=Muzika qe pe ngoni Osht mi Argtue Fmit fansat e juve kur trriten Bohen

Ninulle Tropojane = redakto

Nina Nana

Nina nine, po t'perkunde nana
Nina nine, djepin me dushk
T'martofte nana me' 1 qind krushq
Nina nine, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina nine, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina nine, nana ty o nafakli
Ti u rritsh-o për Shqipni!.....  

Nina-nina vajzes redakto

Nina nina, vajzë e nanes
Mori cuce për bukuri
U bafsh si lule për hijeshi
Fle si gjingj e cohu si rrunxe
Qingja e nanes nina ni
Vajze u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u permendsh-o për urti
Ju rritsh nanes e nalt me shtat
T'u baft shtati si bajrak
E t'u mushet fytyra me gjak
Nina nina po të perkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec "emri i vajzes" me ma mare
Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur)
E kam vu vajzen ne djep
Hajde gjum kadalë kadalë
A p'e merr ti shumë a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cuce, e mshili syt!
Kur t'mi çilsh, i çilsh si hyjt
I çilsh si hyjt e çilsh si hane
Ani te rrisin bab'e nane
Po m'u rritsh me rob te tanë

Ninulle Shkodrane redakto

Nina nana, o more bir
Flej se gjumi te ban mirë
Të ban mirë e te rahaton
Shtatin, bir, ta pushon
Gjumi gjumi rehatshumi
Vjen me te marrë porsi lumi
Nine e nine sheqer ne leter
M'u bafsh, bir, plak i vjetër!
ç'po i këndon-o djali gjumit
Si vida q* i këndon pellumbit
ç'po i këndon-o djali djepit
Si bylbyli ne gemb te plepit
Kndoi, kndoi, kndosh i bardhe
Rrite Zot, q* e ke fale!
Nina, nina, more bir
Flej, se nana te don mirë
Sa dekika q* ka sahati
Njashtu, djalë, t'u rritet ty shtati
Flej, o djalë se te ka fale Zoti
U bash trim si Kastrioti!
Flej, o djalë, ti flesh i bardhe
E gjithkund t'u dhashte mbarë!
T'a avite gjumi te kasnaku
Bir, te syni e te kapaku
Sa te mirë nana e ka djalin
Lum për Zotin q* na e fali
Ma ka fale, don me ma rrite
Ma gzosh emnin q* te kam ngjite
Mori molle, ma gzosh te rite!
Lumja nana, bir, q* te ka
Bir q* t'ka edhe te paste
Me te mira mbrapa te lashtë
Të mira, bir, sa zemra te dashtë!

Ninull lludi redakto

Nina-nana, t'përkun nana,
T'u mushtë qafa me gjerdana!
Nina-nana, molla bek-e,
As po ke kuj m'i gjet-e?
N'daç sat am-e, n'daç tit et-e,
A n'daç nans për miradi-e,
A n'daç babs për bukuri-e,
O për bes'o për dhanti-e.
Po vjen gjumi tuj përvet-e 
Nina-nin, nin-nin-o,
"Kush e ka djalin me fjet-e?"
Tuk e ka nana e vet-e.
Nina-nana, nin-nin-o
Pëllumi i nanës-o!


Krujë, 1963
Nina nina, vajzë e nanes
Mori cuce për bukuri
U bafsh si lule për hijeshi
Fle si gjingj e cohu si rrunxe
Qingja e nanes nina ni
Vajze u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u permendsh-o për urti
Ju rritsh nanes e nalt me shtat
T'u baft shtati si bajrak
E t'u mushet fytyra me gjak
Nina nina po të perkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec "emri i vajzes" me ma mare
Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur)
E kam vu vajzen ne djep
Hajde gjum kadalë kadalë
A p'e merr ti shumë a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cuce, e mshili syt!
Kur t'mi çilsh, i çilsh si hyjt
I çilsh si hyjt e çilsh si hane
Ani te rrisin bab'e nane
Po m'u rritsh me rob te tanë


Krujë, 1963
Nina nina, vajzë e nanes
Mori cuce për bukuri
U bafsh si lule për hijeshi
Fle si gjingj e cohu si rrunxe
Qingja e nanes nina ni
Vajze u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u permendsh-o për urti
Ju rritsh nanes e nalt me shtat
T'u baft shtati si bajrak
E t'u mushet fytyra me gjak
Nina nina po të perkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec "emri i vajzes" me ma mare
Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur)
E kam vu vajzen ne djep
Hajde gjum kadalë kadalë
A p'e merr ti shumë a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cuce, e mshili syt!
Kur t'mi çilsh, i çilsh si hyjt
I çilsh si hyjt e çilsh si hane
Ani te rrisin bab'e nane
Po m'u rritsh me rob te tanë

