NËN PUSHTETIN E URDHRAVE
OFENSIVA E VITIT 1999
      Ofensiva e qeverive serbe e jugosllave në Kosovë që filloi më 20 mars 1999, vetëm katër ditë para se të fillonte bombardimi i NATO-s, ishte një fushatë metodikisht e planifikuar dhe e mirëzbatuar. Shkarkime dhe emërime të rëndësishme në aparatin e sigurimit të Jugosllavisë nga fundi i vitit 1998, përfshirë kreun e sigurimit shtetëror serb dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, të bëjnë të mendosh se përgatitjet për ofensivën po bëheshin në atë kohë. Në fillim të vitit 1999, u vu re përqendrimi ushtarak i konsiderueshëm në Kosovë dhe armatosja e civilëve serbë. Aksionet policore e ushtarake nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit në rrethinat e Vushtrrisë e Podujevës, të emërtuara nga qeveria “stërvitja e dimrit” siguruan lidhjet hekurudhore e rrugore të veriut të Kosovës me Serbinë.
      Edhe ofensivat e mëparshme qeveritare ishin shoqëruar nga dhunime serioze të ligjit humanitar ndërkombëtar, por periudha e bombardimit të NATO-s solli sulme të papara mbi civilë dhe dëbimin e dhunshëm të më shumë se 850,000 shqiptarëve etnikë të Kosovës. Për herë të parë në konflikt, luftimet u spostuan nga zonat rurale në qytete.
      Ndërsa fushata qeveritare duket se ka qenë një përpjekje për të dërrmuar UÇK-në, ajo, me të filluar bombardimi i NATO-s, mori një zhvillim tjetër. Ndërsa ofensiva kryesore po merrte rrugë, Presidenti i atëhershëm jugosllav Slobodan Milosheviç shfrytëzoi bombardimin e NATO-s për të zbatuar planin e mposhtjes së rebelëve dhe të bazave të tyre të mbështetjes popullore, si dhe për të dëbuar me dhunë një përqindje të madhe të popullsisë kosovare.
      Askush nuk parashikoi shpejtësinë dhe shkallën e dëbimeve. Sipas komisionarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR), brenda tri javësh nga fillimi i bombardimit të NATO-s mbërritën në vendet fqinjë 525,787 refugjatë. Ndërsa në tërësi, forcat qeveritare dëbuan nga Kosova 862,979 shqiptarë etnikë, ndërsa qindra mijëra të tjerë u zhvendosën brenda për brenda, dhe këtu nuk llogariten ata që ishin zhvendosur para marsit 1999. Më shumë se 80% e tërë popullsisë së Kosovës – 90% e shqiptarëve – u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
      Zona të shquara për lidhje historike me UÇK-në u goditën më ashpër. Komunat e Gllogocit dhe të Skenderajt në rajonin e Drenicës – djepi i UÇK-së – ishin skena të masakrave të shumëfishta mbi civilët, si dhe të para burgosjeve arbitrare, torturave, shkatërrimit sistematik të shtëpive dhe të pronave të civilëve. Vrasjet në masë, dëbimet e dhunshme dhe

< 3
faqe
- 4 -

5 >