njerzit. E shtosi tu fluturu edhe pe folshin. Lezet deri sa nuk kërset. Ej, unë du mu martu me fiston t'bardhë, se si thmi ondërr e kom pas. Po a, e ku n'hamom me marr na pare (200 orë n'mujt t'u punu edhe n'fund as 500 Maraka nuk metshin për shpi[1]). Hajt se ma blenë gjyshja. I sa kallaj mu martu n'gjermoni vetëm ni fiston, jo si te i shtrejt si mitoni kadife. Po funi funit na u martoshim për letra, shka lyp njeri kur delë prej gjirit t'vetë "ku ravsha mes u vravsha" deri sa t'kthem n'shpi. Po mu doke qe qikjo çikë a ka dinë shka a ka donë. Nejse, erdh koha me shku mi bo provat te prifti. Mu keshke, se prifti ish protestant ma zi se muslimont e Ballkanit. Nejse. Cilen kong pi zgedhim, pi hapë biblen, deri në vdekje pe thotë edhe po m'kqyrë mu, hahahah. Shkojke si vodka me limon deri sa nuk erdh puna me ma qitë doren për mi kry, mu bo terr. E qaty valla s'mujta me duru. Me hi dikush mes meje e t'Madhit Zot, ncë-ncë. E vërejti, protestanti dhe tha, adetë kurgjo tjetër. Kqyre ata tu fluturu, kqyre protestantin, haj me detë, edhe meno e meno miliona fotografi mrena sekundes e shtina komën n'detë. Mu kujtu kur e pata ngucë katolikin që e majke një shishe me nonen mari, su dike a oshtë livont a osht raki. Nejse. U kry prova me suksesë pa kërsitë shumë vetëm me komë t'lagne sa për adet.

Erdh dita e marteses. Veshu me fiston e shkojim edhe te ofiçari edhe n'kish qashtu mes t'hupim kohë. Jo mër marre nëpër qytet. Pse a kta njerzi pikin prej marsit a? Prej një gavrre janë dalë teton. Pe thu që klosharë jonë teton që menojin keq, JUHU. Çfar shtosi i shoferave, ofiçarit qe sa e sa asnjë çiftë nuk i kish pas shku me fiston të bardhë. U gëzu tipi edhe pe thotë që ish i befasun që ishim ardhë me fiston t'bardhë aty. Ja nisi mi keshë ftyra. Po e keshnja e egoistit nuk më knaq bash qashtu pa keshë edhe vetë une. Ej, kallxojë gjermonisht qiti tipit që si ki veshë për ta po për me shku n'kishë e trullo kit viq. Pasha zoten u trullu njeri, ju prish bota që e ngjike, shkolla mo nuk i nimojke. Eh, qyshtu e ka puna kur njeri nuk beson që ka Zot po vetëm kisha e xhamija si qaty diku do shpija. Nejse e krym atë muhalif, tashti vike muhalifi tjetër, muhalifi i filmave kur hinë çifti n'kishë. Po ky muhalif nuk osht muhalif mes me ju shtu muhalifi tjetër që e ka emrin kusherinja muslimone që ish n'vanë t'nonës që nuk donë me hi me neve n'kishë. Hajt bre vetëm tja bojim qefin ksej çikës edhe ta dijim qysh osht nëpër filma. E dojke atë çikë si mi pas evlad t'vetin, si e ka marrë ajo n'grykë u dorzu, bile dojke me hi para neve.

O njeri s'po foli edhe për 6 muj që kena keshë unë e malsori ma vonë me ta, po pa e pasë pa, jo që hini mrena, po edhe e ka zonin e mirë, kur t'ja ka nisë me knu qfarë neje u bo. O, ultë përi një jastëk e tu keshë nërveti, kryt e kthynë ka ajo, kur mu ka bo terr për mi kry, për nafakë shpejtë e ka hekë dorën se jomë konë ka ja kapi.

Eh, qyshtu pralla n'prall dukati n'ballë krejt kjo punë filëm i vizatunë para pesqin e kusur vjetëve.

Mas 1 viti e kusur, diku, dikuj në t'njajtin qytet, ha shka u bo u martove, a t'qiten problem. Jo mër, edhe kjo u bo muslimone. Qyr mër budall se je ka hanë gumiberçen e pet shehë gruja. Hajt, bre se për pakë s'ka dertë. Prej s'lergi, jo përnima nuk bonë se kanë mish t'thivit. Hahahahh

Mas nja 15-20 viteve, diku, do politikana n'TV gjermonë, ej pse bre s'po ka martesa t'përzime.

E nesër? Filmi i vizatum a i animum ku me ditë, kryesorja pa gjakë për një xerro t'hamomit.

  1. SHTOSI: I ka mledhë nona krejt shka i komë qu, e n'fund shkijet e kanë plaqkitë nonen.