Rrënja e fjalës Yllka është fjala “yll”.

Emërtimi Yllkat para viteve ’90 ishte emërtim për grupet e fëmijëve të moshës parashkollore të kopshteve dhe për fëmijët e këtyre grupeve.

Grupet e yllkave nën drejtimin e edukatores ndihmonin për edukimin e fëmijëve me frymën e kolektivizimit, të dashurisë dhe të ndihmës për njëri-tjetrin.

Vizualisht yllkat mbanin një yll të kuq në përparëse që simbolizonte yllin partizan.

“Yllkat” ishte gjithashtu revistë e përmuajshme letrare artistike e ilustruar për fëmijët e moshës parashkollore që botohej në atë kohë nga Instituti i Studimeve Pedagogjike.


28 Gusht 2018