Një komb-një flamur…
Një komb-një flamur…
Po këndon bilbili,
në majën e malit,
i këndon të parit,
Ismail Qemalit.
Po këndon bilbili,
në mollë e në dardhë:
“Të paçim sa malet,
more plak i bardhë!”
Muzikë e bilbilit,
si mjalti tek hojet,
Ismail Qemali,
i bashkoi trojet.
Që në Dymbëdhjetën,
Ismaili nur,
ka hedhur idenë,
Një Komb-Një Flamur!
Arkitekt i madh,
mendonte bashkimin,
ndaj kishte në krahë,
Isa Boletinin!
Isa Boletini,
pranë Smail Qemalit,
si syri pranë syrit,
si mali pranë malit!
Duhet të qe vendi,
si një grusht i tëri,
ndaj Hasan Prishtinën,
ministër e bëri!
Po këtë s’e deshte,
kurvë-Europa,
ndaj e ndau vendin,
në tri-katër copa!
Viti Trembëdhjetë,
vit’ i pabesisë,
kur u bë komploti,
kundër Shqipërisë!
Një hata e madhe,
qe padrejtësia,
na u mor Kosova,
edhe Çamëria!
Na u mor Ulqini,
edhe Manastiri,
kë mundi-sa mundi,
rrëmbeu qafiri!
Na ka Europa,
borxhe të mëdhaja,
ne ende po vuajmë,
poshtërsitë e saja!
Kurrë-o shqiptarë,
mos na zërë gjumi,
Bashkimi i Kombit,
është minimumi!
Duhet të ndryshohen,
kufijtë në hartë,
të drejtat kërkohen,
veç me zë të lartë.
U bë Një gjermani,
që bëri hatanë,
jo më Shqipëria,
që borxhe i kanë!
Të gjithë në një mëndje,
o sot-ose kurrë,
mos mbetet parullë,
Një Komb-Një Flamur!
Shqipëri e Madhe,
nuk e di kë trëmb,
ne kërkojmë vetëm,
ç’ka pasur ky vënd!
Shqipërinë e Madhe,
e shpikën zagarët,
Ajo është atje,
ku jetojnë shqiptarët!
Gjithandej ku flitet,
sot gjuha e saj,
dhe në është E Madhe,
neve s’kemi faj!
Me dete e fusha,
me lumenj e male,
krejt natyrshëm quhet,
Shqipja Natyrale!
Quhen natyralë,
gjithë kufijtë e vjetër,
ajo që është zhbërë,
do bëhet patjetër!
Zjarrin nëpër breza,
mos e fikim kurrë,
gjersa ne të jemi,
Një Komb-Një Flamur!
Arben Duka