Në emër të fjalës së lirë po shkruhen e po thuhen hatara!

Arben Duka


Sot “ndrisin kaq xhevahirë,

dhe s’ka çorbë që nuk gatuhet,

nuk është problem fjalë e lirë,

po mënyra se si thuhet.


Kanë ikur kohët e para,

erdhi një kohë më e mirë,

po këtu thuhen hatara,

në emër të fjalës lirë!


Fjala ka qenë e para,

që ndryshoi Botën dhe jetën,

po ajo sot duhet parë,

në raport me të vërtetën.


Del e flet fjalën e lirë,

shëmbëlltyra e gogolit,

dhe thotë-se tani ka ikur,

kohë e Dritëro Agollit!


Ky idiot e përdor fjalën,

në vend të shpatës dhe draprit,

vetëm me një të qëlluar,

i heq kokën Naim Frashërit!


Dhe një tjetër që më ngjan,

si haleja e halesë,

del na thotë-se erdhi koha,

t’i bëjmë gjyqin Kadaresë!


Pastaj dalin dy bretkosa,

dy zhaba në anë të gjolit,

në emër të fjalës lirë,

i bëjnë gropën Fan Nolit!


Prush u bëra në fytyrë,

m’u ngjeth mishi m’u bë kokërr,

kur thanë derrat e ndyrë:

“Noli është një mediokër!”


Dy derra filologjiku,

fjalë për fjalë kështu kanë thënë,

pak t’u thuash-o lum miku:

“U bëfsha baba e nënë!”


Noli është krye gjeniu,

s’ka dalë tjetër që t’i ngajë,

i them çdo derri-a thiu:

” S’ka bir kurve që ta shajë!.”


Dhe ca derra kosovarë,

që tek njerëzit dot s’i fus,

i thonë Heroit Kombëtar,

plaçkitës dhe përdhunues!


Me urrejtje të paparë,

vazhdonte pisi i pisit:

“Të qe Skënderbeu gjallë,

do qe shënjestër e IS-it!”


Mostrat e fjalës së lirë,

vetëm maja malesh gjuajnë,

të shumtit-i kam parë mirë,

dhe emrin për turp e shkruajnë!


Fjala e lirë pikë së pari,

stonon me mendjen e trashë,

njëlloj sikur një të marri,

t’i montosh në gojë Kallash!


Fjala e lirë është armë,

jo veç për njerëzit e ditur,

po unë sot po jap alarm,

për fjalën e shkarravitur!


Qëmtova raste flagrante,

gjuhën e denjë të armiqve,

s’janë veç pjella injorante,

po dhe të liqtë e të liqve!


Në emër të fjalës së lirë,

këto monstra bashkëkohore,

i godasin Shqipërisë,

figurat më kryesore!


Ju kërma s’i prishni dot,

monumentet shekullore,

ndaj ka rënë mbi juve sot,

gjithë urrejtja popullore!


Pa ata s’do qe Shqipëria,

një komb i madh e i ndritur,

kurrë s’prishet historia,

nga ca derra të fëlliqur!.


Shërbëtorët e së keqes,

një turi kanë të tërë,

mali i turpit të tyre,

ndënë vete do t’i zërë!.


28 Gusht 2018