Ninull redakto


Nano nano djalënë
Se na zgjoi mëhallënë!
Kush e ka e kush e do
Kush e perkedhel kur do?
Djal'i vogël këto do
Lodrat edhe vallet-o!
O nanan, o nanan
Nenua t'u bëftë kurban
Që të ka e që të mban!
Ririri, ririri,
Kush të ka more flori
Ty të ka nenua në gji!
Nano nano djalënë
Që na zgjoi mëhallënë
Të ligat i mori lumi
Dhe i shpuri te Osumi!
Djalën na e zuri gjumi
Kolonje
---- luljeta brajshori 2009 ----
Nina-nana mori bi
shum sevdane e kam pas për n`ty,

Nina nana çika e re,
dy maqina kam me ti ble,
nja me kepe, nja me pre
nja me kepe nën nji hije,
t`pik bojlija permi krye.
Nina nana shpejt mu rritsh
ftyren nanes ti ja zdritsh,
ftyren ma zdritsh, zemren ma gezofsh,
jet te lumtun, bij-o shkofsh!
Nina nana sokolicë
ju bafsh nanes doktorricë,
nina nana n`kemishe të hollë,
shpejt mu rritsh me t`çue në shkollë,
me t`çue n`shkolle oj sokoleshë,
lumja nana, ty qi t`rrit,
dit për ditë po vinl me t`lypë,
shpijanike e gazdallare,
zgjidhe vetë ma t`mirin djalë!
                                                                                                Nina nina djep me shina 
ti blen baba dy maqina 
njo me kep e njo me shkru  
qiken tem ne shkoll me qu  


Nina nana djep me san  
djali rritet me baba e nana 
nina nina djep me molla 
djalin un e qoj te shkolla  
nina nana djep me dardha  
djali jem shkon te daja  
nina nana djep me pjshka  
djali jem shkon te tezja  
nina nana djep me gishtaja  
djali jem shkon te halla
 

po vjen gjumi turra turra  
o tu vet neper katuna 
po vjen gjumi ton tuj vet 
a u ra djali jem me vjet

Ninull Fieri redakto

Nina-nana sheqer ne leter,
m`u befsh burr` dhe plak me mjeker!
Nina-nana, t` shkofte i bardhe moti,
m`u befsh trim si Kazani i rames
djepi tundet, nëna punon
djali fle dhe me s`degjon

Ninull Tirane redakto

Nina-nina çunin-o
për gjum` pellumin-o
perkun nate e perkun ditë,
qe t`me rritesh çik nga i cike

Të rrit nana ty asgan,
qe ti ngjash stergjyshve tanë,
te rrit nana trim me flete,
qe t`me japësh gezim ne jetë
nina nana çunin-o
merre gjume pellumbin-o
Tiranë - 1974

'=== Ninull Mërgimtari===

Nina-nana djalin-o
Baba ty po t'përkundë
Nina-nana djalin-o
Baba ty po t'përkundë

O mor djal, o mor djal
Lumi baba që të ka
O mor djal, o mor djal
Lumi baba që të ka

Nina-nana djalin-o
Baba ty po t'përkundë
Nina-nana djalin-o
Baba ty po t'përkundë

O mor djal, o mor djal
Lumi gjyshi që të ka
O mor djal, o mor djal
Lumja gjyshja që të ka

Nina-nana djalin-o
Baba ty po t'përkundë
Nina-nana djalin-o
Baba ty po t'përkundë 

O mor djal, o mor djal
Lumi axha që të ka
O mor djal, o mor djal
Lumja halla që të ka
  ===Ninulla pylli===
Nina-nana drita e syve
erdhi nata n’qiell e n’pyje
tët kallxoj sa shume ka yje
nëpër vegime ti si hyje 
Nin-e-nin o zogu im 
flej në gjum’ deri n’agim
fluturo në andërrim
prek’ diellin plot gëzim 
Nina-nin e nina-nana 
t’shkoft’ jeta sikur përalla 
mbyll’ synin sa nuk shkoj nata 
diku n’errësir’ asht zana